Ne Foto: Zv/Kryetari I vatres Agim Rexhaj me senatorin democrat të Nju Jorkut Charles Schumer gjatë pritjes/
Zv/ Kryetari i Vatrës z. Agim Rexhaj ishte i ftua të Dielën me 13 dhjetor 2015 në pritjen vjetore që dha kongresmeni demokrat Joe Crowley. Z. Rexhaj shoqërohej nga zonja e tij, Laura.
Gjatë mbrëmjes festive, ku morën pjesë shumë personalitete amerikane, z. Rexhaj e informoi kongresmenin për komunitetin shqiptar, dhe në mënyrë të vecantë për Organizatën më të vjetër të Shqiptarëve të Amerikës, Federatën Panshqiptare të Amerikës Vatra.
Po ashtu z. Rexhaj pati rastin që të takonte gjatë mbrëmjes edhe me senatorin e Shtetit të Nju Jorkut Charles Schumer, të cilin e falenderoi për mbështetjen që i jep komunitetit shqiptar. Zv/Kryetari i Vatrës e falenderoi senatorin edhe për pjesmarrjen e tij në festimet e Federatës Vatra me rastin e 100 vjetorit të themelimit , ku senatori ishte i pranishëm dhe përshëndeti gjatë darkës.