Kryesia e Klubit të Intelektualëve Rugovas “ KIRUG”, në takimin e punës të mbajtur në datën 03 maj 2017, e përberë nga Prof dr Riza Smaka, Prof dr Mujë Rugova, Prof dr Zymer Neziri, Prof dr Ali B. Muriqi, Prof dr Shemsedin Dreshaj, Prof dr Hysen Lajqi, Prof dr Jeton Kelmendi, Prof dr Azem Lajqi, pas diskursit përkitazi me nismën aktuale të një grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për ratifikimin me k u s h t të Marrëevshjes për Demarkacionin Kufitar ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi , njëzerit miratoi këtë:
APEL
Nisma e një grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e Kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi ( Marrëveshja për Demarkacionin ) me k u s h t për tu rishikuar pas një një periudhe kohore , është:
- e paprecedencë në praktikat e marrëveshjeve ndërkombëtare përkatësisht ndërshtetërore , në përgjithsi e, veçanërisht, në çështjet e delimitacioneve dhe demarkacioneve kufitare,
- në kundershtim me parimet themelore të marrëveshjeve ndërkombëtare përkatësisht të marrëveshjeve ndërshtetërore të cilat , kurdoherë dhe medomos duhet të jenë të analoge dhe identike reciprokisht si dhe të të pakushtëzuara,
- favorizuese dhe konformiste e qendrimit dhe synimit qeveritar pët ratifikimin makijavelist të Marrëveshjes për Demarkacionin , cila, nga shkaqet e theksuara në vijim, është e dëmshme, e pa drejtë dhe e paqendrueshme juridikisht dhe politikisht, ndaj, duhet të refuzohet si e pa sinçertë , spekulative dhe krejtësisht e pa bazë!
Arsyetimet:
Komisioni Shtetëror i Republikës së Kosovës për Demarkimin e Kufirit të Kosëvës me Malin e Zi ( Komisioni për Demarkacionin), gjatë negociatave me Komisionin për Demarkacionin e Malit të ZI, ka shkaktuar sëpakut këto gabime të kundershtimshme me Kushtetutën si dhe në dëmin e integritetit territorial të Republikës së Kosovës , nga se,
- në vend të negocimit të mbeshtetur në vlerësimin e faktorëve esencialë dhe primarë natyrorë të determinuar nga faktorët primarë gjeografikë, gjeostrategjikë, historikë, etnikë të balansuar, ekonomikë, pronësor -Uti Possidetis , ka praktikuar dhe trajtuar vetëm kadastin ( sic) ,ndryshe, komponentë e karakterit sekondar si dhe,
- në vend të demarkacionit kufitar Kosovar- Malazez sipas delimitacionit të bërë në shkurtin e vitit 1945 , të pandryshuar asnjëherë , jashtë mandatit parlamentar të caktuar nga Kuvendi, ka praktikuar redilimitacion ,për të qenë edhe më keq, të dëmshëm për integritetin territorial të Republikës së Kosovës , nga se, territorin e Kosovës , panevojshem, padrejtësisht dhe arbitrarisht e ngushton për 82.3 km2! Sikundër dihet e me asgjë nuk mohohet, Komisioni për Demarkacionin nuk ka pasë autorizim për delimitacion kufitar të rinjë Kosovar- Malazez, por, përkundrazi , ka qenë i mandatuar nga Kuvendi i RK-së qe , në bazë delimitacionit egzistues, të sanksionuar juridikisht nga viti 1945 (asnjëherë të kontestau as të ndryshuar deri në aktualitet) të aplikojë demarkacionin në terren.
Kufinjët ndërmjet republikave dhe krahinave autonome ( Kosova dhe Vojvodina ishin krahina autonome me territore të sanksionuara sikundër edhe republikat – shtetet e YU II) nga viti 1945 – 92 ishin të karakterit administrativ e , rrjedhimisht , edhe sipas Komisionit Ndërkombëtar për Zgjidhjene Krizës Politike të YU II ,“ Komisionit të Badinterit”, linjat e tyre janë promovuar dhe sanksionuar në kufinjë shtetëror!
Në këtë kontekst , vlenë të apostrofohet fakti relevant se , sipas rendit juridik e sistemit kushtetutar të YU II-të , Sërbisë, Malit të Zi dhe të Kosovës, kufinjët administrativë kanë qenë të sanksionuar dhe ka qenë lejuar ndryshimi i tyre vetëm në saje të pelqimit të kuvendeve të republikave përkatësisht krahinave respektive. Kufiri administrativ përkatësisht politik kosovar – malazez, nga viti 1945 deri sot, asnjëherë ,jo që nuk është ndryshuar, por, as nuk ka qenë temë për diskutim!
Seandejmi , kufiri kufitar kosovar – malazez : Qafë e Çakorrit – Mokna – Hajlë – Kullë , i delimituar në vitin 1945, ishte dhe mbetët legjitim, meritorisht i delimituar përfundimisht, i cili, nuk mund të ndryshohet pa pelqimin e kuvendeve të Kosovës dhe Malit të Zi.
Komisioni për Demarkacionin , është dashtë që eksklusivisht , sipas mandatit imperativ nga Kuvendi që, të negociatojë me komisionin homolog malazez për precizimin, konkretizimin dhe materjalizimin e delimitacionit egzistent nga viti 1945 kurdoherë në përshtatje me faktorët esencialë të sipërtheksuar dhe në përfillje me rektifikacione përkatësisht koncesionime territoriale ekuivalente, por, kurrsesi të akceptojë zgjidhjen kadastrale sipa së cilës Kosova padrejtësisht e panevojshëm reduktohet për hiq më pak se 82.3 km2! Ndaj Marrëveshja e atillë për Demarkacionin Kosovar – Malazez ,edhe pse e parafuar edhe nga pala kosovare , gjithnje juridikisht e pa aplikueshme , sipas bindjes e qendrimit të KIRUG-ut sikundër edhe pjesës së konsideruar të botës akademike, shoqërisë civile, opozitës parlamentare dhe të mbi 200 000 qytetarëve peticionistë tok me qindra mia protestues publikë kurrsesi nuk duhet , jo të ratifikohet ,por ,as të prezantohet për ratifikim. Eventualisht, nëse Qeveria aktuale , e cila, çuditërisht është këmbëngulëse për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin , nëpërmjet bashkëveprimit joparimor me Kryesinë e Kuvendit , të njëjtën do të prezantonte për ratifikim , KIRG-u , apelon në ndërgjegjën shtetërore e kombëtare të deputetëve të kësaj legjislature qe ,atë Marrëveshje, ta refuzojnë ,pa hesitime, me indinjatë !
Qeveria e Kosovës , në vend të shkeljes se nenit 70 të Kushtetutës nëpërmjuet “ bindjeve të deputetëve të caktuar të Kuvendit “ si dhe trillimit të “votimit pro ratifikacionit aktual me kusht për revidim të pastajmë” , edhe sipas funksioneve të përcaktuara me dispozitat e neneve 93 & 94 te Kushtetutës, do të duhej qe, përfundimsht dhe seriozisht të ndryshonte qendrimin e deritashëm për ratifikimin e pakusht të Marrëveshjes për Demarkacionin ,ashtu që , vendoshmërisht të përcaktohej për demarkacionin kufitar konform me delimitacionin legjitim dhe legal ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi cili , me dokumente politike – juridike kosovare dhe malazeze si dhe ndërkombëtare, është egzistent , pranuar dhe konfirmuar !
KIRUG-u thekson se , për të qenë me vlerë juridike ratifikimi me kusht i kufirit kosovar – malazez, Conditio Sine Qua Non ,do të kërkohej qe, kushti i njëjtë, të ishte i përfshirë edhe në tekstin e përbashkët të Marrëveshjes për Demarkacionin, i cili, nuk qendron nga fillimi, madje si i tillë, nuk egziston as në Marrëveshjen për Demarkacionin të ratifikuar nga Kuvendi i Malit të Zi! Marrëveshja për Demarkacionin është akt politik e juridik bilateral dhe ,palët respektive i obligon vetëm nëse do t’ishte analog e plotësisht identik dhe, si i tillë, i ratifikuar në procedurën e kërkuar. Në rastin konkret, kushti i tillë nuk qendron në tekstin e Marrëveshjes për Demarkacionin të nënshkruar nga përfaqësuesit e Kosovës dhe të Malit të Zi ,ndaj , përfshirja e kushtit në fjalë vetëm ne teksin e Marrëveshjes për Demarkacionin qe do ta ratifikohej nga Kuvendi i Kosovës ,do t’ishte arbitrar, juridikdiht i pa vlerë , politikisht i pamoralshëm, i kontrabanduar ilegalisht dhe papërgjegjshëm sikundër referuar palës malazeze ashtu edhe deputetëve përkatësisht qytetarëve të vendit tonë ,të cilët, eventualisht nga lajthimi “Culpa” do të mund të llogarisnin në mundësinë e revidimit të pastajm të asaj Marrëveshjeje. Për tu riproceduar Marrëveshja për Demarkacionin e cila do të ratifikohej edhe nga Kuvendi i Kosovës, Conditio Sine Qua Non do të kërkohej pelqimi edhe i Qeverisë përkatësisht Kuvendit të Maslit të Zi , i cili, praktikisht, tepër vështirë do të mund të sigurohej. Në këtë kontekst apostrofojme edhe njëherë faktin e pasinçeritetit qeveritar kur spekulon edhe me “ ratifikimin e kushtëzuar të Marrëveshjes për Demarkacionin për revidim të pastajmë të saj” i cili reflektohet haptas e qartë edhe nga insistimi i asaj Marrëveshje me synim të riprocedimit të shpejtë të saj!”
KIRUG-u edhe në këtë rast , duke e kundërshtuar fuqishëm “ Ratifikimin me kusht të Marrëveshjes për Demarkacionin “ prononcohet për demarkacion ndërkufitar të vendit tonë me Malin e Zi të bazuar në delimitacionin historik i cili si i tillë figuron edhe
- në hartat zyrtare të Malit të Zi, të Sërbisë, të YU II, Kosovës ,
- në tekstet shkollore, universitare e shkencore ,
- në enciklopeditë bashkëkohore të shteteve në fjalë si dhe
- në një numër jo të vogël të punimeve shkencore, teksteve universitare, teksteve shkollore, publikimeve dhe analizave kritike referuar po kësaj çësjtjeje.
KIRG-u , nga shkaqe politike e pragmatike , duke e abstraktuar dimensionin e faktorin historik para vitit 1945, edhe në këtë rast angazhohet dhe thekson se:
- kufiri Kosovar – Malazez Nolens Volens duhet të demarkohet në linjen Qafë e Çakorrit- Mokna – Hajlë – Kullë ,të fiksuar dhe të sanksionuar me delimitacionin e vitit 1945,
- nuk njihet as nuk qendron në doktrinat as në praktikat e marrëveshjeve ndërshtetërore për demarkacione kufitare ratifikimi i kushtëzuar e aq më pak kushtëzimi unilateral i ratifikacionit kufitar ,
- vetëm kufiri kosovar – malazez i demarkuar sipas delimitimit të vitit 1945 do të të fiksohej, sanksionohej dhe mbetej i pakontestuar dhe si i tillë i qendrueshëm i cili do të krijonte parakushte të volitshme për kultivim të marrëdhënieve shoqërore, socio – ekonomike, politike, kulturore, shkencore, sportive reciproke të dobishme ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi!
Kryetari i KIRUG-ut
Prof dr Riza SMAKA
Sekretari i KIRUG-ut
Prof dr Jeton Kelmendi