Ambasadori amerikan, Donald Lu rideklaroi sot, e martë 14 korrik, se reforma gjithëpërfshirëse është një nga mënyrat që e kthen besimin e publikut tek drejtësia.
“Qytetarët shqiptarë të kuptojnë se cilët gjyqtarë e prokurorë janë të korruptuar dhe cilët janë të ndershëm që bëjnë punën e tyre.
Si mund ta fitojnë qytetarët besimin tek gjyqësori, që ai të marrë një vendim të drejtë pa marrë në këmbim një thes me para?
Përmes reformës gjithëpërfshirëse.
Ekspertë nga SHBA, BE dhe KiE kanë investuar në mbështetje të kësaj reforme.
Deputeti Eduard Halimi bëri të ditur se opozita do të marrë pjesë në komisionin e reformës.
Qytetarët duhet të ndihen të sigurtë që ky proces të ecë përpara”, deklaroi Lu.
Ambasadori tha se, mënyra tjetër është përsosja e teknologjisë me anë të të cilës drejtësia do të mund të shënojë edhe zyrtarë të lartë përballë drejtësisë, raporton TCH.
“Neve jo vetëm që na intereson që qytetarët e zakonshëm të marrin drejtësinë prej gjykatësve të tyre, por shpresojmë që përmes reformës në drejtësi dhe teknologjive të reja më shumë kriminelë të dhunshëm, personazhe të krimit të organizuar dhe zyrtarë të korruptuar të nivelit të lartë të dënohen dhe të shkojnë në burg. Shqipëria do të ishte më mirë me më pak kriminelë që lëvizin në rrugët e saj”, theksoi Lu.
Ndërkohë, edhe ministri i Drejtësisë, Nasip Naço përshëndeti përfshirjen e opozitës në reformën e drejtësisë. Deklaratat u bënë gjatë inagurimit të Arkivit Qëndror, ku do të ruhen regjistrimet dixhitale audio të seancave gjyqësore.
Mark Gjonaj says
Sa mire kure e dine dhe gjuhen e shtetit ku sherben, ua dergon llokum ne goje pjesmarreseve ne ngritjen e kesaje administrate ligjore te drejtesise si dhe cfare duhet t’i prese edhe ata qe e shkelin ligjin! S’ka ma pa drejtesi se te paguaje pala e akuzuar kur nuk ka te drejte dhe te hyshe e dalish nga burgu nga gjyqtari qe merr dy pagesa, nga shteti dhe i padrejti. Cdo gje mund te jete, vetem drejtesi, – JO! Po pse o shqiptare te na kerkohet standart nga Europa dhe te huajt, kur ne radhe te pare kemi ne nevoje si shqiptare te demtuar per kete gjykim, qe sa me shume t’i afrohesh te kulluares
aq me shume, ngrejme prestigjin kombetare, aq me shume lartesohemi si komb. Une nuk mund ta imagjinoj nje krim te tille tash 25 vjet qe behet me shqiptaret, qe behet me pronat, qe behet me tokat; ma sa, do te imagjinoja se karta e te drejtave te njeriut eshte vetem per shtresat e ulta te njerzimit! I gjithe korpusi i drejtesise shqiptare e ka ule veten ne rrase te fundit. Shpresojme te dalim nga ky batak me miratimin e kesaje reforme shume pritese!