• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Meta, mielli, vota…Mjerë Shqipëria!

June 10, 2015 by dgreca

Nga Fatmir Lamaj- ish i burgosur politik/
Ethet elektorale te 21Qershorit janë shtrir anembanë vendit, por dukshëm nga herët e tjera pamja sipërfaqësore e këtyre zgjedhjeve, pamvarësisht nga disa incidente të konstatuara të cilat mund të quhen të pranishme në raste të tilla. A do të jenë të lirë shqipëtarët të votojnë të pandikueshëm këtë herë? Unë nuk e besoj! Duke pasur parasysh atë që ndodhi në 2013 mendoj se edhe këto zgjedhje do të jenë një dukuri e përsëritur e tyre. Saliu në 2013 e kishte të pamundur fitoren, por jo atë humbje poshtëruese të 1 milion ( shuplakave ) e cila e nxori knockout atë dhe partinë e tij. Vota në 2013 u shit e u ble si një plackë tregu jo me shumë vlerë, me paratë pa origjinë të qarqeve të caktuara që kishin të vetmin qëllim, rrëzimin e Berishes… Berisha ra. I fituari i madh i atyre zgjedhjeve nuk ishte Rama, por kryeustai shitblerjeve të votave Ilir Meta, i cili aktin e shitblerjes të votës e ka kthyer në një lloj akti unikal duke e shndërruar atë në një dukuri negative që do ta quaja metizëm. Metizmi është bërë sot fenomeni sundues i gjithë politikës shqipëtare. Ai është i vetmi mekanizëm që blen dhe shet vota kur i duhet për zgjedhje presidentësh apo shefa institucionesh kushtetuese, që kërkojnë shumicën e cilësuar për tu zgjedhur, sidomos para ndyshimve kushtetuese të 2008. Metizmi ka filluar që me rënien e Majkos, kur ai i përcjell nga vet shoku i tij i ngusht, mbas mbledhjes së KPD-së së famshme, po ecte në atë orë të vonë i zhytur në zhgënjim drejt c’fronëzimit si kryeministër i këtij vendi. Mbas disa ditësh “shoku” i tij i ngushtë Ilir Meta, i zuri vëndin me bekimin e Nanos. Tashmë dihen bëmat e Ilir Metës si kryeministër, ku del bilanci më negativ i një kryeministri të tranzicionit të tejzgjatur shqipëtar. E filloi me shitjen e AMC-së grekëve, si e para dhe e vetmja kompani celulare për disa vite me radhë dhe si e vetmja mundësi për ato kohë të vështira, që prindërit shqipëtar të kominikonin me fëmijët e tyre në emigracion. Kjo kompani i’u zhvati shqipëtarëve të varfër dhe në mjerim, qindra milion ose ndoshta miliarda euro, duke abuzuar tejskajshmërisht me shërbimet e saj të pakontrolluara dhe të inkujaruara nga hesthja e shtëtit shqipëtar. Kuptohet, heshtja e atij që dëmton paguhet. Vjedhja e floririt në thesarin e shtetit mbetet akti më i rënd në historinë e qeverisjes Meta, e cila u mbyll me një fund qesharak më gjetjen e fajtorit të vertet… E vodhi një fshatar me gomar nga Peza, ha ha ha. Rrugët që u shtruan në kohën e Metës janë ribërë disa herë. Shikoni autostradën Tiranë-Durrës etj. Abuzimet në dogana e tatime dhe kudo ku vileshin të ardhura nga buxheti i shtetit, arritëm rekorde të frikshme duke u licensuar si dicka fare normale. Sot nga kjo sëmundje e trashëguar, zor se do të shpëtojmë ndonjëherë dhe sidomos tani kur metistët kanë uzurpuar të gjitha institucionet ku bëhet kontakti me lëkun. LSI që në fillim u krijua si intrus interesash, duke mbledhur rreth vetes njerëz të etur për para, dhe të zbrazët idealisht dhe politikisht duke u kthyer në lëvizjen skrapallishte për përfitim, dmth LSP. Rikualifikimi politik i Metës në zgjedhjet e 2009, i kushtoi shtrenjt jo vetëm PD-së e Berishës, por gjithë skemës politike shqipëtare si dukuria më negative e postkomunizmit. Cdo tentativë justifikuese se Shqipërisë i mungonin partitë e qëndrës, sic mundohen të bëjnë disa pseudoanalistë, duke pasur parasysh kontekstin aktual të zhvillimeve politike në Shqipëri, ose është e paguar prej atyre që s’ju mungojnë paratë ose në të kundërt, është një produkt mjeran i mëndjeve që e konceptojn realitetin politik në Shqipëri, jashtë përmasave të saj reale. Politika shqipëtare sot është një kaos dhe në kaos nuk ka pole apo qëndër. Meta në cdo marrëveshje di të bëjë pazare për të dalë i fituar, por të humbur gjithmon dalin ata me të cilët ai bën marrëveshjet. Rama zgjedhjet e 2013 i fitonte edhe pa Metën, Berisha kishte rënë. Me Metën unë besoj se ai i ka humbur ato zgjedhje sepse, rilindja si një ëndërr e bukur për të gjithë ata shqipëtar që kërkonin ndryshimin, vdiq pa lindur ende në shtratin e ndotur të marrëveshjes së 1 Prillit. Rilindja u kthye në gënjeshtër, ditën e gënjeshtrave. Militantët dhe anëtarët e thjeshtë të PS që u hoqën zvarr për 8 vjet të sillnin partinë e tyre në pushtet, tani janë sërisht pa punë dhe enden rrugëve të zhgënjyer ( kuptohet jo të gjithë se kudo ka pelivan ). Sot në vend të tyre janë ata që ishin dhe dje pjesë e administratës Berishiane dhe sërisht kapardisen nëpër kolltuqet e rehatshme me një pameritësi fyese, për këdo që sakrifikoi dhe besoi për 8 vjet në opozitë. Kohët e fundit të ardhurat në buxhetin e shtetit nga doganat dhe tatimet kanë rënë ndjeshëm, sepse lukunia e uritur e cakenjëve LSI-stë, duhet jo vetëm të marrin pjesën e tyre, por duhet të paguajnë tatimdetyrimin në arkën e partisë. Duhen para për të fituar sa më shumë pushtet në zgjedhjet që po vijnë. Sinjalet shqetësuese që vijnë nga terreni tregojnë cdo ditë e më qartë se kjo lukuni do të bëjë batërdinë në shitblerjen e votave duke u turrur c’frenueshëm drejt kutive të votimit sipas porosisë së partisë. Partia kërkon sakrifica dhe ato duhen dëshmuar! A do të triumfojë metizmi, dmth shitblerja e votave në 21 Qershor?! Të shikojmë. Vota e lirë është shpirti i demokracisë. Cdo deformim i saj e con atë drejt vdekjes së sigurt. Demokracia shqipëtare që ndodhet sot në një lëngim të vazhdueshëm, po vuan pasojat e këtij fenomeni që riciklohet herë pas here nga ata që duan pushtet për para e para për pushtet. Metizmi po i shtrin cdo ditë e më shumë metastazat e veta kanceroze në jetët e shqipëtarëve, duke u kthyer në një shpresvrasës e një gijotinë ëndrrash për ta. Sot shqipëtarët janë një popull në arrati, ku vetëm pamundësia për t’u larguar nga ky vend ka zvëndësuar klonin e dikurshëm të diktaturës. Europa kthen shqipëtarët e dëshpëruar e të rraskapitur dhe kërcënon me heqje vizash. Ajo duhet të bëjë përgjegjëse politikën shqipëtare për gjëndjen e mjerueshme ku ndodhen sot shqipëtarët. Shqipëtarët sot përjetojnë dhimbshëm një vdekje për së gjalli në atdheun e tyre që është kthyer në një varrezë gjigande për këdo që është i ndershëm dhe i drejt, dhe parajsë për cdo horr e bandit, kusar e kriminel. Ne sot jemi kthyer në një popull të pafuqishëm nga një pamundësi e detyruar për të ndryshuar këtë gjëndje ku jemi nga deformimi i vazhdueshëm i votës dhe nga kornizat e hekurta që ka krijuar sistemi në përcaktimin e saj. Ky sistem zgjedhjesh u bë terren i favorshëm për lindjen, vegjetimin e harlisjen e metizmit, i cili sot harbon pa zot, i shpenguar në shkretëtirën saharjane të politikës shqipëtare. 21 Qershori po afron, thesat me miell janë bërë gati për të blerë votat e shqipëtarëve, si dhe paratë, produkt i korrupsionit të vazhdueshëm për tu hedhur pakursim gjithandej. Shqipëtarë, cdo thes me miell që merrni sot të detyruar për bukën e gojës së fëmijëve, ai shndërrohet në një grusht helm. Cdo 5 mij leksh kthehet në prangosje dhe pamundesi për të ndryshuar me votën tuaj atë që dëshironi ju, duke i dhënë kështu mundësi e përmasë riskllavërimit komunist. Mjaft vuajtëm nga paraardhësit e këtyre që janë sot në pushtet, por si duket komunizmi vazhdon të ripërtërijë vetvetën nëpërmjet pinjollëve të vet në forma të sofistikuara si pseudodemokracia, neokomunizmi apo metizmi.

Mjer Shqipëria
Mehdet politika
50 vjet Nexhmia
25 Monika

Filed Under: Analiza Tagged With: Fatmir Lamaj, Meta, mielli, vota

Çmënduri e përkëdhelur

October 22, 2014 by dgreca

Nga Fatmir LAMAJ/ Ish i perndjekur Politik/
Ajo që ndodhi në një ndeshje futbolli nuk ishte e papritur për cdo shqipëtar që akoma nuk është indoktrinuar nga idealet “ europianiste ” që në tregun e politikës shqipëtare po bëhen mallra çdo ditë e më të skadueshme. Duke pasur parasysh reklamuesit servil e interesaxhinj të OJQ-ve që si kulpra frymëmarrëse janë ngjitur ankthshëm trupit të dobët të pseudodemokracisë shqipëtare ende në një marramëndje të frikshme e të pakontrolluar. Ajo që ndodhi atë ditë ishte sinteza më e qartë, prova më e pakundërshtueshme e një urrejtje pa kufij që fqinji armik e ka të trashëguar historikisht dhe gjenetikisht. Ata 40 mij vetë që ulërinin në kor “ vdekje e shqipëtareve” nuk ishin një turmë e veçuar njerëzish të çmëndur të cilët “ befasisht” në pamundësi kontrolli, kërkonin vdekjen e gjithë shqipëtarve, ata ishin përfaqësia më e zgjedhur dhe më e kompletuar e një populli që gjenetikisht ka trashëguar urrejtjen pa kufij ndaj gjithë një populli tjetër që është shumë më i ndryshëm nga ata, një populli që se ka pasur kurrë zemrën e tij një moçal urrejtje ndaj të tjerëve. Historia e mardhënieve serbo-shqipëtare lundron e tëra në gjak… Dhe në këtë histori ka dy palë diametrialisht të kundërta me njëra tjetrën. Viktimat dhe xhelatët, të cilët për kaq shekuj histori janë evidentuar qartësisht se kush është njëri dhe kush është tjetri. Me dobësimin e perandorisë turke dhe fuqizimin e perandorisë ruse si dhe aleancat që favorizonte koha në drejtim të kësaj të fundit, objektivi kryesor i politikës serbe dhe sllavo-ortodoksëve të tjerë të ballkanit, u bënë shqipëtarët të cilët do të mbeteshin një pre e lehtë përballe kopesë së ujqërve të uritur sllavo-ortodoks të cilët në atë kohë kishin edhe përkrahjen e pakursyer të Europës së “qytetëruar”. ( Rusia historikisht duke përjashtuar fushatat e Pjetrit të Madh ndaj tribuve aziatike kurrë nuk ka fituar një betejë e vetme ndaj fqinjëve të saj armik pa pasur përkrahjen e pakursyer të Anglisë dhe të Francës.) Dihen tani pasojat e luftërave ballkanike dhe të atyre sllavo-ortodokse mbi popullsinë e pambrojtur të trojeve shqipëratre e cila mbijetoi nga shfarrosja e plotë fal ndërhyrjes së perandorisë Austro-Hungareze e cila ngriti në gatishmëri 4 herë brënda një viti ushtrinë e saj për të detyruar Serbinë ta ndalte atë masakër dhe qëllimin e saj ogurzi për shfarosjen e plotë të shqipëtarëve. Ajo shfarrosje mbi popullsinë shqipëtare të Kosovës ishte e atyre përmasave sa ngacmoi ndjeshëm dhe ndërgjegjien e një deputeti social- demokrat serb që të akuzonte qeverinë e vëndit të tij në parlament duke u shprehur sa më i drejtëpërdrejt mbi atë që kishte ndodhur: “Ju tentuat të zhduknit një popull të tërë në ato masakra të zhdukjeve masive të shqipëtarëve, rrëmbimeve e përdhunimeve mëse çnjerezore, ju nuk ishit të vetëm, se në përkrahjen tuaj të gjithëanshme kishit nënën tuaj popullvrasëse Rusinë e asaj kohe dhe jo vetëm ata”. Në fillimet e shekullit të kaluar kur e pyetën një malazez sa banor bëhet Mali i Zi ai u përgjigj se bashkë me Rusinë bëhemi 100 milion… dhe ajo që ndodhi atë ditë në një ndeshje futbolli sishte gjë tjetër veçse preludi i pritjes së veçantë, të ngrohtë dhe vllazërore për “ babushka “ Putini ( Putana ) të cilit i duhesh deklaruar dashuria e madhe e vëllezërve serbë të cilërt ashtu si vëllai i madh, duhet të rifitonin territoret e humbura që më parë jua kishin rrëbyer të tjerëve. ( Dëgjova me neveri pretendimin e një pseudo-analisti kosovar i quajtur Buton Haxhioviç, Baton Haxhia i cili mjerisht lëngonte mbi tragjedinë sërbe të humbjes së territoreve të saj kur serbët më shume se cdo popull në ballkan kanë pushtuar trojet e të tjerëve) Rizgjimi i frikshëm i ëndërrave nacionaliste serbe për (Stara Serbia) që do të thotë Serbia e vjetër, është sot një sfidë reale për gjithë botën e qytetëruar dhe në veçanti për Europën dhe SHBA-në të cilat duhet ta kurojnë në kohë dhe pa ndalje paranojën serbe, jo vetëm ndaj shqipëtarëve, po dhe popuje të tjerë të ballkanit të cilët historikisht kanë qënë viktimat fatkeqe të kësaj paranoje… A nuk ka ardhur koha ti themi ndal… Përkëdheljeve të dyshimta të çmëndurisë së tyre, koston e të cilave Europa e qytetëruar e ka provuar shtrenjtë, shumë shtrenjtë?! Lufta e Parë Botërore si shkak fillestar kishte vrasjen e princit trashëgimtar Franc Jozefit të fronit perandorak të Austro-Hungarisë. Duke mos u shtyrë më tej në histori sepse sa më shumë të ecim ne tunelin e erret të saj, aq më shumë do të bëhemi të pafuqishëm për të dëgjuar rënkimet e atyre njerëzve që u vranë pafajësisht për ambicjet e një çmëndurie që nuk njeh kufij. Mjafton të kujtojmë luftrat e përgjakshme që u zhvilluan në ish Jugosllavinë ku protagonistët kryesor ishin serbët të etur si gjithmon për të realizuar ëndrrën e vjetër të Stara Serbia. Serbët janë një popull që e përjetojnë keq të kaluarën e tyre të përgjakshme nëpërmjet fantazmave te carëve vrastarë ose në terma më zbutës, politika e atij shteti ka pasur vetëm një qëllim ogurzi, luftën e pandalshme ndaj fqinjëve të vet, gllabërimin e tokave që iu takonin të tjerëve dhe zhdukjen masive të popujve të tjerë. Ne shqipëtarët më shumë se kushdo tjetër në Ballkan kemi qënë viktimat e përhershme të orekseve të pafre të shovinizmit Serb. Po ti hedhim një sy “ndihmës internacionaliste” që na dhanë komunistët Jugosllav gjatë viteve të luftës së dytë botërore, do të konstatoj realisht se ne sërish ishim viktima të një ëndrre të gabuar siç ishte komunizmi, ku do hanim me lugë të florinjtë, por na munguan dhe ato të drurit, ku sërish protagonistët e kësaj vetvrasje të përbashkët të shqipëtarëve do të ishin sllavët Miladin Popovici e Dushan Mugosha. Ata shfrytëzuan djallëzisht abmbiciet politike të kryexhelatit dhe kryeperversit Enver Hoxha duke e kthyer këtë vënd në një kahsapanë të pashembullt në historinë moderne të Europës. Shqipëtarët vrisnin barbarisht shqipëtarëtn pa skrupuj moral e shpirtëror nën nxitjen dhe kontributin real të armiqeve tradicional të kombit e popullit shqipëtar. Patër Anton Arapi, prifti me trupin e vogël po me mëndje e shpirtin e tij aq të madh në gjyqin e tij do të denonconte krimet më makabre që po bënin komunistët shqipëtar mbi shqipëtarët, duke deklaruar se : Për këtë çmenduri që jeni duke bërë në shërbim të sllavizmit, unë jam duke lotuar me lot të përgjakur. Patër Anton Arapi do të paguante shumë shtrenjtë shërbesat e sinqerta ndaj kombit, si dhe antikomunizmin e vet duke i prer gjuhën para se ta ekzekutonin, atë gjuhë që ai pa përtim e pendesë e vuri në shërbim të Shqipërisë e shqipëtarëve. Po ajo gjuhë, që kishte thënë gjithmonë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, Ajo gjuhë ishte një simbol dhe komunistët i urrenin simbolet që i shërbenin së vërtetës. Gjermanët i vunë një avion ushtarak në dispozicion për tu larguar nga Shqipëria, por ai nuk pranoi, për tu treguar të paudhëve se unë jam në rrugën e Zotit, duke i shërbyer kombit dhe popullit tim. Kur kryexhelati Enver Hoxha do ti deklaronte me mburrje ambasadorit jugosllav të kohës, se klerin katolik e kishte zhdukur, ambasadori jugosllav do ti thoshte: “ Akoma jo përderisa nuk ke zhdukur Gjon Shllakun” , priftin erudit dhe aq patriot i cili të nesërmen do të pësonte fatin tragjkik të vëllezërve të tij shpirtëror. Mllefi i vetëm ndaj klerit katolik ishte patriotizmi i sinqertë dhe orientimi i detyrueshëm antisllav. Bijtë apo nipërit e atyre që realizuan ato masakra të përbindëshme mbi shqipëtarët, janë sot në pushtet në Serbi, ata janë bijtë apo nipërit e Duhan Mugoshës, Sllobodan Miloshevicit, Rankovicit e miloshevicit dhe çdo tentativë për tu afruar dorën e pajtimit do të ketë dështimin e vet të pashmangshëm. Zoti Rama! Në duart e zyrtarëve aktual serb, pikojnë akoma gjak të pafajshëm shqiptarësh dhe fëmijësh shqipëtar… dhe uji e lumit Danub atë gjak se lan dot., dhe jo më me buzëqeshjet apo përqafimet mediatike. Çdo shqipëtar kurrë nuk duhet të harrojë thënien lapidare të Fishtës së madh, poetit tonë kombëtar i cili i bën sfidë çdo shkrimtaruci që ka dal nga kuzhinat e errëta të komunizmit se : “Në mëni të njari-tjetnit kena leh ( në mëri të njëri-tjetrit kemi lindur )”. Në Ballkan e sidomos në Serbi ka më shumë paranojë e dyshime në mardhënie më të tjerët sesa sinqeritet e dëshirë për mirëkuptim. Unë dëshpërimisht jam pozicionuar në mendimin tim të pakthyeshëm se vizita jote në Beograd e ka të paracaktuar fatin e vet, i cili ka vetëm një emër, dështimin. Personalisht jam pranuesi më i devotshëm i kauzës së paqes por jo deri në atë masë sa ajo të blihet më koston e nënshtrimit. Zoti Rama! Kërkimfaljen e ke të pamundëshme, kërkim llogarinë të paarritshme. Nuk e di nëse treni mund të iki pa shina, provoje një herë. Askush nuk ka të drejtë mbi të drejtën e tjetrit për të jetuar, ndërsa serbet i kanë dhënë të drejtën vetes të vrasin gjithë shqipëtarët për të hequr pengesën e vetme që ata kanë për të realizuar ëndrrën e vetmë të Stara Serbia. Ka ardhur koha që Europa dhe bota e qytetëruar udhëhequr prej SHBA-së tia shtrëngojnë morsën e hekurt të sankioneve dobiprurëse, ulkonjës Rusi, që dhe ajo vet (Rusia) ta kapërxejë çmëndurinë e saj të çmëndur, si dhe këlyshët e saj të ndalin kauisjet e trimëruara në Ballkan e gjetkë. Ndal! Çmëndurive sllave në Europë e Ballkan iu ka ardhur fundi, ose ndryshe do të jemi të detyruar të përjetojmë tragjikisht historinë e dhimbshme të Luftës së Dytë Botërore, ku orekset vrastare të Hitlerit nuk u ndalën që në fillim, por u deshën shumë gjak e mund për ti dhënë fund asaj tragjedie. Serb, e ndaloni dëshirën për të vrar shqipëtarët se thirrjes suaj të çmëndur “Vritini shqipëtarët” na detyrojnë dhe neve të kapërxejme kufirinin e durimit dhe dëshirës për fqinjësi të mirë duke rënë në kurthin e imponuar të urrejtjes tuaj ndaj nesh… Dhe ne jëmi të detyrar të themi se një serb më pak do të thotë një shqipëtar më shumë. Tufat me lule që ne deri më sot kemi mbajtur në duart tona të papërlyera me gjakun e askujt në ballkan, të mbledhura me aq durim në kopshitin e begatë të bujarisë shqipëtare e dëshirës për bashkjetesë e fqinjësi të mirë cdo ditë që kalon po i zvenit akoma më shumë jo për fajin tonë…

Filed Under: Opinion Tagged With: Çmënduri e përkëdhelur, Fatmir Lamaj

Mirësevjen At i Shenjtë!

September 18, 2014 by dgreca

Nga Fatmir Lamaj/
Po afrohet ora e madhe kur këmba e Papa Françeskut do të shkelë mbi tokën shqiptare, duke sjellë me vete mesazhin hyjnor për gjithë shqiptarët se Zoti i Madh dhe ne nuk na ka harruar, përkundrazi jemi në vemendjen e tij përderisa përfaqësuesi më i lartë i klerit katolik është i angazhuar direkt në dhënien e këtij mesazhi. Ardhja e Atit të Shenjtë është një ngjarje e madhe për popullin tonë të shumëvuajtur, por gjithashtu edhe një detyrim shpirtëror për vlerësimin që po na bëhet nëpërmjet kësaj vizite për të gjithë ne si shqiptarë. Në zemrën e çdo shqiptari ravijëzohet në mënyrën më të sinqertë një “mirëseardhje” e frymëzuar dhe mbështetur në vlerat më të mira shpirtërore. Duke përjashtuar klasën politike e cila për arsyet e veta pragmatiste kërkon t’a shndërrojë këtë vizitë në një fasadë politike për të nxjerrë në pah ato merita që s’i ka pasur kurrë ndonjëherë, përkundrazi mbetet klasa politike më e korruptuar në Ballkan. Papa Françesku do të vijë në këtë vend për këtë popull aq shumë të përvuajtur nga komunizmi enverist, si modeli më i shëmtuar dhe më gjakatar që ka njohur deri më sot historia e zezë e komunizmit. Ai njëkohësisht duhet të mësojë dhimbshëm se të persekutuarit e djeshëm janë edhe sot pothuaj aq të persekutuar sa edhe dje, dhe persekutorët në vazhdimësi brezash janë po ata të djeshmit, natyrisht me fytyra të reja. Ti do të shikosh o Papë fotografitë e priftërinjve të pushkatuar nga regjimi komunist, por për të gjitha ato krime që ndodhën mbi popullin shqiptar për 50 vjet rrjesht, asnjë kriminel nuk u dënua qoftë edhe një ditë të vetme përkundrazi, bijtë e xhelatëve sot i ke biznesmen e politikanë që akoma vazhdojnë t’i bëjnë gjëmën këtij populli të inkurajuar nga mosndëshkimi i etërve të tyre. Etërit xhelatë ecin sot krenar për krimet e bëra, sepse janë të sigurtë se bijtë e tyre në pushtet të vazhdueshëm, janë garancia absolute e mosndëshkimit fyes për një popull të tërë. Mirësevjen o At i Shenjtë në tokën shqiptare, në këtë tokë me aq shumë halle. Populli shqipëtar njëherazi t’a uron mirëseardhjen… por sërish t’i duhet t’i hedhësh sytë mbas fasadës llamburitëse që do të ofrojnë pushtetarët, për të parë realisht atë që ka ndodhur dhe po ndodh në këtë vend. Ti do të shikosh pallatet e larta dhe natyrisht do të gëzohesh për përparimin “e madh” që ka bërë Shqipëria, por ato pallate i kanë ngritur “kapitalistët e rinj” duke j’u rrëmbyer tokën pronarëve të vjetër me lloj-lloj formash dhe mundësish që i krijoi pushteti neokomunist i pseudodemokracisë i pas viteve ’90. Pronarëve të vërtetë në Shqipëri j’u është marrë prona me dhunën e shtetit e mëshiruar në të gjitha ligjet e miratuara për pronën deri më sot në Shqipëri e sidomos me ligjin (antiligj) 7501. Sot pronarët e vërtetë janë shtresa më e varfër, më e përbuzur dhe më e persekutuar e këtij vendi, ndërsa pushtetarët e djeshëm dhe të sotëm mbeten pa më të voglin dyshim shtresa më e privilegjuar apo më mirë e vetprivilegjuar, e cila i ka dhënë të drejtën vetes të grabisë e rrëmbejë çdo gjë që i del përpara, që ka vlerë materiale dhe monetare. Ata kanë grabitur e po grabisin pa ndrojë gjithçka që ishte dhe është krijuar me mundin, djersën dhe gjakun e një populli të tërë. Ata nën ngasjen e pangopësisë perverse të zullumqarëve pa cak rrëmbyen dhe grabitën dhe pronën më të madhe fizike që kishte shteti shqipëtar, tokën në pronësi të shetit e cila e kalonte masën e 52 % të sasisë së tokës në Shqipëri. Mijëra njerëz janë vrarë në Shqipëri për pronën, e mijëra të tjerë do të vriten akoma në të ardhmen, por kjo nuk i shqetëson fare pushtetlënësit dhe pushtetmbajtësit shqipëtarë ( në qoftë se ata e meritojnë të quhen të tillë ), mjafton që ata të shijojnë pa u shqetësuar pronat e grabitura e të rrëmbyera. O At i Shënjtë ! A nuk është ky paradoksi më makabër i kohës që jetojmë, i pseudodemokracisë shqipëtare që ata që deri dje s’kishin asnjë kacidhe në xhep dhe as një metër tokë të trashëguar nga të parët e tyre, sot janë bërë zotërit e vërtet të këtij populli dhe këtij vëndi? Mirësëvjen o Papë në atdheun e errësirës për të sjellë pak dritë e për të ndriçuar sadopak shtigjet e ngushta ku zvarritet në grahmat e saj të fundit shpresa për pak drejtësi e dinjitet në këtë vënd e për këtë popull. At i Shenjtë, të gjithë shqipëtarët të presin krahëhapur pa dallim feje, por më shumë të presim me gjithë ngrohtësinë e shpirtit ne viktimat e komunizmit, ish të burgosurit politikë, ish pronarët dhe ish të persekutuarit që dhe sot vazhdojnë të jenë sërish viktima të padrejtësive të mëdha që kanë ndodhur e po ndodhin në këtë vënd. At i Shenjtë, ne të persekutuarit politikë të diktaturës komunisto-enveriste e dimë ç’është urrejtja, sepse kemi qënë vet viktima të një urrejtje çnjerëzore dhe pa shkak e cila s’njihte kurrë ndonjëherë kufij e moral, por ne kurrë nuk iu nënshtruam ndonjëherë ngasjes së saj djallëzore duke dhënë mesazhin e madh dhe aq të nevojshëm për kohën se: Duhet të falim deri në dhimbje për mos të krijuar më dhimbje të tjera. Mirësevjen o At! Ju në vizitën tuaj nuk mund ti shmagni dot takimet me parin politike të këtij vëndi e cila ka në përbërjen e saj edhe banditë e kusar, horra e vrastar, të cilët është e natyrshme që nuk e meritojnë bekimin tënd, përvec mallkimet që duhet të marrin si shpërblim i vonuar për atë që kanë bërë e po bëjnë mbi shqipëtarët e aq shumëvuajrur. O At, lutju Zotit për këtë vënd e për këtë popull që mbi errësirën ku dergjet aktualisht, Ai të dërgojë pak dritë për ta zbuar njëherë e përgjithmon errësirën dhe demonët e saj prej tokës së begatë shqipëtare.

Filed Under: ESSE Tagged With: At i Shenjtë, Fatmir Lamaj, Mirësevjen

Përrallë nga e tashmja

August 26, 2014 by dgreca

Zoti Kryeministër, unë kam besuar se ti do të ishe njeriu i ndryshimit, por nuk e di pse po i largohem cdo ditë e më shumë dhimbshëm këtij mendimi./
Opinion nga Fatmir Lamaj/ Ish i Perndjekur Politik/
Ky popull i lodhur ka kohë që degjon përralla nga më të çuditshmet dhe më absurdet prej atyre që për 70 vjet e quajnë vetveten ‘’ baballarët e kombit ’’, por kurrë nuk kanë qënë të tillë vecse përfaqësues mjeran e hileqarë të atyre politikave që e katandisën këtë vënd në një oaz kaosi, krimi dhe çmëndurie pafund. Të premtosh si politikan, se për popullin tënd do të bësh atë e këtë është fare e natyrshme kur je larg pushtetit, por kur vin në pushtet mos të mbash as cerekun e premtimeve të bëra, do të thotë se qëllimi jot i vetëm ka qënë marrja e pushtetit dhe jo detyrimi moral e shpirtëror që të imponon votëbesimi i qytetarëve. Enver Hoxha me bandën e tij gjakatare u premtoi shqipëtarëve se do të hanin me lug floriri dhe qumshti do tu vinte në rubineta tek shtëpia, por më vonë kur mori pushtetin jo vetëm që ju mori shqipëtareve floririn e grumbulluar nga të parët e tyre dhe ata vetë si dhe iu rrembeu pronat e gjithcka kishin, por s’ju dha as lugë druri, si dhe i hoqi dhe dhinë e fundit fshatarit duke e lënë atë ti digjesh buza për një pikë dhallë. Ato tëmerre dhe krime që bëri regjimi i Enver Hoxhës, nuk i ka bërë asnjë pushtues që ka kaluar deri tani në Shqipëri, asnjë pushtues nuk i mori shqipëtarëve pronat, floririn, jeten e të tjera, asnjë pushtues nuk e ktheu Shqipërinë ne një vënd burg, asnjë pushtues as italianë dhe gjermanë nuk vranë më shumë shqipëtarë dhe nuk i burgosi ata si Enver Hoxha të cilët sot bijtë dhe nipërit e tij, në vënd që ta dënojnë atë dhe komunizmin si mallkimin më të madhë dhe gjëmën më të pashembullt, si periudhën më të zezë në historinë e këtij vëndi, mundohen në mënyrën më të turpshme ta rehabilitojnë figurën e tij të urryer. Ne sot ballafaqohemi me paradoksin e madh që deri në 79’ Kina na dërgonte dhe na ndihmonte kur nuk kishte për vete armë dhe ushqime, për t’u mbrojtur nga grekët e të tjerë, ndërsa sot kinezët të fuqizuar ekonomikisht, investojnë miliarda në Greqi, ndërsa në Shqipërinë motër nuk hedhin asnjë kacidhe dhe kjo jo për faj të tyre, por për fajë të paranojës e delireve të cmëndura të kryexhelatit Enver Hoxha. A sduhet të dënohet Enver Hoxha edhe sikur vetëm këtë njollë të zezë të kishte në biografinë e tija te nxirë nga bëmat e gjëmat si kryexhelati i këtij vëndi?! Rasti Shtraus si rast i humbur, por edhe si një rast unikal që nuk i vjen më Shqipërisë rëndon jo vetëm mbi Enver Hoxhën, se në atë kohë ai ishte gjysmë i vdekur, por dhe mbi të tjerët që dhe sot tundin paturpësisht flamurin e enverizmit. Për atë flamur është thyer cdo lloj shtize. Mbas 90’ filloi përralla e madhe e ‘’demokracise’’ që për më shumë do të shënohet në histori si periudha tragjiko-komike që shpërfytyroi totalisht qënien shqipëtare dhe e avancoi atë drejt kuotave të frikshme për tu qajtur më si i tillë. Demokracinë nuk mund ta bënin ata njerëz që ishin lidhur shpirtërisht, mëndërisht dhe ekonomikisht me diktaturën. Mentalitetet e këqija gjithmon e vrasin të mirën. Shoku Sali e vazhdoi përrallën e pseudodemokracisë me frenetizmin e vet diabolik duke shkaktuar akoma plagë të mëdha mbi trupin e drobitur të këtij populli aq të vuajtur. Enver Hoxha nuk e tjetërsoi pronën me përkatësië e saj tek individi, ai e shtetëzoi, saliu e masakroi. Ai ishte pronari absolut i këtij vëndi për mbi 40 vjet, por diktatorët kanë një kohë të kufizuar në pushtet, aq sa është jeta e tyre dhe pastaj i nënshtrohen kamzhikut të historisë dhe flakëve te Xhehenemit. Diktatorët e kamufluar mund të të bindin për castin se kanë të drejtë, por do të duhen shekuj për të rregulluar padrejtësitë që ata bëjnë. Ka cerek shekulli që shqipëtaret hanë mbeturinat e grekeve e të të tjerve, në vënd të prodhimeve të tyre të mrekullueshme, sepse ligji 7501 duke ndar tokën në gastra të vogla, ia heq mundësinë cdo individi për të investuar. Shtoji kësaj dhe pasigurinë për ta quajtur pronën e vet kur se ka të tijën e ktheu bujqësinë shqipëtare në gjëndjen e saj më të mjerueshme. Shqipëria sot harxhon cdo vit qindra miliona euro për importimet e fruta-perimeve dhe drithërave, të gjitha të një cilësie shumë të dobet dhe njëkohësisht mjaft të rrezikshme për shëndetin e njerëzve. Sali Berisha mbetet i vetmi politikan me përgjegjësi absolute, të jo vetëm miliarda eurove të cuara dëm për importimin e produktplehrave të Greqisë, Maqedonisë, Serbis dhe Rusis, por edhe për jetën e mijërave shqipëtarëve që i kanë vrarë e po i vrasin akoma produktet e pakontrolluara e jashtë standaritit qe kanë hyrë dhe vazhdojnë të hyjnë në Shqipëri. Gjithashtu dhe përgjegjësi kryesor për mijëra jetë që ka marrë dhe vazhdon të marrë cështja e pronve në Shqipëri. Sali Berisha si produkti më i neveritshëm i skenarit katolician i cili u zbatua në Shqipëri me tragjikisht se në cdo vënd tjetër të lindjes, në veri e suprimoi 7501, duke inkajuar emisarët e tij veriorët që t’i linin bjeshkët e t’ju turreshin fushave të Shqipërisë së mesme e të jugut, ku 7501 u bë i zbatueshëm nëpërmjet disa politikanëve pervers që cdo ditë probagandonin që ky ligj ishte i përkohshëm. Veriorët janë bërë zotër tokash të Shqipërisë së mesmë dhe të jugut pasi kanë dhe tokat e tyre në veri.A nuk është kjo një padrjtësi që duhet ndrequr Zoti Kryeminister, apo përralla do të vazhdojë akoma? Ne, të burgosurit politik në masën mbi 90 % kemi qënë pronar të vegjël tokash, ndërsa sot jemi ish pronar. A nuk na takon dhe neve të kEmi një copë tokë prej baballarëve tanë? Mbi 50 % e tokës në Shqipëri ka qënë në pronësi shtetërore, duke llogaritur e mijera hektarë që u hapën si toka të reja. A nuk mund të merrte cështja e pronës një zgjidhje më të drejtë e më të pranueshme për të gjithë?!Apo nuk ka mundësi, sepse pushtetarëve të djeshëm e të pardjeshëm iu janë dhënë nga qindra hektar në bregdet me një qira simbolike apo qesharake prej 99 vjetësh?! … Kuptohet që iu është falur nga zemërgjerësia e pushteteve, apo dhurata partish për votat e rrëmbyera here pas here. Ju sot ju jepni pensione speciale ish sigurimsave dhe ish ushtarakeve, ndërsa të burgosurit politikë që ndërtuan gjithë Shqipërinë dhe vuajtën aq shumë në diktaturë, marrin pensione qesharake. Ish sigurimsat dhe ish ushtarakët ishin veglat qorre më të bindura të diktaturës dhe pjesa më e madhe e tyre kanë qënë të inkriminuar deri në ditët e fundit të saj. Në një shoqëri ku xhelatët trajtohen më mirë se viktimat, demokracia është vetëm fasad që iu shërben neoxhelatëve për të mbajtur pushtetin e tyre. Na premtuat përshpejtimin e kësteve, por deri më tani ne të gjalliët, përveç atyre që kishin problem me dosjet vazhdoni na konsideroni si një relik e dhimbshme e së kaluarës, ndaj së cilës deklaroni ndonjëherë keqardhje dhe asgjë më shumë. Një gjerman erdhi ne shqipëri për një krim të kryer nga gjyshi apo babai i tij dhe kërkoi falje në Borovë. Kërkoi falje për një krim të kryer në kohë lufte, ndërsa kriminelët shqipëtare, na falni komunistë, akoma kapardisen rëndë-rëndë dhe ndihen krenar për krimet e tyre. Kërkimfalja është një akt moral i cili duhet të ndodhë vullnetarisht, por ndonjëherë dhe duke e imponuar përmes mekanizmave që ka shteti. Në shtator të 93’ në Shqipëri ndodhesh për vizitë kryetari i asamblesë së OSBE-së dhe kur pa së ç’kishtë ndodhur në këtë vënd deklaroi nëpërmjet intervistës së tij dhënë pranë TVSH së : ‘’ Pati një luftë të dytë botërore me kaq shumë viktima, por pati dhe një gjyq Nurenbergu që i nxori kriminelët në gjyq ’’. Ndërsa kriminelët shqiptarë vazhdojnë të qetë jetën e tyre duke shijuar pensionet e majmë dhe përkujdesjet e pamunguara, të dhëna këto qoftë nga pushteti ‘‘demokratik’’ i Sali Berishës, por edhe nga qeveritë e mëparshme socialiste. Të gjithë e meritojnë të jetojnë, por gjithëkush duhet të mbajë përgjegjesi për bëmat e kryera gjatë jetës së tij. Zoti Kryeministër, unë kam besuar se ti do të ishe njeriu i ndryshimit, por nuk e di pse po i largohem cdo ditë e më shumë dhimbshëm këtij mendimi. Iu jam drejtuar publikisht në shkrimet e mia për të hequr monumentin që ndodhet përball IIPP-së i cili nuk mund të përfaqësojë vujtjet, dhimbjen dhe sakrificat tona në periudhën e diktaturës, por është një simbol i urryer i shpërfytyrimit njerëzor. Problemet e vështira të një vëndi zgjidhen gjithmon me vendosmëri të madhe. Bëni atë që duhet bërë që përralla e pseudodemokracisë në Shqipëri të marri fund njëherë e përgjithmonë. John Kennedy, i ngritur mbi krahët e guximit deri në ato lartësi që rrallkush i arrin ka thenë: ‘’ Vetëm ata që guxojnë të humbasin shumë, fitojnë shumë’’.

Filed Under: Opinion Tagged With: Fatmir Lamaj, nga e tashmja, perralle

Të ecësh pa u ndalur

July 4, 2014 by dgreca

Nga Fatmir Lamaj/
Para disa ditesh me qendron nje makine tek kembet e prej andej zbret nje djal i ri, shume i ri, duke me pershendetur me thote: “Xhaxhi Miri u shpalla serisht kampion”. Pasi me tregoi kupen dhe fletvleresimet per ndeshjet e kryera, e perqafova dhe i urova suksese te tjera. Ky boksier i ri, kampion absolute i peshes se tij quhet Mario Sokoli, boksier i ekipit “Enea” me president-trajner zotin Ilir Shameti dhe Ismet Vorfi, 3 here kampion i shqiperise qe ne moshen 13 vjecare e ne vazhdim. Ne vleresimet e te gjithe teknikeve dhe njohesve te boksit eshte ngritur ne piedestalin e se ardhmes se boksit shqipetar edhe me tutje, ne rang europian ndoshta edhe boteror. Ne aktivitetin e fundit te boksit qe u zhvillua ne qytetin e Lezhes u shpall boksieri me i mire i te gjitha peshave te moshes 15-16 vjecare. Mario eshte 1m e 86 cm i gjate dhe bokson ne peshen 70-75 Kg. Lexues te nderuar, ju bera nje prezantim per talentin e jashtezakonshem Mario Sokoli per te terhequr vemendjen e kujtdo ndaj ketij fenomeni qe neser ne ringjet europiane kur te ngrihet flamuri shqipetar mbas cdo fitoreje te tij, kushdo nga ne le te ndihet krenar dhe ata qe i kane mundesite per ta ndihmuar kete talente te rralle, te kontribuojne modestisht ne ecjen e tij te pandalshme ne rrugen e suksesit i cili na nderon te gjitheve. Gjendja e mjerueshme e sportit shqipetar eshte produkt i politikave te gabuara deri me sot,si dhe nje mosfunksionim normal i raporteve sport-biznes. Kemi raste shume evidente kur sporte te caktuara jane mbeshtetur me guxim dhe sinqeritet nga biznesmen te caktuar, ata kane arritur suksese te dukshme, rasti i Kukesit dhe i Korces ne futboll. Sporti shqipetar pothuajse i braktisur nga shteti deri me sot te mbijetoj ose per te arritur ne nivele konkurueshmerie ne rang europian, i duhet patjeter dhe nje mbeshtetje filantrposite prej biznesit i cili investimin vetfillestar mund ta marri gradualisht nepermjet sukseseve te ekipeve te sporteve te ndryshme apo individeve te vecante. Ketu u behet thirrje paperjashtim te gjithe biznesmeneve shiqipetare qe pasurine e tyre e ngriten me mund dhe djerse. Sot te vjen neveri dhe ndjen peshtirosje kur shikon sesa pak investohet nga biznesmen te ndryshem ne ndihme te komuniteteve per hallet qe ato kane. Deri ne 44’ ne Shqiperi cdo kishe e xhami, shkolle, rruge fshati cezem e strehe vorfnore ngrihesh nga ata pak tregetar e ata pak te pasur qe kishte Shqiperia e atehershme. Sot degjojme rralle ose shume rralle qe ndonje biznesmen mund te ndertoje nje objekt social-kulturor ne ndihme te komuniteteve. Kur shikoj Marion me kujtohet heroi I tregimit “Meksikani” i Xhek Londonit i cili luftonte ne ring per jete a vdekje per nje kauz qe ai e quante te drejte, per “Revolucionin”. Ndersa ne bisede me Marion lumturohesh dhe ndihesh krenar kur ai thote se une ne ring do te lufoj gjithmone per flamurin shqipetar. Marios Zoti i ka falur edhe nje pamje engjellore, por kur e shikon ne ring qe hedh ne knockout me grushtin e tij te hekurt ndihesh i befasuar ne vetvete duke iu referuar kujtimeve dhe pershtypjeve qe na kane lene imazhet bisherore te shume boksiereve me emer ne ringun nderkombetar. Mario shkon ne kembe tek palestra ku stervitet dhe kthehet prap ne kembe prej andej, nje distance afersisht prej 1 ore, dhe kur une i them me shaka: “ O Mario ! Harxhoje pak babin te te coj me makine.” Ai ma kthen me te qeshur: “ Pse pak ka bere dhe po ben babi per mua ?! … Po Mario, babi jot Fatjoni ka bere edhe po ben shume per ty, por ai me rrogen e vet nuk mund te beje dot me shume per te ardhmen tende, sepse ai nuk mund te te coj ty ne aktivitetet jashte vedit per te afirmuar mjaftueshem vlerat e shumta e te rralla si boksier me nje te ardhme te sigurte. I nderuar lexues, me keto rrjeshta te shkruara dua te trondis pak ne dremitjen e tyre disa nga zyrtaret dhe biznesmeneve shqipetare per mos ti lene te shuhen ne harrese nga pamundsia ekonomike talente te rrala te sportit shqipetar te cilet nderojne jo vetem ata edhe familjet e tyre, por edhe gjithe kombin shqipetar. Ne kemi nxjerr boksier me fame boterore si Luan Krasniqi, dhe do te ishte nje nder shume i vleresuar per Federaten Shqipetare te Boksit per te organizuar cdo vit nje aktivitet per nder te tij “ Kupa Luan krasniqi ”, ku aty te thirreshin edhe boksier nga vende te ndryshme per te promovuar talentet e rinj te boksit. Le te jete ky nje sygjerim modest ne kujtese te Federates Shqipetare te Boksit. Si perfundim do te deklaroja pa frik dhe bindshem se cdo ndihme per Mario Sokolin nuk do ta konsideroja thjesht nje gjeste bujarie apo filantropie, por si nje investim te sigurte per nje talent unikal qe do te dije tja shperbleje kujtdo me suksesin e tij, cdo mund apo sakrifice e bere per ate e per te ardhmen e tij te shkelquer si boksieri me i mire sot per sot shqipetar per moshen e tij.

Filed Under: ESSE Tagged With: Fatmir Lamaj, kampion, Mario Sokoli

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA PROMOVOI “DIPLOMACIA NDËRKOMBËTARE DHE ÇËSHTJA E KOSOVËS 1997-1999”
  • VATRA MORI PJESË NË PROMOVIMIN “ALBUM” TË NOLIT DHE NDEROI AT ARTHUR LIOLIN
  • VATRA VIZITË NDERIMI TE VARRI I NOLIT DHE MEMORIALI I KONICËS
  • VATRA BOSTON RIORGANIZOHET
  • Kristian Prenga, një fitore spektakolare në New York
  • SHQIPTARËT NË ARIZONA FESTUAN 7-8 MARSIN
  • “24 Marsi, data e mirënjohjes Kombëtare ndaj USA dhe NATO-s” !
  • Diaspora Amerikane në Nju Jork proteston: “Save Drin River, Save Dibra”
  • Vatra jonë arsimore “Shkolla Shqipe” në Zvicër hapi edhe një klasë në Feuerthalen, në kantonin e Zyrihut
  • DUKAGJINI KËRKON RRUGËN!
  • Sot, kujtojmë 143- vjetorin e lindjes së Mit’hat Frashërit
  • KUR PRISHESHIN TEMPUJT, ME SHOKUN E KLASËS VISARIN…
  • Sot 126 vjet nga numri i parë i “Albania”-s me botuesin vetëm 22 vjeç
  • Guri i budallait dhe mendja e zgjuar
  • “Strategjia e Mbrojtjes dhe Zhvillimit të interesave Kombëtare”!

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT