Nga Gëzim Llojdia/
Premiera e një libri shpirtëror për Skënderben është një riprojektim i spektalit vjeshtor.D.m.th.Gjethurinat që mbulojnë rrugicën time,kopshtet që i përmbyt lakuriqësia. Hëna një drapër.Rrëzuar e kokëposhtë, paralajmëron ardhjen e një ndryshimi moti.Emërtimi ynë është stinë.Kuptimi i kësaj stine është shfaqja e simboleve të saj më parë.Por gjithsesi ora e ardhjes së saj ose ikjes,çuditërisht u fshihen syve ,por fshehin kështu edhe kuptimin e tyre.
Skënderbej-Kështu gjëndet i shkruar emri i kryeheroit shqiptar.Ka vijuar në këtë formë të shkruhet: Skënderbe . Besohet se do të shkruhet pikërisht kështu :Skënderbe.
Rrjedhoja.Skënderbej është emër i muslimanizuar.
Ndërtimi i emrit.Përbërësit e këtij emri janë:emri Iskënder.Cka do të thotë në mos gabojmë Aleksander.Dhe titulli -bej.
Kujtime-Rishfaqet Ekrem B.Vlora.Arsyeja.Shqyrtimi i titullit bej.Kjo ka ndodhur në një periodë të caktuar të shek.XIV.Titulli bej,saktëson ai, ka prejardhje –tataro-turke.Fillimisht kuptimin princ. E.Vlora, saktëson se osmanët ua dhanë këtë titull,që në fillim të pushtimeve të tyre (1450),mëkëmbësve të sulltanit,në qëndrat administrative ushtarake ,civile…
Skënderbeu e mori këtë titull.Arsyet:Për trimëri në luftimet e zhvilluara në Azinë e Vogël dhe në Ballkan.
Emri:Skënderbej.Në ç’orbitale shekulli vërtitet, ekzistenca?
Diku thellësi shekujsh.Shek.XV.Dikur ky emër na zgjon hapësirat.Dikur-burim i pashtershëm.Dikur,ky emër, i njohur nëpër të gjitha kronikat e kohës.Dikur ka qënë një pozicion ushtarak në një nga ushtritë më të llahtarshme të perandorisë,armatës së pathyeshme të jeniçerëve.
Një emër.Bashkëjeton.Me një titull.Jetë.600 vjetë.Vendosur dhunshëm.Dhimbshëm pa dëshirën e vet.
Gjëndet fakti.Skënderbeu,ka qënë bektashi.
Me bindjen e vet.
Në shekullin e XV.Skënderbeu.Flasin kronikat e kohëve.
Dikur.Nga kohëshekulli XV.Në perandorinë osmane ka hyrë emri Skënderbe.Në trupat jeniçere Skënderbeu ka patur pozicionin e komandantit në armatën e trupave të shënuar.
Emri :Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.
Emri i krishter :Gjergj Kastrioti.Ai musliman: Skënderbej.
Historia e ngritjeve dhe zbritjeve.Kur njëri prej këtyre emrave regjistronte përndritjen.Tjetri munxosej.D.m.th e robëronte errësira.Ngrihej emri tjetër. D.m.th e kishte përzënë errësirën S’kishte më kohë të treste dhimbjen.Ndërkaq pllakosje muzgjesh binin përmbi emrin tjetër.Kyçej goja përdhunshëm emrit tjetër.Që të limitojmë ,të gjykojmë. Cdo orbitale kohe vendoste emrin e vet.
ZË NJË HISTORI EMRASH
1-Gjergj Kastrioti.Konsiderohet emri i parë i vendosur nga fjala atërore në kullën arbërore.Ky emër u përdor dhe jetoi përveçse në copëzën e parë të jetës rreth moshës 9 vjeçare,për periudhën tjetër humbi,u zhduk pa gjetur më parë arsyet,pra ka të bëjë me errësirën,që i ra dhe e përpiu,pas kohës 9 vjeçare.
2-Skënderbej .Është emri i dytë.Është emri musliman,që e njohën turqitë në kohën e ardhjes në kryeqëndrën e perandorisë,Adrianopojë.Kreu operacione luftimi në Azinë e Vogël dhe në Ballkan.
3-Bashkëudhëtar-emrash:Gjergj Kastrioti-Skënderbej.Një shumicë kohe kanë udhëtuar të dy emrat.Emri i krishter,zgjoi ëndërrat në fillesë.Emri musliman shoqëroi një copë udhë perandorie.Turpërisht,osmanët i fshehën emrin.Më tej.Kronikat shkruheshin me trajtën:Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.Rrallë :Gjergj Kastrioti.Akoma më rrallë Skënderbej Kastrioti.
Shkruesit.Emrin e parë e gjenë të shkruar në të shumtën e kronikave përtej Adriatikut, dhe ato të kohës shqiptare.Sidomos priftërinjt katolikët e cilësonin kështu. Kuptohet edhe sëra e shqiptarëve shkrues.Emri i dytë.Është përdorur vetëm nga A.Tomorri,klerik bektashi shqiptar.
Skënderbe,pothuajse përbën palcën e kronikave të gjithë kohërave.
Pika e Rëndesës.Shpirti.Ka të dhëna ,që flasin. Skënderbeu ka patur një ngritje në epet e sipërme të shpirtit.Madje mundet të jetë afruar edhe pikës së rëndesës shpirtërore.Skënderbeu këtë përvojë shpirti e mori në kohën e qëndrimit në perandorinë osmane.Por koha e saj mundet të llogaritet kur ai aderoi në bektashizëm.Një rrugë shpirti. Bashkëshoqëroi trupat jeniçere të formëzuara nga fryma e bekuar e Haxhi Bektashit.
1-Skënderbeu e braktisi këtë armatë natën e vitit 1443.Atje për ku ishe nisur :Mirëvafshë!Duke i dhënë një herë, për të fundit herë lamtumirë, fytyrës së trupave special.Këtyre vijëzueseve, të perandorisë krahëgjerë.
Besimi në fe..Myhib,grada që përvetësoi. Aderoi në këtë tarikat.Mbeti në Adrianopojë,copëra vitesh të mbertura pas.
Bej.Titull.Perandoria osmane i dha Skënderbeut.
Edhe njëherë për emërtimin :Skënderbeu i krishterë.
Aktulisht,po gjenë citime të këtilla,qoftë nëpër mediumet apo në botimet e shumta:Skënderbeu ikrishter.Një emër musliman,që u fut në kronikat e mëvonshme të krishtera.Rikthimi në Arbëri. Rrethimet rrëmintare.Gjunjëzimi, që i bëri perandorisë.E megjithëatë ende vijohet të shkruhet kjo fjalë, që tingëllon e çuditshme:Skënderbeu i krishterë.Emri Skënderbe ishte vendosur në kohën e gjatë ku u rrit dhe përfundoi në rradhët e jeniçerëve.Por me largimin,aktin që ndërmori Skënderbeu një mbrëmje të vitit 1443, vendosi lidhje me vendet e krishtera përtej detit,që synonin rrëzimin e perandorisë osmane,që atë kohë mbante dhe ndërkaq luante edhe rolin e lidershipit të botëror islamik.Skënderbeu ngriti murre qëndrese për krishterimin.Por njëkohësisht kjo shërbente mbrojtje dhe pavarësi për vendin e tij.Prej kësaj krishterimi përfitoi për ta afruar në gjirin e vet.Lidhjet,dekorata e Papa Piut,ikja atje pas vdekjes së tij të fëmijëve të vet,varrosja në katedralen e Shën Nikollës në Lezhë,dëshmojnë realisht se ky kryehero ndonëse ruante një emër musliman dhe një titull bej ai vdiq si i krishterë.Ky realitet,njihet sot.
Kështu,që nga historia thënia më e saktësuar për emrin e këtij kryeheroi do të shkruhej : GjergjKastrioti–Skënderbeu. Bashkëudhëtisht ky emër ka qëndruar në kronikat e të shumtave në kohëra ,si mërmërima e pafundësisë pranverore.
Në të vërtet emri Skënderbe e mbylli epopen e vet atë natë të uruar,kur ai braktisi armatën jeniçere në kronikën e vitit 1443.Ndonëse ky emër nuk u harrua ,ai ashtu u përdor edhe kur ai ishte mbrojtësi më i madh i krishterimit.Thirrej Skënderbe. Edhe në botime të huaja,ndërkaq ai përdoret dhe do të përdoret.Më realiste do të ishte përdorimi: Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.Ky emër do tu shkonte më tepër shtat të gjitha periudhave, që përshkoi kryeheroi i kombit.Jashtë këtij emri asgjë nuk harrohet.Ai i përfshinë brenda të gjitha.Edhe të krishterin,edhe bektashiun.Simbolika e tij është gati e thjeshtë . Është ripërcjellja e një emri të çuditshëm ,ku ndërthurren krishterimi dhe bektashizmi:Gjergj Kastërioti-Skënderbeu.
Njihet ndërkaq fakti se emri atëror rrojti fare pak.Të paktën u fol ashtu në 9 vite të jetës në Arbëri.Dritësimi i tij ishte kaq,por më tepër kapi përmasa pas shumë kohësh.Ky emër u shua,u nxor me përdhunë nga drita duke e zhbënë në errësirë në kohën e perandorisë ku ai jetonte atje.Megjithëse ai i braktisi trupat speciale dhe erdhi në viset e veta,ai thirrej Skënderbe.Edhe në mjaft kronika ai thirrej po kështu :Skënderbe.Ashtu,siç ishte thirur në Adrianopojë. Është e çuditshme historia e këtij emri.Ai mbart figurën e një njeriu, që kishte luftuar për perandorinë,por një ditë u rikthye në viset e veta duke bërë rezistencën më të madhe, duke e gjunjëzuar perandorin në këtë copëz të Europës juglindore.Por ishin qëllimet fisnike .Përzurjen ose më shkoqur shporrjen nga këto vise të këmbës pushtuese osmane.Mbajtja larg e kombit të vet nga perandoria osmane.Qëllimi i kësaj të fundit lexohej mbajtja nën errësirë,pasuri dhe rrojtja me gjakun e tyre.Kjo do të deshifronte në një kuptim tjetër :asgjë e përbashkëtë me islamin nuk buronte që andej,megjithëse turqitë mbanin lidershipin botëror.
Jeta e Skënderbeut.Jeta e një kryeheroi.Është vazhdimësia e pandërprerë e një jetë tërmetore.Me dy pjesë.Njëra në Adrianopojë,jeniçerë,komandant në këto trupa.Princ dhe udhëheqës i një populli në një hark kohe ku ruhet brenda ¼ e shekullit.
Urat nga ku kanë kaluar botimet, që kanë dashur të sjellin,Skënderbeun. Shtjellojnë përveçëse trimërisë, rrethimeve, ndihmën krishterimit,rrëzimet e perandorisë përpara Krujës,por një pjesë e jetës, që ka fërfëllitur në Adrianopoj mbetet e strukur,në vite të jeniçerllëkut. Mungojnë faktet për adoleshencën,jeniçerllëkun në Adrianopojë.Këtë urë ,do të shënoja.Një soj ure tip pasarel,gjysëm të varur e të këputur .
Kujtime të gjymtuara,rrjeshta të humbur.Fjalë të njëjta.Pra u rrëmbye,u rrit në perandori,ishte jenicerë,u dallua për trimëri.Pikërisht këtu në këtë kohë ka ngecje të mullirit në vend.Detaje të harruara se ishte bektashi,apo ishte harresë e qëllimshme?
Ekzistenca e një fakti .Ndërkaq është një pikë.Besimi, që adhuroi. Skënderbeu veproi si të gjithë jeniceret.U pranua aty,por ngjiti një shkallinë të tij,u bë myhib.
Bektashizmi ishte tarikat i fuqishëm dritësor, që ringriti me trupën speciale perandorinë me kulme të larta,por ky tarikat ishte ai, që i filloi krisjen më tej çarjen e pandalshme,armiqësinë e hapur perandorisë osmane.
Arshiva ka të regjistruar humbje ,që do të quhen të rënda,ndonëse për osmanët,është një defter me kapak të zinj.Ikja e Skënderbeut,hapi gropa të mëdha në trupën speciale osmane.Korpusi special,qëse treti dot ikjen e tij,apo xhindosja e sulltanit në Adrianopojë.Dhimbja e vdekjes, që zuri korpusin e bekuar ,apo pritja e ëndërruar e kokës së Skënderbeut në Adrianopojë,që s’arriti kurrë.
Ardhja e Skënderbeut në Arbëri si ardhja e Mesia
Në të vërtet, do ta cilësoja ardhjen e Skënderbeut në Arbëri si ardhjen e Mesia.
Dhe çuditërisht duke qënë se llogjika nuk ka depërtuar kaq thellë,askush nuk e ka thënë se ky njeri me këto cilësi ishte një shenjtor i vërtetë.Deshifroni sado pak Naimin.Shfaqjen. Mënyrën e rikthimit.Ditën kur u rishfaq Skënderbeu në Krujë.C’frymë,nxorrën mushkritë e një populli,që sytë i kishte drejtuar nga qielli.
Naimi djalëthi i frashëllinjëve ka thënë,për atë ditë :Kruj’ o qytet i bekuar !/Prite prite Skënderbenë,/Po vjen si pëllumb i shkruar/
Të shpëtojë mëmëdhenë…………………
Posaçërisht, ardhë Skënderbeu.Naimi i ndërtoi vargjet për një episod ardhje.Por kjo ardhje është tjetër lloji.E shumëdëshiruar ardhje !Me shënjat paralajmërues,që solli koha.
Në tokën shqiptare vinte Mesia-Skënderbe.Gjurma e thelluar ardhje.C’ndyshim përbënte ,Kruja nga qytetet e shënuar ,apo të zgjedhur?N.F,do ti vendoste këtij qyteti shkëmbor epitetin “i bekuar “.Kjo nuk do ti shërbente rimës.Këtë lloj gjetje zakonisht e kanë bërë kritikët e letërsisë.N.F në ç’fardo rasti ta gjykosh do të zbulosh se kur ka hedhur një fjalë, por jo për nga rastësia,një arsye më tepër e ka patur.Ky qytet ishte i bekuar ,por jo sepse aty rikthehej një djalth i tij, që do të bëhej princ,për ta udhëhequr në luftra të gjata,të pamëshirshme ,duke e ndalur dorën perandorisë në këto vise.Ky qytet ishte i bekuar posaçërisht ngase njeriu, që zbriste i ardhur ndryshe,do të shfaqej.Madje edhe qytetet, që marrin bekime,nuk mund të kenë këtë emër ngase presin aty njerëz të zakonshëm.Kruja ishte qytet i bekuar,sepse ishte e zgjedhur për ta mbajtur Skënderbenë,një njeri me përmasa të mëdha,ku e zakonshmja ishte fshirë përgjithmonë. E jashtëzakonshmja ishte veshur.Por fati i këtij qyteti malor ishte lidhur me dy kulme.D.m.th Kruja e priti në lindje.Kruja e mbajti në vitet e qëndresës kundër perandorisë otomane.
Në çfardo kuptimi,që ta marrësh këtë lloj gjetje ,që poeti N.F ka gdhendur fjalën “i bekuar”, është me tepër kuptim.
N.F.ka përdorur një arsenal fjalësh, që shfaqen si një det i thellë.Mirëpo zhbirimi i saj është punë e mundishme për kritikët,që i bënë rikonjicionin vetëm cektinës detare.
Vetëm me një kthjelltësi të admirueshme,mund të zbulosh perlat e fshehura në këtë thellësi deti.Vetëm me dy rrjeshta ,poeti NF.shprehë një dimesion tepër të gjerrë për figurën e kryeheroit tonë.Pra kur N.F thotë:Krujë o qytet i bekuar/Prite prite Skënderben………. ai do të thotë,Krujë e bekuar.Po nga kush ? Nga Zoti.Pra Krujë e bekuar nga Zoti.Si një qytet ,që je zgjedhur të marrësh bekimin,do të presësh Skënderbenë.Mirëpo kjo atmosferë nuk ka qënë e till,kur priti në lindje Gjergjin.Ai nuk ishte një shenjtor.Bekimi,do të fillonte si proçedurë,kur të zbrite atje Skënderbeu.Koha,që e solli e kishte lartësuar shpirtërisht Skënderben.Kurse në kësi lloj ardhje kishte një qëllim të mirfilltë.Qëllimi i Perëndisë mbetet ti shpëtoj popujtë,edhe në ato raste,kur sundimet e padrejta paraqiten me emërtesa fetare dhe flasin në emër të saj.Rikthimi i Skënderbeut ndryshonte nga ardhja e parë. Ardhja e parë ishte në një kullë princërore,ardhja në jetë. Vendi,ose streha që priti në ardhjen e parë të dritës Skënderbe. Ardhja e dytë e pritshme shfaqet një ardhje qiellore.Ai nuk ishte ai foshnja i verbuar nga dielli i tokës tonë.N.F ka ndërtuar këtë ardhje.Tjetër sua.Zbriste një pëllumb i shkruar.Brenda këtij deti gjejmë.Dy fjalë me një kuptim.Edhe pëllumb,edhe i shkruar.Pëllumbat janë shpirtëra qiellor.Kur janë të shkruar.D.m.th janë të shënuar.Pra janë shkruar.Ky rast i përmbledh të dyja kuptimet.
Në pikëzim të vesës,ai mbrinte si një pëllumb i shkruar.Pra ai ishte qiellor.I bardhë dhe zbriste prej andej.Sepse sundimtarët e këtij lloji,vërtet jetojnë në tokë,por shpirtin e kanë të ngërthyer në qiell.Për të kuptuar Naimin,do të citoja :ç’përfaqëson pëllumbi i shkruar.Mesazhsjellësit e një lajmi historik.Thuhet se shenjtorët përdorin pëllumbat për habere të gëzueshme.Madje ata u rrinë shenjtorëve në supe ,përmbi kokë,duke guitur tërë kohën. Ndërkohë thuhet se shënjtorët kanë një komunikim me pëllumbat.Me këta shpesë tejet të çuditshëm të urtë e misterioz.
Kohësjellësit.Koha kohën priste.Pritja për ardhjen e Skënderbeut kë nuk mundoi.Dita ,ditën e priste.Nata,ditën e priste syhapur.Ora,orën e priste.Minuta,minutin e priste. Sekonda, sekondën e priste.Ardhë Mesai shqiptar. Skënderbeu,krahëshkruar.
Zjente bota,tundej dheu,/U ngrit gjithë Shqipëria/Duke thën :Erth Skënderbeu/Erdhi vetë Perëndia………………….
Kështu e zbuloi poeti N.F,ardhjen e Mesia –Skënderbeu,në tokat e arbërit.
Ka fakte ndërkaq .Thonë se njerëzit e zakonshëm nuk bëjnë dot gjërra të jashtëzakonshme.Dhe e kuptueshëm është kjo fjalë.Cfarë mundej të kryenin shqiptarët përpara ardhjes së Skënderbeut ?Veprimi më i madh i tyre në atë kohë mundej të quhej një rebelim i armatosur.Por pesha e saj fashitej me kokëprerjen.Ndonjë vrasje koshadhesh.Por reprazaljet mposhtnin qëndresën. Ndonjë rrëzim taksambledhësi.Por më tepër rritej fatura e tyre. Ndonjë pusi karvanësh.Por …etj,etj…
Por një qëndresë kaq e lavdishme ,heroike,sjell një gjykim ndryshe.Nga një llogari gjëndet koha :¼ e shekullit.Këtu hyri koha e Skënderbeut,brenda guackës të shekullit XV.Njihet ndërkohë fakti tronditës.Parashikimi i zymtë.Vdiq SkënderbeuPor Arbërisë së gjorë,i ra zija e pushtimit.Në Konstadinapojë ishte thënë : Arbërin,viset e saj do ti rishihni kur të firojnë ditët e Skënderbeut.Ngjau pikërisht kështu. Turku e vuri me pak mundime në sundimin me kohëra,që llogaritën qindravjeçarë.Jo ngase nuk u shfaqën burra,apo mungoi rezistenca.I biri i Skënderbeut dëshmoi se rridhte nga gjaku i Kastëriotëve.Por peshën e të atit nuk e mbante dot përmbi supe.Dora e tij u priu në qëndresë shqiptarëve.Por erdhi një moment dhe qëndresa ngeci.Cfarë skeme kishte rivënë perandoria në funksionim?Atje në Konstandinapojë ishte fare e kthjelltë se qëndresa do të lexonte kohën e Skënderbeut,plus diçka më shumë.Mbi këtë skemë turqitë u orvatën disa herë ta thyenin.Por e kuptuan se rrënia e saj ishte vetëm çështje kohe.Duhet të qartësojmë diçka.Perandoria osmane hyri në veprim kundër forcave të Skënderbeut me të gjithë arsenalin e saj,që përfshinë,atë ushtarak,ekonomik,politik,
Ajo,që ishte shkruar ishte qartësuar.Këtu peshën e një vargu naimjan ende se kemi kuptuar:Po vjen si pëllumb i shkruar….po zbret nga sipër,për të larguar retë,për të zmbrapsur perandorinë.E shkruara qëndron përmbi metodat djallëzore, mbetet mesazhi i saj.Gjërrat,që sjell Zoti, i konfirmon vetën koha.Koha tregoi se në ¼ e shekullit shqiptarët,ishin të papërballueshëm.Perandoria më e madhe ra në dëshpërim të thellë. Periudha të errta,kërcënime,dekrete të zinj,cikluan sulltanët, por territorret e Arbërit mbetën të tyre.Flisnin një emër:Skënderbe.Cuditërisht ky raport ,ndryshoi në motin e shuarjes së Skënderbeut.Në të vërtet ,përmasat e këtij rrëzimi ishin të dhimbshme.Në përmasat,që e kërkonte koha ,kishte kushte për të ngritur një pyetje:Ku ishin ata burra,ku ishin ata luan,ku ishin ata shtetas rebelë ?A e përsëritën dot kohën e Skënderbeut?.Dhe të mos harrojmë historinë.Kujtesa na thërret se Shqipëria ishte e fundit, që ju shkëput kthetrave rëndonjëse të perandorisë osmane.Perandoria ishte rrëzuar në të vërtet,por me rrëzimin e saj kërkonte ta shurdhonte në mënyrë definitive edhe Shqipërinë.
Skënderbeu mund të thuhet se ishte një shenjtor.
Këtë e lexojnë kalkulimet e bëra.Të gjitha lëvizjet e tij.Fati i parathënë, luftrat, qëndresa,mënçuria, trimëria, pamja fizike,fuqia që posedonte shqyrtojnë se ai ishte një njeri përtej horizontit të njeriut të zakonshëm.Dimesionet e tij mund të renditen pa frikë tek njerëzit e jashtëzakonshëm,ose të ardhur .Pse tmerroheshin turqitë nga emri Skënderbe.Një njeri i zakonshëm nuk do të ngjallte dot kaq shumë tmerr perandorisë , ngase sepse ata e dinin ku ishte edukuar Skënderbeu.C’frymë mistike kishte gëlltitur në vite.Nëpër peragmente të zverdhur flitet se në rrethimet e Krujës i bënë edhe magjira.Një njeri i zakonshëm, përveçse do të ishte një pikë e vetmuar,do të ishte rrëzuar përpara hordhive me këto sulme,presione shpirti,frikëra e armata,jo një herë por qindra herë.Ashtu si në të vërtet u rrëzuan ata, që ngritën krye pas shuarjes së Skënderbeut.Por Skënderbeun nuk e rrëzuan dot.Cili ishte çelësi, që mbajti kyçur qëndresën shqiptare ?Fuqia e Skënderbeut.Ajo gjëndej brenda zemrës së zemrës.Ishte burim i pashtershëm energjie.Ishte dritëza,që dikur ai kishte thithur në kohën ,që aderoi në bektashizëm.Aq e madhe ishte kjo forcë sa udhërrëfenjësi i vet Alijel Aala Baba i ka thënë sulltan Muratit II,se rikthimi i Skënderbeut në Adrianopojë ishte gjë që s’bëhej.Udhërrëfenjësi ishte fetar i thellë dhe e njihte pikën e horizontit shpirtëror të Skënderbeut.Kështu ai ja tha me ndershmëri sulltanit ,por ky i fundit i hidhëruar e dogji të gjallë,udhërrëfenjësin e Skënderbeut,në një xhami aty nga viti 1445.Bektashinjtë thonë se udhërrëfenjësi është ai,që i njeh lëvizjet sizmike të një shpirti.Pikërisht këto lëvizje shpirti kur u harmonizuan me ato të vendit të tij,kapërcyen përmasat e të zakonshmes.E gjithë kjo histori, që vërtitëm lexon përveçse një udhëheqës,apo princ të vërtetë,këtu nuk gabohet po të përmendet se ishte një njeri i ardhur,diku mes të shenjtëve .