E keni marrë vesh se ish Komandanti i luftës për liri të Kosovës dhe ish Kryeministër z.Ramush Haradinaj asht arrestue në Francë, në bazë të nji fletë-arresti të lëshuem nga qeveria e Beogradit. Ky asht nji skandal diplomtik dhe politik shqetësues në vetvete, por mund të shkojë edhe ma keq: Serbia do të kërkojë ekstradimin e tij dhe Franca mund t’ia dorëzojë. Megjithëse kjo do t’ishte kundër çdo logjike dhe çdo norme diplomatike të nji vendi të civilizuem si Franca, prandej nuk asht e besueshme të ndodhë nji akt i tillë, duhet të rrijmë të gatshëm për nji protestë masive para përfaqsive diplomatike të Francës në New York dhe në Washington. Nëse Haradjnaj nuk lirohet këto dy-tri ditë, do të ftojmë të gjithë komunitetin shqiptaroamerikan në protestë.
Le të urojmë që të mos jetë nevojë, por të jemi të gatshëm të veprojmë të gjithë së bashku, si dijmë të veprojmë na shqiptarët kur asht në pyetje rreziku ose prestigji i kombit. Arrestimi i Haradinajt në bazë të fletë-arrestit të lëshuem nga qeverija e kriminelëvet serb asht befasi e shemtueme por dhe fyemje ndaj nji kombi që nuk ka luftue kurrë kundër askujë, përveç se për mbrojtje ose për liri.
Me përshëndetje për të gjithë,
Gjon Buçaj
Arb says
Ne, disa nga vatranët nga Bostoni bashkohemi me qendrimin
atdhetar te Vatres dhe kryetarit Dr Gjon Bucajt,.
Kerkojme te mos pengohet ne udhetimine drejt SHBA te
Ishkryeministrit te Kosoves dhe komandantit clirimtar Ramush
Hajredinaj.
E respektojme Francen, por jo veprimin e gabuara te organeve
shteetrore e te drejtesise qe marrin urdher per cudi nga Bogradi.
Pra Qeveria Franceze qe ka njohur Kosoven shtet te pavarur
tani bie ndesh me ligjet. dhe qytetare e saj.
E presim Hajrdinajn, siç prisnim dikur te paharruain Ibrahim Rugova
heroin e vertete te Pavarsise se Kosoves.