
Dr. Dritan Demiraj/
Pak minuta më parë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka ngritur nivelin e gatishmërisë, duke paralajmëruar qartë për rreziqe konkrete nga grupe të lidhura me regjimin iranian.
Mesazhi është i drejtpërdrejtë dhe pa ekuivok:
Grupet e lidhura me regjimin e mullaheve mund të shënjestrojnë objekte të lidhura me SHBA-të dhe elementë të opozitës iraniane në Shqipëri, por gjithashtu edhe ambiente civile — zona turistike, qendra tregtare, hotele, restorante dhe klube.
Kjo nuk është një paralajmërim rutinë.
Kjo është një thirrje për vigjilencë kombëtare.
Shqipëria nuk është një hapësirë neutrale. Ajo është pjesë e një aleance strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një aleancë që ka garantuar ekzistencën dhe sigurinë tonë kombëtare që nga koha e Woodrow Wilson e deri më sot.
Le të mos harrojmë ne asnje moment se:
• Ishte Amerika që qëndroi në krahun tonë në momentet më kritike të historisë.
• Ishte Amerika që udhëhoqi ndërhyrjen për çlirimin e Kosovës nga genocidi serb.
• Ishte Amerika që mbështeti anëtarësimin tonë në NATO.
• Dhe sot, është Amerika që vazhdon të kontribuojë në forcimin e shtetit ligjor dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Çdo përpjekje për të toleruar, mbështetur apo bashkëpunuar me aktorë të lidhur me regjimin e Teheranit përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj sigurisë kombëtare të Shqipërisë dhe ndaj aleancës sonë strategjike.
Thirrja ime është e qartë:
• Qytetarët shqiptarë duhet të tregojnë vigjilencë maksimale.
• Të shmangin çdo përfshirje në aktivitete të paligjshme apo të dyshimta.
• Të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë tek autoritetet përkatëse.
Shqipëria është në anën e duhur të historisë.
Por kjo kërkon përgjegjësi, qartësi dhe qëndrim të prerë.
Aleanca Shqipëri–Amerikë nuk është vetëm strategjike.
Ajo është jetike për sigurinë dhe të ardhmen e kombit tonë.