Eksperti i ekonomisë Zef Preçi në një intervistë ekskluzive dhënë Editorit të Gazetës Dielli të Vatrës në New York Sokol Paja, analizon me detaje krizën që po kalon ekonomia shqiptare, amnistinë fiskale të propozuar nga qeveria, krizën e çmimeve, korrupsionin në institucionet publike si nder shkaqet kryesore te varferise dhe te papunesise, standardit te ulet te jeteses se shumices se qytetareve, polarizimit te thelle social te vendit, gerryerjes se buxhetit te shtetit, madje edhe nje nder shkaqet kryesore te boshatisjes se Shqiperise nga rinia.
AMINISTIA E DEKLARUAR E QEVERISE ESHTE NJE DEKURAJIM I ZBATIMIT TE LIGJIT NGA ANA E TATIM-TAKSAVE, POLICISE, APO INSTITUCIONEVE TE TJERA LIGJE-ZBATUESE
Ne vendet e varfra ku sistemi i kontabel eshte i dobet, ne te cilat sektori informal i ekonomise ze nje peshe te konsiderueshme dhe besueshmeria e institucioneve eshte e dobet kuptohet qe masa te tilla ai amnistia fiskale dhe e aseteve krijojne tronditje serioze ne ekonomi. Ne fakt, Shqiperia yne ka vite qe falin kamatevonesa, gjoba qofte per siguracione te papaguara, utilitete publike si uje, energji e etj. apo detyrime te papaguara. Suksesi i nje mase te tille kerkon tre parakushte baze: konsensus te gjere publik me ate pjese te popullsise dhe bizneseve qe paguajne rregullisht taksat. Shqiperia ka 30-50% ekonomi informale qe do te thote se 50 deri 70% te bizneseve paguajne rregullisht taksat. Se dyti, edhe ne legjislacionin aktual, fshehja e taksave eshte krim dhe prandaj kerkohet garanci politike per te ofruar njekohesisht edhe amnisti ligjore, dmth konseus i opozites per te garantuar mosndjekjen penale kurdohere qe te ndodhe rotacioni politik ne vend.. Se treti, per shkak te gjendjes se ekonomise dhe procesit te integrimit Europian te vendit, kerkohet edhe konsensusi me institucione nderkombetare (siç eshte rasti i FMN-se), dmth eshte shume e rendesishme qe masat qe merren te jene te bashkerenduara me te.
Sipas mendimit tim, me amnistine e propozuar se fundmi nxitet evazioni fiskal se krijohet perceptimi “mos i paguaj taksat se nje dite do t’i falin dhe do te dalim me te pasur nga fshehja se sa nga pagimi i tyre”.
Ne vende qe kane peshe te madhe te ekonomise kriminale siç eshte perpunimi, eksportimi i drogerave, etj. ndermarrja e amnistise fiskale krijon shqetesime me te medha dhe nuk eshte e keshillueshme te behet. Per fat te keq ne jemi ne kete faze, dmth kufinjte ndermjet sektorit formal, informal dhe atij kriminal jane shume poroze, likujditetet levizin lirsht nga njeri grup ne tjetrin dhe eshte nje fakt i pakundershtueshem qe parate kriminale kane zgjeruar dukshem vendin e tyre ne ekonomine shqiptare, sidomos gjate dekades se fundit. Mjafton te kujtojme se vetem Bashkia Tirane ka dhene leje per ndertimin ne kryeqytet te me shume 4.5 milione metra katrore, nje pjese e mire e tyre ne kulla, apo penetrimi i parave kriminale ne ne forme bashke-aksionaresh ne biznese te ligjshme, permes notereve , etj. duke i dhene ekonomise shqiptare pamjen e nje agresion te vertete te parave kriminale.
Aministine e deklaruar te qeverise e shoh edhe si nje dekurajimi zbatimit te ligjit nga ana e tatim-taksave, policise, apo institucioneve te tjera ligje-zbatuese.
Ne keto kushte, ashtu sic u pronocua zyrtarisht BE javen e shkuar, nuk ka se si te jete dakord as FMN-ja, Banka Boterore dhe organizatat e biznesit.
KORRUPSIONI VAZHDON TE JETE NDER SHKAQET KRYESORE TE VARFERISE DHE TE PAPUNESISE
Ne kushte krize çdo vend iu rikthehet burimeve te veta, te vendit. Ne fakt ekonomia e Shqiperise po shfaq rregullisht prej tridhjete vitesh tiparet e ekonomive pos-koloniale: eksport i lendeve te para te paperpunuara dhe te fuqise puntore te pakualifikuar. Pavaresisht kesaj, une nuk besoj se situata eshte kaq emergjente qe te rrezikoje falimentimin e shtetit sa c’percillet me mas-media, ndonese pajtohem plotesisht korrupsioni vazhdon te jete nder shkaqet kryesore te varferise dhe te papunesise, standardit te ulet te jeteses se shumices se qytetareve, polarizimit te thelle social ne vend, gerryerjes se buxhetit te shtetit, madje edhe nje nder shkaqet kryesore te boshatisjes se vendit nga rinia, nga pjesa me e shkolluar e saj si dhe nje pjese e klases se mesme.
Ndersa rritja e borxhit publik pasqyron strategjine agresive dhe teresisht ne funksion te interesave ekonomike e financiare te nje grushti oligarkesh qe ka zgjedhe qeveria e zt. Rama. Per fat keq, destinacioni i perdorimti te ketyre parave nuk sjell shtimin e vendeve te punes dhe as futjen ne qarkullimin ekonomik te pasurive natyrore te vendit, si naft,a kromi, bakri, hekuri, etj. Keto te fundit jane coptuar per interesa klienteliste dhe korruptive dhe kontributet e tyre jane te pandjeshme ne buxheti e shtetit. Ne keto kushte, rritja e metejshme e borxhit publik nga jashte vendit dhe nga bankat brenda tij rrezikon te shnderroje ekonomine shqiptare ne nje grope thithese, dhe tejet te dhimbshme per qytetaret e vendit.
KRIZA E RRITJES SE ÇMIMEVE, SPEKULANTËT DHE LUFTA
Per nje numer aresyesh objektive dhe subjektive, zhvillimet ne ekonomine tone kombetare ne te ardhmen e afert duket se do te kushtezohen dukshem nga politikat ekonomike dhe fiskale te qevderise, aq edhe nga zhvillimet ne tregjet nderkombetare, sidomos ne vendet e BE-se. Shqiperia sic dihet ka nje ekonomi te vogel, jo-konkurruese, te konrtrolluar dukshem nga nje grusht oligarkesh dhe me politika qeveritare ne te cilat mbizoteron propaganda dhe mediokriteti. Pavaresisht njelloj balancimi te faktoreve te brendshem dhe atyre te jashtem qe kushtezojne ritmet e ketij zhvillimi, duhet thene se politikat ekonomike, fiskale dhe monetare te qeverise dhe bankes qendrore vleresohet se marrin nje rendesi me te madhe se zakonisht apo ne situata me te qeta ekonomike.
Ajo qe bie ne sy nder tiparet e ekonomise sone gjate ketij viti, por ka gjasa te vazhdoje edhe ne vitin qe vjen eshte rritja e pazakonte e inflacionit, rritje qe ka filluar qysh nde gjysmen e dyte te vitit 2021, por qe per frenimin e ketij fenomeni gerryes per te ardhurat dhe kursimet familjare dhe nxites te thellimit te polarizimit social, nuk eshte bere thuajse asgje nga qeveria. Keshtu, ishin dhe jane te gjitha mundesite per te nxitur zgjerimin e siperfaqeve te mbjella me kultura bujqesore dhe per shtimin e numrit te krereve ne blegtori, por per keto mungojne politikat perkatese agrare. Raportime e ndryshme nga burime te besueshme flasin per rritjen e varferise ne vend – behet fjale per me shume 90 mije vete qe jane ne kushtet e varferise ekstreme. E duke marre parasysh faktin se me gati gjysma e qytetareve te punesuar ne sektorin privat marrin paga deri ne kufirin e poshtem te pages se punes te lejuar nga ligji (pages minimale) ky numer lehtesisht pritet te rritet ne muajt qe vijne. Per me teper qe raportimet mbi papunesine dhe varferine perjashtojne popullsine rurale, gjendja e nje pjese te mire te se ciles ka prirje te perkeqesohet me tej. Programet qeveritare per te mbeshtetur familjet ne nevoje kane qene te kufizuara ne kohe dhe ne permasa modeste, aq sa nuk mbulojne as ndikimet e inflacionit ne gjysmen e pare te vitit ne vazhdim.
Nersa ndikim i agresionit Rus ne Ukraine lidhet me importet e karburanteve dhe deridiku edhe te drithereve te bukes, per te cilat ishin dhe jane kushtet qe te zbutej ky efekt si permes prodhimit ne vend, ashtu edhe permes permiresimit te rregullimit te tregjeve per te nxitur konklurrencen. Mirpeo per kete mungojne, vullneti politik, polikat e nevojshem sektoriale dhe mbeshtetja perkatese buxhetore.
KERCENIMI I URISE NE NIVEL GLOBAL DUKET SE PERBEN NJE KERCENIM REAL
Krizat e cdo lloji, duke perfshire edhe lufterat, kane dy ane: ate qe shohim – krizen dhe anen tjeter – mundesite. Per kete te dyten mendoj se bota e qyteteruar eshte duke punuar dhe krahas me perballimin e efekteve te krizes aktuale, e ardhmja do te jete ndryshe, Asgje nuk do te jete me si me pare… Ndersa kercenimi i urise ne nivel global duket se perben nje kercenim real, me problemet e medha te konflikteve sociale qe e shoqerojne. Per fat te keq, Shqiperia, edhe pse disponon siperfaqe toek bujaesore te kosnderueshme qe mudn te zbusnin kete efekt te qytetafret e saj, eshte larg ndermarrjes se ndonjerhapi domethenes ne drejtim te perballimit se ketij kercenimi…
BUJQESIA, BLEGTORIA DHE NDIKIMI NE EKONOMINE SHQIPTARE
Ne kete dege te ekonomise shqiptare jane akumuluar probleme te reja dhete vjetra qe zene fill me paqartesite e pronesise dhe mungesen e sigurise juridike, fragmentimin e tokes, bujqesore, pushtimin esaj nga ndertimet e paligjshme dhe informale, mungesen e fuqise puntore te kualifikuar, pamundesine e perdorimit te mekanizimit dhe metodave moderne qe cojne ne rritjen e produktivitetit te punes, mungesen e institucioneve shtetere qe garantojne farera e fidane te zgjedhur dhe kafsheve te races, pamundesine e zbatimit te qarkullimeve bujqesore, mungesen e subvencioneve dhe te mbeshtetjes zhvillimore per kete sektor, etj.
Pa perballimin me realizem te ketyre dhe problemeve te gjera ne bujqesi dhe ne blegtori, as qe mund te pritet ndonje ndryshim serioz ne ekonomine shqiptare.
KRIZA NE ENERGJITIKE, NJE DIMER I VESHTIRE PER EKONOMINE SHQIPTARE
Nje nder sektoret me te prekur nga kriza aktuale rezulton te jete sektori energjitik i vendit. Ne menyre paradoksale ishte vete kreu i qeverise z. Rama qe paralajmeroi ne tremujorin e fundit te 2021 krizen energjitike, por pervec disa kontratave koncesionare te diskutueshme per favoritizem ne kete sektor qeveria shqiptare nuk ka ndermarre asnje mase mbeshtetese per te lehtesuar efektet e krizes globale energjitike ne ekonomine shqiptare, sic mund te jete rishikimi i struktures se taksave per te lehtesuar konsumatoret, nxitjen e permiresimit te transportit publik, nxitjen e prodhimit te energjise nga burime alternative, etj. Per me teper qe likujddimi perfundimtar i perpunimit te naftes ne vend (ish-kompania ARMO) dhe dergimi per skrap i rafinerise se saj, si dhe krijimi i te ashtuquajturve „borde te transparences“, deshmon per mungese vizioni nga ana e qeverise dhe per perdorim te krizes aktuale ekonomike si nje mjet per te rritur te ardhurat ne buxhetin e shtetit, por duke varferuar me tej qytetaret. Nderkaq liberalizimi i furnizimit me energji te nje numri biznesesh duke i nxjerre jashte fashes me cmim te rregulluar ka nxitur rritjen e cmimit te energjise per keto biznese si dhe per rrjedhoje edhe te mallrave dhe te sherbimeve te lidhura me to nen nje efekt kaskade. Ne te njejten kohe, qeveria ka shpallur edhe disa tendera publike ne sektorin energjitik, psh per marrjen me qera te disa termo-centraleve te lundrueshme, por qe sipas eksperteve te mjedisit do te shoqerohen, pervec cmimit te larte per njesi te prodhimit te energjise, edhe me rritjen e ndotjes mjedisore ne zonen bregdetare te jugut. Ne menyre te permbledhur, mund te thuhet se ekonomia shqiptare eshte gjeresisht e ekspozuar ndaj krizes ekonomike boterore si dhe vazhdon te shfaqe probleme serioze strukturore. Ne keto rrethana, vleresime te ndryshme flasin per ngadalesim te rritjes ekonomike gjate vitit 2023 si dhe per ngushtim relative te konsumit nga popullsia dhe bizneset.
Jane edhe nje numer politikash ekonomike dhe fiskale te qeverise, te cilat, edhe pse ne dukje sikur e lehtesojne ndikimin e krizes aktuale ne ekonomine shqiptare, vleresohet se do ta rendojne me tej kete krize. Te tilla jane e ashtuquajtura „amnisti fiskale dhe e aseteve“ dhe „legalizimi i kanabisit per qellime mjekesore“. Te para nga kend veshtrimi makro-ekonomik, keto dy politika te qeverise, edhe pse nuk jane shnderruar akoma ne ligje nga Kuvendi i Shqiperise, pritet qe te perkeqesojne me tej klimen e biznesit ne vend, duke e bere vendin edhe me pak terheqes per investimet e huaja direkte, duke acaruar marredheniet e vete qeverise me institucionet nderkombetare, por edhe duke nxitur kultivimin e kanabisit kriminal dhe okupimin e tokes bujqesore me „bimen e vdekjes“ dhe problemet e shumta qe e shoqerojne kete biznes te paligjshem.
Studime te ndryshme tonat dhe te eksperteve te huaj verejne se ne kushtet e sotme, efektet e krizes mund te zvogelohen vetem nese politikat fiskale te qeverise synojne te nxitin prodhimin vendas dhe te mbeshtesin financiarisht njekohesisht shtresat dhe grupet sociale ne nevoje. Po keshtu, politikat monetare mund dhe duhet te synojne ruajtjen e ekuilibreve midis konsumatoreve dhe klienteve te sistemit bankar, me synim nxitjen e kredimit te ekonomise reale, si rruga me e sigurte per nxitjen e ekonomise per te dale nga kriza.