DISA PYETJE PUBLIKE PËR ZOTIN ARTAN LAME/
Nga Nuro Kulluri/*
I nderuar zoti Artan Lame, unë quhem Nuro Kulluri nga Dukati i rrethit të Vlorës dhe jam një nga pronarët autoktonë. Jam moshë e shkuar dhe kur të jetë dita, nuk mund të largohem i qetë nga kjo jetë pa i thënë mendimet e mija drejt ashtu si i mendoj pasi kam përjetuar gjithçka ka ndodhur në fshatin dhe krahinën tonë. Në takimin e organizuar me datën 9 Mars 2016 “Për çështje të pronësisë së komuniteteve fetare”, ku palën e Qeverisë e përfaqësonit ju dhe drejtoresha e AKKP znj Sonila Qato, u deklarua se komuniteteve fetare do t’u kthehet prona e tyre. Pyetjes së z.Axhem Ymeri, Kryetar i Koalicionit të Shoqatave të Pronarëve se me çfarë baze juridike komuniteteve fetare do ju kthehet prona dhe ne qytetarëve vazhdon të na rëmbehet prona ju dha një përgjigje gjysmake se kjo “do bëhet në bazë të një marëveshje”. Ju e dëgjuat se kjo krijoi indinjatë që u kritikua në diskutimin tim dhe të përfaqësuesve të tjerë të pronarëve që kërkuan nga kleri të mos bëhet palë dhe të mos mbështesi gabimet e qeverisë por të lartësojnë parimet dhe pastërtinë e moralit fetar që nuk pranon kusarinë. Por cila qënka kjo marrëveshje, kush e ka nënshkruar dhe a do ti qëndrojnë kohës këto marëveshje !
Përse për institucionet fetare bëhet marëveshje për ti kthyer pronat ndërsa për pronarët e zonave turistike bëhet marreveshje gjoja “për zhvillim” por në thelb për t’ua vjedhur pronat. Mos vallë këtë marrëveshje ua kërkon Evropa ?? Nëse kjo është e vërteta por nuk besoj :“ Evropa pastë faqen e zezë nëse na shkatërron si në vitin 1913” Nëpërmjet shtypit të lirë po ju drejtohem për marrë përgjigjen tuaj publike pasi era e keqe u dëgjua edhe në intervistën që ju dhatë në darkën e ditës së Premte datë 19 Mars 2016 në TV News 24. Intervista juaj më indinjoi se gjatë gjithë intervistës ju nuk thoni pronarët por vazhdoni të thoni ishpronarët, emërtim abuziv, që i përket kulturës së kusarisë, që la pas Ramiz Alia. Por mendoj se ajo që nxin dhe ju turpëron janë mendimet tuaja për të justifikuar shtetin që sipas jush nuk paska faj se ka lejuar të pushtohen pronat. Çdo njeriu I dua të mirën dhe edhe pse nuk njihemi ju them: Mos kini frikë të thoni të vërtetën se vetë Shteti kishte dhe ka detyrim Kushtetues t’ja kthejë shqiptarëve pronën qe ja ka grabitur me ligjet e diktaturës dhe se kompensimi duhet vetëm për prona që janë tjetersuar për nevoja publike. Ju sqaroj se e dija që jeni Drejtor i Pergjithshem i ALUIZNI-t por pyeta se ku keni punuar më parë. Më thanë se jeni publicist, opinionist, studiues i historisë, veprimtar i shoqërise civile për mbrojtjen e trashëgimise kulturore, koleksionist etj. Me ato që dëgjova në intervistë mendova: Ky njeri kaq i zgjuar i ka vënë vetes detyrë për të ndërtuar Shqipërinë apo punon për ta shkatëruar këtë vend se këtë detyrë i kanë ngarkuar. Kjo është pyetja që nuk di ti jap përgjigje dhe kërkoj përgjigjen tuaj. Besoj se nga kjo pyetje dhe përgjgja juaj do të reflektojnë dhe politikanët e tjerë, të paktën ata që siç thonë këtej nga ne “nuk u ka plasur cipa”
Problemi I anarkisë së pronës për të cilin ju drejtohem nuk zgjidhet me mashtrime dhe kompensime por me kthim fizik conform Kushtetutës . Rruga që po zbatoni po polarizon jo vetëm bashkëfshatarët e mij në Dukat por thuajse të gjithë shoqërinë dhe dëmton të ardhmen e Shqipërisë, prandaj ju kërkoj të keni burrërinë të përgjigjeni jashtë politikës me ndershmëri siç kemi shprehjen : me dorë në zemër.
Në intervistën e dt. 19 Mars, ju deklaruat se problemi pronave për ish pronarët është i mbyllur, se nuk kemi çfarë tu kthejmë dhe folët për fushatën e legalizimeve të ndërtimeve të paligjshme si një fitore dhe arritje të politikës etj. Unë mendoj se kjo është vjedhje në emër të ligjit dhe ju këshilloj të largoheni nga kjo veprimtari që shkatërron shtetin. Unë mendoj se ju bëni një punë të dëmshme dhe shkatërruese, për të ardhmen e shtetit Shqiptar dhe të shqiptarëve me çdo firmë që ju vendosni për të legalizuar një ndërtim pa leje që një person i tretë ka bërë në tokën që nuk është pronë e tija. Unë besoj se opinioni shoqëror por dhe Perëndia do ndëshkojë ju dhe të gjithë ata që i shkaktojnë padrejtësi popullit. Ju ftoj të reflektoni: Me çfarë të drejte morale politikanët duan të përvetësojnë pronat tona në Karaburun. A është kjo tjetersim prone për nevojë publike apo është vjedhje e maskuar në emër të ligjit. Shqipëria nuk ekzekuton vendimet e gjykatave dhe vazhdon ta mashtrojë Evropën, që akoma nuk e ka kuptuar se sa shumë e kanë mashtruar në këto 25 vjet lidhur me pronat. Të shohim se si do vendosi Gjykata Kushtetuese për ligjin e dhjetorit 2015 me të cilin Qeveria kërkon të maskojë vjedhet e pronave 1991-2015. Por Gjykata e Strasburgut me 17 Mars 2016 e dënoi përsëri Shqipërinë, por sa dënime të tjera duhet të japi Strasburgu që shteti të mos tallet me pronat tona dhe të drejtat themelore të njeriut. Ju mund ta dini se Karaburuni është pronë e dukatasve autoktonë, por pas 1991 politikanët po synojnë ti quajnë prona publike. Ne i dimë se ku janë kufijte dhe pronat e secilit. E dimë gjithashtu se KKKP dhe gjykatat kanë bërë matrapazllëqet të shumta me vendimet e tyre duke shkaktuar mbivendosje. Sipas mendimit tuaj dhe sa kohë do vazhdojnë këta politikanë ta mashtrojnë SHBA dhe Europën dhe të justifikohen me ligjet që miratojnë në atë palo-Kuvend. Zgjidhje ka por është veprimtaria juaj dhe e atyre që janë me një mendje me ty që pengojnë zgjidhjen dhe duke pasur në dispozicion median e turullosni opinionin. Zgjidhja do të vijë nga Shtëpia e bardhë dhe Ambasadori i SHBA se Shteti ka detyrim ti kthejë pronat, se shteti i ka dokumentat në arkiva, pra zgjidhja është që Shteti ti hapi arkivat të kthejë pronat . Vetëm pas kësaj klasa politike ka të drejtë të pretendojë se vendosi themelin e demokracisë, duke dhënë këtë shenjë që filloi t’a dekriminalizojë veten . Sipas mendimit tuaj edhe sa kohë do vazhdojë ti nënshtrohet populli vjedhësve që deklarohen si parti e majtë apo e djathtë ? Ju rikujtoj se për të mbrojtur pronat e të parëve të tyre nga politikanët zaptues, në vitin 2001 i gjithë fshati i Dukatit, u përleshën me policët dhe forcat speciale të dërguar nga Qeveria Berisha. Në 2001 kur dukatasit me gurë e shkopinj e vunë përpara policinë e armatosur, kryetari i opozitës, zoti Edi Rama, sot Kryeministër ka thënë me gojën e tij se “DUKATI KA TË DREJTË”. Në vitin 2013, Sali Berisha,filloi të analizojë dhe guxoi të thotë se “me pronarët kam gabuar”. Tani në pronat tona në karaburun po afrohen ca deputetë dhe ca që thonë se janë turq dhe vijnë gjoja për të investuar sipas ligjit të turizmit ! Ju pyes se kujt i intereson ti pastrojmë kusarët siç pastohen çibanët ? Ju pyes personalisht ju kujt i shërbeni. Mirëpres burrërinë dhe përgjigjen tuaj.
*I nderuari z. Editor
Vatra dhe gazeta “Dielli” eshet e evtmja dritare nga ku ne percjellim shqetesimet dhe dhimbjen qe po na shkakton Politika dhe Shteti Shqiptar ne keto 25 vite tranzicion. Dielli mbetet per ne e vetmja gazete qe I perket shtypit te lire, ku nuk jemi censuruar as edhe nje here te vetme.. Ju lutem te shikoni mundesine e publikimit te letres qe ju kemi derguar dt 20 MArs 2016, pasi ne gazetat qe publikohen ne Tirane, redaksite hezitojne te botojne shkrime kritike per anarkine dhe shkeljen e te drejtes se prones se trasheguar.Ky eshte krimi dhe padrejtesia me e thelle qe u eshte bere shqiptareve qe nga koha e mesjetes. Nese ne shkrimin qe ju kemi derguer ka diçka qe nuk shkon ju lutem na informoni.
*Nuro Kulluri
Pronar autokton nga Dukati i Vlores,
Kryetar i degës Dukat të Shoqatës “Krahina Jonë“
Tiranë, me 20.03.2016
Fani says
Shume e qarete,nga strands ne tropoj(kenga )vidhen pronat NgA poshtetare e sotetm .dikush duehet shpendajn formulate e padise ne vgjykaten nderkombetare ,ne internet per paid gjyqesore ne gjykaten nderkomnetare.mjafte vodhen pronate Jane me dhjetra pronar qe I Jane Marr pronat nga valboan,topojani ne kelmend gramoz,korab,ddurres,vlore finiq, pashalkman,karaburun.Pas isisit sot Per sot eshte rreziku me I mash grabitja e p r o n a v e.Pa shkuar prona tek pronari ska lire ska democracy,ska… treg toke, ska siguri vec anarchic.Mr.Nuro e d r e t j t a e zzotit-hyjnore,njerzore,ligji nderkombetare eshte me ju,populli eshtee me ju.Me ju nuke JANE korruptuarit, kriminalizuarit,matrapazet,oligarkija,parija.etj. Dalshi FAQE bardhe