Wesley Clark : “Hillary ka atë që duhet të jetë Presidente e ardhshëme e Shteteve të Bashkuara, por sot, nëse ajo vendos se do të kandidojë, ajo ka nevojë për të parë mbështetjen tonë. Mbase, tani është koha për të marrë mbështetjen tonë për Hillaryn dhe ne të jemi të organizuar dhe të gatshëm për të mbështetur atë në presidencialet e vitit 2016.”/
Nga BEQIR SINA, New York/
NEW YORK CITY : Gjenerali i pensionuar amerikan, ish Komnadanti i Përgjithshëm i NATO-s,Wesley Clark në një mesazh, jo zyrtar,duket se ka hapur fushatën presidenciale për Hillary Klinton për zgjedhjet e vitit 2016, duke i bërë thirrje qytetarëve amerikane – që të blejnë materiale reklamuese të kësaj fushate dhe mbështetjen e kandidaturës së ish-Zonjës së Parë amerikane dhe ish-Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton. Kështu të pakën bëhet e ditur sipas një mesazhi të derguar, në rrjetin e tij social Fb dhe Twitter ku ai u është drejtuar dje sipas shtypit amerikan mbështetësve të Hillari Clinton
Ish kandidati demokrat për president të SHBA , gjenerali në pension Wesley Clark përndryshe i njohur shumë edhe nga shqiptarët, si ish Komandati Suprem i NATO-s, në luftën e Kosovës, ka për të marrë ndoshta edhe mbështetjen e shqiptarëve të Amerikës, mbas këtij mesazhi për Hillary 2016.
Më tej ai sqaron në mesazhin e tij elektronik :”Ju lutem, ndalo një moment për të lexuar këtë mesazh të veçantë ; “Unë jam gati për Hillari! – PAC është vetë përgjegjës për përmbajtjen e këtij mesazhi”.
Në mesazhin e tij, privat ai ka kërkuar, që kjo lëvizje të nisë që në mesin e shtresave më të ulëta, sipas tij të ndodhë kur të bisedoni me fqinjët dhe t’u tregoni atyre që të përfshihen edhe ata në këtë lëvizje.
Sepse, thotë mesazhi :” Kjo është një nga mënyrat më të mira – për të nxitur këto biseda rreth Hillaryt e cila duke par edhe mbështetjen tuaj – qysh tani edhe potencialisht merr drejtimin për në zgjedhjet Presidenciale në vitin 2016 ” shkruhet në mesazh
Gjenerali Klark në porosinë e tij – dje drejtuar amerikanëve promovoi slloganin “Të përgaditur jemi për Hillarin në vitin 2016”. : “https://www.readyforhillary.com/Free-Stickers”
Mesazhi më tej vazhdon se “Hillary ka atë që duhet të jetë Presidente e ardhshëme e Shteteve të Bashkuara, por sot, nëse ajo vendos se do të kandidojë, ajo ka nevojë për të parë mbështetjen tonë. Mbas, tani është koha për të marrë mbështetjen tonë për Hillaryn dhe ne të jemi të organizuar dhe të gatshëm për të mbështetur atë në presidencialet në vitin 2016.”
Në fund mesazhi elektronik, i cili thuhet se nuk është zyrtar, por është dërguar në postën private, shkruan se ::Eshtë krenari për të marr mbështetjen tuaj për Hillaryn dhe t’u tregoni edhe miqve tuaj për të bërë të njëjtën gjë.” Faleminderit për t’u bashkuar me ne, Generali Wesley Clark”
Por, Hillary Cilnton që njihet si politikane e suksesshme në të gjithë Amerikën, megjithëse disa herë në fjalimet e saj ose të bashkëshortit të saj ish Preisdentit Clinton, tërthorazi ka lënë për të kuptuar ambicjet e saj – akoma nuk ka bërë publike, zyrtarisht qëllimin e saj për të qenë ajo Presidente e ardhshme e SHBA.
Pra, për të treguar edhe se nga Partia Demokratike, ajo ka për të qenë kandidatja më e favorizuar për zgjedhjet e ardhshme, brenda partiake – ku përflitet se edhe nën/Presidenti Joseph Biden do të jetë një kandidaturë e mundëshme nga partia Demokrate.
Siç dihet, zonja Hillary Clinton, tentoi të marrë nominimin në vitin 2008, por këtë nuk e mori pas “humbjes” së papritur në disa shtete dhe ngritjes së kandidatit tjetër mbrenda partisë Demokrate, Presidentit aktual Barak Obamës, i cili më pas e caktoi atë si Sekretare të Shtetit, çka Hillary e pranoi detyrën dhe e kreu me sukses për katër vjet.
Megjithatë, Wesley Clark, si nje figurë e demokratëve njihet si një aleat i familjes Clinton, i cili njihet po ashtu si emisari ushtarak i presidentit Bill Klinton për disa çështje në Ballkanin e trazuar, por edhe një nga Komandatët më të suksesshëm në historinë e Aleancës së Veriut NATO-s, sidomos në atë të operacionet ushtarake kundër Serbisë në vitin 1999 për çlirimin e Kosovës, sulmit ajror kundër bazave dhe caqeve ushtarake serbe, shkatërrimin e tyre.
Sipas praktikës amerikane edhe pse ka edhe dy vite deri në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, në SHBA, kandidatët gjithmonë përshpejtojnë të shpallin ambicjet e tyre me kandidaturat brenda partiake në zgjedhjet presidenciale. Kështu flitet se edhe në rradhët e republikanëve senatori Rend Pol shpalli jozyrtarisht kandidaturën e tij për president në radhët e republikanëve.