• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KËSHILLI KOORDINUES I DIASPORËS DISKUTOI ME QEVERINE PER VOTEN E DIASPORËS

June 27, 2020 by dgreca

INFORMIM: KËSHILLI KOORDINUES  I DIASPORËS DISKUTOI ME QEVERINE TE DREJTEN E VOTES TE DIASPORES/

ANËTARËT E KËSHILLIT KOORDINUES TË DIASPORËS ZHVILLUAN NJË MBLEDHJE ONLINE MBI TË DREJTËN E VOTËS ME KRYEMINISTRIN, Z. EDI RAMA/

Anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës (KKD) zhvilluan me 22 qershor një mbledhje online me Kryeministrin, z. Edi Rama, për të diskutuar mbi të drejtën e votës për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Në mbledhje morën pjesë edhe Ministri i Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko; Ministri i Brendshëm, z. Sandër Lleshaj; bashkëkryetari i Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore dhe anëtari i Këshillit Politik, z. Damian Gjiknuri; Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, znj. Mirlinda Karcanaj. Që prej krijimit të Këshillit, anëtarët e tij kanë bashkëpunuar dhe janë angazhuar vazhdimisht për çështjet që kanë të bëjnë me përfaqësimin e interesave të shqiptarëve të larguar nga vendlindja dhe forcimin e marrëdhënieve të tyre me Shqipërinë. Sipas rendit të ditës, diskutimi u hap nga Kryeministri, i cili theksoi angazhimin e Qeverisë për të punuar për garantimin e votës për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Mbledhja vijoi me diskutimin e Kryetarit të KKD-së, z. Mark Gjonaj, dhe Ministrit të Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko. Ministri Majko u shpreh se maxhoranca ka vullnetin e plotë për sigurimin e të drejtës së votës për të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë, e cila është një e drejtë kushtetuese. Më pas, mbledhja vijoi me diskutimet e anëtarëve të KKD-së mbi mundësinë e kontributit të kësaj strukture në procesin e garantimit të votës.

Filed Under: Mergata Tagged With: qeveria, vota

Ethet e Zgjedhjeve- Emigranet nuk mund “t’ja varin ujkut mëlçitë në qafë”…

June 17, 2020 by dgreca

…. për ta vota është e shenjtë, sepse  mendojnë dhe arsyetojnë krejt ndryshe nga kjo klasë politike e cila përpiqet si e si t’ja vështirësoi jetën edhe jashtë vendit nëpër koridoret e konsullatave shqiptare./

Nga Klara Prifti/

Sa herë që gjendemi në prag zgjedhjesh, temperatura politike në vendin tonë rritet jashtë mase, më shumë se në vendet e tjera, me histori pak-a-shumë të ngjashme (ish-komuniste). Kjo tufë njerëzish nuk mund të quhen politikanë, e as të dalloj ndonjë burrë shteti mes tyre.

Burrat e shtetit mendojnë për vendin, për të ardhmen e tij, ndërsa modeli shqiptar mendon vetëm-e-vetëm për përfitime të shfrenuara. Nuk kanë asnjë ide në kokë se ku duan ta shpien vendin, nuk venë në parlament me plane dhe ide konkrete për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e shqiptarëve. Në fund të fundit detyra e kësaj klase laperash ishte të tragetonte dhe të ankoronte vendin drejt një porti të sigurtë, me demokraci të konsoliduar, dhe jo t’a mbyste në detin e korrupsionit.Por nuk kish si të ndodhte ndryshe me programin e “Katovicës” në xhep, dhe me nostalgjinë komuniste për Komunën e Parisit dhe Sheshit  të Kuq në Moskë. Qershia mbi tortë është ndërthurja e kësaj klase me grupet kriminale mafioze, të cilët kanë një aftësi të çuditshme për të gjetur gjuhën e përbashkët me strukturat shtetërore. Tashmë nuk dihet cila nga të dyja palët e bën ftesën e para për “bashkëpunim”. Korrupsion ka edhe në vendet e tjera, por jo deri në atë gradë sa të frenoi zhvillimin e vendit.

Si mund të pretendosh për demokraci kur nuk e kthen pronën tek pronarët e ligjshëm, por e ndanë atë si plaçkë lufte…Shqiptarët duan të dinë se çfarë dëshmie trashëgimie ka përdorur ish-deputeti I PD-së Rexhep Uka për ndërtimin e fermës së tij në Bathore, apo familja Prespa e shumë të tjerë…Ky i pari na shfaqet në TV duke shpalosur krenari për fermën e tij të vjedhur. Nga ato sekuenca mund të shpëtojmë vetëm qenin e tij pastor, që me siguri nuk i di bëmat e të zotit, përndryshe do t’i ishte drejtuar ndonjë gjykatë dinjitoze. Dihet botërisht se ato toka janë të patriotit dhe fisnikut Seremedin Toptani. Po si nuk u vjen turp kur mendojmë se Kina në 25 vjet ka nxjerrë nga varfëria 750 milion banorë, ndërsa ne, më pak se 3 milionë, jemi të detyruar të rrimë një jetë në tranzicion. Pas 30 vjetësh kanë zbuluar “ujin e ngrohtë”, dhe duan votën e emigrantëve, pasi në fillim i quanin refugjatëtët “jashtëqitja e kombit”, duke mohuar eksodin biblik, i cili vazhdon edhe sot e kësaj dite me ritme lebetitëse. 

Gjatë gjithë kësaj perjudhe remitancat kanë shërbyer si armotizator social, ndërsa studentëve tanë të shkëlqyer u janë përplasur dyert në fytyrë, në vend që t’u krijonin mundësinë që dijet e investimet e tyre t’i venin në shërbim të vendit.

Por është e pamundur, sepse vendit i duhen “intelektualë” që në parlament qajnë për kaçurrelat e humbura, e jo për gjendjen e mjeruar ekonomike të vendit. I duhen edhe disa guerrilas me pantallona të shkurtra, që në sezonin turistik zenë prita në të gjithë pikat kufitare të vendit për të kërkuar “asikuracionin” e mjetit gjatë qëndrimit provizor…gjenitë e taksave e kanë menduar mirë… pasi edhe nëse qëndron 20 ditë, duhet të paguash për 30, sepse faturat i presin ose për 15ose për 30 ditë, dhe kur i pyet se çfarë mbulon ky lloj asikuracioni ngrënë supet dhe zbardhin dhëmbët, pasi as vetë ata nuk e dinë se ku shkon ky lum parash.

Filed Under: Analiza Tagged With: Emigrantet, Klara Prifti, vota

Rama-Meta ftojnë PPE: Dialog pa kushte me opozitën

April 15, 2017 by dgreca

Tirane, 15 Prill 2017- Takimi mes Edi Ramës dhe Ilir Metës ka zgjatur për rreth 1 orë e 20 minuta në ambientet e “Hotel Tirana” në kryeqytet. I pari ka qënë kryeministri Rama që ka lënë ambientin duke ia lënë në dorë aleatit të tij, Meta të japë detaje nga takimi. 

Dy krerët e maxhorancës kanë vendosur të drejtohen zyrtarisht Partive Popullore Europiane që të angazhohen në dialogun me opozitën, pasi kjo e fundit ka mungesë besimi.

“Dëshiroj të theksoj se qëllimi kryesor i këtij takimi ishte rritja e përpjekjeve tona për të garantuar paprekshmërinë e votës së qytetarëve shqiptarë si themeli i një shoqërie europiane. Me këtë rast vullneti për të nisur një dialog pa kushte që tani me opozitën dhe drejtuesit e saj. Së dyti, kemi vendosur të vazhdojmë procedurat kushtetuese për zgjedhjen e presidentit të ri, por pa paraqitur asnjë emër, apo pa mbështetur asnjë kandidaturë, pa dialoguar dhe pa bërë përpjekje për të arritur konsensusin dhe me opozitën për çështjen e presidentit edhe pse kjo maxchorancë ka gati 90 vota në Parlament. Së treti, duke parë vështirësinë e opozitës për të pasur besim, dhe kjo është arsyeja pse dialogu ende nuk ka nisur, kemi vendosur që ti drejothemi zyrtarisht PPE ku dhe PD është anëtare që të asistojë sa më shpejtë të jetë e mundur në këtë dialog në mënyrë që ky ngërç të marrë fund sa më shpejt dhe vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të lira, të qeta, demoratike dhe të ndershme dh epo kështu dhe procesi i integrimit europian dhe të jgihtë reformave të jetë i suksesshëm”, tha Meta.
Ai nuk ka folur për fatin e koalicionit duke thënë se nuk është kjo e rëndësishme. Ndërsa për presidentit, ai theksoi se pavarësisht se maxhoranca ka 90 vota, do të kërkojë konsensus të gjerë.
“Kjo nuk është çështja më e rëndësishme, më e rëndësishme është ajo që thashë dhe le të punojmë të gjithë sa më shpejtë për këtë dialog. Presidenti duhet të jetë një figurë konsensuale, dhe natyrisht për këtë është i domosdoshëm dialogu dhe bashkëpunimi me opozitën”, tha Meta.
Ai shprehu gatishmërinë për tu takuar me zotin Basha në çdo moment që ky i fundit do ta kërkonte.

Filed Under: Opinion Tagged With: PPE, presidenti, Takimi Rama-Meta, vota

Meta, mielli, vota…Mjerë Shqipëria!

June 10, 2015 by dgreca

Nga Fatmir Lamaj- ish i burgosur politik/
Ethet elektorale te 21Qershorit janë shtrir anembanë vendit, por dukshëm nga herët e tjera pamja sipërfaqësore e këtyre zgjedhjeve, pamvarësisht nga disa incidente të konstatuara të cilat mund të quhen të pranishme në raste të tilla. A do të jenë të lirë shqipëtarët të votojnë të pandikueshëm këtë herë? Unë nuk e besoj! Duke pasur parasysh atë që ndodhi në 2013 mendoj se edhe këto zgjedhje do të jenë një dukuri e përsëritur e tyre. Saliu në 2013 e kishte të pamundur fitoren, por jo atë humbje poshtëruese të 1 milion ( shuplakave ) e cila e nxori knockout atë dhe partinë e tij. Vota në 2013 u shit e u ble si një plackë tregu jo me shumë vlerë, me paratë pa origjinë të qarqeve të caktuara që kishin të vetmin qëllim, rrëzimin e Berishes… Berisha ra. I fituari i madh i atyre zgjedhjeve nuk ishte Rama, por kryeustai shitblerjeve të votave Ilir Meta, i cili aktin e shitblerjes të votës e ka kthyer në një lloj akti unikal duke e shndërruar atë në një dukuri negative që do ta quaja metizëm. Metizmi është bërë sot fenomeni sundues i gjithë politikës shqipëtare. Ai është i vetmi mekanizëm që blen dhe shet vota kur i duhet për zgjedhje presidentësh apo shefa institucionesh kushtetuese, që kërkojnë shumicën e cilësuar për tu zgjedhur, sidomos para ndyshimve kushtetuese të 2008. Metizmi ka filluar që me rënien e Majkos, kur ai i përcjell nga vet shoku i tij i ngusht, mbas mbledhjes së KPD-së së famshme, po ecte në atë orë të vonë i zhytur në zhgënjim drejt c’fronëzimit si kryeministër i këtij vendi. Mbas disa ditësh “shoku” i tij i ngushtë Ilir Meta, i zuri vëndin me bekimin e Nanos. Tashmë dihen bëmat e Ilir Metës si kryeministër, ku del bilanci më negativ i një kryeministri të tranzicionit të tejzgjatur shqipëtar. E filloi me shitjen e AMC-së grekëve, si e para dhe e vetmja kompani celulare për disa vite me radhë dhe si e vetmja mundësi për ato kohë të vështira, që prindërit shqipëtar të kominikonin me fëmijët e tyre në emigracion. Kjo kompani i’u zhvati shqipëtarëve të varfër dhe në mjerim, qindra milion ose ndoshta miliarda euro, duke abuzuar tejskajshmërisht me shërbimet e saj të pakontrolluara dhe të inkujaruara nga hesthja e shtëtit shqipëtar. Kuptohet, heshtja e atij që dëmton paguhet. Vjedhja e floririt në thesarin e shtetit mbetet akti më i rënd në historinë e qeverisjes Meta, e cila u mbyll me një fund qesharak më gjetjen e fajtorit të vertet… E vodhi një fshatar me gomar nga Peza, ha ha ha. Rrugët që u shtruan në kohën e Metës janë ribërë disa herë. Shikoni autostradën Tiranë-Durrës etj. Abuzimet në dogana e tatime dhe kudo ku vileshin të ardhura nga buxheti i shtetit, arritëm rekorde të frikshme duke u licensuar si dicka fare normale. Sot nga kjo sëmundje e trashëguar, zor se do të shpëtojmë ndonjëherë dhe sidomos tani kur metistët kanë uzurpuar të gjitha institucionet ku bëhet kontakti me lëkun. LSI që në fillim u krijua si intrus interesash, duke mbledhur rreth vetes njerëz të etur për para, dhe të zbrazët idealisht dhe politikisht duke u kthyer në lëvizjen skrapallishte për përfitim, dmth LSP. Rikualifikimi politik i Metës në zgjedhjet e 2009, i kushtoi shtrenjt jo vetëm PD-së e Berishës, por gjithë skemës politike shqipëtare si dukuria më negative e postkomunizmit. Cdo tentativë justifikuese se Shqipërisë i mungonin partitë e qëndrës, sic mundohen të bëjnë disa pseudoanalistë, duke pasur parasysh kontekstin aktual të zhvillimeve politike në Shqipëri, ose është e paguar prej atyre që s’ju mungojnë paratë ose në të kundërt, është një produkt mjeran i mëndjeve që e konceptojn realitetin politik në Shqipëri, jashtë përmasave të saj reale. Politika shqipëtare sot është një kaos dhe në kaos nuk ka pole apo qëndër. Meta në cdo marrëveshje di të bëjë pazare për të dalë i fituar, por të humbur gjithmon dalin ata me të cilët ai bën marrëveshjet. Rama zgjedhjet e 2013 i fitonte edhe pa Metën, Berisha kishte rënë. Me Metën unë besoj se ai i ka humbur ato zgjedhje sepse, rilindja si një ëndërr e bukur për të gjithë ata shqipëtar që kërkonin ndryshimin, vdiq pa lindur ende në shtratin e ndotur të marrëveshjes së 1 Prillit. Rilindja u kthye në gënjeshtër, ditën e gënjeshtrave. Militantët dhe anëtarët e thjeshtë të PS që u hoqën zvarr për 8 vjet të sillnin partinë e tyre në pushtet, tani janë sërisht pa punë dhe enden rrugëve të zhgënjyer ( kuptohet jo të gjithë se kudo ka pelivan ). Sot në vend të tyre janë ata që ishin dhe dje pjesë e administratës Berishiane dhe sërisht kapardisen nëpër kolltuqet e rehatshme me një pameritësi fyese, për këdo që sakrifikoi dhe besoi për 8 vjet në opozitë. Kohët e fundit të ardhurat në buxhetin e shtetit nga doganat dhe tatimet kanë rënë ndjeshëm, sepse lukunia e uritur e cakenjëve LSI-stë, duhet jo vetëm të marrin pjesën e tyre, por duhet të paguajnë tatimdetyrimin në arkën e partisë. Duhen para për të fituar sa më shumë pushtet në zgjedhjet që po vijnë. Sinjalet shqetësuese që vijnë nga terreni tregojnë cdo ditë e më qartë se kjo lukuni do të bëjë batërdinë në shitblerjen e votave duke u turrur c’frenueshëm drejt kutive të votimit sipas porosisë së partisë. Partia kërkon sakrifica dhe ato duhen dëshmuar! A do të triumfojë metizmi, dmth shitblerja e votave në 21 Qershor?! Të shikojmë. Vota e lirë është shpirti i demokracisë. Cdo deformim i saj e con atë drejt vdekjes së sigurt. Demokracia shqipëtare që ndodhet sot në një lëngim të vazhdueshëm, po vuan pasojat e këtij fenomeni që riciklohet herë pas here nga ata që duan pushtet për para e para për pushtet. Metizmi po i shtrin cdo ditë e më shumë metastazat e veta kanceroze në jetët e shqipëtarëve, duke u kthyer në një shpresvrasës e një gijotinë ëndrrash për ta. Sot shqipëtarët janë një popull në arrati, ku vetëm pamundësia për t’u larguar nga ky vend ka zvëndësuar klonin e dikurshëm të diktaturës. Europa kthen shqipëtarët e dëshpëruar e të rraskapitur dhe kërcënon me heqje vizash. Ajo duhet të bëjë përgjegjëse politikën shqipëtare për gjëndjen e mjerueshme ku ndodhen sot shqipëtarët. Shqipëtarët sot përjetojnë dhimbshëm një vdekje për së gjalli në atdheun e tyre që është kthyer në një varrezë gjigande për këdo që është i ndershëm dhe i drejt, dhe parajsë për cdo horr e bandit, kusar e kriminel. Ne sot jemi kthyer në një popull të pafuqishëm nga një pamundësi e detyruar për të ndryshuar këtë gjëndje ku jemi nga deformimi i vazhdueshëm i votës dhe nga kornizat e hekurta që ka krijuar sistemi në përcaktimin e saj. Ky sistem zgjedhjesh u bë terren i favorshëm për lindjen, vegjetimin e harlisjen e metizmit, i cili sot harbon pa zot, i shpenguar në shkretëtirën saharjane të politikës shqipëtare. 21 Qershori po afron, thesat me miell janë bërë gati për të blerë votat e shqipëtarëve, si dhe paratë, produkt i korrupsionit të vazhdueshëm për tu hedhur pakursim gjithandej. Shqipëtarë, cdo thes me miell që merrni sot të detyruar për bukën e gojës së fëmijëve, ai shndërrohet në një grusht helm. Cdo 5 mij leksh kthehet në prangosje dhe pamundesi për të ndryshuar me votën tuaj atë që dëshironi ju, duke i dhënë kështu mundësi e përmasë riskllavërimit komunist. Mjaft vuajtëm nga paraardhësit e këtyre që janë sot në pushtet, por si duket komunizmi vazhdon të ripërtërijë vetvetën nëpërmjet pinjollëve të vet në forma të sofistikuara si pseudodemokracia, neokomunizmi apo metizmi.

Mjer Shqipëria
Mehdet politika
50 vjet Nexhmia
25 Monika

Filed Under: Analiza Tagged With: Fatmir Lamaj, Meta, mielli, vota

Artikujt e fundit

  • Cikel poetik: Atdheu gjithmonë ka një strehëz…
  • ME RASTIN E 15-VJETORIT TË VIZITËS SË PRESIDENTIT GEORGE BUSH NË TIRANË – NË KUADËR TË 100-VJETORIT TË VENDOSJES SË MARRËDHËNIEVE AMERIKANO-SHQIPTARE*
  • Remarks by Ambassador Ferit Hoxha at the UN Security Council meeting on Ukraine
  • Martin Camaj nëpërmjet një letërkëmbimi
  • AT KARLO  SERREQI O.F.M.
  • Eight IRA Mistakes That Can Cost You a Fortune
  • Mbi veprën e Musine Kokalarit: “Dasmë… Sa u tunt jeta”
  • 6 MUAJ PA PATRIOTIN MEHMET MUJAJ
  • Dalip GRECA, -Ti shkrove për të gjithë…ike… dhe na le ne në borxh…
  • SHTETI PËRBALLË KRIZAVE; SHQIPËRIA NGA SHEMBJA E KOMUNIZMIT DERI TE LUFTA E KOSOVËS
  • NË VILËN E DIKTATORIT RUMUN DHE POEZIA IME PER POETIN UKRAINAS DMYTRO CHYSTIAK…
  • Celebrating 100-year anniversary of Albania – US diplomatic relations
  • “ROLI I MËRGATËS SHQIPTARE NË BOTË DHE NË MËNYRË TË VEÇANTË I MËRGATËS TONË KOMBËTARE NË SH.B.A”
  • SHQIPËRIA, LUFTA DHE KRIZA E ÇMIMEVE, SI DO NDRYSHOJNË EKUILIBRAT
  • NË BE ME STANDARDE TË PLOTËSUARA DHE JO ME RETORIKË SARKASTIKE

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT