
Ornela Radovicka/
At Antonio Bellusci, është dëshmi e gjallë etnografike, letrare, folklorike arbëreshe e arvanitase, themelues i Revistës “Vatra jonë”, “Lidhja”, themelues i qëndrës albanologjike mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe në 1980, si edhe autor i mbi 20 veprave mbi kulturën arbereshe. At Antonio Bellusci edhe sot në moshë të thyer nuk ndalet kurrë së punuari.
Jeta tij tkurret në zrën e tij, në bibliotekën e tij. Sot gjendemi në bibliotekë dhe shfletojmë revitën “Dielli” organ i shoqërisë “Vatra” në Amerikë. Me këtë rast i bëjmë edhe një intervistë.
At Bellusci, kur filluat për herë të parë raportin me Federatën “Vatra” dhe gazetën e saj “Dielli”?
Përfundova studimet për filozofi dhe teologji në Universitetin Gregoriana në Romë, ku i mora të gjitha gradat akademike në vitin 1962, por gjithmonë më tërhiqte kurioziteti për tokën arbërore.Gjatë periudhës universitare në Romë u njoha me profesor Ernest Koliqin, i cili, duke parë aftësitë e mia në fushën e kërkimeve, më aktivizoi si bashkëpunëtor në revistën e njohur “Shejzat” Aty u informova, që ishte edhe një Shoqëri e madhe në Amerikë që quhej “Vatra”, dhe që Profesor Koliqi mbante raport me ta.
Pasi mbaroj studimet emërohem si prift në një katund arbëresh në Basilikatë që quhet Shën Kostandini\San Kostandino Albanese dhe në 1965 themeloj një revistë kulturore, mbi gjuhën dhe kulturën arbërshe,“Vatra Jonë”. Më pëlqente ky emër “Vatra” më jepte ndjesinë e një shtëpie, e një ngrohtësie dhe intimiteti vëllazëror, kështu që “Vatra jonë”, ishte si një filizë e asaj “Vatre” e cila ishte themeluar në Boston.
I shkrujatët ndonjëherë Federatës “ Vatra” në Amerikë?
Ishte viti 1963 kur mendova që ti shkruaja, dhe ashtu bëra. Më njihnin disi nëpërmjet “Shejzave”, dhe përgjigja prej andej më erdhi direkt nga kryeredaktori i saj Xhevat Kallajxhiu. Që nga ai moment mbajtëm dhe ruajtën midis tyre një raport vëllazëror mbi kulturën dhe gjuhën arbërshe. Me profesor Xhevatin shkëmbenim, edhe tekste nëpërmjet postës.
Në vitin1983 Profesor Xhevat Kallajxhiu më rrëfen se kishte shkruar një libër në gjuhën shqipe mbi vdekjen e Kenedit, si edhe një libër të tij me anektoda.
Të dyja këto libra mi postoi dhe i ruaj në bibliotekën time.
Miku im Xhevat Kallajxhiu ishte editorit të Diellit si edhe të ish-redaktorit të Zërit të Amerikës, këtë gjë e mora vesh më vonë. Kur e njoha unë kishte pak vite që kishte shkruar në shqipe librin “Linkoln“në Nju Jork-NY , nuk më kujtohej mirë se dy vjet para apo një vit para kishte dalë ky libër. Megjithatë prof Xhevat Kallajxhiu e ruaj në kujtesë edhe si një nga njerëzit rigoroz dhe të sinqertë që kam njohur. (Në vijim letra për të cilin flasim)
Kur u takuat për herë të parë me anëtarët e shoqërisë “Vatra”?
Ishte viti 1968, vit që përkonte me 500 vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit.
Me këtë rastë, u organizua në Romë një manifestim i madh. Erdhën përfaqësues, nga Shqipëria, Kosova, Mal i Zi, Maqedonia, diaspora si edhe përfaqësues të Vatrës.
Për herë të parë u takova me disa anëtarë të vatrës dhe mes tyre njëri prej personalitetit të “Vatrës” Zotin Antoni Athanas, një mik që unë e kam në zemër
Jemi në vitin 1968, dhe në Shqipëri ishte rregjimi, Antonio Athanas nuk mund të shkonte vizitonte tokën ku ishte lindur, kështu që me rastin e përvjetorit të vdekjes së Skënderbeut kishte vendosur zyrtarisht të vinte në Romë. Atë ditë, me mijëra arbëreshë, me peshkopin e Ungrës, Jani Satamati dhe priftërinjtë e tjerë,shkuan në Romë te Sheshi i Shqipërisë, për të festuar me diasporën në dhè të huaj.
Kur i keni takuar për herë të parë miqtë të “Vatrës” dhe mbështetësit e saj
Ishte viti 1989 dhe unë mbrrijë për herë të parë në Amerikë, falë një djaloshi nga Mal I zi, i cili kishte lexuar revistën time “Lidhja”. Ai më bënë një ftesë dhe kështu unë mbrrijë në Amerikë ku më priste ky djalosh shqiptar i Mal të Zi , i cili jetonte në Toronto, punonte në doganë, midis Kanadasë dhe Amerikës dhe që quhej Adrian Gjinaj. Fatkeqësisht ky djalë nuk jeton më.
Gjatë qëndrimit tim në Amerikë lidhem me disa miq të mirë të cilët ishin anëtarë dhe mbështetës shumë të mirë të Federatës “Vatra”. Ishin katër Vëllezërit Bytici; Serxho Bytici, Xhani, Xhusepe, Majk, Bytici. Gjthshka nis tek këta katër vëllezër.
Bisnesin i tyre ishin risoranti në New Jork. Të katër vëllezër ishin mbështetës të Vatrës. Më mbajtën në shtëpinë e tyre më trajtuan ashtu siç di shqiptari të mbajë e trajtojë mysafirët.
Në familje ishte edhe nëna Rush. Ajo ishte shumë e kënaqur për bijtë e saj.
Pa prezencën e këtyre vëllezërve unë nuk mund të realizoja ato që munda të realizoja, për mbështetjen në çështjen e Kosovës. Të katër vëllezërit më krijuan takime takime me anëtarët e tjerë të Vatrës, si Antonio Athanas, Baba Rexhepi, Artur Liolin, Elez Biberaj, e shumë të tjerë.
Do ndalem pak tek këta miq, po e filloj me Antonio Athanas.
Ishim parë që në vitin 1968 dhe më nuk u pamë. U desh vizita ime në NY që ne të shiheshim. Ishte muaj gusht dhe ishte një nga ato takimet e shpeshta që bënim për të mbështetur Kosovën. E dija që do merrte pjesë. Ndodheshim në sallën e Hotelit. Më therret që në distancë. Kthej kokën dhe menjëherë hapa krahët. U përqafuam si vëllai vëllanë. Në atë fytyrën e tij të qeshur, Ai trasmetonte një butësi ku shkriheshin vuajtja, mirësia, dashuria, inteligjenca, besimi, dhe një dozë e lehtë malinkonie i këtij njeriu të madh sa i njerëzisë aq edhe i Perëndisë.
Takime me miq të tillë të bëjnë që të hidhet zemra e të gufoj shpirti.
Antonio Athanas më shoqëroi gjatë gjithë qëndrimit tim, dhe më foi në shtëpinë e tij në Boston.
Ndenja katër ditë dhe fjetëm të dy në të njëjtën dhomë. Sikur të ishim dy shokë rritur që në fëmijëri. Ky gjest bëri që të kuptoja më thellë shpirtin e tij, të butë, fisnik, të dashur. Bisedonim deri në orët e vona për çështjen e Kosovës,për Shqipërinë që kishte nevojë të zgjohej, për arbëreshët që po asimilohen. Në ato vite ishin me dhjetra e dhjetra probleme. Vatra herë herë, kishte patur edhe sigzaket e saj, uljet e ngritjet, kontrastete, por Vatra gjithmonë ka qenë me kurajo në arenën ndërkombëtare për mbrojtjen e çështjes së kombit.
Çfarë kujtimesh keni nga ky mik?
Brezi im, është një brez që ka vuajtur, dhe të dilje në jetë duhet të ishe vërtetë shumë i zoti Në kët grup të brezit që arritën suksese është edhe Antonio Athanas i cili ç’do gjë që zotëronte tani e kishte ngritur falë forcave dhe inteligjenzës së e tij
Antonio Athanas kishte qenë një djalosh i mbrekullueshëm. E kishte kuptuar herët se si çahej në jetë. Kam filluar punën në tregëti shumë herët- më tha një ditë ndërsa po darkonim tek resoranti i tij- Shkoja e shisja perime me babain.
Erdhi një zonjë të blinte luleshtrydhe dhe unë i thashë: “Zonjë, ja ku janë luleshtrydhet. I keni gati për në kuzhinë. Dhe nëse do shikoni qoftë edhe një të prishur ju nuk keni pse të më paguani”. I panë, dhe i morën. Unë i shita të gjitha. Aty kuptova që rruga e suksesit tim ishte tregëtia. Ndershmëria për të tregëtuar mall të zgjedhur, ka qenë gjithmonë kriteri i suksesit tim.
Gjatë qëndrimit tim në atë banesë vura re që mbi mure ishte varur një pikturë.
Është një kujtimi i bukur që kam për fshatin tim- më thotë Ai- Ky është fshati i Trbickës dhe janë dy lagje, jo më tepër se 60 shtëpia. Sa herë e shikoj më duket sikur nuk jam larguar kurrë prej tij. Kjo gjë më ka ndihmuar që të mbajë këmët për tokë.
Eshtë nostalgjia- i them unë- Ne arbëreshet kemi 600 vjet që i këndojmë mallit për Morenë dhe që të parët tanë kurrë nuk e panë. Mundën të mbanin vetëm gjuhën.
Më shtynte kurjoziteti përse kishte ndalur në Boston,dhe jo ndonjë qytezë tjetër. Më tha se shumë nga fshati i tij ndalonin këtu, ndoshte sepse ishin ortodoks dhe ishte kisha. I pari shqiptar që kishte shkuar në Boston ishte nga Radovicka, rezultonte që në 1880, por nuk kishte ndalur në Boston, por kishte përfunduar në Argjentinë . Atë epokë nga Argjentina vinin në Amerikë dhe rrëfenin se shqiptarët atje kishin një gazetë Shqiptare – spanjolle, dhe më vonë shqiptaro-amerikane.
Kështu që, lindi edhe në Amerikë gazeta “ Dielli” në 1909, cila në fillim ishte në shqip pastaj dy gjuhësh Amerikane – shqiptare .
Unë jam i besimit ortodoks -më tha- dhe besimin e kam në zemër, kështu që rreth viteve 1941 bleva një piano, dhuratë kishës. Ortodokse. Kur morën vesh që kisha shpenzuar disi shumë, iu përgjigja se vepra të tilla nuk kanë çmim. Unë jam devot i saj.
Ky ishte Antono Athanas, njeri që erdhi nga vuajtja, akademia e “jetës” e bëri një nga bisesmenët më të mëdhenjë por jo me shpirt tregëtari, sepse ai idetë e tij i mbajti deri në fund për të mirën e kombit.
Ishim të dy toskë dhe nuk ksiha vështirësi të kuptoheshim fare.
Në mitigjet që organizonit për sensibilizimin e çështjes së Kosovës sa prezente ishte Vatra?
Në vitin 1989, në New Jork pranë Hotel Sheraton u organizua një miting i madh për sensibilizimin e çështjes së Kosovës, dha Vatra me anëtarët e saj ishin jo vetëm prezent por edhe mbështetës kryesor. Kam idenë se pa mbështetjen e Vatrës, pa mbështetjen e gjithë këtyre bisesmenve, apo popullit, nuk do kishte arritur Kosova atë që realizoi. Federata e Vatrës me prezencën e shoqatave të saj qe kyçi kryesor.
Këto mitingje bëheshin jo vetëm për të sensibilizuar Senatin amerikan, por në të njëjtën kohë edhe për të mbledhur fonde. Dhe në këtë mision Vatra ishte në vijën e parë.
Dua të rrëfej një episod të atyre mitingjeve. Në këtë miting merrnin pjesë edhe senatori Josef Dioguardi me origjinë arbëreshe, figura të rëndësishme nga Kosova si Rexhep Qosja, si edhe Presidenti Rrugova. Gjatë viteve 1989 çështja e Kosovës trajtohej si vend që i ishin shkelur e të drejtave të njeriut dhe asgjë më tepër..
Atë mbrëmje ishim në podium, të një prej sallave të Sharaton, dhe më afrohet senatori amerikan Josif Dioguardi dhe më thotë: Vëlla Ndoni, këta njerëz presin nga ne, kanë akoma dritën e shpresës ndër sy, prandaj unë do flas me gjuhën e mëndjes dhe ti do të flasësh me gjuhën e zëmrës . Dhe ashtu bëmë . Kur më erdhi rradha mua, dhe hodha vështrimin mbi ta pash në sytë a atyre njerëzve ematoma të shpirtit të tyre, dhe në ato momente goja ime si pa asnjë komand filloi të fliste: Kosova Republikë, Zëri im filloi akoma më fortë Kosova Republikë, ndjeva që zërit tim u bashkuan 30 vetë- 40- 100- Atë mbrëmje zërit timi u nashkuan 4000 mijë vetë në jehonën ;Kosova Republikë ! Kosova Republlike! Nuk harroj kurrë lotët e atyre burrava me plis në kokë që iu rridhnin ndër faqe e zërat e atyre grave që fshinin lotët me ngashërim. Kuptova që kisha prekur zemërat e këtyre vëllezërve dhe duhej mbajtur fjala!
Gjatë asaj periudhe u bënë një sërë takimesh. Janë të shumta. Më kujtohet restoranti “Illiria” ku u shtrua një darkë nga klupi “ Jusuf Gërvalla”. Ishin pothuajse të gjithë pjestarë të Vatrës. I kujtoj me emra: Adem dervish Çelaj, nga Plava Gusia , një familje patriote. Ismail Zem Ballaj Plagu Gusia, prej familjes Gjon Bllaj nga Klemendi, të cilët kishin ardhur 200 vjet përpara perj Shqipërie. Vasel Ivezaj nga Hoti \ Gruda Malësia e Madhe dhe kishin luftuar për mbrojtjen e teeritoreve , ishte anëtar i klubit. Sadik rrugova , nga RRugova i cili gjithë pasurinë e tij e kishte shkrirë për kombin, Kosovën. Gjithmonë përsëriste shprehjen: Kam lindur shqiptar dhe do vdes shqiptar.
Të gjithë këta ishin pjesë e federatës së Vatrës së atëhershme.
Federata “Vatra” ndihmonte dhe sensibilizonte me të gjitha format.
Jam çuditur një mbrëmje në NY, ndërsa po shlodhesha në Hotel, kur dëgjoj një zë:
Ju flet zëri i Malsisë! Ju Flet zëri i Malsisë! Për një moment nuk po u besoja veshve, por shumë shpejt spikeri shtoi: Dëgjues të dashur, mirë mbrëma, dhe mirë se vini në radioprogramin e gjuhës shqipe çdo të hënë prej orë 18-19 të gjuhës sonë të bukur. Nuk kishte gjë më të bukur të dëgjoje shqip në mes të New Yorkut. Për një moment ato kullat binjake që ishin në ato kohë mu shëndërruan si malet e Sharrit, apo si Bjeshkët shqipatre . brenda meje ndjeja ato rapsodi të kreshnikëve që ndërthuereshin me këto vashëza dhe djemë të disporës.
Një popull kaq i lashtë, kaq i vogël por kaq i madhërishëm që në madhështinë tonë na tkurrën në fatin e historisë.
Më vonë mësova se kush e kishte krijur këtë radio që fliste shqip në qendër të N.Y. Ishte një djalosh shqiptar, Gjeto Sinishtaj. Ishte me origjinë nga fashati Këshevë\ Grudë shqiptar i Mali të zi. Ai e kishte krijuar në vitin 1977 dhe ishte i ditëlindjes 1951. Edhe ai ishte anëtarë i federatës së Vatrës.
A keni takuar ndonjëherë Kancellierin Artur Liolin?
Një tjetër figurë e rëndësishme e “Vatrës” është edhe Artur Liolin. Po kam patur disa raste. Por për herë të parë kam shkuar në Boston të shoqëruar nga Xhon Bytici, Rexha Xhaklin, Antonio Athanas si dhe senatori Dioguardi.
Na priste në Kishën Ortodokse Shën Gjegji që ishte edhe kancellier i saj
Pasi biseduam dhe qëndruam për një kohë të gjetë në atë atmosferë vëllazërie, duke folur e diskutuar, mbi ç’ështjen për të cilën gjendej Kosova, sytë më shkuan te“Stola” e Fan Nolit.
Iu afrova, e preka, dhe në ato momente më thotë Liolin: “Vendoseni, dhe meqënëse do të shkojmë tek Varri i Fan Nolit mbhaheni. Askush deri më sot ka vendosur këtë Stolë. Jeni Fan Noli i kohëve moderne”
Emozionet po më shtoheshin, kur vendosa“Stolën”. Në ato momente, mbi shpinë kisha një mision të madh, në shpirt mu dha një kozmo drite për të shpërndarë dritën e Fan Nolit, ajo ishte si një besë e dhënë ku unë betohesha se do të ecja në gjurmët e tij .
At Bellusci- jeni Fan Noli i kohëve modern – më tha Artur Liolin. E vështrova në sy, po ashtu edhe ai, ndoshto kishte lexuar emocionet e shpirtit tim në ato çaste
Delegacioni qe me shoqeronte perbehej nga individe te te gjithave feve, cka tregon edhe nje here se per shqiptarin i pari vjen kombi dhe jo feja.
Përpara atij varri ishim të bashkuar për një qëllim të vetëm: çështja e Kosovës, dhe kombi ynë!
Një tjetër mik i Vatrës ishte edhe Elez Biberaj.
Ishim takuar gjatë këtyre manifestime e konferenca, dhe është disi e kot të shtoj e të flas se sa i zoti ishte ky intelektual që të gjithëve iu ka rënë në sy gjatë atyre viteve, por unë dua të shtoj edhe një karakteristikë të tij të mikpritjes. Më 12 gusht 1992 shkova për të vizituar selinë qendrore të“Zërit të Amerikës” në Uashington, bashkë me dr. Elez Biberaj, drejtor i departamentit shqiptar në radio. Ngela i mahnitur me punën e tyre. Ishin seriozë dhe punonin shumë. Në mbrëmje Mik Elezi më pyeti se nëse kisha ndonjë program, dhe më më ftoi në shtëpinë i e tij. Nuk u mjaftua me kaq por lajmëroi edhe koleget e tij të punës.
Më shoqëroi me makinën e tij, dhe arritëm në banesën e tij që ishte jashtë qytetit. Një vend i bukur dhe një shtëpi e këndëshme ku ndihej shpirti i shqiptarit.
Të gjithë këta miq ishin personalitete shqiptare shumë të arsimuar dhe ekspertë. Atmosfera në atë shtëpi më la shumë mbresa. Ishtegusht dhe na shtori në një tavolinë jashtë. Oborri kishte një lis që të kujtonin ato grafiket pellazgjike, ku paraqesin këtë lis, Zeusin , shqiponjën. Më krijoi një lirikë në shpirtin tim kozmik.
Atë mbrëmje çdo gjë ishte shqiptare; mes këngëve arbëreshe, gatimit me traditën shqiptare, këta njerëz, kaq të madhërishëm për punën që bënin, ishin edhe kaq të thjeshtë.Para se të dilja nga ajo shtëpi shumë mikpritëse, vizitova me admirim bibliotekën e mrekullueshme të dr. Biberaj, e cila është burim i mençurisë. U largova nga ajo shtëpi me përshtypjet më të mira të një mysafiri që shikon me admirim, por edhe me një moment reflektimi; derisa ka njerëz si Elez Biberaj, shpirti i Arbrit ndriçon edhe në diasporë.
Mbështetës të Vatrës në ato vite ishin edhe Vehbi Bajrami dhe Sinan Kamberaj
Gazetarë nga Prishtina, të cilët kanë dhënë më të mirën e mundshme në revistën “Iliria” në Nju Jork. I njoh nga afër, janë jo vetëm intelektualë të zot, por edhe shumë humanë. Vehbiu është nga ata gazetarë që ka vizituar të gjithë shqiptarët dhe arbëreshët të shpërndarë nëpër shtetet e Amerikës dhe ka botuar një vëllim të madh që përshkruan të gjitha aspektet sociale. Kujtoj shumë mirë ato periudha të flakta, gjatë takimeve të mia në Nju Jork dhe Vehbi Bajrami, si gazetar, ka përshkruar në revistën”Iliria” të gjitha momentet më të rëndësishme të takimeve të mia kulturore në Nju Jork. Gazetar i ri dhe i shkëlqyer, i lidhur me mua nga miqësi kulturore dhe nderimi i thellë. Sot ai është redaktor i “Ilirisë” në Nju Jork dhe është shkrimtar dhe gazetar produktiv në mes të shqiptarëve në diasporë.
A e keni vizituar ndonjëherë Vatrën?
Vatrën e kam vizituar më përpara por edhe në vitin 2012.
Gjatë atij udhëtimi u shoqërova nga vëllai imTommaso Bellusci me profesion avokat si edhe me mikun tim inxhinjer Tomaso Ferrari.
Me këtë rast shkova në Boston. Kur Vatra u themelua gjendej në rrugën Tremont në ndërtesën me numër 227, në Boston, dikur një kishë, dhe një sallë, disa shoqata emigrantësh shqiptarë u bashkuan në një federatë, dhe krijuan Vatrën në 1912 që sot i reziston çdo stuhie.
Në 2012 isha i shoqëruar edhe nga Persidenti i saj aso kohe Gjon Bucaj si edhe na anëtarë të tjerë të Vatrës. U futëm në ambjentet e saj. Brënda saj është një epope e gjallë. Çdo gjë frymonte në ato fotografi antike. Ata burra që donin kombin.
Mos harrojmë që Jemi qënie humane, nuk jemi të përsosur, bëhen edhe gabime, por krimi më i madh është të shesësh atdheun!
A morët pjesë me rastin e 100 vjetorit të “Vatrës”?
Për 100 vjetorin e saj kam qenë i ftuar në New Jork. Tashmë qëndra e “Vatrës” në 2012 nuk ishtë më në Boston por në në New Jork. Në atë përvjetor kishin ardhur nga çdo trevë, shumë figura dhe personalitete, por edhe shqiptarë e katër besimet fetare. Dua të theksoj faktin se u ndjeva shumë i nderuar se nga 15 krerët që përfaqësonim botën e besimit, mu caktua pikërisht mua Antonio Bellusci ti përshëndetja dhe të bëja një lutje për Vatrën në 100- vjetorin e saj. Isha shumë krenar për këtë xhest që më bënë!
Kush iu ftoi për 100 vjetorin e saj ?
Unë isha i ftuar nga kryetari i aso kohe nga Z. Gjon Bucaj.
Karakteristike e kësaj Vatrës është se ajo i ngjan një pike, nga e cila mund të krijosh mijëra arkitekura dhe çdo skicë e saj shëndërrohet në një vatërz për shqiptarët e çdo besimi, të krishterë ortodoksë, katolikë ose muslimanë. Vatra mbledh njerëz sa profana edhe hyjnor, mbledh njerëz që i shërbejnë të mirës së kombit dhe njerëzimit.
Ku u zhvillua konferenca për 100 vjetorin e krijimit të saj?
Konferenca u zhvillua në një nga hotelet e njohura në Manhattan, The Helmsley Park Lane, më 28 prill u zhvillua Konferenca Shkencore “Federata Pan-shqiptare e Amerikës” VATRA, 100 vjet në shërbim të Kombit”.
Ishte një pjesmarrje shumë e madhe. Në konferencë unë u paraqita me kumtesën time mbi tematikën Mbi raportet kulturore të revistës sime “Vatra Jonë” dhe shoqatës së madhe “Vatra”.
Mbajtën kumtesa studiues të njohur të botës akademike shqiptare. Merrte pjesë edhe,ish president i Republikës së Shqipërisë në ish Sali Berisha. Ishin profesor Naum Prifiti , Ilir Ikonomi. I kujtoj kët atë dy studiuesit sepse prekën temën Mbi Fan Nolin dhe mbi Faik Konicën.
Cili ishte kryetar i Federatës “Vatra” në atë periudhë?
Jemi në 2012, dhe kryetar i Vatrës, në atë kohë ishte doktor Gjon Buçaj i cili hapi edhe konferencën. Zoti Bucaj drejtoi “ Vatrën”nga viti 2010- 2017.
Më kujtohet që gjatë periudhës që Ai drejtoi u rihapën disa degë në shtete të Amerikës e në Kanada, si edhe rritur numrin e antarëve. Dr Gjon Bucaj e njoha herët sepse rreth viteve 1965, kur ai arratiset vjen në Itali dhe njihet me Ernest Koliqin, me të cilin në atë kohë bashkpunoja edhe unë. Ai studjonte për mjeksi në atë kohë dhe vetëm sa ishim parë me njëri tjetrin. Nuk shihemi më Gjon Bucaj niset në 1974 në Amerikë, dhe unë emërohem në atë kohë në Fallconara Albanese.
Më vonë Bucaj më rrëfen se menjëherë lidhet me “Vatrën” ku për rreth njëzet vjet ishte nënkryetar i saj për. Vite që Bucaj i konsideron të vështira edhe për federatën “Vatra”.
Kishin kaluar vite dhe në nëntor 2021 më arrin një telefonatë. Ishte Dr Gjon Bucaj i cili vjen me të birin e tij dhe më bënë një vizitë në Frasnitëa. Mbrrijnë rreth orës pesë mbasdite. Mbi ballkonin e shtëpisë time sistemova flamurin kombëtar kuq e zi e shqiponjën dy krenare që e bëjë shpesh sa herë që më vijnë miq shqiptar nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut apo trevat e tyre.
Krahapur pret Motra Rinë, tashme 87 vjeç e nis e këndon vargjet sapo ata hyjnë në derë:
Kur dy arberesh gjenden bashk
Japini dorën o vëllër
Skenderbeu vjen nga qielli vjen e rri bashk me na
japmi dorën o vëllezer se na jemi gjaku shprisht..
Janë emocione të papërshkrueshme…
Zoti Gjon Bucaj së bashku me të birin Leka preken, iu mbushen sytë me lotë, dhe menjëherë kërkon të mësojë vargjet e kësaj kënge. Ndenjën dy ditë dhe gjatë
atij qëndrimi, Z Bucaj u njohë me katundet e tjera arbërore si Shën Vasili, Frascineto si edhe Ungra. Në këtë qytezë të fundit ndodhet edhe selia e Eparkisë së besimit bizantin. Këtu Zoti Bucaj u takua, me istitucionin më të lartë, të botës arbëror, Eparkinë, përfaqësuar nga Peshkopi i Ungrës, Donato Olivieri,i cili e priti ngrohtësisht, vlerësoi dhe falenderoi rolin e “Vatrës” si edhe të revistës “Dielli”. Më së fundi
Dr Gjon Bucaj u ndalë në Bibliotekën At Belluscit, dhe për orë të tëra shfletuan revistën “Dielli”, rrezet e arta të së cilës kishin ardhur deri në Kalabri.
Dr Gjon Bucaj ndërsa lë një kujtim në librin e përshtypjeve të bibliotekës
Emcoionet nuk kishin të sosura, kur Dr Bucaj më dhuron një foto me përmasa të mëdha , e shoqeruar me një kornizë.
Ndërsa më dhuron këtë fotografi shton: Arbëreshët në vite kanë folur për kombin shqiptar kur ende Shqipëria nuk ekzistonte si shtet, sepse kombi për arbëreshët është te rrënjët e tyre shpirtërore, në besimin e tyre, në gjuhë, zakone, në kujtimet e tyre.- përfundoi Bucaj
Ngela pa fjalë, më shkelqenin sytë, dhe në ato momente shikimi im, rrëfente mijëra sy të atyre pjesëmarrsve të cilët sakrifikuan vetëm për një qëllim: Arbërinë e përjetshme, me historinë e saj e mbi të gjitha me gjuhën e saj.
Gjatë atij takimi vura re që Dr Bucaj ishte shumë i shqetësuar.
Më foli në një shenjë dëshpërimi për momente mbi punët e Vatrës dhe ma theksoi disa herë që nuk po shkonin mirë, dhe se Ai kurrë nuk kishte menduar dhe dashur një gjë të tillë.
Më erdhi keq, dhe nuk dija se si qëndronin punët, por në identitetin tim jam edhe Prift, e në ato momente vura re se ky mik kishte nevojë për mua. Biseduam gjatë.
Kërkova ti sillja ndër mend se “Vatra” në historikun e saj ka patur përplasje, dhe mirë edhe që janë këto përplasje, sepse po nuk u turbullua nuk ndreqen gjërat, por mos harrojmë se “Vatra”në gjirin e saj është dalluar për karakterin e saj sa demokratik dhe të lirë.
Në të ka njerëz të mënçur, të zgjuar, kështu që edhe kur ka përplasje përsëri gjerat marrin rrjedhën e duhur, sepse “Vatra” gjithmonë i ka shërbyer kombit.
Vatra do zë mbijetojë sepse në genin e saj ka njerëz, të mënçur e patriota.
Para se të largohej, Dr Bucaj, me la në rregjistrin e Bibliotekës disa mendime e fjalë mirënjohje që i dilnin prej zemre.
Një vit më vonë djali i Tij, Leka na sjell në shtëpi botimet Vatra.
U preka, sepse pas një viti në 21 Maji 2022 Dr Gjon Bucaj na la fizikisht
Po sot a jeni në dijeni për Vatrën
I ndjek se ç’ndodh në vatër. Kam një pjesë të shpirtit atje. Fillova me të në vitet 1963 dhe isha një 30 vjeçar sot jam një 90 vjeçarë. Shumë miq nuk janë më, si Xhevat Kallajxhiu, i cili nuk jeton më. Por jetojnë tek unë kujtimet. Jetojnë ato letra që unë i shkruaja dhe ai më kthente përgjigje. Kujtoj ato pritjet e postës kur nisja letrat dhe “pritjet” e përgjigjeve. Shkëmbenim kulturën tonë shekullore. Vëllezër të të njëjtit gjak. Është pikërisht ky kozmo që nuk harrohet dhe krijon ato vektor profumi të letrave, të pullave të postës, daktilografia, ku cdo tingull frymonte, . një tjetër botë, ku i dhuronim tjetri “ Kohën” që sot nuk egziston, çdo gjë rrjedh, është e lënshme në këtë shoqëri.
Vitet ikin shoqëria ndryshon, por kam akoma miq që më vizitojnë, Është Bityci Serxho, që më vijen dhe më gjejnë këtu në Frasnitë, dhe unë i pyes për miqtë e vjetër të Vatrës.
Vatra, është edhe një pjesë e shpirtit tim.
Ishin lidhjet e mia të parat që unë si arbëresh mbaja me vëllezërit e një gjaku, me me Shqipërinë e aso kohe që ishin të pa mundura edhe për ne arbëreshët.
U informova që më 19 janar të këtij viti Federata Vatra mbajti në Michigan një Kuvend dhe kryetar zgjodhi zotin Elmi Berisha. Më kujtohet, herën e fundit e kam parë në fotografi me vëllezrit bisesmen Bytici në New Jork. Edhe Z. Elmi është nga Kosova, dhe deri më sot askush nga Kosova nuk kishte drejtuar Vatrën, kjo gjë më kënaq se edhe unë para pak muajsh u bëra qytetar kosova, presidentja më dhuroj nënshtetësinë kosovare, dhe i uroj suksese në këtë mision kaq fisnik por edhe shumë të vështirë si Integrimi i Shqipërisë në BE dhe Kosovë-Serbi që herë pas herë shohim akoma tensione.
At Bellusci, ç’ mund të thoni për gazetën “Dielli”?
Vatra ka organin e saj, “Dielli”por nuk po zgjatem e të bëjë histori, por dua të shtoj vetëm kaq: Personalisht dua ta falenderoj Stafin dhe kryeredaktorin\ drejtorin, z. Sokol Paja, si dhe Staffi, që drejtojnë këtë gazetë të çmuar (edhe pse nuk jemi parë kurrë, falenderojmë që arrini të na kuptoni në misionin tonë mbi ruajtjen e gjuhës dhe kulturës arbëreshe), të cilët gjatë këtyre dy vjetve na ka mbështetur fuqishëm me artikujt tanë duke përhapur zërin, kulturën dhe hallet e arbërshit. Ju faleminderit me zemër dhe ju jemi Mirënjohës.
At Bellusci po mbyllim intervistën, keni diçka tjetër për të shtuar?
Jam ende gjallë e ndodhem në Frasnitë, mirëpresë si zotin Elmi Berisha po ashtu edhe kryeredaktorin e “Diellit”Sokol Paja e staffin.
Të më vijnë se iu mirëpres krahapur.
Ju faleminderit dhe ju jemi Mirënjohës.
Në vazhdim një album fotografi shkrepur pronë e Arkivi Biblioteca A. Bellusci, shkrepur nga Tommaso Bellusci, drejtor i bibliotekës A.Bellusci.
Përgatiti materialin
Ornela Radovicka Qëndra albanologjike,
gjuha dhe kultura arbëreshe themeluar nga A. Bellusci 1980
At Antonio Bellusci, pranë shoqatës Panshqiptare Vatra.
Federata PanShqiptare anëtarët e saj në 1912
Kryetari i vatrës GJon Buçaj, At Bellusci, arbëreshi ingenjeri Tomaso Ferrara etje
Kryetari i Vtrës Dr Gjon Bucaj, At Antonio Bellusci dhe vëllai i tij Avokat Tommaso Bellusci në ambientet e brëndëshme të Vatrës etje në
Artur Liolin, Kancelliere e kishës ortodokse Shën Gjergji, Josif Dioguardi, Antonio Bellusci me Stolën e Fan Nolit, pranë varrit të Fan Nolit.
Antonio Bellusci, Tomazo Bellusci dhe anëtari i vatrës, dera nr 2437
Nju Jork 1989.Anthony Thanas dhe Antonio Bellusci.
Një nga letrat e Prof Xhevat Kallajxhiu 1983. Korrespondenza At A. Blelusci dhe redaktori i gazetës Dielli . XH. Kallajxhiu
Vatra në 100-vjetorin e saj
Kryetari i Vatrës dr Gjon Bucaj
Nju Jork, 1990. Joseph Dioguardi, Antonio Bellusci, Ibrahim Rugova
Nju Jork, 1990. Joseph Dioguardi, Sami Repishti, Antonio Bellusci, Zef Prelaj, Drin Derti,
Rexha Xhaklli, Jim Xhema, Bruno Salihaj, Sergio Bytyçi dhe
At Antonio Bellusci dhe vëllezërit Bityçi. Mbështetës të Vatrës 1989
Nju Jork, 1990 – Kuvendi i parë për Kosovën: Ibrahim Rugova, Rexhep Qosja, Antonio Bellusci, Idriz Ajeti.
1990. Te Teqeja Bektashiane, takim me Baba Rexhepin. Adrian Gjinaj, Antonio Bellusci,
Ekrem Bardha
At Bellusci në restorantin e Vëllezërve Bytici. Mbështetësit e Vatrës.
Në Bibliotekën A. Bellusci ruhen një numër i konsiderueshëm i gazetsë “Dielli”
Në Bibliotekën A. Bellusci kemi edhe librin” Vatra”, dhuratë nga i biri i Dr Gjon Bacaj
5 dhe 6 nëntor Sipas amanetit të ish Kryetarit të “Vatrës” Dr. Gjon Bucaj, u botua libri i tij i fundit, me titull “Vatra në kapërcyell të shekujve”. Ky libër u promovua nga familjarët në Qendrën Islamike Shqiptare në New Jersey dhe në Kishën Katoilike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”në Hartsdale në New York foto ylliria . Një kopje të saj na i solli i biri Dr Gjon Bacaj në Bibliotekën A. Bellusci.