NGA LULZIM MULLIQI/SHBA/
Meqe jemi ne prag te festave te fundvitit,sikur edhe shume veprimtari te ndryshme komunitare ne kete periudhe koincidojne ne harmoni me atmosferen festive ne pritje te Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri.Komuniteti shqiptar i Arizones viteve te fundit po kremton ne menyre te nduarnduarta festat tona kombetare si dhe ato te tradites shqiptare te trashegura neper breza dhe gjenerata te ndryshme.Keshtu disa jave me pare,shqiptaret e Arizones permes dy koncerteve te shfaqura njeri nga Albo Party,s Arizona dhe tjetri nga Shoqata shqiptaro-amerikane “Shqipe e Arizones” kremtuan ne menyre dinjitoze diten e Pavaresise se Shqiperise,apo te njohur ndryshe si Dita e Flamurit.Bashkeatdhetaret tane ne kete shtet te larget te Amerikes jane mjaft te inkurajuar per te krijuar nje atmosfere sa me te gezueshme per festat e fundvitit.Gjithashtu ata jane mjaft te apasionuar pas koncerteve te muzikos sone te larmishme popullore shqiptare.Ne kuader te ketij komuniteti dallojne me iniciativen e tyre individe te apasionuar ne organizimin e veprmitarive te ndryshme kulturore per nder te festave te ndryshme veprimtare si dhe instrumentiste te ndryshem, qe kane kontribuar drejtpersedrejti ne nje varg te aktiviteteve tona kulturore dhe kombetare.
Kesaj radhe nje koncert festiv per nder te festave te fundvitit ne shtetin e Arizones do te organizohet me nismen e instrumentistit te mirenjohur,Murat Rama.Ne kete koncert festiv pritet te paraqitet ne skene para mergimtareve tane kengetarje e re dhe e talentuar nga Shqiperia,Driselda Kanina e cila do te shoqerohet nga instrumentistet e mirenjohur,Murat Rama dhe Bardhi Leka.Ky koncert festiv do te organizohet me daten,31 dhjetor ne Georgie,s Diner,Fountain Hills ne Arizona.
Cmimi i biletes per te rritur do te kushtoje 70 dollare,ku do te jene te perfshira edhe meny te pasura nga kuzhina tradicionale shqiptare dhe hyrja per femije eshte gratis.