Shkruan : Dimal Basha – New York/
Propaganda anti-semitike e Hitlerit ishte njëra ndër veglat kryesore për “justifikimin” e diskriminimit, segregimit dhe persekutimit të hebrejëve gjatë luftës së dytë botërore. Edhe pse kemi komentime të ndryshme në lidhje me origjinën e urrejtjes dhe fanatizmit të tij për të asgjësuar një popull të tërë, nuk ka asnjë dyshim për deluzionin e tij se hebrejët ishin arsyeja për të gjitha parregullsit dhe ku si pasojë pësuan jetërat e milionave njerëzve, në mesin e të cilëve shumica ishin hebrejë.
Hitleri përdori hebrejët si vegël para se të fitoj zgjedhjet në Gjermani dhe urrejtjen ndaj tyre e bëri platformë politike dhe shëndrroi në ‘kryqëzatë’ pas ardhjes në pushtet! Dallimi i tij prej një individi të rëndomtë ishte se Hitleri fitoi pushtetin që i dha fuqinë për të kryer krime në një masë të tmerrshme.
Tani që shqiptarët gëzojnë një rrespekt për shpëtimin e hebrejëve që ndiqeshin nga persekutimet gjatë asaj kohe dhe që njifeshin botërisht për tolerancën dhe rrespektin ndërfetarë, ky kurs ka marr një kahje të çuditshme me ardhjen e një Islami i importuar nga vendet arabe menjëherë pas luftës. Janë këto rryma të një Islami fundamentalist që përdorin të njejtën propagandë naciste që përçon urrejtje dhe legjitimizon dhunë!
Shumica e këtyre aktorëve fundamentalistë janë intolerant dhe sipas Yahya Sadowsky karakterizohen me tri kritere. E para, besimi i tyre se çdo individ që nuk ndan besimet e tyre strikte konsiderohen si të devijuar dhe denoncohen si jo-besimtarë. E dyta, shpesh-herë zhyten në teori kosnpirative duke arsyetuar se hebrejët janë arsyeja kryesore për të gjitha të këqijat dhe shpesh i akuzojnë ata për luftën kundër botës Islame. E treta, muslimanët shiia i konsiderojnë si armiqt më të përbetuar dhe predikimet ndaj tyre , hebrejëve, dhe të gjithë që nuk ndajnë besimet e tyre përmbajnë një gjuhë urrejtje, përcarëse por edhe raciste. Janë një numër individësh që për agjendë e kanë ngulfatjen e cfardo mendimi ndryshe dhe përdorimi i gjuhës së urrejtjes janë mënyra që ata shpeshherë rezonojnë.
Në këtë grup kemi edhe racistin Enis Rama, hoxhë që është pjese e ketij mullini që prodhon urrejtje anti-semitike. Shpesh thirret në paqë por nuk heziton të shfaq ndjenjat raciste dhe urrejtjen për grupe të caktuara duke e shoqëruar me teori konspirative.
Në njërën nga ligjërat e tija që është e publikuar në YouTube, ai shpreh racizmin e tij ku thotë se “në rrafshin njerëzor, nuk ka lloj njerëzor, kabile fis apo ngjyrë më shkatrrues, ma t’prisht edhe ma fesaxhi se çifutët.” Me tej, hoxhë Enis Rama konludon ngjashëm sikur Hitleri dikur se “burimi i secilit sherr shpie te çifutët” dhe akuzon hebrejët për të gjitha problemet ne lindjen e mesme duke thënë se “lufta në Siri… është luftë e drejtpërdrejt mes një besimit të pastër dhe asaj të ndytë të jahudive.”
Nuk ka dyshim se kjo gjuhë raciste çon në urrejtje të mëtutjeshme dhe nuk është çudi që predikimet si kjo gjithashtu shpiejnë tek incidente sikur që kishim përdhunosjen e varrezave hebraike në Prishtinë. Frika ekziston se çfarë pasoja do të ketë në të ardhmen kur rritet numri i individëve aktiv që mendojnë sikur racisti Enis Rama?
Është gjithashtu vështirë me paramendu se çfarë mendon Enis Rama me bashkëmendimtarët e tij për miqt tanë hebrejë si ish sekretarja e shtetit Amerikanë Madeleine Albright, që ishte shtytësja ma e madhe për intervenimin në Kosovë dhe vet njëra nga të përndjekurit e regjimit nacist, apo edhe kongresmenin Eliot Engel, ish zëdhënësin James Rubin, senatorin Charles Schumer e sa e sa miq tjerë hebrej që mbajnë pozita kyqe në administratën amerikane dhe janë mbështetës dhe shtyllë kryesore e shtetit që e gëzojmë?
Duket e pakapshme me kuptu se si një popull që historikisht u shquam për tolerancë dhe rrespekt arritëm që veq pas më shumë se një dekade Kosova të kthehet në një fole fundamentalistësh ku gjuha raciste si kjo e Enis Ramës është pjesë e një propagande që kalon pa u vërejtur.
Rrëziku po rritet kur Islami fundamental në Kosovë po kalon në atë radikal. Ky i fundit përkufizohet atëherë kur feja legjitimizon dhunën për të arritur një objektiv dhe ky legjitimizim vie nga Shefqet Krasniqi, njeriu më i paskrupullt që në emër të Zotit e legjitimizon dhunën. Në emisionin Rruga e Ndriçuar të 4 Prillit, hoxha merr një pyetje nga një qytetarë ku thuhet, “a kam hi në gjynah se i kam ra shuplakë një personi të moshuar kur ndjeva që ai përdorte gjuhë ofenduese ndaj Allahut?” Përgjigja e hoxhës ishte e thjeshtë, “jo s’ke hi n’gjynah, jo inshallah!”
Shkurt, një person ka sulmuar fizikisht një tjetër në moshë për arsye se ka ndëgjuar fjalë që nuk përkojnë me besimin e tij dhe krimineli në këtë rast kërkon legjitimizimin e aktit të tij përmes hoxhës që i tregon se, sipas dogmës së tij talibaneske, nuk ka kry një gjynah dhe rrjedhimisht feja e tij “paqësore” e lejon këtë dhunë! Radikalizmi brina nuk ka dhe kombinimi i një gjuhe raciste si ai i Enis Ramës me legjitimizimin e Shefqet Krasniqit mund të ketë pasoja radioaktive përbrenda shoqërisë sonë por edhe si shtet në arenën ndërkombtare.
Medeomos mbes i palëkundur në besimin se shumica e popullit shqiptarë mbeten të arsyeshëm dhe me siguri se shqetësohen nga këto predikime radikale, mirëpo qetësia dhe pasiviteti kundrejt kësaj gjuhe raciste e shumicës është pasojë e frikës së cenimit të drejtpërdrejtë të një radikalizmi që është në rritje e sipër që vie si pasojë e neglizhencës nga vet autoritetet dhe qeverisë që qëndrojnë indiferent ndaj propagandave naciste dhe legjitimizimit të dhunës.
Unë si një qytetarë i Kosovës nuk më mbetet të elaboroj më shumë për urretjen që përçohet nga këta radikalë sepse i mbetet autoriteteve të mirren me ta, mirëpo mund të kërkojë falje për shumicën e një populli që i shef si miq Albright e të gjithë të tjerët të cilët, pa marr parasysh religjioni, etnie apo ngjyre, ishin dhe mbesin pjesë e miqve të shumtë që na përkrahën në ditët kur vet ishim subjekt asgjësimi.
Dardan says
I nderuem z. Dimal Basha!
Që je izraelit je sipas kësaj mbrojtje në shkrimin e masipërme. Shum mirë që e ngreh si shqetsim në Kosovë çeshtjen në fjalë. Unë nuk e njoh këto prebleme dhe ban mirë që i evdienton dhe i ndan me miqë e lexues.
Ja vlerson kontributin shqiptarve për ndihmën bujare që treguen ndaj hebrejve e kjo vjen nga adn-ja e mirësisë shqiptare pa e paragjykue.
Por unë due një sqarim nga ana e juaj si izraelitë që je, nëse ke vullnetin të na sqarosh; Nuk arrij të kuptoj arsyen e mosnjohjes të Pavarsisë të Kosovës nga ana e Izraelit dhe e dyta ashtë e rradhitun Izraeli me kët akt armiqsor me anmiqtë e përjetshëm të shqiptarve si shtetet sikurse Serbia, Rusia, Greqia,….A kshtu qenka mirënjohëse Izraeli, hebrejtë ndaj sakrificave të popullit dhe qeverisë së regjencës shqiptare me mos njohjen e Pavarsisë Kosovës? Kur do të dëshmoji Izraeli Mirnjohjen jo vetëm me thasa fjalësh, por me ndihma ekonomike bujare për të varfërit dhe me njohjen pa diskutim të Pavarsis Kosovës dhe të kërkoji falje popullit të Kosovës dhe shqiptarve për mosnjohjen….