Nga Ilir Levonja-Florida/
Në dhjetorin e vitit 2010, Tunis’i ose kryeqyteti i Tunizisë, u zgjua nën një valë protestash. Ato filluan paqësore por në fakt aty ka edhe zanafillën pranvera arabe e 2011ës. Përpjekja për demokratizim do kapërcente kufijtë. Radha ishte e Egjiptit, Libisë, Jemenit, Siria, Algjeria e me radhë. Pa përjashtuar edhe Irakun që ndodhej nën post periudhën Sadam Hysein. Dhe mbikqyrjen e Amerikës. Edhe disa vende të tjera u përfshinë, por protestat ishin më të buta. Megjithatë asnjë nga qeveritë e reja nuk kaloi periudhë të qetë. Ashtu sikur edhe ndërrimi i pushtetit. Madje me dënime e ridënime paraardhësish nga pasardhësit në drejtimin e vendeve. Rasti më i freskët është dënimi me vdekje i ish presidentit egjiptian, Muhamed Morsi këtë vit.
Ajo që është qartësisht e kuptueshme, vendet arabe e kanë tepër të vështirë të instalojnë demokracinë. Sado që kanë patur suport, prapë dhuna është prezente. Madje në Siri më keq akoma.
Ajo është kthyer në një luftë vëllavrasëse. Ose luftë civile. Përpos kësaj në territoret ku sundojnë të ashtuquajturit rebelët. Shto edhe rajonet në Irakun fqinj, u shpik edhe ISIS. Apo shteti i islamikëve radikalë. Dhuna është prezente kudo. Jo vetëm nga lufta e pabarabartë në front, bombardimet që bëjnë avionët e Assadit mbi qytete. Por edhe demonstrimet publike, me prerje kokash nga ISISi.
Dhunën mbi objektet kulturore dhe historike etj. Siç ishte dhe rasti tempullit Palmiera në Siri, dy ditëve më parë.
Nuk ka asnjë diskutim që është pjesa më e nxehtë e rajonit. Po të kemi parasysh edhe luftën frontale që i kanë shpallur kurdët në rajonet e Irakut. Situata konfliktuale e Ukrainës me Rusinë.
Dhe përqëndrimi i Amerikës në normalizimin e marrëdhënie me Iranin. I ka dhënë kohë të mjaftueshme si Asadit në Siri. Ashtu edhe radikalistëve të ISISit. U bënë katër vite që konflikti civil sirian vetëm se po e shkatërron atë vend. Nga ana tjetër cilado zgjidhje që pritet të pasojë, ka në horizont edhe një tjetër parashikim konflikti të ri. Kësaj radhe janë kurdët. Ose nomadët e Mesasopotomisë. Një etni me mbi tridhjetë milion banorë. Por që të dërrmuar nga Turqia, Siria, Iraku etj, kurr nuk mundën të kenë shtetin e tyre. Megjithatë ata flasin një gjuhë dhe janë një komb. I ndarë në pesë shtetë. Por që këta të Irakut, e që kanë një zhvillim prezent. Në të njëjtën kohë janë të vetmit që po luftojnë për mos përhapjen e ISISit në territoret tyre. Kjo e trëmb Turqinë, ashtu edhe Irakun.
Çfarë është konkretisht ISIS ose ISIL siç edhe e quajnë në disa vende arabe jashtë territorit sirian.
Shteti i radikalëve islamik që pretendojnë se janë përfaqësuesit e Allahut në tokë. E kanë zanafillën nga viti 1999. Dhe kanë qënë aleat të Alkaedas dhe pjesëmarrës aktivë në disa luftra civile në vendet arabe. Janë kryesisht të përfaqësuar nga shtresat fanatike. Jo vetëm në praktimin e besimit por edhe në marrëdhëniet me të tjerët. Sidomos me shtetet e perëndimit. Por formën e plot, ose fuqizimin e ka në Irak, në kohën e ndërhyrjes ushtarake të Amerikës. Pra rrëzimi i Sadam Huseinit do i sillte botës arabe edhe fuqizimin e ISISit. Kjo bëri që në konfliktin civil sirian, këtë të sotshmin, ata të futen edhe në territoret ku dominonin forcat opozitare. Duke u fuqizuar shumë përmes dhunës. Me pak fjalë pellgu qëndror i Mesopotamisë midis Irakut dhe Sirisë është sot nën zotërimin e tyre. Çfarë po ndodh atje dhe vendimarrjet në emër të Allahut, konsiderohet si një periudhë e errët. Që nuk i përket aspak kulturës dhe besimit islam. Pra unitetit.
Kjo është aryeja apo shkaku i ikjeve masive të sirianëve nga toka e tyre. Jo vetëm qeveria e Assadit, jo vetëm opozita e armatosur, por edhe ISISis, që kërkon vetëm bindje dhe nënshtrim.
Ndaj çdo popull apo qytetar që është sot në paqe, duhet të bëj llogari për vlerën që ka sistemi i dominuar nga suksesi i rotacionit. Të mbrojë atë duke i mundësuar ujit të rrjedhë. Dhe jo një akumilim ku të qelbet.