*U.S. Embassy Condemns Violence in the Parliament/
*British Ambassador: Violence has no place in democracy/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 8 Tetor 2015/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë dënon dhunën e sotme në Kuvendin e Kosovës.
“Armët nuk kanë vend në parlamente. Sjellja e tmerrshme e anëtarëve të caktuar të Kuvendit nga radhët e opozitës – e cila çoi te kërkimi i kujdesit mjekësor për anëtarët tjerë të Kuvendit si dhe për vëzhguesit ndërkombëtarë, përfshirë personelin nga Ambasada e Sh.B.A.-ve – bën tallje me njërën nga institucionet më të rëndësishme demokratike të Kosovës”, thuhet në komunikatën e dërguar.
Më tej theksohet se, dhuna e sotme, së bashku me atë të tre javëve paraprake, i ka pamundësuar Kuvendit që të plotësojë mandatin e vet në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës. “Kjo nuk është demokraci. Kjo është pengim i procesit demokratik. Sikurse që kemi bërë edhe në të kaluarën, Shtetet e Bashkuara fuqimisht kërkon nga opozita që të heq dorë nga përdorimi i dhunës si taktikë politike, dhe që të angazhohet konstruktivisht në punën e rëndësishme të Kuvendit për të avancuar interesat e popullit të Kosovës”, përfundohet në komunikatë.
October 8, 2015
U.S. Embassy Condemns Violence in the Parliament
The Embassy of the United States of America in Kosovo condemns the violence today in the Kosovo Assembly. Weapons have no place in parliaments. The appalling conduct of certain opposition MPs, which necessitated medical attention for other MPs, as well as international observers, including staff from the U.S. Embassy, makes a mockery of one of Kosovo’s most important democratic institutions. Today’s violence, together with that of the previous three weeks, has prevented the Assembly from fulfilling its mandate to improve the lives of Kosovo’s citizens. This is not democracy. This is obstruction of the democratic process. As we have in the past, the United States strongly urges the opposition to renounce the use of violence as a political tactic and to constructively engage in the important work of the Assembly to advance the interests of the Kosovo people.
Marjan Cubi says
Apsolutisht nuk pajtohem me dhunen ne Parlament sepse keshtu deshmohet se Demokracija nuk ka vende Kosove dhe se I perplotesojme deklaratat e Serbise se Kosova eshte shtet Ekstermist , prandaje kerkoje qe te vetedijesohen njerzit e Kosoves dhe ti zgjedhin problemet me Dialog ne Parlament dhe jo me dhune ,Askush nuke pajtohet me Korrupcionin me Mos funkcionimin e Ligjit me shume gjera te padeshirueshme per qytetaret e Kosoves por mos te Harrohet se Deputetet e PDK se dhe te LDK se perfaqesojne shumicen dermuse te qytetarve te Kosoves dhe e vetmja menyre Largimit te kesaje qeverije eshte qe ne zgjedhjet e aredhshme te pergaditet – Elektorati- per te Votuar ata qe do ta bejne te mundeshme Luften kunder Korupcionit dhe mundesohet Inplementimi I Funkcionimit te Ligjit dhe te gjitha atyre gjerave negative qe e pengojne Kosoven te Zhvillohet ne menyren Demokratike dhe qe Kosova te pergaditet per Hyrjen ne Europe dhe ne NATO.
Sadik Elshani says
Gjendje e papranueshme!