Opinion Nga Hajro Çini/
Lexova me shumë interes intervistën e ambasadorit të pushuar dhe në ikje Arvizu, dhënë gazetës Mapo dhe më bënë disa gjëra përshtypje, si nga vetë intervista, edhe pse në tonin e saj e balancuar krahasuar me daljet e mëparshme publike të tij, ashtu edhe historia e disa ambasadorëve amerikanë në Tiranë.
Ambasadori Arvizu deklaroi:
“Por, mendoj që në fund, njerëzit duhet të pyesin: A ka ndonjë cen të brendshëm në sistemin amerikan që zgjedhin këta ambasadorë që arrijnë me qëllime të caktuara dhe pastaj largohen me një histori të caktuar? A ka ndonjë gjë të gabuar në themel tek këta individë, përfshi edhe mua, apo mos problemi qëndron diku tjetër?”
Krejt papritur kjo pyetje e Ambasadorit të pushuar Arvizu më zgjoi dhe më shkuan në mëndje me rradhë disa ambasadorë. Më konkretisht, Limpreht, Withers dhe vetë Arvizu.
Të tre përfunduan në mbështetës të fortë të komunizmit shqiptar, të përfaqsuar nga partia socialiste, edhe pse vetë kjo parti paraqitet si e dyzuar. Në pamje të parë ajo përpiqet të shitet si e majtë “europjane”, ndërsa në thelb është po ajo që ka themeluar dhe drejtuar Miladin Popoviçi më 8 nëntor 1941. Fakti më kokëfortë është mbeshtetja e heshtur për Enver Hoxhën nëpër ceremonira, si dhe dekorimet për eksponentët kriminalë të asaj partie.
Po ashtu, erdhën si ambasadorë, me plane e projekte, me dëshirë për të avancuar në karrierë dhe të tre përfunduan me mandate të ndërprerë para kohe, dhe të larguar edhe nga shërbimi diplomatik. Është vërtet shumë interesant ky fakt, menjëherë sapo largohen nga ambasada në Tiranë e shohin veten të papunë.
Vijnë të admiruar në Tiranë dhe ikin të sharë. Natyrisht ky do të ishte problem vetëm i shqiptarëve, në rast se ata do të vazhdonin aktivitetin e tyre në shërbimin diplomatik amerikan, por fakti kokëfortë që ata përjashtohen prej atij shërbimi ka shumë të bëjë edhe me vetë Ambasadorët.
USA është e vetmja superfuqi sot në botë dhe një shtet me një histori sa të lavdishme aq edhe të suksesshme. Vetëm gjatë shekullit të kaluar, USA e vetme, ndryshoi fatet e luftërave botërore. Gjermania ishte në fitore në luftën e parë botërore. Kishte shpartalluar Rusinë dhe nxjerrë jashtë lufte. Kishte degjeneruar Francën dhe ishte shumë aftër arritjes së një marrëveshje xhentëllmenësh me Anglinë, por gjithnjë fituese ishte Gjermania. Hyrja e USA në luftë, ndryshoi drejtimin e fitores. Lufta e dytë ishte pasqyrë e së parës, si nga renditja e forcave ashtu edhe nga ecuria dhe përfundimi. Përsëri pa USA drejtimi i fitores mund të ishte krejt tjetër.
Po ashtu, ishte kërcënimi bërthamor amerikan që mbrojti Europën Perëndimore nga rreziku barbar rus, si dhe ishte madhështia e USA, e udhëhequr nga Presidenti i Madhërishëm Reagan që gjunjëzoi përfundimisht perandorinë e djallit (BRSS) si dhe i dha fitoten e luftës së ftohtë perëndimit.
USA mbetet fuqia më e madhërishme politike, ekonomike, financiare dhe ushtarake e kohës. Ajo sapo kaloi një krizë të tmerrshme financiare. Vitaliteti i kombit amerikan shkëlqeu përsëri, duke e lokalizuar krizën vetëm në sektorin finaciar dhe bankar, duke mbrojtur stabilitetit makroekonomik, duke mos lejuar që kriza financiare të shndërrohej në krizë morale, shoqërore apo kombëtare. Përballja me krizën dhe dalja prej saj u bë kryesisht brënda kontureve të vitalitetit amerikan. Brënda 5 vitesh. Për herë të parë në historinë e tij DOW JONES kaloi kuotën e 18,000 pikëve. Vetëm një komb i tillë mund të ndryshojë historinë në mënyrë kaq brilante dhe kaq mahnitëse. Ndryshe ndodhi, fjala vjen, me Greqinë, Portugalinë, Spanjën dhe Italinë. Të gjithë kërkuan ndihmë nga Gjermania. Pa të do të kishin kaluar katastrofa të patejkalueshme.
Pse atëherë, gjithë ky komb, gjithë kjo superfuqi, gjithë ai vitalitet dhe elastikë që, veç Gjermanisë, nuk e arrin dot asnjë komb tjetër, të ketë ambasadorë të nivelit të Arvizusë apo Withers?!
Duke qënë superfuqia e vetme ushtarake e botës, USA mund ti zgjidhë shumë lehtë edhe problemet diplomatike. Batalionet e mëdha – shprehej Napoleon Bonaparti – kanë gjithnjë arsye. Fuqia ushtarake e një kombi është zakonisht në përpjestim të zhdrejtë me cilësinë dhe kualitetin e diplomacisë. Sa më i fuqishëm të jetë ushtarakisht një komb, aq më pak diplomaci i nevojitet. Për këtë shkak diplomacia amerikane nuk ka nevojë të jetë në nivelin e ushtrisë amerikane. Nga ana tjetër, Shqipëria është një vend shumë i vogël dhe cilësia e ambasadorëve në Shqipëri nuk mund të jetë, me fjala vjen, të atyre në Angli, Gjermani, Kinë apo Japoni. Dhe duke qënë e vogël nuk ka as vëmendjen e plotë të Departamentit të Shtetit, kështu që ambasadorët Amerikanë në Tiranë kanë shumë më shumë liri dhe janë shumë më pak nën vëzhgim se në vende të rëndësishme. Po ti shtosh kësaj situate edhe nivelin e lartë të korrupsionin në Shqipëri, si dhe aftësitë korruptuese të komunistëve shqiptar, të përfituara nga ata sllavë, ekuacioni bëhet edhe më i komplikuar. Për kujtesë, Rusia shfrytëzonte, nëpërmjet shantazhit dhe korrupsionit, homoseksualitetin e shefit të shërbimit sekret të Austro-Hungarisë dhe kishte në dorë të gjithë informacionin ushtarak të saj më 1914. Sllavët janë mjeshtra në këtë fushë, dhe unë nuk kam dyshim se edhe pjella e tyre politike në Shqipëri ka trashëguar këtë ves.
Thënë më shkurt, ambasadorët amerikanë në Tiranë nuk mund të jenë të një niveli tjetër. Por unë shpresoj se Ambasadori i ri Zoti Donald Lu do të jetë i një cilësie shumë më të lartë. Shpresa ime mbështetet në faktin që ai ka shërbyer në Indi, ku niveli korrupsionit është proverbial, dhe ai ka qëndruar atje shumë i kthjellët.
Duke përfunduar, edhe pse në disa dalje publike si kjo për të cilën fola, zoti Arvizu bëri disa lajthitje diplomatike duke cilësuar Ramën si Kryeministri që i duhej Shqipërisë, një shaka shumë e hidhur për shqiptarët, apo kur mori rolin e një shefi të hershëm kuadri dhe bëri lajthitjen tjetër kur sugjeronte emrat e antarëve të ekipit drejtues të një partie të rëndësishme në Shqipëri, gjëra për të cilat nuk më la shije të këndëshme, (dhe që janë kategorikisht jashtë dhe kundër statusit të një dipolomati) ai është përsëri një njeri i këndshëm, i sinqertë sidomos në dashurinë platonike që shfaq për bjonded shqiptare si dhe shprehjen e kësaj dashurie dhe unë i uroj ambasadorit të pushuar Arvizu, Vitin e Ri Gëzuar, si dhe udhëtim të mbarë për në USA.
tz says
O Hajro qe kur thua I “pushuar” kuptohet se cfar permban ky xhevair shkrim I nje vatrani.Nje pyetje kam per ju drejtues te Vatres se Diellit:Ky dielli I Vatres eshte per te ngrohur vetem ballista, zogistat dhe salista apo per te gjithe shqiptaret kudo qe jane per te permbushur qellimin per te cilin u themelua ?????
Sadik Elshani says
I nderuar tz, zgjohuni nga narkoza bolshevike se bota ka ndryshuar. Dielli i Vatres po perpiqet qe t’i ngrohe te gjithe shqiptaret, por juve disave po u pelqen te ngroheni vetem nga “dora e ngrohte” e Parise (PPSH-se) dhe shokut Enver.
tz says
Dora e ngrohte Dhe dielli parties se merhum Hoxha ngrohu dhe ndricoi mendjet e Salushave me kompani, nga PS dhe PD, sepse ajo dore ishte shume e gjate arrinte deri ketu ne amerike.Nuk ke pse shqetesohesh ti mor zoteri, vetem ne qofte se ke qene dhe ti I ngrohur ne ate diell.Por dhe nje pyetje :Mos valle te gjithe ambasadoret amerikane kane qene ngrohur nga I njejti diell ??.Ky lloj morali me ngjane shume me moralin e komshijve te tu.Shqiptaret gjithmon kane ditur ta respektojne dhe sidomos mikun.Por morali tjeter ka hy ne shqiperi qekur Zogu, Enveri dhe Saliu me shower erdhen nga motra jone Serbi
EMIGRANTI USA. says
Zoti Hajro, nuke e kuptoi, simbas jush, ambasadoret e SHBA qe arthkan ne SHqiperi qenkan sosjaliste, mos bie ndesh konstatimi tuaj me mbeshtetjen politike dhe kontributin e SHBA, per rrezimin e komunizmit dhe mbeshtetjen politike per konsolidimin e demkracise dhe shtetit ligjor ne SHqiperi. Pritja e lamtumires qe i ben autoeitetet me te lartta te shtetit shqiptar amabsadorit Arvizu, jane shume larg opinjonit tuaj qe jetoni si une ketu ne SHBA.
albatros says
Ky shkrimtar i ketij artikulli duhet te jete i droguar ose me te meta mendore.Amerika eshte nje shaka jo superfuqi ne kohet e sotme.Nje superfuqi prej kartoni qe nuk fitoi as luften ne Afganistan megjithe 20 vende te tjera qe e ndihmuan Ameriken kunder ca Talibaneve rreckaman por me zemer luani.Nje superfuqi qe as ne Siri nuk hyri dot nga frika e Rusise dhe Snowden iku ne Rusi dhe Amerika nuk beri dot gje.Ka me vite te tera qe leh kunder Iranit dhe Korese se veriut por ska prapanice te futet.Nje vend me mbi 70 trilione dollar borxh publik me nje korrupsion te pakufijshem dhe shume te theksuar ne qeverine e saj lobiste.Nje vend ku mbi 120 milione veta ose mbi 40 % e popullsise jetojn me tallona ushqikesh nga shteti.Nje vend ku qytetet jane mbush me lagje ghetto zezakesh apo amerikano jugoresh qe duken me keq se lagjet e Hondurasit apo Afrikes. Nuk e shpetoi boten Amerika nga gjermanet sepse amerika hyri vitin e fundit ne lufte pasi pa qe Rusi po fitonte por e shpetoi Rusia dhe muzhiket e saj qe iu vrane mbi 20 milione vete ne kete lufte. KY SERVIL LAPANGJOZ SHKRIMTAR QE PRET NDONJE KOCKE NGA AMERIKANET DUHET TE HEQE DORE NGA TE SHKRUAJTUR BUDALLALLEQE NEN NDIKIMIN E LENDEVE NARKOTIKE.KY SHKRIMTAR ESHTE PALACO. AMERIKA SIDO QE TE JETE VETEM NA KA MARE NAFTE MINERALE DHE ARMEBDHE DONTE TE CMONTONTE ARMET KIMIKE TEK NE NDERKOHE QE ASNJE VEND SI PRANOI. AMERIKA NE SHQIPERI ASNIE GOZHDE SKA NGUL NEGJITHESE NA OREMTUAN CEKUN E BARDHE