
Dr. Nikollë Loka/
Abdyl Frashëri hyri si protagonist politik në skenën e historisë së Shqipërisë në pranverën e vitit 1877, sapo u duk se vorbulla e Krizës Lindore po i turrej me tërë peshën e saj shkatërrimtare ardheut të vet të robëruar. U tërhoq prej saj jashtë vullnetit të vet, në pranverën e vtit 1881, kur me shtypjen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, autoritetet osmane e mbajtën të burgosur, pastaj të internuar dhe më vonë të izoluar, derisa mbylli sytë më 1892.
Abdyl Frashëri lindi më 29 gusht 1839 në fshatin Frashër, kryeqendër e krahinë së Dangëllisë, në rrethin e Përmetit. Ai u rrit nën kujdesin e prindërve të tij shqiptarë, të cilët i edukuan fëmijët e tyre të shumtë, gjashtë djem dhe dy vajza, me dashurinë për atdheun, për lirinë, për punën, për gjuhën, për shkollën. I ardhur nga një familje bektashiane, Abdyli e kaloi fëmijërinë e tij në fshatin e tij të lindjes, ku, si vëllezërit e tij më të vegjël, u shkollua pjesërisht nga Baba Alushi në teqen bektashiane, ndoshta ndoqi edhe mejtepin atje Sipas shënimit enciklopedik të vëllait të tij Samiut mbi Abdylin, ky sapo i mbushi katërmbëdhjetë vjeç (1853), së bashku me të atin mori pjesë në fushatat ushtarake në kufirin osmano-grek. Së bashku me familjen e vet, ai e kaloi pjesën e parë të jetës, derisa u bë 18 vjeç, në fshatin e lindjes, midis bashkfshatarëve gjithashtu shqiptarë, nga të cilët disa gëzonin privilegje dhe pasuri, disa vuanin nga shtypja dhe skamja, disa krenoheshin me të kaluarën feudale, disa përpiqeshin të hynin në rrugën e qytetërimit. Mosha e rinisë së tij përkoi me bubullimat e kryengritjeve antitanzimatiste që ushtuan në katër anët e atdheut dhe me përhapjen në Shqipëri të ideve të reja patriotike, demokratike, iluministe, me të cilat po hidhte hapat e saj të parë Rilindja Kombëtare Shqiptare.
Nuk ka dyshim se të tre këta faktorë të marrë bashkërisht – vatra e shëndoshë familjare, mjedisi jetsor i fshatit dhe ngjarjet tronditëse bashkëkohore – ndikuan në formimin moral, kulturor dhe politik të Abdyl Frashërit. Ai rridhte nga një familje bejlerësh që në atë kohe qëndronin në një pozitë të mirë financiare pasi që kishin pozitë të mirë në hierarkinë ekonomike të Perandorisë Osmane. Pas vdekjës së babait të tij në vitin 1859, ai u kthye nga Janina ku kishte shkuar në moshën 18 vjecare për të studiuar ne gjimnazin Zosimea. Pas dy vitesh vdiq edhe nëna e tij Emine Minahori. Pas kësaj ngjarjeje në familjen Frashëri ai u largua nga Shqipëria për tu zhvendosur në Janinë, ku pati mundësi të studionte dhe mësontë nga mësuesi i tij, myderriz Hasan Tahsini, i cili i mësoi gjuhën arabe, persiane, greke dhe frenge. Abdyli po ashtu studioi edhe filozofinë, shkencën dhe matematikën. Familja Frashëri njihej për zotësinë e saj në luftë dhe për kontributin e pashoq në çështjen kombëtare. Është e veçantë në historiografinë botërore dhe shqiptare se si një familje mund ti jepte vendit tre heronjë të cilët luajtën rol mjaft të madh në edukimin, vetëdijësimin dhe çlirimin e popullatës shqiptare të okupuar nga Perandoria e Osmane.
Abdyli pati mundësinë si sipërmarrës të udhëtonte në rajon dhe të mësonte marrëdhëniet politike, kulturore dhe ekonomike në vendet e tjera gjatë aktiviteteve të tij në biznes. Sipas gazetës së përditshme të Stambollit Tercüman-ı Şark u emërua shef i Zyrës Doganore në Janinë. Si sipwrmarrws, hyri në parlament si deputet i Janninës me shpalljen e Monarkisë Kushtetuese në vitin 1876. Kur Abdyli u zgjodh deputet, në nëntor 1877, ai kishte qenë tashmë
aktiv në qarqet elitare shqiptare në Stamboll dhe Janinë, fillimisht si një sipërmarrës modern dhe më pas si një aktivist politik. Prof. Skënder Rizaj hyrjen e Abdyl Frashërit në politikë e sheh si shumë të nevojshme për kohën kur ndodhi “ Abdyl Frashëri hyri në skenën e historisë në vitet e Krizës Lindore atëherë kur atdheu kishte më tepër se kurdoherë nevojë për të”. Frashëri për shumë vite do ti shërbente popullit si arkitekt i historisë së tij të ardhme dhe do të shërbente si pikë referimi për cdo ndodhi të mëtejmë të popullit shqiptar, bashkë me Hasan Prishtinën, ai do të bëhej nja nga pishtarët e formimit të shtetit shqiptar që nisi së krijuari pikërisht në periudhën e veprimtarisë së tij.
Pas zgjedhjeve në Janinë, në nëntor 1877, Abdyl erdhi në Stamboll për të marrë pjesë në sesionin e dytë të Parlamentit qw filloi me 13 dhjetor 1877. Ndërsa ishte në Stamboll, ai mori pjesë në mbledhjen e themelimit të Komiteti Qendror për Mbrojtjen e tw Drejtave të Kombësisë Shqiptare, qw u mbajt nw dhjetor tw vitit 1877. Thuhet në historiografi se Abdyli dhe vëllai i tij më i vogël Samiu ishin ndër themeluesit e kësaj shoqërie. Populli e identifikon Frashërin si udhëheqës të Shqipërisë moderne që po krijohej, në fillet e karierës së tij ai u njoht si jo vetëm zyrtarë për punë të jashtme por edhe si aktivist i Lidhjës Shqiptare të Prizrenit, më vonë ai u bë udhërrëfyes i rrugës politike të shqiptarëve drejt shtetformimit.
Më 14 janar 1878, në mes të një krize ushtarake kërcënuese në kryeqytet, Abdyl Frashëri paraqiti një fjalim provokues në Parlament. Deputeti shqiptar nga Janina ngriti pyetjen: Pse ka munguar progresi kuptimplotë në “shtet dhe komb” (devlet ve millet). Ai kishte identifikuar tri arsye kryesore: “injoranca (cehalet), “despotizmi” (istibdad), dhe një burokraci e mbushur me zyrtarë, të cilëve u mungonte inteligjenca ose ishin të preokupuar me shpërdorimet me pushtetin. Sipas tij, shtetit dhe kombit i mungonte arsimi solid, rendi i drejtë dhe zyrtarët kompetentë. Sipas Gawrych, pjesa më e madhe e fjalimit të Abdyl Frashërit kishte të bënte me problemin e përçarjes në arsim. Sipas tij, nga shkollat shtetërore, vetëm shkollat ushtarake ishin cilësore; në shumicën e fshatrave mungonin shkolla fillore për djem dhe asnjë shkollë për vajza nuk ekzistonte fare në rajonet shqiptare. Më tej ai pyeti: “Si mund të civilizohemi me këtë injorancë !? Si mund të arrijmë përparim !?” Kjo pyetje në lidhje me shkollimin dukej infektive dhe delegatët sirianë e të tjerë filluan të ngrinin pika të ngjashme, për mungesën e arsimit në të gjithë Perandorinë gjatë javëve të ardhshme. Në mes të kritikave të tilla, që vazhduan deri me 14 shkurt 1878, Sulltani i shpërndau të dy dhomat e Parlamentit.
Duke parë që tokat shqiptare u copëtuan mes bullgarëve, serbëve, malazezëve dhe të krishterëve të tjerë në prag të luftës së viteve 1877-1878, Abdullah Hüsnü Fraşheri mbajti një mbledhje të fshehtë në Janinë në vitin 1877. Ai deklaroi se nëse tokat shqiptare nuk do të mbroheshin nga osmanët, do të krijohej një administratë autonome shqiptare dhe do të mbrohej nga shqiptarët. Krahas programit pro autonomisë në këtë memorandum, dërguar Sulltanit ai kërkoi bashkimin e vilajeteve shqiptare në një vilajet të vetëm, hapjen e shkollave në gjuhën shqipe dhe kufizimin e shërbimit ushtarak brenda territorit të kësaj krahine.
Abdyl Frashwri zhvilloi bisedime me autoritetet greke. Palën shqiptare e përfaqsoi vetëm ai, mbasi Mehmet Ali Vrioni u pengua nga një mbledhje që kishte organizuar valiu. Përfaqsuesi grek, Mavromati kishte marrë me vete edhe Kosta Aravantinonë. Abdyli hodhi idenë e fillimit të një kryengritjeje të përbashkët greko-shqiptare, por donin t’i bënin shqiptarët nënshtetas grekë, gjw qw u kundwrshtua, pasi Abdyli ishte i vendosur që shqiptarët të krijonin administratën e tyre në tokat e tyre.
Përfshirja e Abdylit në lëvizjen e rezistencës kundër zbatimit i vendimeve të Traktatit të San Stefanit u ekspozua fillimisht përmes botimit të disa artikujve në osmanisht dhe gazeta të tjera, duke reflektuar kundërshtimin kundër aneksimit të territoreve në fjalë nga Perandoria Osmane. Ai diskutoi zhvillimet e fundit në vilajetet “shqiptare” dhe mbrojti të drejtat e shqiptarëve në letrën e tij (memorandum) të botuar në Stamboll e përditshme Basiret më 21 prill 1878, dy muaj pas mbylljes së parlamentit, ku nënshkroi si “Përfaqësues i Janinës Abdyl.” Ai arrin në përfundimin se askush, pra as Perandoria Osmane nuk kishte të drejtë t’i ndalonte shqiptarët të mbronin territoret e tyre. Ai botoi shtatë artikuj në gazetën periodike në gjuhën franceze “Messager de Vienne” qw dilte në Vjenë, duke mbrojtur çështjen shqiptare. Në të njëjtën periudhë ai botoi një artikull në gazetën “Kleio” që dilte në gjuhën greke në Trieste. Në një artikull të botuar në Gazetën Basiret më 21 prill 1878, tha në mënyrë të përmbledhur: “Kufiri i vërtetë i Shqipërisë fillon në veri, në Dalmaci, Mal të Zi, Bosnje, Serbi dhe Vronja, përfshin Köprülü, Prilep, Manastir dhe Castorya. Në jug, Kosturi shtrihet nga Kastoria në rajonin e Ambrakia, Deti Jon dhe Adriatik janë brenda këtyre kufijve dhe nuk ka zgjidhje tjetër veçse të krijojmë një Shqipëri të madhe të forte ku jetojnë dy milionë shqiptarë”. Pas nënshkrimit të Traktatit ruso-turk të Shën Stefanit që parashikonte ndarjen e trojeve shqiptare midis Serbissë, Malit të Zi e Bullgarisë, kur shtetet evropiane po përgatinin një copëtim të ri të tokave shqiptare në Kongresin që do të mbahej në Berlin, Abdyl Frashëri, nëpërmjet artikujve që botoi në shtypin e kohës, ngriti zërin e tij të protestës për të mbrojtur çështjen shqiptare. Në artikullin që botoi në gazetën e Stambollit «Basiret» në prill 1878, me titull « Letër nga Janina», ai dënoi si një akt të pa drejtë dhe antishqiptar traktatin ruso-turk të Shën-Stefanit që parashikonte copëtimin e viseve shqiptare. “Shqiptarë, – vinte në dukje Abdyli, – e konsiderojnë Traktatin e Shën Stefanit si një akt që është në kundërshtim të hapët me të drejtat e tyre kombëtare dhe nuk kanë për të pranuar kurrë që t’i jepet Malit të Zi, Serbisë dhe Bullgarisë as edhe një pëllëmbë tokë nga Shqipëria”.
Sipas historigrafisë turke, konstatojmë se pas Traktatit të Shën Stefanit dhe atij të Berlinit, Abdyl Frashëri bëhet prijësi ideor dhe kryesor i shqiptarëve, i cili menjëherë filloi t’ua shpjegonte rëndësinë e organizimit në një organizatë politike të gjithmbarshme shqiptare me qëllim të mbrojtjes së viseve të tyre, ]nismën për thirjen e kuvendit të përgjithshëm e mori Komiteti i Stambollit. Historiani Serb J.Haxhivasiljeviçi, i cili jep në punimin vet të vitit 1909 mjaft njftime të hollësishme rreth themelimit të Lidhjes Shqiptare, thotë se shqiptarët që punuan më aktivisht për mbledhjen e kuvendit të përgjithshëm apo të Kongresit Shqiptar, siç e quan ai, qenë partizanët e komitetit të Stambollit. Madje shton ai, puntorët më aktivë jo vetëm për thirjen e Kongresit të Prizrenit, por edhe për formimin e komteteve më energjikë të Lidhjes Shqiptare, qenë shqiptarët e Kosovës dhe të Toskërisë, «mbasi këta – thekson ai – pranuan që lidhja të formohej sipas programit të Abdyl Frashëri dhe të Komitetit të Stambollit.
Si një nga autorët kryesorë të platformës politike të Komitetit Qendror të Stambollit, të cilën Abdyl Frashëri e parashtroi publikisht edhe me anën e artikujve që botoi në disa organe të shtypit evropian gjatë pranverës së vitit 1878, ai mori pjesë aktivisht në themelimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Pas themelimit të Lidhjes, e cila e adoptoi këtë platformë, Abdyl Frashëri. u shqua si udhëheqës, organizator, diplomat dhe aktivist i saj. Veprimtarinë e tij kryesore e zhvilloi sidomos në viset e vilajetit të Janinës dhe të Kosovës. Nuk e shkëputi asnjëherë luftën për mbrojtjen e tërësisë tokësore të atdheut nga lufta për autonominë e Shqipërisë. Mori pjesë pothuajse në të gjitha kuvendet kryesore që u organizuan nga Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Shqiptare ose nga komitetet ndërkrahinore të saj. Kudo udhëhoqi krahun autonomist të lëvizjes. Në Kuvendin themelues të Lidhjes së Prizrenit u zgjodh kryetar i koinisionit të punëve të jashtme të saj. Ai përfaqësoi Toskërinë në Kuvendin e Parë të Dibrës (1 nëntor 1878), ku u miratua rezoluta me të cilën kërkohej zyrtarisht nga Porta e Lartë krijimi i vilajetit të bashkuar autonom të Shqipërisë. Ai qe organizatori kryesor i Kuvendit të Prevezës (janar 1879), i cili arriti ta pengonte lëshimin e Çamërisë në favor të Greqisë. Në pranverën e vitit 1879 kryesoi delegacionin e Lidhjes që vizitoi kryeqytetet e Fuqive të Mëdha për të mbrojtur nga afër tërësinë territoriale dhe të drejtat për autonomi të Shqipërisë. Abdyl Frashëri, ishte promotori i projektit që miratoi Kuvendi i Dytë i Frashërit për të formuar qeverinë e përkohshme. Ai udhëhoqi gjithashtu Kuvendin Kombëtar të Gjirokastrës që u shpreh për krijimin e shtetit autonom shqiptar me anën e lëvizjes së armatosur.
Abdyl Frashëri, e mbrojti programin e Gjirokastrës në Kuvendin e Dytë të Dibrës ku udhëhoqi si gjithnjë krahun radikal të lëvizjes. Edhe pse programi i autonomisë nuk u pranua nga përfaqësuesit e rrymës së moderuar, ai kaloi në Kosovë dhe aty së bashku me bashkëluftëtarët e vet kosovarë, vuri në jetë vendimet e Gjirokastrës. U bë anëtar i qeverisë së përkohshme që u formua në Prizren në fillim të vint 1881 dhe dha një kontribut të rëndësishëm né përgatitjet politike dhe ushtarake që u morën për mbrojtjen e autonomisë kundër ekspeditës ushtarake osmane.
Pas shtypjes së Lidhjes, më 2 maj 1881 mbërriti në Manastir i përcjellur prej një oficeri të xhandarmërisë dhe shtatë xhandarëve kalorës. Mbasi qe arrestuar duke shkuar nga Dibra në Elbasan tek Mahmud bej Biçakçiu. Prej aty iu dërgua Dervish Pashës në Prizren, i cili e burgosi në kalanë e qytetit ku qëndroi tre vjet që ia rrënoi shëndetin kryekëput. Më tej u internua së bashku me familjen e tij në Balliqeser e në Bandërma të Anadollit për afro dy vjet të tjera. Në fund u amnistua me ndërhyrjen e Gazi Osman Pashës, u kthye në Stamboll,ku dhe vdiq në vitin 1892. Trupi i tij, i cili u varros në varrezat në Merdivenköy-İçerenköy, dhe më 16 mars 1978 u rivarros në fshatin Frashër.
Foto: wikipedia.org