Nga Almona Bajramaj*
Në datën14 nëntor, në Galerinë e Arteve Pamore në Tiranë, – u çel ekspozita “Erdhi kohë e Arbërit” e piktorit, poetit Agim Ramadani, hero i Kosovës, komandant i UÇK-së në luftën e Koshares.
Ekspozita u hap në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë, nën kujdesin e veçantë të Kryeministrit të Shqipërisë, SH.T.Z. Sali Berisha, Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve z. Aldo Bumçi, si dhe përfaqësive diplomatike të Kosovës dhe Shqipërisë.
Pjesëmarrës ishin familja dhe të afërm të Agim Ramadanit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha, ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Islam Lauka, diplomatë të huaj dhe vendas, personalitete të luftës së Kosovës, tëartit nga Shqipëria dhe Kosova.
Auditoriu njoh nga afër me punimet e Agim Ramadanit si dhe me materiale historike të luftës së Kosovës të sjella nëpërmjet fotografive dhe dokumentave të kohës. Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha u shpreh se shqiptarët janë ushqyer gjithmonë me ëndrrën e bashkimit kombëtar të shqiptarëve.
“Ideali i bashkimit kombëtar është ideali më fisnik, ideali i ndërtimit të së ardhmes së shqiptarëve, është ideali i shërimit të plagëve dhe vuajtjeve të tmerrshme njëshekullore që kombi përjetoi” theksoi ai.
Agim Ramadani(1963–1999) lindi në fshatin Zhegër të komunës së Gjilanit, në Kosovë, me 3 maj të vitit 1963. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Gjilan në vitin 1980, ndërsa Akademinë ushtarake në Zagreb të Kroacisë. Me poezi dhe pikturë është marrë që nga shkollimi i mesëm. Që në rininë e hershme ai i dallua për talentin në poezi dhe pikturë. Në vitin 1998 ai u pranua anëtar nderi në Akademinë Evropiane të Arteve.U dallua si strateg i lartë dhe udhëheqës i shkëlqyer. Ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerrjen e kufirit shqiptaro-shqiptar. Ishte i pari që shkuli gurin-piramidën-kufitare në Koshare.Ra heroikisht duke luftuar për Kosovën.
Kujtime
Zonjë, dua të flas me Agimin dhe ti kumtoj një lajm të rëndësishëm, dua të flas me Agimin.Jam e shoqja Shukrija, mund të flisni me mua!
Në asnjë mënyrë, ju lutem më jepni Agimin në telefon.
Agimi nuk është, nuk ndodhet fizikisht këtu.
Po duhet të flas patjetër me të, duhet ti them një gjë të rëndësishme.
Agimi nuk është
Ju jeni ndarë apo?
Po jemi ndarë përjetësisht. Agimi ra! – u përgjigja unë, ndërsa kuptova se nga ana tjetër, telefoni ishte mbyllur me shpejtësi.Pas tre minutash, telefoni bie sërish.Zonjë ju kërkoj ndjesë, më falni.Nuk e dija dhe … nuk arrij ta besoj. Më duket e pamundur, ska mundësi, nuk duhej,vazhdonte zonja frëngjishtfolëse nga ana tjetër e telefonit.Kështu e kujton Shukrija, pas 13 vitesh momentin kur një punonjëse franceze që merrej me artet pamore, ikomunikoi lajmin se një nga pikturat e Agimit, kishte fituar çmim të parë në një konkurs ndërkombëtar.Një lajm i tillë i thuhej, një javë pas vdekjes së bashkëshortit.Thotwse kishte insistuar me këmbëngulje që Agimi ti përcillte punimet dhe pikturat e tij, përtej trojeve shqiptare dheskrivanisë personale.Gjatë kohës qëbashkëshortjakujdesej që puna e tij artistike të gjente jehonë në botë, ai kishte një çështje më të rëndësishme për të cilën duhej të kontribuonte, të luftonte për Kosovën.Thua të ishte vonë për artin e Agimit?
Kam dashur disa herëtë shkruaj modestisht për proflin e artit të penës dhe penelit të Agim Ramadanit. Kam pasur kohë dhe dëshirë por gjithmonë kam besuar se ajo që mund të shkruaja unë, do të ishte diçka e pamjaftueshme dhe e paplotë në autenticitetin me të cilin do të përcillja përshtypjet e mia për thelbin epoezise së tij, tejskajshmwrisht të lirë dhe moderne. Çdo çast, më përvijohej lartësia e pakapshme e këtij heroi. Por kësaj rradhe guxoj sepse do të jem besnike e ndjesive të mia dhe atyre emocioneve qësolli kujtimi iveprës artistike tëAgimit, në ekspozitën me temë: “Erdhi kohë e Arbërit”, që u mbajt në Tiranë, në kuadrin e kalendarit të aktiviteteve kulturore që ka përgatitur qeveria shqiptare me rastine festimeve për 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.
Në vitin 2010, ndërsa punoja në Prishtinë,pata fatin të njoh personalisht zonjën Ramadani dhe fëmijët e familjes Ramadani.Përulja ime para tyre vinte së brëndshmi, pasi pasardhësit dhe bashkëshortjae Agimit, si dashuritë më të shtrenjta të tij, më dukeshin po ashtu heronj të gjallë.U takuam disa herwnë Prishtinëdhe një ditë më ftuan për drekë në shtëpinë e tyre.Kam përshtypjen se ftesat për drekë ndryshe nga ato për darkë janë më pak formale dhe më të ngrohta. Ka qënë fundnëntor dhe mora një taksi që do të më çonte në lagjen ku banonte familja Ramadani.
Dija shumë pak rreth Agimit, kishte studiuar dhe luftuar në Kroaci,jetuar në Zvicër sëbashku, luftuar në Koshare,qëndruar në Padesh dhe zonat përreth.Ishte i pari që kishte shkulur piramiden në kufirin shqiptaro-shqiptar.
Mikpritja e Shukrijes më vinte në siklet.Më dukej vetja e vogël përballë asaj dashamirësie që shfaqte ndaj meje.Folëm për punën time në Kosovë, për familjen dhe pastaj u prezantuam me tre fëmijët, të tre të bukur, gjenetikisht të tillë.Shukrija më pyeti nëse isha e fejuar (meraku i zakonshëm i një nëne, vajza e së cilës është larguar në moshë të re nga shtëpia dhe që i duhet të përballoje çdo gje vetëm, mendoja unë).Jo- buzëqesha unë, ndërsa ajo më tha duke më shtrënguar dorën: Mon, e marrsh një burrë si Agimi, po kurrë mos paç fatin tim. Se harroj kurre, mu mbushën sytëme lot. I thashë se dua të shoh pa cënuar privatësinë e askujt disa nga shkrimet e tij. I jam mirënjohëse dhe sot, sa më shpejtësi mi solli në duar ato perla kaligrafike që po i shfletoja në prehër. Ishin shumë blloqe dhe fletore më poezitë e tij të shoqëruara me skica dhe vizatime të cilat kur i lexova mërrënqethën. Më besoni, nuk dua ta lulëzoj këtë shkrim por edhe sot më vijnë në kujtese rrëketë e lotëve që më binin ndërsa po kuptoja pak nga shpirti i atij njeriu, po prekja kujtimet më intime të tij dhe dashurinë e tij e cila më ngjasonte për nga bukuria me energjitë e penës shekspiriane(se mohoj që shumë shpesh më kujtohej im atë të cili kishte pak kohë që sjetonte më, më kujtoheshin, poezite e tij dhe dashuria për timë më, fati i fëmijëve që humbin babanë në moshë të re dhe) kjo shtonte dozat e mia emotive me një presion të madh në sy, te cilët mu skuqën aq shumë nga të qarat,aq sa Shukrija më tha: boll më, mos lexo më.
Mbaj mend se asokohe muret e shtëpisë ishin mbushur me piktura të Agimit dhe diku nëapartament ishte ekspozuar me kujdes një kitarë e cila sigurisht i përkiste atij. Truri nuk më furnizonte me fjalë, por magnetizmi i asaj që po shikoja dhe përjetoja përqëndrohej në zemrën time. Isha e lumtur se kisha privilegjin ti shikoja dorëshkrimet e tij, poezitë për të dashurën e tij të përjetshme që u bë nëna e fëmijëve të tij, Shukrien dhe Kosovën, korrespondencat dhe letrat e tij dwrguar shoqes dhe femijëve, në Zvicër.Shukrija vazhdonte të më tregonte se si ishin njohur në fshatit Zhegër të Gjilanit. Ajo thoshte jemi dashur shumë… e kam dashur shumëdhe më ka dashur shumë, druhesha gjithmonë se një dashuri e tillëpertej gjithçkaje, smund të mbijetonte. Unë e parandjeja që Agimit do ti ndodhte diçka në luftë-përsëriste ajo.Ndërsa lexoja poezitë e tij,(skicat dhe deri punimin diplomik që kishte bërë në Universitetin e Zagrebit) kuptoja thellësinë e mendimit, sinqeritetinestetikëne ndjenjave të tijartistike dhe mprehtësinë e artit ushtarak që ai zotëronte. Konfirmova idenë se idealizmi romantik dhe heroizmi nuk ishin vetëm në heronjtë letrarë qënjihja unë. Te agimi i Agimit, takova idealet më të bukura njërëzore, ato të(atdhe)dashurisë, vlerave humaniste, gjeta pikënisjet e kauzës më të madhe njerëzore para së cilës nuk duhej kursyer as jeta, lirisë. Lexoja ngutjen dhe padurimin që kishte njeriu përballë mungesës së lirisë, për ta larguar njëherë e mire, perden e hekurt që linte në errësirë një komb, një qytetërim, një të vërtetë. Nuk pyesja veten se pse ky njeri nuk jetonte më (Zoti gjithmonë i di punët e veta)sepse kjo çështje kishte shterruar për mua, pasi kisha formësuar bindjen se njerëzit e tillë vështirë të kishin strehë në botën e prekshme, reale, ata ishin të destinuar për përjetësi, për të shërbyer si etalon për gjithkënd anembanë botës që duhet të njohë historine e tyre. Hamëndësoja vetëm përmasat e jashtëzakonshme njerëzore të Agim Ramadanit!
Kthimi i Agimit
Sot Shukrije Ramadani ndërmerr një mision të vështirë. Ta përjetësojë veprën e Agim Ramadanit, më të gjitha format e mundshme. Dua që ta njohin, që ta kujtojnë atë, e ka dashur shumë këtë vend dhe meriton te mos harrohet-thotë ajo.
Agim Ramadani është i gjallë!
E besoj këtë aksiomë shpirtërore! E beson gjithkush që njeh veprën dhe luftën e tij për liri.Agimi në disa poezi parashikonte se gjithmonë ka një kthim, një rimishërim për të dëgjuar legjendat për gurin vëndshkulur të Koshares, një kthim për kosovarët e dëbuar dhe atdheun e mohuar. Ai e kishte paralajmëruar vdekjen e vet, ndoshta edhe kërkuar, sepse vetëm kështu mund të përmbushej detyra e tij, për nusen e bukur dhe të begatë, krushqit e turpëruar të së cilës ishin vonuar, Kosovën! Të shumtë kishin qënë miqtë e Agimit që i ishin lutur të mos mësynte frontin e luftës, pasi ai i duhej Kosovës i gjallë, si intelektual që mund të kontribuonte në format më elegante të mendjes njerëzore.Por në të njëjtën kohë, Agimi e dinte se do të zbardhte shumë shpejt një jetë pas vdekjes. Do të shndrrinte perjetësia. Shkruan ndër vargjet e poezisë se patjetër do të kthehej, qoftë dhe për merakun e nënës së cilës do ti bëhej gjumë në sy. Edinte se liria ka çmim dhe se kompromisi i trimit është ta pranojë atë. I kishte hyrë lojës së zjarrit. Kur të kthehej si feniksi që rilind nga hiri i tij, çdo gjë do të ishte më e përparuar, përjetë në buzë me lutjen që fëmijët e tij dhe brezat ta jetojnë,ta duan, lirinë dhe jetën.
Dy tri fjalë për poezinë e tij
Piktura dhe poezia e tij, muzikaliteti i vargjeve por dhe arti i tij ushtarak bashkëplotësojnë mozaikun artistik të Agimit.Në qëndër të poezisë së tij ështënjeriu pa dilema, më konstitucionin e tij qënësor të gabimit, përkryerjes dhe kufinjve të thyer në kohë dhë hapësirë.Shpeshherë në vargje dhe tablo njeriu gjendet në ferr, në purgator, idealisht në parajsën e lirisë.Atdheu pulson në çdo varg, lufta përvijohet mes shpresës dhe ëndrrës, përherë e drejtë.Një univers që meriton të studiohet dhe njihet.
*Ky shkrim nuk përfaqëson qëndrimet e institucionit ku punon autorja.
P.S
I kërkoj ndjesë familjes Ramadani për sinqeritetin e kujtimeve të mia, për dashurinë që ndonjëherë mund të lëndojë dhe për pamjaftueshmërinë e fjalëve të duhura.Mbetet një përpjekje njerëzore imja, dashuria për punën dhe artin e Agimi Ramadanit.Gjithashtu shpreh binjden se ai është shembulli frymëzues i historisë moderne të shqiptarizmit.Intelektual dhe luftëtar i dalluar, që do ta nderojë historia dhe brezat.
Caption: Me 15 Në ntor në në Galerinë e Arteve Pamore në Tiranë ishte dhe kryeministri Berisha ne çeljen e ekspozites “Erdhi kohë e Arbërit” e piktorit, poetit Agim Ramadani, hero i Kosovës, komandant i UÇK-së në luftën e Koshares.
Sali Cami says
Edhe ju ne Tirane, mos u mburni me piktura .Shikoni dhe dhe veproni kunder shovinistave greke.Atapo “festojne vorioepirin”?? A ka mbetur dinjitet shqiptar tek paria e Tiranes??!!
Pavaresia says
Nje shkrim i ndjere plot magji dhe poezi. I perjetshem kujtimi i Agim Ramadanit!urime familjes,urime pavaresia
ledio says
shkrim i shkelqyer, i perjetshem qofte kujtimi i heroit Agim Ramadani dhe urime pavaresia.
tili tropoje says
kam degjuar per luftten e koshars dhe per heroin e gjilanit dhe mbare shqiptarise.urime 100 vjetori dhe rrofte kombi shqiptar.rrofte Agim Ramadani