LDK: Unike për çështjet në interes të shtetit të Kosovës/
-Takim i ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, dhe shefes se Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, me Grupin Parlamentar të LDK-së/
PRISHTINË, 8 Maj 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryeministër i Republikës së Kosovës, bashkë me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, dhe shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, kanë takuar sot Grupin Parlamentar të LDK-së.Njoftimi i sapoderguar thekson se, në takim, përveç tjerash, u diskutua edhe për proceset politike aktuale, në veçanti për procesin e ratifikimit të Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.LDK-ja dhe Grupi Parlamentar rikonfirmuan unitetin e plotë për këtë dhe çështje të tjera me rëndësi jetike për qytetarët e Kosovës si dhe për fuqizimin e partneritetit me SHBA-të dhe BE-në.LDK-ja, si edhe deri më tani, vijohet më tej, do të jetë garancia kryesore në mbështetje të interesave të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës.Bëhet e ditur se, në vijim të takimit, ku ishin të pranishëm vetëm kryeministri Isa Mustafa dhe deputetët e LDK-së, Grupi Parlamentar i LDK-së vlerësoi lartë punën dhe përkushtimin e vazhdueshëm të Qeverisë sidomos në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe kërkoi nga kryeministri dhe Qeveria që Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi të procedohet për ratifikim në Kuvend menjëherë pas seancës së nesërme, në të cilën do të diskutohet mocioni i ngritur nga subjektet opozitare./b.j/
Kosovë-Ambasada e SHBA, thirrje për ratifikimin e demarkacionit/
-Ambasada e SHBA në Prishtinë, thirrje Kuvendit të Kosovës ta ratifikojë Marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi/
-Kumtesë e ambasadës së SHBA-së rreth marrëveshjes për shënimin e kufirit/
PRISHTINË, 8 Maj 2017-Gazeta DIELLI/ Ambasada e SHBA-së në Prishtinë i bën thirrje Kuvendit të Kosovës ta ratifikojë Marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi. “Ne mbesim plotësisht të bindur – pas shqyrtimit të konsiderueshëm nga ekspertët e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës – se vija e shënimit të kufirit e caktuar me marrëveshje është e shënuar në mënyrë korrekte. Ka ardhur koha t’iu jepen fund argumenteve dhe mospajtimeve që vetëm po e lëndojnë Kosovën, dëmtojnë kredibilitetin e Kosovës jashtë vendit dhe pengojnë mundësinë që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë lirshëm. Kjo marrëveshje paraqet shënim të mirë, të saktë dhe të drejtë të kufirit ndërmjet dy vendeve fqinje shumë miqësore. E nxisim qeverinë që menjëherë ta dërgojë sërish instrumentin e ratifikimit në Kuvendin e Kosovës dhe deputetët ta ratifikojnë atë pa asnjë vonesë. Ka ardhur koha t’i jepet fund pengesave politike të Republikës së Kosovës ashtu që Kuvendi dhe Qeveria të fillojnë të shënojnë përparim në çështjet tjera jetike në të mirë të qytetarëve të Kosovës”, thuhet në kumtesën e Ambasadës së SHBA-së të sapodërguar./b.j/
***
U.S. EMBASSY STATEMENT ON BORDER DEMARCATION AGREEMENT
The U.S. Embassy calls upon the Kosovo Assembly to ratify the Border Demarcation Agreement with Montenegro. We remain fully convinced – after considerable review by United States Government experts – that the border demarcation line established by the agreement is correctly drawn. The time has come to put an end to the arguments and disagreements that are only hurting Kosovo, damaging Kosovo’s credibility abroad, and hindering the ability of citizens of Kosovo to travel freely. This agreement is a good, proper and fair demarcation between two very friendly neighboring countries. We urge the Government to re-submit the instrument of ratification to the Kosovo Assembly immediately and the deputies to ratify it without further delay. It is time to end political obstruction of the Republic of Kosovo so the Assembly and Government can begin to make progress on other vital issues on behalf of Kosovo’s citizens.
***
Lidhja Demokratike e Kosovës përshëndet Deklaratën e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës/
Prishtinë, 8 maj 2017-Gazeta DIELLI/Lidhja Demokratike e Kosovës përshëndet Deklaratën e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës që Kuvendi i Kosovës ta ratifikojë Marrëveshjen për shënjimin e kufirit me Malin e Zi. Lidhja Demokratike e Kosovës është angazhuar në vazhdimësi për ratifikimin e kësaj marrëveshje të rëndësishme për sovranitetin e shtetit, për lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe për proceset tjera vitale për të ardhmen e vendit.Në këtë kuadër, Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së në mbledhjen e fundit, pa asnjë votë kundër ka mbështetur ratifikimin, duke kërkuar nga deputetët të saj që të votojnë pro kësaj marrëveshje të rëndësishme për perspektivën euroatlantike të vendit.Gatishmëria e plotë e Qeverisë së Republikës së Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Isa Mustafa është demonstruar edhe sot, me ç’rast Qeveria ka qenë e gatshme që ta procedoj në Kuvend këtë marrëveshje, por që pas diskutimeve të partnerëve të koalicionit u arrit dakordimi që Qeveria e Kosovës ta procedoj marrëveshjen e demarkacionit menjëherë pas seancës së Kuvendit që do të mbahet të mërkurën. Lidhja Demokratike e Kosovës dhe të gjitha forumet e saj, i bëjnë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të votojnë për ratifikimin e Marrëveshjes për kufirin shtetëror me Malin e Zi, duke pas parasysh argumentet e plota se vija e kufirit e caktuar me marrëveshje është e shënuar në mënyrë korrekte, gjë që është konfirmuar edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, partneri kryesor strategjik i Republikës së Kosovës./b.j/