Kryeministri rilindas Edi Rama deklaroi: Po u zgjodh Trump, prish marrëdhëniet me SHBA…/
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në emisionin “Zona e debatit” të Baton Haxhiut në TV “Klan Kosova”, se nëse Donald Trump zgjidhet President i SHBA-ve, atëherë marrëdhëniet e Shqipërisë me të do të cenohen.
Rama tha se Trump është një fatkeqësi për SHBA-të dhe uroi që ai të mos zgjidhet kurrë President.
Këto deklarata, Rama i bëri nën cilësinë e Kryeministrit të Shqipërisë.
Pyetje – Përgjigjet
Gazetari: Çfarë mendimi keni për Donald Trump?
Rama: Unë e kam thënë hapur atë që mendoj për Donald Trumpin dhe nuk e kam fare problem ta përsëris as këtu as kudo që të jetë; as në shqip dhe as në anglisht, që Donald Trump është kërcënim për Amerikën dhe nuk diskutohet që është kërcënim edhe për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.
Gazetari: Që i bie?
Rama: Që i bie që mos e dhëntë Zoti që amerikanët ta zgjedhin President. Sepse do të ishte një President që do t’i bënte dëme të mëdha Amerikës dhe sigurisht do të ishte një kërcënim real për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.
Gazetari: Po flet si Kryeministër apo si intelektual?
Rama: Jo mo flas si Kryeministër…
Gazetari: Si Kryeministër?
Rama: Unë nuk e ndaj asnjëherë veten nga vetja. Sot jam edhe Kryeministër, por në radhë të parë jam Edi Rama.
Gjon Buçaj says
Nji mendim dashamires: Shqipnia nuk duhet te perzihet ne politiken e mbrenshme te Amerikes. Kemi nevoje per miq, jo te bajme anmiq! Duhet shique punet e Shqipnise qe jane lamsh!
Jakov from Israel says
Ai nuk ka lajthitur tani ,Rama ashtu ka lindur ,prandaj mos u cuditni me prrockat qe nxjerre nga goja .Kete qe tha edhe tha Trump nuk do tje harroje sepse kjo cenon edhe marrdheniet midis dy shteteve edhe pse ai me dhelperine e tije do ta pergenjeshtroje kur te vije koha –jo po une nuk e thash ashtu por e thash keshtu sic me kishte mesuar dajua i te jemes Shen Spiridhon Koleka .Ai eshte aq i goditur nga mend sa edhe kur shkonte ne zborr ,Dritero Agolli me porosi te familjareve te edit lameronte komandantin ushtarak qe te mos i jepte arme ne dore atij sepse do te bente ndonje HUP Ky eshte kryemisri i sotme shqiptar qe nuk ben as zgjedhje duke shkelur te gjitha rregullat me elementare te PS ,gje per te cilat eshte kopacezuar nga Blushi me te drejte .Referendumi i tij “do te kete sukses sepse pa filluar ,kutite do te jene gjysem plot “Ja ky eshte suksesi i nje te korruptuari si ai ,hajdut qysh ne Bashkine e Tiranes ku i rropi te gjalle spermarrsit duke u vjedhur apartamentet dhe sot ka vila 50 metroshe te gjata duke ngrene ne nje canak me kryebanditin tjeter Meten ku “gjellet funerale i gatuajne se bashku “Natyrisht, per te miren e popullit “KOmunistet e shekullit 21 gjeten shesh e bejne pershes ne Shqiperine socialiste te sotme ku dominojne edhe kravatat e kuqe te ndezuara .mallkuar qofshi keta pasardhes te Byros politike enveriste .Posht komunizmi !