SHUGURIMI PER PESHKOP I SH. T. MONS. GJERGJ DHIMITER GALLARO DHESPOT I HORES SE ARBERESHEVET/
Shkruan:Zef Chiaramonte -Palermo/
Pas dy vitesh me seli te zbrazet, Eparkia e Hores se Arbereshevet po pergatitet te mireprese Dhespotin e ri, Imz.GJERGJIN DHIMITER GALLARO, i emeruar nga Shenjteria e Tij Papa Françesku fill nga prilli i ketj viti.Ai merr vendin si pasardhes i Mons. Sotir Ferrara-s, i cili pati dhene doreheqje me 2012 per shkak te moshes, sipas te Drejtes Kanonike.Mungesa e Bariut shpirteror i mundoi shume besimtaret e te pese vendbanimeve te Eperkise, deri sa here pas here grupe besimtaresh iu kane drejtuar Kongregates per Kishat Lindore, zyra e Kurise Romane e ngarkuar per çeshtjet e Kishave Lindore katolike, dhe lutje publike jane bere ne mbarim te Sherbeses se Shenjte ne te gjtha famullite e Eparkise, per te spejtuar emerimin e Dhespotit te ri.
Eparkia (Dioqeze me tradite bizantine) e Hores se Arbereshevet, Piana degli Albanesi, pati qene themeluar me 1937 dhe permbledh pese Bashkite me origjine shqiptare ne provincen e Palermos: Hora e Arbereshevet-Piana degli Albanesi, Sendahstina-Santa Cristina Gela, Kuntisa-Contessa Entellina, Munzifsi-Mezzojuso dhe Pallaci-Palazzo Adriano, perveç nje numeri te madhe besimtareshe arbereshe me banese ne kryeqitetin e Sicilise, te cilet i referohen kishes antike (sh.XII) te Shen Merise se Admiralit, sot selia e famullise arbereshe e Sh. Kollit ndaj Martoranes, kishe kjo kokatedrale e Eparkise.
Mu ne kete kishe monumentale e zbukuruar me mozaike bizantine nga sh.XII, Bariu i ri me ngrohtesi ka shprehur deshiren te shqiptoje Formulat e Besimit, brenda sherbeses se Mbremesores , diten e Shtune, me 27 Qershor, ora 19.00. Kurse Hjrotonia, Dorezimi si peshkop, do te mbahet te Katedralja e Shen Mitrit te Madhit Deshmor, ne Hore te Arbereshevet, te Diellen, me 28 Qershor, ora 10.30.
Qe te dya keto ceremoni do te jene te kryesuara nga Eminenca e Tij Kardinali Paolo Romeo, Kryeipeshkev Mitropolit i Palermos, i cili pergjate kohes me seli te zbrazet ka ushtruar detyren e Administratorit Apostollik te Eparkise
Peshkopet Shugurues, tre nga numeri sipas kanonit bizantin, do te jene: Sh.T. Imz. Donato Oliviero, Dhespot i Ungres per Arbereshet e Gadishullit Italian; Sh. T. Imz. Nikolas Samra, Peshkop i Newton (SH.B.A) per Greko-Katoliket Melkite, dhe Sh. T. Imz. Dhimiter Salahas, Eksark Apostollik ne Athine per Greko-Katoliket e Greqise.
Me padurim kleri dhe populli presen omiline, pretkun, qe Dhespoti i ri do te mbaje fill mbas shugurimit, ngase Mons. Gallaro, me origjine nga Sicilia, nuk eshte arberesh. Ai vjen nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes ku pati perqafuar traditen kishtare bizantine, baras me te Arberesheve, ne Komunitetin Melkit i atjeshem. Ka ligjiruar te Drejten Kanonike tek Universiteti i Newton-it, ndersa ishte Protosynqellos, Vikar i Pergjithshem, i Eparkise se vete dhe Konsultues i Kongregates per Kishat Lindore.
Pritet te jene te pranishme personalitete te larta nga Amerika, Shqiperia, Kosova dhe vet Italia.
Ceremonite mund t’i shikoni ne striming http://sandemetriopiana.blogstop.T/ te shtunen nga ora 19.00, te Dielen ora 10.00.
Palermo,26 qershor 2015
Zef Chiaramonte
andoni says
Ju lutemi shume na sillni nji peshkop per ne shqiperi,per shporur priftin grek politikan nga shqiperia.
zef chiaramonte says
Kur Imz. Noli kerkonte te kryjonte Kishen Shqiptare ishte i drejtuar kah Arbereshet: dmth. nje Kishe kombetare me tradte bizantine e bashkuar me Romen.
Per arsye te ndryshme kjo nuk ndodhi dhe Shqiperia pati dhe ka nje Kishe Ortodokse Autoqefale. Prandaj Arbereshe dhe Shqiptare Ortodokse ndjeken te njejten tradite lindore, por, mjerisht, nuk jane ne te njejten vartesi konfesionale. Arbereshet jane bashkuar me Romen, Shqiptaret me lojlloshmerin e Kishave Ortodokse. Na duhet nje Kryepeshkop Shqiptar ne krye te Kishes Sqiptare Ortodokse. Sa do presim?!