Nga Gjergj LACUKU-Jacksonville/Florida/
N’ket muaj , pra sot 71 vjet ma pare, me Nandor,nji tufe djajsh te kuq do mblidheshin per te vulose aktin e vrajses se nji Kombi. Rete e zeza e mblun qiellin shqiptar . Kto rê nuk ishin rê te zakonshme por do te shperthenin ne bubullima e vetetima tuj sjell nji shi me pika gjaku, tuj sjell nje fortune uragane vujtjesh fizike e shpirtnore.
Ah kjo dite e mallkune e atij Nandori te larget nen hijen e zeze te djajve te kuq te nji hibridi ma te shemtum turko-sllav , do perhapte polenen e se keqes ane e mban kopshteve te jetes shqiptare. Judejt e ri Iskariot me puthjen e ftohte do fillonin shkatrrimin e jetes qe ne embrion. Qi nga ajo dite e shemtume e mbrapa , ne Shqipni edhe dielli ishte friksue e rrezet e tija edhe sod e ksaj dite kan frike me kalu mbi ket hapsine Hadi te mbitokshem.
Ne vend te dashnise xuni vend urrejtja, ne vend tolerances ndeshkimi, fjala e mendimi u xevendsum me plumba e gropa vorresh, na njoften nga kafshet vetem prej fetyres. Djajte e etun per pushtet te paligjshem krimin e kthyne ne mjet zbavitjeje te shpirtnave te tyne te piste, çdo gja u permbys e u rrokullis ne boshllekun e krijum nga sadizmi ruso – anadollak .Kjo dite do sillte agun a muzgun e asaj nate ma te gjate te kohes njerzore, nji nate qe akoma rrokulliset meridianve e mundohet me dale prej territ qe e ka kaplu prej dekadash.
Laboratoret sadiste ndermoren eksperimentet ma monstruoze; aty u shemtue geni njerzor , u krijue nji njeri i ri, pa forme, pa shpirt, pa ndjenja, thjesht nji robot qe komandohej nga pultet e laboratorve sadist. Kjo nate a dite e zez mundohet te hape syte e saj te mekun ne terrin shpirtnor e i lutna Zotit qe ne momentin e drites syte e saj te jene jo me drejtim nga lindja qe i solli vdekjen por nga perendimi i ringjalljes.
Fritz Radovani says
Pak e sakt, per ke don me e kuptue!
Ju falemnderes i nderuem z. Gjergj!
Une vazhdoj me i besue Emnit Gjergj!
Pershndetje.
Shkambi says
E vertetë asht ajo se po vazhdon fara e saj e mbjellun prej osmanve, sllavëve me ba dame kolosale edhe sot.. Kjo farë po nepë frytet e veta. Në shkodër na erdhën dje miqë nga kryebashkia e Turqisë. Prunën ashurren dhe mbasi i ra në krye droga e ashurres prej sheqerit asntishqiptar deklaroi perqark kazanave të ashurres parrulla antishqiptare myftiu i Shkodrës se duhet me u kthye te rranjët e vjetra të osmanve vllazën,…A durohet kjo tradhti midis ekraneve të televizioneve lokale të Shkodrës? Askush nuk doli me i than myftiut të Shkodrës se Shqipnia nuk kthehet te rranja e sulltanve, por të rikthehet te rranjët tona europiane, per të cilën flijuen jetën Martirët e Kishës tone. Kur do të rikthehena të Rranjët e Europës?