Nga Fatmir LAMAJ/
Mbrëmjen e 22 marsit në televizionin Albanian Screen vejusha Nexhmije në një intervistë të gjatë me politologun e njohur amerikan Janush Bugajski midis shumë të pavërtetave tashmë historikisht mëse të vërtetueshme pa ndrojtjen më të vogël morale bëri një deklarim mëse fyes për të gjithë të burgosurit politikë shqiptarë duke i quajtur ata kolaboracionistë e ordinerë…
Fillimisht su besova veshëve të mi dhe ndjeva një turbullim të brendëshëm por dalëngadalë qetësia filloi të fitonte terren në të gjithë qenien time, ku vetishëm shigjetat e shumë pyetjeve më godisnin pareshtur trurun dhe shpirtin si një prej viktimave të diktaturës. Si …! Akoma edhe sot e kësaj dite hyena plakë nuk na qenka lodhur me kauisjet e saj, akoma nuk shfaq as më të voglën pendesë për krimet e kryera? Ku e gjen gjithë këtë guxim pervers një kriminele e paskrupull për të lënduar shpirtrat e atyre që kanë vdekur dhe janë gjallë sërishmi pafytyrësisht? Pyetjet vijnë gjithandej si ujët e një përroi të rrëmbyer me brigjet e tij të thepisura mezi arrin të ndalë vrullin e tyre zemërak. Në ato momente gjithçka e përjeton nën ankthe tronditëse të së kaluarës ku flakët e kujtesës fillojnë të ndriçojnë çdo skutë të saj. Hiena na del heroinë!!! O Zot, si mund vallë që tek qëniet njerëzore ke krijuar monstra të tilla ku dhe për shumë shekuj të tjerë do të trondisin shpirtrat e një populli të tërë me bëmat e tyre vrasëtare!? Vejusha Nexhmia, ose hiena Nexhmia. Ti e nise karierën tënde politike si një komuniste e thjeshtë, por shumë shpejt i re në sy njërit prej shkaktarëve të tragjedisë Shqiptare, sllavit M. Popoviç ku ai për “meritat e tua” të veçanta do të bënte sekretare të tij, ku do mësoje zellshëm artin e shëmtuar të krimit. Dëshmia ekskluzive e At. Zef Pëllumbit para se të vdiste, e realizuar me zë dhe figurë “Se burrin e bën gruaja dhe ajo ishte sekretarja e M. Popoviç”, besoj se kjo dëshmi është e pakontestueshme kur dihet që e ka bërë një prift katolik. Bashkë me shokun Enver do t’ju pregatiste si kryevrastarët e patriotëve Shqiptarë, si hanxharë që do godisnit pa mëshirë gjithmonë mbi ajkën e patriotizmit shqiptarë që nga koha e luftës e deri në ditët e fundit të egzistencës së regjimit tuaj.
Vejusha Nexhmie apo Hiena Nexhmie. Pasi u zderhallët maleve me emisarët jugosllavë dhe më në fund morët për burra ata që j’u imponuan Miladini dhe Dushani u bëtë elita gjakatare e sistemit ku do ushtronit dhunshëm pushtetin tuaj që çdo ditë prodhonte vetëm vdekje dhe mjerim. Një popull i tërë do kthehej në viktimën tuaj duke e vrarë dhe plaçkitur duke e burgosur dhe internuar. Mijëra të pushkatuarit, të dënuarit, të internuarit dhe syrgjynosurit burra dhe gra, të rinj dhe të reja si dhe fëmijët fatkeq që do provonin internimin dhe urinë pa lindur akoma, do të mbeten gjithmonë në historinë e këtij vendi si dëshmia më rrënqethëse e bëmave tuaja çnjerëzore. Vejusha Nexhmije, Hiena Nexhmie, ti sot ke guximin të quash të burgosurit politikë kolaboracionistë e ordinerë, nga thellësitë e natës së errët ku të ka vendosur historia si shpërblim që marrin të gjithë kriminelët e llojit tënd. Ti që e nise karieren tënde brilante bashkë me shoqet e tua kur ishit në Institutin Nëna Mbretëreshë duke hipur nëpër veturat e ministrave të Zogut dhe në orët e vona për hijeshinë tuaj Gjeneral Serreqi bashkë me Naltmadhninë ngrinin ndonjë dolli, ti që për ty, u vranë shumë nga udhëheqësit komunistë të asaj kohe, se Enver Hoxha i quante si rivalë në planin e kurdisur prej Miladinit për ti hapur rrugën karierës së tij dhe për tu bërë ti gruaja e ardhshme e diktatorit. Ti sulltanesha e bllokut do të thurje mijëra intriga për të ndarë gratë nga burrat e për të shijuar e vetme “Elizirin e pushtetit tënd demoniak”. Dihet se kush janë efektet negative të diabetit në sistemin psikik të çdo të sëmuri të tillë… dhe Enver Hoxha vuante nga diabeti, prandaj busulla e tij orientuese kuptohet që gjithmonë ke qënë ti, për ti hapur rrugën e sigurtë ardhjes në pushtet jaranit tënd Ramiz Alisë. Hiena Nexhmie! Kë akuzon ti për bashkëpuntorë të pushtuesve, patriotët shqiptarë që bënë sa mundën në ato kushte të vështira për ti ardhur në ndihmë shqipërisë dhe shqiptarëve kur ti bashkë me burrin tënd dhe bandën që krijuat me në krye emisarët serb e malazes, armiqtë më të egër tradicionalë të kombit shqiptar (kujtoni vargjet e paharrueshme të Fishtës “Se në mëni të njëni tjetnit kena le”)? Ata që edhe në kushtet e pushtimit u munduan të ruajnë dinjitetin e krenarinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe shpëtuan nga vdekja e sigurtë mijëra e mijëra prej tyre duke përfshirë dhe hebrenjtë e kudo masakruar nëpër Evropë? Kush janë kolaboracionistët dhe tradhëtarët, Mitat Frashëri, Bari Omari, Patër Anton Arapi, Abaz Kupi, Safet Butka, Visarion Xhuvani, Koço dhe Arqile Tase etj. ata që e krijuan këtë komb apo ju që e shkatërruat tërësisht deri në pamundësinë për tu ringritur sërish, si një nga kombet më dinjitoze të Evropës ashtu siç ishte dikur? Ju burri juaj dhe gjithë kasta gjakatare e diktaturës që krijuat, vratë tek shqiptarët kodin e tyre moral si e vetmja mundësi e mbijetesës së tyre prej mijra e mijra vjetësh, duke i hequr një populli gjënë e tij më të shtrenjtë. A nuk i detyruat ju shqiptarët që një pjesë të madhe të tyre ta bënit spiunë dhe t’u impononit masivisht për mbijetesë vesin e vjedhjes?
Hiena Nexhmie, 50 vjet në historinë e një populli nuk janë shumë, kur historia është mijra vjeçare, por 50 vjet diktaturë më se çnjerëzore si e juaj, janë më shumë sesa shumë. 50 vjet ju i vratë dhe burgosë, internuat dhe persekutuat një popull të tërë dhe sot keni guximin të akuzoni pafytyrësisht pjesën që në mënyrën më stoike i rezistoi barbarisë tuaj çnjerëzore, duke mbajtur gjallë në këtë vend ëndrrën për liri dhe demokraci që sot frytet e saj po i shijojnë më shumë se gjithë të tjerët fëmijët dhe nipërit e tu e të atyre që e sollën këtë tragjedi të tejskajshme.
Hiena Nexhmie, vetëm ndonjë naiv mund të çudisë deklarata jote, se ne tashmë të njohim, e dimë se kush ke qënë dhe kusëh je, e dimë ne dhe gjithë shqiptarët. Ti je dashuruar pafundësisht me krimet e tua dhe ti çdo natë bie në shtratin e tyre të përgjakshëm bashkë me to. Ti do të mbetesh përgjithmonë e burgosur në errësirrën e tyre, ku e vetme dëgjon simfoninë e rënkimeve të viktimave të tua dhe e dehur prej saj në haluçinacione makbethiane, vallëzon me ngulçin e frymës së fundit mbi kafkat e coptuara… dhe kështu, ti po jeton fundin tënd të lemerisshëm, duke ecur e sigurtë drejt flakëve të ferrit ku po të prêt me padurim krahëhapur bashkëvrasësi yt Enver Hoxha.
Në ferr, besoj se do jeni çifti më ideal…!
*I burgosur politik
Gon Shindre says
Shumë shkrim realist.
Muhameti says
Zoti Lamaj ju a dini se Amerika i ka ishquer HIENAT në shqiperi për 45 vjet me rradhe dhe ne bënim burgun se ishim pro Amerikes,kjo i dashur eshte Amerika.