Arben Llalla sjell letërjoftimin grek ku Himara emërtohet si pjesë e Vorio Eprit!/
Historia e problemit të Toponimeve midis Shqipërisë dhe Greqisë nuk është e re, por i hershëm. Ka qenë Greqia ajo që ka shkelur rëndë marrëveshjen e Toponimeve. Në vitin 1947 Greqia, Himarën nuk e vlerësonte se ndodhet në Shqipëri, por në Vorio Epir. Tani lind pyetja ku ndodhet Vorio Epiri zyrtarisht sepse ska asnjë shtet në botë që e ka njohur apo e njeh toponimin Vorio Epirin zyrtarisht se ku bie. Unë kam kopje të një letërnjoftimi të Mbretërisë së Greqisë ku vendlindja e Jason Kutulas është Himara-Vorio Epir. Jasoni ka lindur më 1925 në Himarë dhe në vitin 1947 ka marrë letërnjoftimin e Mbretërisë së Greqisë me vendlindjen e shënuar gabim, nuk ekziston ndonjë vend, shtet apo krahinë Vorio Epir.
Maksim Shaholli says
Ai,apo ata persona qè nuk tè duan ashtu si tè ka bèrè Nèna,nuk tè do kurrè.E vetmja rrugè ngelet urrejtja deri né vdekje.Midis shumè tè tjerash Albert Einstein thoshte, “Dy gjèra nuk kanè fund,Universi Dhe Budallenjèt Né Njerèzim”