
KOMENT NGA ASLLAN BUSHATI/
Në emisionin “Opinion”( TV Klan), të gazetarit Blendi Fevziu, më 9 Tetor 2019 u transmetu një intervistë e gjatë me Albin Kurtit në prag të marrjes nga ana e tij, të detyrës së Kryeministrit të Kosovës. Emisioni u mbyll me një intervistë të Zotit Kurti për median ndërkombëtare, realizuar në ambientet e një burgu serb në vitin 2000, i cili ishte dënuar me 15 vite për aktivitet politik kundër regjimit të Milloshevicit.Komentin tim po e filloj nga kjo e fundit , e cila në gjykimin tim ishte (brilante) e thënë shkurt në shqip ishte e mrekullueshme, në formë, në përmbajtje dhe në mesazhin që bartëte. Kjo intervistë do të përsëritet gjatë, e breznitë e ardhëshme shqiptare shpresoj se do ta kujtojnë me respekt, në qoftë se vetë Zoti Kurti nuk e “ndot” atë .
Zotin Kurti nuk e njoh personalisht, por nga medias kam krijuar një “njohje mediatike”, nëse mund të quhet e tillë. Nga kjo “njohje” dhe ky përceptim, kam arritur të vecoj si tipare dalluese të tij: atdhetarinë, karizmën, oratorinë, të folurit kuptueshëm e me fjali të shkurtëra, artikulimi i gjërave të vështira me simbolikë të thjeshtë, këmbënguljen etj. Por ndonjëherë edhe politikanin e pabindur ndaj rregullave, demostrues, disi agresiv e të pa përmbajtshëm.
Mund të jemë edhe gabim në këto që them, por gjykimi im nuk i imponohet askujt , nuk e rëndon atë si person e si lider, dhe aq më pak nuk bëhet me asnjë qëllim të keq. Përkundrazi.
Në përgjigjet e të gjitha pyetjeve, Zoti Kurti them se ishte i drejtpërdrejtë, pa sofizma, pa doreza diplomatike, pa figura letrare, e pa qëndrime të dyzuara, siç ndodh rëndomtë, me shumë politikanë. Kjo e bëri intervistën sipas meje, më dinamike dhe të pëlqyeshme.
Para disa ditësh kam bërë një shkrim për pritshëritë e zgjedhjeve në Kosovë. Në këtë shkrim kisha parashikuar fitoren e dukshme të opozitës ( gjë që doli e vërtetë). Madje mendoja se LDK-ja dhe VV-ja do të ishin me sasi deputetësh të barabartë, por diferenca do të bëhej se LDK-ja do të kishte të paktën një a dy mijë vota më shumë. E pranoj se marzhi i gabimit tim paska qenë diku tek 0,5 përqind . Por kjo nuk prish anjë punë. Kryevendin zgjedhor ta gëzojë VV-ja dhe Albin Kurti, aq më tepër që këta, nuk kanë qenë asnjë herë në drejtimin e Shtetit të Kosovës. Le ta provojnë dhe shpresojmë të mos na zhgënjejnë.
Në këtë intervistë një vend të rëndësishëm zunë zhvillimet e pritëshme me Serbinë. Unë përgjithsisht mbeta i kënaqur me ato që dëgjova nga Zoti Kurti. Bisedimet, mendohet se do të fillojnë shpejt, gjë që është e domosdoshme, Kosova do të prezantohet me dinjitet, me argumenta të qënsishme , me statusin e të barabartit, me kufij të paprekshëm dhe në fund me një marrveshje për njohjen reciproke .
Në planin e jashtëm, sipas Zotit Kurti, do të mbeten partnerë strategjik SHBA dhe BE me një modulim më pragmatik me Gjermaninë, Francën, Mbretrinë e Bashkuar e Italinë ( duke pasur parasyshë edhe përvojën positive të Sllovenisë e Polonisë). U kënaqa që nuk permendej prej tij ndonjë i ashtuquajtur “vëlla”.
Në planin e brendëshëm, i përsëritur disa herë ( dhe në aleancë me LDK-në), sllogani themelor do të jetë: ”barazi, drejtësi, zhvillim”. Po ashtu do të shkohet drejt zvoglimit të numurit të ministrive duke i dhënë më shumë hapsirë kualitetit në qeverisje me figura të spikatura nga brenda Kosovës e nga diaspora . Do të krijohen forma të reja të organizimit të brendshëm strukturor e bankar që do të shtojnë punësimin, do të luftojnë korrupsionin dhe do të mbështesin zhvillimin e gjithanshëm ekonomik të Kosovës.
Akuzave për qëndrime ekstreme majtiste , Zoti Kurti ju përgjigj se VV-ja dhe ai i përkasim spekterit të majtës social-demokrate dhe se idhulli i tij ka qenë udhëheqsi afrikano-amerikan Luter King.
Kurse akuzës për islamist, ai tha se është një e pavërtetë dhe një artificë e shpikur nga kundërshtarët politik të VV-së në Kosovë , sepse në debatin për veshjen e grave “me apo pa shami”, ne kemi qenë kundër ndalimit të shamisë , por nuk e kemi kërkuar mbajtjen e saj.
Në lidhje me Shqipërinë tha se si hap i parë do të shikoj marrveshjet e firmosura me synim realizimin e atyre që nuk janë bërë. Po ashtu foli për forume e politika të përbashkëta në disa fusha, për përafrim pikpamjesh e qëndrimesh e deri tek mundësia e bërjes së një hekurudhe nga Mitrovica deri në Vlorë.
Unë përgjithsisht mbeta i kënaqur nga intervista , por sic thotë populli “nga e thëna në të bërë është midis një detë i tërë”. Shpresoj e dëshiroj (sic do shqiptar në trojet etnike e në diasporë), që ato që u premtuan të bëhen realitet i prekshëm për gjithkënd në Kosovë e Shqipëri.