





Kronika nga Valentin Lumaj dhe Mondi Rakaj
Dega e Vatrës, Michigan
20 shkurt 2020
Dega e Vatrës Michigan shkon në Kuvendin e Federatës Pan-shqiptare Vatra, me një bilanc të pasur aktivitetesh. Megjithëse në një situatë të vështirë pandemike, kjo nuk i ndaloi Vatranët e Michiganit të zhvillojnë një jetë të gjallë dhe aktive, kjo në fushën e lobimit, njohjes dhe takimeve me figura të larta publike amerikane dhe Kongresistë, udhëtime dhe takime ne shërbim të komunitetit si dhe aktivitete të brendshme të degës.
Ky aktivitet dy-vjeçar starton me pregatitjen, zhvillimin, drejtimin dhe përfundimin me sukses të plotë të Kuvendit të Vatrës të 19 Janarit 2020. Situata e nxehtë e debateve parakuvendore e asaj kohe kërkonte një impenjim shumë të madh të Kryesisë së degës tonë, e cila me kohë mori të gjitha masat për mbarëvajtjen e Kuvendit. Vlen të përmenden drejtuesit dhe aktivistët e gjith-hershëm të Vatrës, Alfons Grishaj, Mondi Rakaj, Dritan Demiraj, Gani Vila, Mynyr Nazifi , Rafael Flloqi, Kujtim Qafa, Julian Çefa, Gjeto Ivezaj , Eduard Aliko , Gjergj Ivezaj etj , si dhe menaxhimi dhe drejtimi profesional i Kuvendit nga Valentin Lumaj. Po ashtu ndihmesë të madhe dhanë edhe Qendra Bektashiane, Kisha Zoja Pajtore e Shqiptarëve dhe Ëindham Hotel.
Me datën 12 Qershor 2020, një përfaqësi nga Komuniteti i Michiganit e përbërë nga vatranët Mondi Rakaj dhe Valentin Lumaj , Merita Bajraktari , pati një takim virtual me ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim. Ky takim u iniciua nga ambasadorja amerikane me përfaqësues të diasporës në Amerikë me tematikë njohjen dhe trajtimin problemet dhe çështjet që shqetësojnë Diasporën, sikurse ishin e drejta e votës, përfaqësimit si dhe çështje të tjera.
Në kuadër të lobimit dhe krijimit të lidhjeve me përfaqësues të Shtëpisë së Bardhë, një grup vatranësh të degës Michigan u angazhuan në fushatën elektorale në mbështetje të Presidentit Trump. Fillimisht, me datë 8 qershor 2020, pati një takim të parë të iniciuar nga përfaqësuesja me origjinë shqiptare e fushatës se Trump, Znj. Evi Kokalari me pjesëmarrjen e drejtorit te koalicionit për fitoren e Trump në MI, Sean Moscynsky, të përfaqësuesve të kulteve fetare dhe aktivistë të Komunitetit ku morën pjesë vatranët Kol. Dritan Demiraj, Valentin Lumaj dhe Mondi Rakaj.
Kjo iniciativë u vazhdua me 27 Qershor, me një drekë pune në një nga restorantet e qendrës se qytetit Northville. Në këtë takim morën pjesë Sean Moscynsky, drejtori i koalicionit për fitoren e Trump në MI, Danny Gustafson, Drejtor Rajonal i Fushatës, Irena Vulaj, menaxhere rajonale e fushatës, si dhe vatranët Alfons Grishaj, Mondi Rakaj, Dritan Demiraj dhe Valentin Lumaj. Një vend të rëndësishëm në këtë takim zuri edhe propozimi i bërë qysh në mbledhjen e parë, për një takim të Presidentit Trump enkas me shqiptarë këtu në MI, ku mendohej që të ftohen rreth 20 mijë shqiptarë, takim i cili nuk arriti të realizohej me përkeqësimin e situatës pandemike.
Në datën 17-18 Gusht 2020, nën përkujdesjen e Kryetarit te Vatrës Elmi Berisha, nënkryetari Federatës Pan Shqiptare te Amerikës “Vatra”, Pishtari i Demokracise z. Alfons Grishaj, kryetari e Vatrës dega Michigan z. Mondi Rakaj dhe anëtari i Këshillit Kombëtar, Kol. Dritan Demiraj morën pjesë në takimin e organizuar me rastin e vizitës së Ministres së Jashtme të Kosovës Znj. Meliza Haradinaj dhe ambasadores Çitaku në New York.
Më 18 Gusht 2020, në 3 West Club, në 51 st, në Manhattan, u organizua veprimtaria fondmbledhëse për kongresmenin republikan Lee Zeldin, veprimtari që kishte për organizatore bashkatdhetaren Evi Kokalari. Thirrjes së saj iu përgjigj edhe dega e Vatrës Michigan.Udhëtuan enkas për këtë event, nënkryetari i Vatrës Alfons Grishaj, kryetari i degës së Vatrës për Michigan Mondi Rakaj dhe anëtari i Këshillit Kol. Dritan Demiraj. Morën pjesë gjithashtu nga Qendra e Vatrës kryetari i nderit Agim Rexhaj, Editori i “Diellit” Dalip Greca , arkëtari Marjan Cubi, anëtari i kryesisë Mark Mernacaj. Në atë takim u prekën çështje të nxehta shqiptare si tragjedia e familjes Bytyqi ku Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, shtetas amerikanë me origjinë shqiptare, të cilët u ekzekutuan në mënyrë kriminale nga shteti serb gjatë konfliktit në Kosovë. Gjithashtu u trajtuan ruajtja e tërësisë territoriale dhe kufijve të Kosovës dhe situata e degraduar politike, ekonomike dhe shoqërore në Shqipëri. Në përfundim të aktivitetit u organizua një fundraiser në ndihmë te fushatës së Kongresistit Zeldin, ku përfaqësuesit e Degës Michigan dhe qendrës kontribuan konsiderueshëm .
Më 22 Gusht 2020, zyrtarizohet “ALBANIAN AMERICANS FOR TRUMP 2020”. Kjo erdhi mbas një kërkese zyrtare nga vatrani Valentin Lumaj me datë 8 qershor 2020, propozim i cili u mbështet nga Znj. Evi Kokalari, e cila e ndoqi këtë çështje deri në implementimin e saj. Ishte hera e parë në historinë e zgjedhjeve Presidenciale në Amerikë, që shqiptaro-amerikanët legalizohen zyrtarisht nga zyra qendrore e fushatës së Presidentit.
Në shtator 2020, nënkryetari i Vatrës Alfons Grishaj dhe kryetari i degës Mondi Rakaj patën një bisedë të zgjeruar telefonike me Senatorin e shtetit të Michiganit Gary Peters. Në këtë bisedë u trajtuan çështjes elektorale, të komunitetit shqiptar në MI. Po ashtu u fol mbi situatën politike në Kosovë dhe Shqipëri.
Në tetor 2020, kryetari i Vatrës Michigan, njëkohësisht pjestar i grupimit “Albanians Americans for Trump”, Mondi Rakaj pati një bisedë telefonike me Eric Trump. Biseda u mundësua me ndërmjetësinë e znj. Evi Kokalari.
20 Tetor 2020, anëtarë të “Albanian Americans for Trump” të përfaqësuar Kryetari i Vatrës Michigan, Mondi Rakaj, kol. Dritan Demiraj dhe Valentin Lumaj, u takuan për afër dy orë me të dërguarin special i Presidentit Trump në bisedimet e paqes Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, ku morën pjesë edhe perfaqësues të zgjedhur te komunitetit shqiptar dhe chaldean në Michigan.
Përpara tubimit u organizua nje takim i vecantë, tete-a-tete, midis Ambasadorit Grenell dhe kolonel Dritan Demiraj, ku morëm informacion se u biedua për situatën në Shqipëri, për degradimin e demokracisë dhe rritjen e kriminalitetit nën qeverisjen e Kryeministrit Rama, po ashtu biseduan për situatën parazgjedhore atje.
Ditën e Marte më 13 Tetor 2020, në Suburban Show Place, Novi, u mbajt një miting i madh i thirrur që më parë, ku folësi kryesor ishte Eric Trump. Grupimi “Albanian Americans for Trump”, u përfaqësua nga vatranët Mondi Rakaj dhe Valentin Lumaj. Për shkak të angazhimit te tyre në fushatë dhe njohjeve me disa udhëheqës të fushatës së Trump, atyre u ishin rezervuar vendet në qendër të rreshtit të parë së bashku me përfaqësues të rëndësishëm të PR dhe të Koalicionit për Fitoren e Trump.
Mbas mitingut, Mondi Rakaj dhe Valentin Lumaj, patën rastin të “meet and greet”, të shtrëngojnë duart dhe të ndajnë një bisedë të shkurtër me Eric, djalin e Presidentit Trump. Ata i shprehën Eric-ut, urimet më të mira për shërimin dhe shëndetin e Presidentit Trump dhe i premtuam se Shqiptaro-Amerikanët në Michigan do të votojnë për Presidentin. Eric i falenderoi për mbështetjen dhe shpresonte të takoheshim prapë së shpejti.
Më 29 Tetor 2020, nën përkujdesjen e vatranëve , nënkryetarit Federates Vatra, Alfons Grishaj, Mond Rakaj, (sponsori kryesor) Valentin Lumaj , Dritan Demiraj, Av. Jozef Dedvukaj (sponsor), Ben Pëllumbi, Gjeto Ivezaj , Julian Çefa, Nikoll Hysa, Marjan Camaj , Robert Lulgjuraj, Robert Gjonaj, ku në Restorant Besa në Detroit u organizua një takim special në mes Ambasadorit Richard Grenell dhe përfaqësuesve të komunitetit shqiptar në Michigan: Xhamia me Imam Shuaib Gurguri, Kisha e “Shen Palit”, me Don Fred Kalaj , Kisha e “Zojes Pajtore”. Teqeja Bektashjane me Baba Helidon Pashai etj . Në këtë takim morën pjesë kryetarë shoqatash, liderë të komunitetit si dhe udhëheqësit e të gjitha kulteve fetare ne Michigan. Mori pjesë gjithashtu edhe këngëtarja dhe aktorja e njohur shqiptare, Bleona Qerreti. Me këtë rast u shtrua një drekë ku po ashtu u shtruan çështje të komunitetit këtu dhe më së shumti çështja e Kosovës.
Më 22 Prill 2021, Kryetari i Degës së Vatrës Michigan, Mondi Rakaj së bashku me një delegacion I Federatës Vatra udhëtoi për në Shqipëri për të dhuruar fondet e mbledhura nga Vatra për familjet e dëmtuara nga tërmeti. Z. Rakaj dhe delegacioni i Vatrës I udhëhequr nga kryetari Elmi Berisha, u takuan me familjet e pastrehë dhe dëshmuan punimet që po kryheshin për ndërtimin e banesave për të prekurit nga tërmeti. Po ashtu, z. Mondi Rakaj u takua me ish-Presidentin Sali berisha dhe zyrtarë të tjerë të opozitës.
Më 16 Korrik 2022, anëtari i Këshillit kombëtar të Vatrës, Valentin Lumaj mbas ftesës që mori, ishte i dërguari special i Federatës Vatra për të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të monumentit ne kujtim te të rënëve të Kastratit dhe të Shkrelit të luftës së Moksetit të vitit 1911 dhe luftës kundër pushtuesve serbo-malazezë 1920. Z. Lumaj udhëtoi në Shqipëri për të marrë pjesë në këtë aktivitet. Në këtë ceremoni ku morën pjesë rreth 1000 persona, z. Lumaj dorëzoi Dekoratën “Mirënjohja e Artë” me të cilën Federata Vatra dekoroi heronjtë e Shkrelit dhe të Kastratit dhe dekoratën e Mirënjohjes për z. Gjok Luli, kryetar i grupit organizator.
Me 7 Nëntor 2021, me ftesë të kryetarit Elmi Berisha, dega e Vatrës Michigan mori pjesë ne themelimin e degës së re në Miami. Delegacioni i degës Michigan që udhëtoin për në Miami u kryesua nga nën-kryetari i Vatrës Alfons Grishaj dhe Kryetari i degës Mondi Rakaj, të cilët mbas përshëndetjeve dhe urimeve për kryetaren e Degës Miami, znj. Iris Halili I dhuruan kësaj dege një fond prej $600.
Me datë 19 Nëntor 2021, në një nga restorantet e njohura ne Birmingham, Michigan, me iniciativë të vatranit Valentin Lumaj, u realizua një takim zyrtar me Kongresisten e Partisë Republikane Lisa McClain, ku morën pjese Ambasadorja e Shqipërisë, Floreta Fabër, Konsulli i Nderit Ekrem Bardha, Kryetari i Vatrës Michigan Mondi Rakaj dhe anëtari i Këshillit të Vatrës, Valentin Lumaj. Në këtë takim u trajtuan çështje të nxehta në Shqipëri dhe Kosovë. Kongresistja konfirmoi pjesëmarrjen ne Kakusin shqiptar si bashkë-kryetare e këtij Kakusi. Me këtë rast, vatrani Lumaj e ftoi Kongresisten McClain për të marrë pjesë në celebrimet më rastin e festës së Pavarësisë së Shqipërisë, ftesë të cilën ajo e pranoi me kënaqësi.
Me 27 Nentor 2021, me rastin e festës se Pavaresisë, Qendra e Vatrës në New York organizoi një aktivitet festiv madhështor. Me ftesë te posaçme nga kryetari i Vatrës Elmi Berisha, udhëtoi për në New York dhe morën pjesë në keto festime një përfaqësi e Degës së Vatrës Michigan e përbërë nga Alfons Grishaj, Mondi Rakaj, Dritan Demiraj me bashkëshortet e tyre. Gjate vizitës në NY, përvec vizitave miqësore u realizuan edhe takime dhe biseda për çështje organizative dhe të punës së Vatrës.
Me 27 Nëntor 2021, në darkën solemne të Festës së Pavarësisë të organizuar në Qendrën Kulturorë Nënë Tereza “të Kishës Zoja Pajtore dhe të moderuar nga vatrani Valentin Lumaj, mori pjesë Kongresistja Lisa McClain me bashkëshortin e saj si dhe shefi i zyrës së saj në Kongres Nickolas Hawatmeh. Në këtë darkë Kongresistja McClain pranoi ftesën dhe u regjistrua si anëtare Nderi e përhershme e Qendrës Kulturore Nënë Tereza.
Me datë 8 Dhjetor, vatrani Valentin Lumaj së bashku me aktivisten Evi Kokalari u pritën në një takim të rezervuar që më parë në ambientet e Capitol Hills, Washington D.C. nga Kongresistja Lisa McClain dhe shefi i stafit të saj Nickolas Hawatmeh. Takimi zgjati mbi një ore, ku z. Lumaj dhe znj. Kokalari shfrytëzuan këtë takim për të lobuar dhe mbrojtur disa çështje aktuale në Shqipëri dhe Kosovë.
Më 12 Shkurt 2022, në sallën e Qendrës Kulturorë “Nënë Tereza” u mbajt darka solemne me rastin e 14 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Dega e Vatrës në Michigan iu përgjigj ftesës së Shoqatës Kosova për të marrë pjesë në këtë festë madhështore. Vatra Michigan u përfaqësua nga vatranët Alfons Grishaj, Mondi Rakaj , Valentin Lumaj dhe bashkëshortet e tyre. Në emër te Kryesisë së degës përshëndeti kryetari i saj z. Mondi Rakaj i cili përcolli edhe urimet e Kryetarit te Federatës Pan Shqiptare Vatra z. Elmi Berisha. Dega e Vatrës Michigan kontribuoi për këtë aktivitet me një fond prej $1000.
Një rol të rëndësishëm në pasqyrimin e aktiviteteve të Deges tonë dhe qendrës së Vatres ka dhënë edhe Televizioni i shqiptarëvë të Amerikës të drejtuar nga vatrani Gani Vila. Ky television ka qenë gjithmonë në gadishmëri për të pasqyruar aktivitetet e degës tonë por edhe të qendrës në kohë reale dhe pa pagesa. Po ashtu, ky televizion ka transmetuar me dhjetëra e dhjetëra intervista direkte dhe virtuale te figurave qëndrore të Vatrës si Elmi Berisha, Alfons Grishaj, Mondi Rakaj, Pashko Camaj , Valentin Lumaj, Julian Çefa, Gjeto Ivezaj , Kujtim Qafa , Menyr Nazifi, Sotir Laço etj…
Po ashtu, elita intelektuale e Degës së Vatrës Michigan, Alfons Grishaj, Kol. Dritan Demiraj, Rafael Floqi, Gani Vila dhe Valentin Lumaj kanë qenë aktivë, në ndihmë të Gazetës Dielli me shkrime, artikuj dhe opinione shoqërore dhe politike të vazhdueshme si dhe me prezenca në televizionet lokale këtu, në Shqipëri dhe Kosovë.
Dega e Vatrës Michigan ka zhvilluar të gjitha mbledhjet e Kryesisë konform Kanunores, mbledhje në të cilat në disa raste kanë marrë pjesë edhe kryetari Elmi Berisha, nënkryetari Pashko Camaj, arkëtari Marjan Cubi dhe figura të tjera qëndrore të Vatrës.
Kronika nga Valentin Lumaj dhe Mondi Rakaj
Dega e Vatrës, Michigan
20 shkurt 2020