Çdo vit në Shqiperi, në aksidentet rrugore humbin jetën më shumë se 300 përsona, ndërsa mbesin të gjymtuar disa qindra të tjerë./
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në aksin rrugor Kukës-Shishtavec, në Verilindje të Shqipërisë. Si pasojë e humbjes se drejtimit, furgoni i linjës me 13 udhëtarë, që lëvizte në drejtim të qytetit të Kukësit, ka dalë nga rruga duke rënë poshtë në një distancë që mendohet të jetë më shumë se 50 metër. Për pasojë, kanë humbur jetën 6 përsona, ndërsa 7 të tjerë janë plagosur.
Sipas policisë vendore, aksidenti ndodhi rreth orës 6 e 40 minuta në vendin e quajtur Ura e Topojanit, në një rrugë malore dhe të pa mirëmbajtur. Po sipas këtij burimi, tre persona humbën jetën në vendin e aksidentit, ndërsa tre të tjerë gjatë transportit për në spitalin e qytetit të Kukësit.
Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur me shpejtësi dy helikopterë të transportit mjeksorë të Ministrisë së Shendetësisë për të siguruar transportin e të plagosurve për në Spitalin e Traumës në Tiranë. Por vetëm njëri është transportuar me helikopter, ndërsa tre të tjerët me autoambulancë.
Të plagosurit i janë nënshtruar menjëherë ndërhyrjeve mjeksore nga ekipet e specializuara të Spitalit të Traumës. Sipas mjekve, dy prej të aksidentuarve janë në gjendje shumë të rëndë, ndërsa dy të tjerët mendohet
se janë jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti i sotëm në Kukës është një ndër më të rëndit, që kanë ndodhur gjatë viteve të fundit në Shqipëri. Çdo vit, në aksidentet rrugore humbin jetën më shumë se 300 përsona, ndërsa mbesin të gjymtuar disa qindra të tjerë. Sipas ekspertëve, shkak i numrit të madh të aksidenteve rrugore janë gjendja e rënduar e rrugëve, mungesa e sinjalistikës, gjendja jo e mirë e automjeteve si dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e drejtuesve.
PESE TE VDEKUR NE SARANDE
Pesë persona kanë humbur jetën pasditen e sotme në Sarandë, si pasojë e përplasjes së dy automjeteve.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 15:15 në vendin e quajtur ura e Bogazit, në aksin rrugor Sarandë-Konispol, ku dy automjete janë përplasur për shkaqe ende të panjohura.
Momentalisht bëhet e ditur se një prej viktimave është edhe ish-valltari i njohur i Konispolit, Taip Madani. Po ashtu në aksident kanë humbur jetën at e bir, Kristaq dhe Petro Meçe, si dhe vëllezërit Fejzo dhe Krenar Sulo.
Policia njofton se aksidenti ka ndodhur mes Konispolit dhe Livadhjase. “Në aksident janë përfshirë 2 automjetet tip Renault me targa AA875BG i cili po udhëtonte me drejtim Konispol-Sarandë dhe automjeti tip Alfa Romeo me targa AA493IE me drejtim Sarandë-Konispol. Si rezultat i aksidentit kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit tip Renault shtetasi me iniciale T. M., vjec 60 dhe 2 pasagjeret F. dhe K. Sulo, 65 dhe 43 vjec te tre banues ne fshatin Shales Komuna Markat si dhe drejtuesi i automjetit tip Alfa Romeo shtetasi me iniciale K. M., 38 vjeç dhe pasagjeri P. M., vjec 67 (baba dhe bir) banues në fshatin Dermish Komuna Dhiver.”- bëri të ditur policia e Vlorës.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
VIKTIMAT NE KUKES VIKTIMAT NE SARANDE
Feim Biba Taip Madani
Zykri Shehu Kristaq Meçe
Zamir Karanxha Petro Meçe
Bashkim Çuni Fejzo Sulo
Linda Çuni Krenar Sulo
Meleqe Serani
Krujë, 4 fëmijë plagosen nga shpërthimi i një granate, njëri vdes në spital
KRUJE- Ndërron jetë në Spitalin Ushtarak të Tiranës, njëri prej katër fëmijëve të aksidentuar mëngjesin e sotëm, në fshatin Vrion të komunës Nikël në Krujë ku katër fëmijë, të së njëjtës familje, mbetën të plagosur në afërsi të banesës së tyre.
Pas hetimeve paraprake policia bën me dije se nuk bëhet fjalë për shperthimin e një bombule gazi por të një granate. Sipas policisë fëmijet kanë gjetur një granatë në një tub dhe duke luajtur i kanë hequr siguresën çka ka sjellë edhe shpërthimin.
Nga shperthimi i granatës mbetën të plagosur Xhuli Tema 9 vjeçe, BrunildaTema 8 vjeçe dhe Fredi Tema 6 vjeç si dhe ka humbur jeten 6 -vjeçari Fabian Tema.
Ngjarja u shënua paraditen e sotme në fshatin Vrion të komunës Nikël në Krujë. Në versionin e parë të dhënë fillimisht nga zv/ministri i shëndetësisë Klodjan Rrjepaj i cili tha se fëmijët kishin ndezur një zjarr që kishte shkaktuar shpërthimin e një bombule gazi që ndodhej në oborr.
Të 4 fëmijët u transportuan ne Spitalin Ushtarak, ku 6 -vjeçari F.Tema mbërriti ne gjendje të rënde , me dëmtime të shumta në pjesën e sipërme të trupit dhe nderroi jete pak ore me vone. Nën mbikqyrje po mbahen edhe 3 fëmijët e tjerë Xhuli Tema 9 vjeçe, Brunilda Tema 8 vjeçe dhe Fredi Tema 6 vjeç.