Në emailin e redaksisë sonë, dhe një postim të bërë në rrjetin Facebook (faqja “Fondacioni Plavë dhe Guci”), thuhet se sot rreth orës 11:00 kanë ndodhur arrestime të dhjetëra shqiptarëve nga ana e policisë malazeze. Arrestimet kanë ndodhur pasi shqiptarët kanë kundërshtuar ndërtimin e Kishës ortodokse serbe. Këtë të dhënë e kanë konfirmuar për Reporteri.net edhe banorë të asaj treve. “Sot rreth orës 11 na Martinaj, arritën numër i madh i forcave special malazeze, te cilat kishin ardhur për t’i mbrojtur ultranacionalistët ortodoksë serbë të cilët me ndihmën e aparatit shtetëror malazez në vazhdimësi po provokojnë popullatën shqiptare të Plavë-Gucisë, e në veçanti fshatin etnik e të pastër Martinaj”, thuhet në email.
“Sot policia special arrestoi në Martinaj këta bashkëkombas.
1. Isuf Balia Balidemaj (80)
2. Selim Kameri Hasangjekaj (74)
3. Sherif Lani Hasangjekaj (70)
4. Bujar Hasangjekaj
5. Naim Prelvukaj
6. Lis Naimi Prelvukaj
7. Shaban Syla Balidemaj
8. Skender Hasangjekaj
9. Flamurdon Hasangjekaj
10. Hasan Prelvukaj
11. Valon Prelvukaj
12. Fatos Prelvukaj
13. Shaban Prelvukaj
14. Sadri Smajli Balidemaj
15. Ibish Balidemaj
16. Rexhe Balidemaj
17. Bali Rama Hasangjekaj
18. Sadik Rama Hasngjekaj
19. Luan Bajram Balidemaj
20. Martin Hasangjekaj
21. Ali Zeqiri Prelvukaj
22. Bekim Hasangjekaj
Te gjithë emrat e cekur janë ende në qendrën e ndalimit në stacionin policor në Plavë”, thuhet në fund të postimit. (Gazeta-Lajm- Maqedoni)
Mark K. Shkreli says
Ju lumte o burra te Kelmendit nga Martinajt e Plaves shqiptare. Kisha Orthodokse Serbe, me Amfilohije Radoviqin po ben ngaterresa kudo jashte Serbise, ne emer te fese se tyre orthodokse.Ne Martinaj kurre nuk ka pasur serb as malazez dhe nuk duhet te lejohet kurre qe te kete. E di sa mashineria propogandistike serbe ka per ta cfytzuar kete rast per te akuzuar shqiptaret myslimane se jane, gjoja, kundra kirshterimit, por mos u merzitni per kete. Ne e dime se ju nuk jeni kunder krishterizmit por kunder serbomedhenjve, gje qe duhet ta cmojne edhe malazezet. Rrofshi sa malet e Kelmendit.