TIRANË, 16 Maj/-Policia Ushtarake ka bërë të mundur arrestimin e gjeneral brigade Syrja Gjoka, aktualisht komandant i Brigadës Logjistike Tiranë, pas vendimit të gjykatës së rrethit Beratit, i cili urdhëron masën e sigurisë, “arrest me burg”, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.
Akuzat që rëndojnë mbi gjeneral Syrja Gjokën i referohen periudhës 2011-2012, kohë në të cilën ai ka shërbyer si komandant i Bazës të Forcave Ajrore Kuçovë.
Gjeneral brigade Syrja Gjoka gjithashtu është paditur nga Policia Ushtarake edhe dy herë të tjera në prokurorinë e rrethit Tiranë për ‘Shpërdorim detyre”, “Vjedhje” dhe “Vjedhje nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve”