E drejta private e faljes në xhami është e pa kontestueshme. Është e drejtë legjitime e çdo kujt, kundër së cilës nuk ka të drejtë të ankohet. Secili për mëkatet e veta!/
Nga Fahri Xharra/ Gjakovë/
“Populli duhet të jetë në mbështetje të fuqishme të Albin Kurtit dhe të Lëvizjes Vetëvendosje, sepse ky është ardhmëria dhe shpëtimi i tij dhe i Kosovës, e jo ata politikanë milionerë dhe miliarderë, që dikur ishin me pushkë në krahë për shpëtimin dhe për lirinë e Kosovës, e sot në paqe, ndryshe nga heroi i luftës dhe i paqes Albin Kurti, u dëshmuan për robërinë e tij ekonomike, politike dhe sociale të shumicës dërrmuese të popullit mbi 60%. “ shkruhej dikur. dhe vazhdohej…..”Ata që e shfrytëzojnë popullin ekonomikisht, materialisht, financiarisht dhe politikisht, ata nuk kanë të drejtë morale as ligjore, që ta drejtojnë dhe ta sundojnë atë, sepse janë kundër popullit. Kjo është asmiteria që diamteralisht i dallon burokratët dhe kulltukofagët e elitës politike dështuese në Kosovë nga paradigma pozitive politike, demokratike dhe kombëtare e Albin Kurtit, i cili është me POPULLIN, por fatkeqlsisht i margjinalizuar së bashku me POPULLIN, si rrjedhim i hedhjes së votës atyre, të cilët qe 10 ( sot ,14 vjetfxh) vjet radhazi, e keqpërdorën dhe nuk e përmbushën besimin e dhënë të popullit, por vendosën në emër të popullit..” Këto ishin fjalët për te cilat një numër i madh i shqiptarëve të Kosovës iu bashkangjitën rradhëve tuaja dhe mbanin shpresa se një ditë “ do të shembet bota çfrytëzuese “ dhe do të shlirohemi nga e keqja.”
“Votimi dhe mbështetja racioanle e Albin Kurtit, do të thotë përkrahjen dhe votimin e lirisë dhe të pavarësisë ekonomike, politike dhe sociale të popullit të Kosovës.”mbusheshin gazetat , dhe se bashku në akcionet e një lëvizjeje që ti e udhëhiqje ,rriheshin ,përgjakëshin dhe besa …. të rinjtë
Por , athua ishte kjo vërtetësia e jote Albin?.
“Vërtet, Albin Kurti me moshë është i ri, por politikisht dhe diplomatikisht është më i pjekur, më i urtë dhe, shumë më vizionar se çdo politikan shqiptar në trevat e Shqipërisë Etnike. Kjo është shpresa e sotme dhe e ardhme e Kosovës dhe e mbarë Shqipërisë Etnike, jo ata, të cilët popullin e kanë harruar dhe braktisur në “baltën e gjallë” të vrafërisë dhe të papunësisë, me qëllim që t’i realizojnë qëllimet dhe inetresat e tyre ekonomike, tregtare dhe karrieriste në kurriz të popullit dhe të Kosovës. “….. dhe i besonim ketij që e shkruante këte dhe të tjerëve që e thonin të njejtën .Por edhe Ty! Sepse ty te paramëndonim si “ Mesia i kombit” , se një ditë me guximin tënd do të na bashkoheshin tokat e shkapërderdhura si mos më keq.
“Këto tipare të integritetit cilësor të tij, si njeri, si humanist, si demokrat, si politikan, si atdhetar dhe si patriot i devotshëm i çështjes kombëtare shqiptare të Albin Kurtit, i provoi edhe koha dhjetëvjeçare në paqe, i cili për hir të interesit egoist material dhe karrierist politik nuk u përkul, as nuk u thye moralisht, politikisht as kombëtarisht, që interesin e përgjithshëm të popullit, ta linte në “mëshirën” e feudalëve të rinj sundimtarë si plaçkë tregu, të varur dhe të mbërthyerë në mjerim nga “shitblerësit” e ndryshëm të politikës tregtare të eksport-importit mikst të lirë neoliberal. “ .Por , nuk na dole kështu.
Naim Frashëri shkruante: “ Të mbuluarit dhe të mshehurit e fytyrës së gruas s`ka qenë kurrë, por është shpikur më vonë. Ndalim i madh në përparimin e një kombi! Si mund të vë mbroth një komb kur gratë domethënë gjysma e njerzisë rronë e mbyllur si në kuvli?Si mund të jetë i zgjuar një komb pa pasur në vijë jetën e shtëpisë e të fëmisë dhe këto qysh bëhen kur burri rrin veç gruas? Ç`dashuri, ç`arsye mund të mësojnë e të marrin djemtë në një familje të tillë…Gruaja duhet të jetë më shumë se burri e arsimuar se fëmija së pari e marrin mësimin nga nëna… Gruaja është mëmë e fëmijës, zonjë e shtëpisë dhe e krejt njerzisë”
Ç`fare ke situata që e bëre vehtën , jo vetëm të ndash mëndimin , por me zë të potencosh mëndimin e bartjes së shamisë? I ke harruar mësimet e Naimit , Vaso Pashë Shkodranit , Çajupit?
Ç,ndodhi me ”Kuq e Zinjt ”e Kreshnik Spahiut? Krejt patriotizmi i tij kishte qenë lufta për pushtet. Edhe atij i besonin, i madh e i vogël. Na bënte të ”qanim ” me shuplakat e tij që i lëvizte si shqiponj. Por, nuk ishte ajo e vërteta.
Gazeta ” Panorama ” e Tiranës (19.Gusht12 ) shkruante :” Ndërsa besimtarët myslimanë falnin Namazin e Fiter Bajramit, aktivistë të Aleancës Kuq e Zi kanë akuzuar kryeministrin, Sali Berisha se ka bllokuar për 2 dekada ndërtimin e Xhamisë së Madhe te Tiranes. Në sheshin e Namazgjasë, AK-ja zbuloi pllakën e vendosur nga kryeministri, Sali Berisha në vitin 1993 për nisjen e punimeve për ndërtimin e Xhamisë së Madhe. “Në vitin 1993 Berisha vendosi tullën e themelit të Xhamisë së re. Berisha mashtroi besimtarët, nuk lejoi ndërtimin e xhamisë për dy dekada. Berisha i la besimtarët myslimanë të falen rrugëve, 19 vjet vetëm një gur themeli”- tha kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu. ” … nejse luftë për vota.
Por ” – Jo shumë i shpeshtë në daljet e tij publike, kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, është jo vetëm besimtar i fesë myslimane, por edhe praktikant i rregullt i saj, u ka kërkuar mbështetje për zgjedhjet e së dielës “vëllezërve” të tij myslimanë.
Ashtu si çdo të premte, ku myslimanët mblidhen në xhami për të kryer ritin e faljes, dje me ta te xhamia e Rrugës së Kavajës, është bashkuar edhe kreu i AK-së. Por ndryshe nga herët e tjera, e premtja e djeshme, që përkon me pak orë para zhvillimit të zgjedhjeve, ku vetë Spahiu kandidon në Qarkun e Tiranës, ka shërbyer edhe për propagandë politike.
Rreth orës 12:40 kreu i KuqeZi-njve, ka mbërritur te xhamia dhe ashtu siç e do feja, ka hequr këpucët te hyrja e saj dhe është futur brenda për t’u falur. Jashtë oborrit të xhamisë ishte ndaluar një makinë me logon e Aleancës KuqeZi dhe himnin e kësaj partie në sfond
Gjatë periudhës së faljes, nga ora 12:40 deri në orën 13:30 kur Spahiu doli nga xhamia, të rinjtë e kësaj partie kanë shpërndarë fletushka, në ambientet e jashtme të xhamisë, ku u kërkohej që vota e tyre të shkonte për AK.” Feja dhe politika s`kan asgjë të përbashkët. Lajm jo i mirë që i parapriu një debakli total të kësaj partijeje në zgjedhjet e fundit në Shqipëri.
Nëse e duam një shtet që aty të mbërrijmë në maje me çdo kusht edhe i ”veshur” me feregje dhe duke u falur në Xhami apo Kishë, atëherë kësaj nuk i vie era patriotizëm. As era e bashkimit kombëtar. As era e Bashkimit Europian . As era Europë.Por ,thjeshtë karierë politike.
E drejta private e faljes në xhami është e pa kontestueshme. Është e drejtë legjitime e çdo kujt, kundër së cilës nuk ka të drejtë të ankohet. Secili për mëkatet e veta!
Albin mos na zhgënje!
Me qëndrimin tënd e ke hutuar popullin . Nuk po dihet se a je me Thaçin apo kundër tij? Çdo potez i yti ate po e forcon e ty po të rjepë nga epitetet e “Si njeri, si humanist, si demokrat, si politikan, si atdhetar dhe si patriot i devotshëm i çështjes kombëtare shqiptare”.
Albin ,ndërroje mendjen dhe mos të mbajmë vetëm shpresa ,por të bindemi.
07.07.13, Gjakovë
Luan Ziflo says
JAM DHE MBESHTES LIDERIN POPULLOR ALBIN KURTI.
bedriu says
O fahri zharra nuk jeti ne lartesine ti besh analiza Albinit,
Albini mund te kete edhe gabimet e veta si çdo qenie njerezore por ti ke veç gabime