Nga Ilber Gashi/ Charlotte, NC/Në Shqipëri u fol për një repubilke të re për të përmbushur dhe krijue një situatë të fresket sociale. Republika e Re dhe ajo Republika e Kanabisit ne fuqi lanë menjëanë partitë e vjetra apo disa edhe te reja qe kohëve të fundit dolën si flluska uji. Por ky fakt shpjegon vlerën se pse nevojat themelore mund të përmbushen nga kryengritësit në partitë e vjetra ose nga një koalicion i atyne elementëve. Ata mund të shërbejnë për një qëllim të dobishëm kombëtare në pengimin e masës më të keqe të lakmisë grabitqare. Partitë e vjetra si PLL-ja, etj, me histori të pastër, jan frymë e dobishme me një vizion të kristaltë për ta ndalë te keqen dhe ngritë mirëqenien shoqërore te popullit. Por asht utopike që të presim që ‘rilinidasit’ të mund të rikrijojnë republikat sipas standardeve të të cilave ata i japin përparësi ekzistencës së tyne por të pasigurtë. Sepse rilindja kanabaze apo republika e re asht shum e përkushtuar për qëllimet dhe politikat diametralisht në luftë me qëllimet e tyne. Ata mund të formojnë bërthama te një republike kanabaze apo të re. Por idetë e tyne do të mbeten të thyme dhe të gjysmë formuara deri sa të çlirohen dhe të shoqënohen hapun me interesa, nevojat dhe vizionin mbarë kombëtarë.
Këtu përsëri kemi arsye se pse trazirat aktuale politike janë kaq të ndryshme nga çdo histori pas 90-se. Nevojat, ku jetojnë njerëzit, kanë të bëjnë me standardet e jetesës për veten dhe familjet e tyne. Populli i ndershëm gjindet në një situatë politike ku nuk u asht plotesue asnjë kusht për domosdoshmëri elementare te jeteses. Ku interesi përqendrohet pothuajse tanësisht në stimulimin e reagimit dhe shpërndarjes pa ndonjë referencë në mënyrën se si ato ndikojnë në konsumin politiko shoqërorë. Nuk them se kontraditat politike nuk jan mendue ose formulue. Por po ndihet, se pakënaqësia politike dhe pakënaqësite e mëdha janë pasojat e mirëqenies së popullit. Ne Shqipëri asht nevoja për diçka rrënjësisht të re në jetën politike, të cilën vetëm një parti me baza historike, me bërthame kombëtare dhe e djathtë mund ta shpallë dhe të ekzekutojë në te mirën e shoqërise shqipëtare dhe asaj mbarë kombëtare…përndryshe me një opozitë (që si duket nuk ekziston) si ajo e sotmja do i hap rrugë triumfi Rilindjes apo Republikës Kanabazi e cila do hedh rranjë dhe viruse edhe në Kosovë e Maqedoni. Rama dhe socialistët e dijnë mirë se me bashkimin e Kosovës ata ndihen në rrezik përsa i përket votës dhe ekzistencës në politikë.
Nevojat dhe problemet e popullit janë të lidhuna me problemet e konsumit, me problemet e mbajtjes së një standardi jetese të arësyeshme dhe të sigurt. Jeta politike, që vazhdon nën cilëndo prej partive që ndodhet të jetë në pushtet, nuk merret me prodhimin vendor apo ekonominë vendore. Tarifat jo vetëm që nuk kanë krijuar interesat e caktuara prodhuese si fuqi ekonomike, por ato bazohen në një mospërputhje të vazhdueshme të konsumatorit. Transporti dhe mekanizmi i shpërndarjes janë të lidhuna me prodhimin dhe ato nuk janë nxitë vazhdimisht për të marrë parasysh konsumatorin ose standardin e jetesës. Sistemi ynë tokësor, minierat tona, pyjet tona dhe tani fuqia jonë e bregdetit, kur politika i ka prekë deri diku, ato ende nuk ka rënë nën kontrollin e pronësisë nga “prodhuesi” përvecëse drogës dhe prodhimeve ilegale. Shqipëria ka nevojë per privatizim dhe jo socializëm, ajo ka nevojë për ligje dhe jo korrupcion, dhe ajo ndryshon vetëm nga populli dhe vota e saj. Shpresojmë që populli ti thotë ndalë korrupcionit dhe të integrohet në rrugën demokratike me vepra dhe jo letra për të gëzue BE-ne apo Perendimin. Tani edhe katër vjet do përballemi me nje qeveri të majtë por tani ma shum se kurrë Shqipërise i nevojitet një Opozitë me baza historike një e djathtë me vizion dhe brum politik që bazohet në institucione dhe jo vetëm ne termin “parti-politike” ….