-Presidenti Thaçi homazhe Tahir Mehës në 35-vjetorin e rënies
-Veseli: Tahir e Nebih Meha ranë heroikisht, ashtu siç i kishin mësuar të parët e tyre/
-Amanetin e dëshmorëve ta kthejmë në detyrim ndaj qytetarit dhe mirëqenies së tij/
PRISHTINË, 13 Maj 2016/ Sot, në 35-vjetorin e rënies heroike të Tahir e Nebih Mehës, nën patronatin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, u mbajt Akademi Përkujtimore.Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryeparlamentari Veseli vlerësoi figurën e këtij atdhetari dhe heroi të Kosovës, i cili, këtu i 35 vite më parë, në kullën e tij, në Prekazin heroik, së bashku me babanë, Nebihun, 13 majin – festën e njësive policore jugosllave, e ktheu në mort të tyre. Atë ditë, nga hotel “Adriatiku” në Mitrovicë, shtoi kryetari Veseli, njësitë speciale policore ishin nisur drejt Prekazit, të ekzaltuara nga festa e tyre dhe të dehura nga urrejtja për shqiptarët. Në një betejë tërëditore, forcat shtypëse nuk kishin arritur ta arrestonin as vritnin Tahir Mehën, përderisa nuk e shembën me tank kullën e tij.“Tahir e Nebih Meha ranë heroikisht, ashtu siç i kishin mësuar të parët e tyre, të vdesësh me nder për nderin e vendit tënd. Në fundin e asaj dite, regjimi represiv jugosllav do të dridhej nga themelet e tij”, theksoi kryetari Veseli. Lufta e Tahir Mehës, shtoi kryetari Veseli, pasoi pranverën e përgjakshme të studentëve dhe popullit të Kosovës, e cila e kishte dhënë mesazhin e saj të madh: shqiptarët e Kosovës nuk mund të mashtroheshin me të drejta gjysmake politike dhe masa gjysmake ekonomike, që u ofronte federata jugosllave.Lëvizja jonë kombëtare për lirinë e Kosovës, tha në vazhdim të fjalës së tij kreu i Kuvendit, doli shumë më e pjekur dhe më e fuqishme nga ngjarjet e vitit 1981, e cila u kthye në vetëdije politike të popullit tonë.“Në shembullin e Tahir Mehës, ranë Rexhep Mala e Nuhi Berisha, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu. Dhe përsëri në Prekaz, më 5 mars 1998, në shembullin e Tahir Mehës, u zhvillua Epopeja e UÇK-së, në krye me Komandantin Legjendar, Adem Jashari”, theksoi kryetari Veseli.Veseli shtoi se është detyrë e jona që lirinë e sotme, ta zhvillojmë më tutje, duke e kthyer në lirinë e kuptuar si zhvillim ekonomik, si mirëqenie për të gjithë qytetarët tanë, duke i dhënë vendit një të ardhme krenare.
Gjatë paradites së sotme, në shenjë nderimi për veprën e Tahir e Nebih Mehës në shërbim të kombit e të atdheut, kryetari Veseli bëri homazhe dhe vendosi lule pranë varreve të tyre në Prekaz. /b.j/
***
Presidenti Thaçi homazhe Tahir Mehës në 35-vjetorin e rënies
PRISHTINË, 13 Maj 2016/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka bërë homazhe te varri i Tahir Mehës në Prekaz, për 35-vjetorin e rënies së tij.Presidenti Thaçi ka thënë se pas ngjarjeve të vitit 1981 dhe shtypjes së dhunshme të demonstratave të studentëve dhe gjithë qytetarëve për Kosovën Republikë, rezistenca e Tahirit dhe familjes së tij ishte përgjigjja më e mirë e mundshme që në atë kohë mori uniforma shtypëse serbe në Kosovë, por edhe vetë sistemi komunist që shtypte qytetarët e Kosovës, i cili kishte burgosur dhe vrarë studentë kosovarë.“Sot jemi këtu për të bërë nderimet më të larta institucionale, së bashku edhe me kryetarin e parlamentit. Këtë rezistencë do ta kujtojmë gjithmonë si komb dhe ato vlera të asaj rezistence vetëm sa do të rriten me kalimin e kohës”, ka thënë presidenti Thaçi.Ai ka thënë se vlerat e rezistencës i kemi gjetur edhe në formacionet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në idetë dhe projektin më madhështor dhe më të fuqishëm të kombit tonë, në luftën për çlirim./b.j/
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.