• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kombetarja kuqezi! Tre pike larg historise

October 10, 2015 by Administrator

Nga Albano Kolonjari/
Tri pike larg histories. 90 minuta qe do te na lene ne ankthin e nje endre qe mund te behet realitet. Pas 180 minutave zhgenjyse me Portugaline 0-1 dhe Serbine 0-2, kuqezinjte kane shansin e arte te kualifikohen per ne Europianin France 2016. Kombetarja e Shqiperise ne Futboll do te luaje sot (10-11-2015) ndeshjen e fundit kualifikuese per Europianin France 2016 perballe Armenise. Ndeshja do te zhvillohet ne stadiumin “Republikan” te Kryeqytetit Jerevan. 24 ore perpara ketij takimi tranjeri Xhani De Biazi dhe kapiteni Lorik Cana dhane nje koference per shtyp per gazetaret e pranishem. De Biazi theksoi se :”Pavaresisht humbjes ne sekondat e fundit me Serbine, atmosfera ne ekip eshte e mire dhe ne jemi fokusuar qe ne kete ndeshje te mos pesojme gol, sidomos ne minutat e fundit”. Gazetaret armen e pyeten De Biazin nese eshte i sigurte per fitoren? Tekniku kuqezi u pergjigj se:”Nuk jemi te sigurte per asgje, por besojme ne kapacitete tona. Ndeshjet e fundit ne grup paten rezultate te paparashikuara. Ne moren fitore ne Serbi dhe Portugali, por humben ne shtepi perballe ketyre skuadrave. Ne kemi nje shans te arte per tu kualifikuar direct per ne France 2016 dhe jemi ketu per ta shfrytezuar ate”. Tekniku Xhani De Biazi theksoi se:”Nese Shqiperia kualifikohet ne Armeni, ku do te jete nje shembull i mire edhe per vete armenet per te treguar se edhe vendet e vogla mund te kualifikohen”.

Pas tranjerit Xhani De Biasi foli edhe kapiteni Lorik Cana:”Eshte nje ndeshje ku mund te realizojme nje ender jo vetem timen, port e gjithe shqiptareve. Shpresoj qe ne kete takim ta realizojme kete ender”. Sipas kapitenit:”Shqiperia do te kerkoje fitoren me Armenine per te eleminuar keshtu ndeshjet play-off”. Tekniku i Kombetares Armene theksoi se:”Ne do te bejme cdo gje per te fituar kete takim. Por edhe nese ekipi humbet nuk do te thote qe lojtaret nuk kane luajtur per nder. Ky eshte futbolli. Ne kemi problem ne kete faze dhe do te luajme nje ndeshje te mire”.

Shqiperia me dy mungesa.

Kombetarja e Shqiperise nuk do te kete ne perberje te saj dy futbolliste. Mbrojtesi Andi Lila u demtua ne takimin me Serbine, ndersa Ansi Agolli plotesoi numrin e tre kartonave te verdhe.

Shqiperi sulmuese.

Perballe Armenise pritet nje Shqiperi sulmuese. Kuqezinjte nuk kane cfare te humbasin. Pasi kane siguruar zonen play-off, kuqezinjte kane nje alternative te vetme fitoren per tu kualifikuar direkt per ne Kampionatin Europian France 2015.  Vendet e Liles dhe Agollit pritet ti marrin ALiji dhe Ajeti. Gjithashtu pritet qe ne fushe te zbresi nga minuta e pare Shkelzen Gashi dhe Cikalleshi.

Filed Under: Sport Tagged With: 3 pike larg historise, albano kolonjari, Kombetarja Kuqezi

Skënderbeut –Beshiktash! Korçaret ndezin motoret.

September 14, 2015 by Administrator

Nga Albano Kolonjari.

Skënderbeu do te luaje diten e enjte ndeshjen e pare ne Ligen e Europes. Perballe korcareve do te jete skuadra e njohur turke Beshiktash. Kjo eshte hera e pare qe nje skuader futbolli shqiptare merr pjese ne ndeshjet e vlevshme per fazen ne grupe te Liges se Europes. Skënderbeu eshte ne Grupin H, ku marrin pjese Beshiktash (Turqi), Lokomotiva e Moskes (Rusi) dhe Sporting i Lisbones (Portugali).

Tekniku i Skënderbeu Mirel Josa do te kete ne dispozicion ne kete takim edhe sulmuesin e Kombetares Shqiptare Hamdi Salihi. “Shkodrani” qe ka vendosur qe ne kete sezon te luaje me Skënderbeu u demtua gjate takimit Vllaznia- Skënderbeu 0-2. Tekniku Mirel Josa ende nuk eshte shprehur per kete ndeshje. Por presidenti i Skenderbeut Takaj shprehet optimist:” Beshiktashi eshte nje emer i madh ne futbollin turk, por ne do ta befasojme. Kam shume besim ne kete qe po them dhe nuk e bej per tu dhene zemer lojtareve. Ata jane profesioniste dhe e dine mire punen e tyre, nderkohe qe ne presim edhe mbeshtetjen e tifozeve tane te mrekullueshem”.  “Dëshiroj t’iu konfirmoj se do të jem i gatshëm për të dhënë kontributin tim për ndeshjen e vlefshme për UEFA Europa League ndaj Beshiktashit. Rikuperimi ka ecur mjaft mirë dhe jam riaftësuar plotësisht” thote vete Hamdi Salihi gjate nje postimi ne faqen e tij ne Facebook.

Nga ana tjeter mesohet se Beshiktashi ne kete takim do te kete kater mungesa kryesore.Ne takimin e fundit ne Kampionatin Turk u demtua mesfushori i talentuar  Özyakup Oğuzhan. Por jashte planeve te tekniku te Beshiktashit  Senol Gunes jane edhe futbollistet, Tolgay Arslan, Veli Kavlak dhe Ramon Mota. Me skuadren turke luan edhe lojtari i njohur  gjerman Mario Gomes, i cili ne kater ndeshje ka shenuar dy gola. Gomes u dha ne forme huazimi per kete sezon nga Fiorentina. Kapiten i skuadres eshte Veli Kavlak, qe per kete ndeshje eshte ne listen e te demtuarve. Beshiktash ka ne gjirin e saj futbolliste te tille si argjentinasi Jose Sosa, portugezin Ricardo Quaresma, brazilianet  Motta dhe Rhodolfo. Klubi i Beshiktashit eshte krijuar 112 vjet me pare, me 19 Mars 1903.  Uniforma e Beshiktashit eshte bardhezi. Beshiktash zbret ne stadiumin “Elbasan Arena”  duke mbajtur mbi supe 13 tituj Kampion, 9-te Kupa te Turqise dhe 8 Super Kupa.

Filed Under: Sport

NË DISNIVEL! Skenderbeu 3 ndeshje 9-te pike. Vllaznia 3 ndeshje 0 pike.

September 13, 2015 by Administrator

kampionati_0

Nga Albano Kolonjari

Kampionet ne fuqi Skenderbeu kete fillim sezoni ka treguar edhe nje here qe do te jete pretedenti kryesor per fitimin e titullit kampion ne Shqiperi. Tre ndeshje nete pike te plota per skuadren e drejtuar nga Mirel Josa. Nga ana tjeter Vllaznia e shkodres, nje nga emrat e medhej e futbollit shqiptar ne tre javet e para ka regjistrua tre humbje, duke u renditur ne vendin e fundit me zero pike. Po skuadrat e tjera pretedente.

Partizani ! Renditet ne vendin e dyte me 7-te pike. Dhe pse “legjenda e kuqe” ne merkaton verore ka “blere” lojtare shume cilesore, loja e te kuqeve ne keto tre jave te para le shume per te deshiruar. Partizani ndaj Flamurtarit dhe Vllaznise ka fituar me shume veshtiresi. Mbrojtja duke se eshte reparti me i dobet ne keto tre jave. Te kuqte kane pesuar tre gola, nga nje ne cdo takim, nderkohe qe sezonin e kaluar ishin mbrojtja me solide e kampionatit. Tekniku Starova thote se” Jam i pakënaqur nga disa lojtarë që unë i projektoj si titullarë dhe kjo më shqetëson. Më vjen mirë që nuk lamë pikë sot dhe tashmë duhet të riparojmë gabimet”.

Kukesi! Nenkampionet ne tre ndeshje kane 6 pike. Perballe Teutes, kuksianet arriten te fitojne fale lojes se bukur te brazilianeve me rezultatin 3-0. Drejtori teknik Hasan Lika thote qe “Të shpallesh 3 vjet rresht nënkampion, është e natyrshme që si objektiv është titulli, nuk ke se çfarë pretendon më shumë. Por po ju them se do të tentojmë sërish edhe në Kupën e Shqipërisë”.  Partizani dhe Kukesi do te luajne perballe njeri tjetrit kete jave. Nje ndeshje qe do percaktoje shume edhe forcen e te dyja ketyre skuadrave pretedente per titullin kampion per kete sezon

Teuta!  Eshte supriza e ketyre tre javeve. Skuadra e drejtuar nga Magani, ka treguar nje shpirt te konsiderueshem gare. Te m humbje Teuta e ka perballe Kukesit kete jave 3-0. Tekniku Magani thote se:” Mendoj se Teuta luajti me frikë ndaj Kukësit. Për fat të keq, pësuam gol të shpejtë, gjë që u ndodh skuadrave të mëdha në botë e jo më Teutës, por ajo që nuk më pëlqeu, ishte reagimi ynë”

Tirana! Shume larg skuadres pretedente per titullin kampion. Pese pike ne tre ndeshje. Loja e bardhebluve te drejtuar nga Muca, eshte kontestuar fuqishem edhe nga tifozet e tirones. Kete jave skuadra nuk arriti te shkonte me shume se barazimi 0-0 perballe Bylist ne “Qemal Stafa”. Nje loje e dobet e bardhebluve qe duhet te bejne shume per te dale te skuadra pretedente.

Terbuni!  I ardhur nga Kategoria e pare ka siguar vetem tre pike, perballe Bylisit. Per pukjanet qendresa ne Kategorine Superiore do te kete shume e veshtire. Me lojen e paraqitur deri tani skuadra e Terbunit do te hyje ne skuadrat qe do te luftojne per mbijetese.

Laci! Tre ndeshje tre pike. Kurbinasit kane treguar se do te jene serisht nje kocke e forte per te gjitha ekipet pretedente. Dy pike te siguruara perballe Tiranes , Partizanit  dhe Flamurtaritskuadrave pretedente i japin Lacit qetesine e nevojshme per te grumbulluar pike te plota perballe skuadrave qe nuk jane ne nivelin e skuadrave pretedente.

Flamurtari! Ne fillim te ketij sezoni ishte nje nga skuadrat pretedente. Por ne tre javet e para, kuqezinjte kane vetem nje pike. Shume pak per nje skuader ku jane investuar shuma te medha parash. Nese Flamurtari nuk ndryshon kurs, atehere kuqezinjte do te jene skuadra e pare qe do te dale jashte objektivave te saj.

Bylisi! Ballshiotet siguruan piken e pare perballe Tiranes ne “Qemal Stafa” duke luajtur me mire se bardheblute. Gjithsesi me lojen e paraqitur ne keto tre jave duket se Bylisi do te luftoje per mbijetese ne kete sezon.

Vllaznia! Tre jave zero pike. “Djepi” i futbollit shqiptar ka bere nisjen me te keqe te mudeshme. Tekniku i Vllaznise Luan Zmijani pas takimit me Partizanin 1-2, ka akuzuar albitrimin si skandaloz. Ne kete takim pas akordimit te nje penalltie ne favor te Partizanit, ekipi i Vllaznise la fushen e lojes per rreth 10 minuta. Pavaresisht vendimit te drejte apo te gabuar te gjyqtarit te takimit reagimi ii lojtareve dhe drejtueseve te Vllaznise ishte shume ‘primitiv” dhe Vllaznia mund te denohet nga komisioni i disciplines.

Gjithsesi ne keto tre jave kategoria superior ka treguar se skuadrat jane ne disnivel te plote dhe qe futbolli yne eshte shume larg asaj qe pretendojne tifozet te cilet edhe kete jave i\i lane stadiumet te boshatisur duke je pergjigjur keshtu niveli te dobet te kampionatit tone

Filed Under: Sport Tagged With: Albana Kolonjari, prine, Skenderbeu

Lushnjari Rej Manaj debutim endrash:”San Siro eshte i pabesueshem”.

August 23, 2015 by Administrator

Ne foto:Rej Manaj duke festuar golin e fitores.

Nga Albano Kolonjari

“Une jam i ri dhe jam duke mesuar gjate gjithe kohes dhe kam nevoje per tu trajnuar me shume. Rezultati eshte gjeja me e rendesishme ne kete moment dhe kjo ka shume rendesi”, shprehet 18 vjecari Rej Manaj, per kanalin InterChannel pas takimit Inter-Atalanta 1-0. Nje  debutim endrash per lushnjarin e zikalterve te Milanos.   “Une jam i kenaqurqe moren nje fitore ne shtepi gjate “ziles” se pare te kampionatit dhe tani duhet te mendojme per ndeshjen me Kaprin”. “Ne nuk na mungon asgje. Jemi nje skuader e forte. Une nuk e di ne cfare pjese do te luaj, pasi ka futbolliste shume me te mire perpara meje, por une di qe jam gati. Une isha shume i lumtur, nuk eshte e lehte te debutosh ne prani te rreth 30 mije tifozeve, por jam shume i kenaqur. Natyrisht qe dua te luaj me shume. Une jam nje lojtar i ri dhe po mesoj gjate gjithe kohes dhe me duhet te punoj shume gjate stervitjes per te arritur ne formacionin baze”.

Ndeshja e pare ne “San Siro: ” Eshte nje pershkrim i pabesueshem i ndjenjave qe perjeton kur skuadra shenon ne minute e fundit. Kishte shume gjera positive ne kete mbremje, por eshte vetem fillimi dhe jam i bindur se ne do te shkojme shume larg me kete ekip. Tani na duhet te pregatitemi per ndeshjen e ardheshme me Kaprin. Ne i kemi mundesite per nje performance me te mire, dhe kete do ta shohim heren tjeter”, shprehet Rej Manaj.

Rej Manaj eshte vetem 18 vjec dhe luan edhe me perfaqesuesen U-21 te Shqiperise. Ne minute e 86-te te takimit Inter-Atalanta 1-0, kur ndeshja ishte mberthyer me rezultatin 0-0, tekniku Roberto Mancini largon nga fusha Brozovic dhe hedh ne fushe sulmuesin “kuqezi” Manaj, duke patur tre sulmues ne ekipin e tij. Interi e fitoi takimin me rezultatin 1-0 me minute e 94 pas nje gjuajtje shume te bukur te Jotovic.

Filed Under: Sport

Java e pare:Partizani dhe Flamurtari me dhimbje “koke”. Tirana dhe Kukesi ne pritje te Skenderbeut.

August 23, 2015 by Administrator

 

Nga Albano Kolonjari

Dy ekipet pretedente per titullin kampion Tirana dhe Kukesi, arriten fitoret e para ne javen e pare te Kampionatt te 77-te Kombetar te futbollit. Bardheblute fituan ne Puke 1-2 me gola te Gilman Lika 40, dhe Fukui 77’. Pukjanet te cilet luajne per here te pare ne Kategorine Superiore kaluan te paret ne avantazh me ane te Malindit 23 minute.  Por Tirana fale tradites dhe kualiteteve te saj arriti te fitoje takimin me permbysje. Bylisi nje tjeter skuader e ardhur nga Kategoria e pare ne javen hapese te Kampionatit, sfidoi nenkampionet e Shqiperise Kukesin.  Ballshiotet luajten mire, por kuksianet arriten te fitojne takimin fale golave te brazilianeve Lima dhe Flores.  Tirana dhe Kukesi jane dy ekipe pretedente per titullin kampion dhe fitoret bindese ne javen e pare tregojne se ky kampionat do te kete rivalitet te madh. Nderkohe qe dy ekipet te tjera pretedente Partizani dhe Flamurtari hodhen nje hap te gabuar ne javen e pare. Flamurtari humbi ne takimin e luajtur ne stadiumin “Loni Papuciu” te Fierit 0-1 perballe Teutes se Durresit. Menjehere pas takimit administratori i Flamurtarit Sinan Idrizi u shpreh:”Pashe ne fushe nje ekip pa gjak dhe qe nuk e ndiejne peshen e faneles se Flamurtarit.  Ishte nje ndeshje e dobet dhe Flamurtari nuk vajti asnjehere ne porten e kundershtarit. Nuk do te tolerojme ate qe pame ne fushe”. Nga ana tjeter tekniku ii Teutes Magani ka kerkuar qe:”ishte nje fiture e bukur shpresoj qe ekipi te mos kaloje ne eufori.” Partizani qe ka shpenzuar shuma te medha ne kete merkato nuk arriti te shkonte me shume se barazimi 1-1 me lacin ne ndeshjen hapese te ketij kampionati.  Partizani ne fushen e tij ne “Qemal Stafa” u gjend ne disavantazh 0-1. Do te ishte prurja e kesaj merkatoje Sukaj qe me nje goditje “xhevahir” nga 25 metra barazon 1-1. “Laci ishte i vendosur mire ne fushe dhe arriti te realizoje objektivin e tij. Skuadra ime Partizani nuk ishte ne formen dhe lartesine e duhur, ketu ndikon edhe mungesat ne formacionin baze”, u shpreh tekniku i kuq Sulejman Starova.  Nderkohe qe ekipet pretedente Partizani, Tirana, Kukesi dhe Flamurtari jane ne pritje te takimit te kampiones ne fuqi Skenderbeut me Vllaznine e Shkodres.

 

Fri 21/08/15 Partizani Tirana 1 – 1 Laçi View events More info
Sat 22/08/15 Flamurtari Vlorë 0 – 1 Teuta Durrës View events More info
Sun 23/08/15 Kukësi 2 – 0 Bylis Ballsh View events More info
Tërbuni Pukë 1 – 2 Tirana View events More info
Fri 28/08/15 Partizani Tirana – Flamurtari Vlorë More info
Bylis Ballsh – Tërbuni Pukë More info
Skënderbeu Korçë – Kukësi More info
Teuta Durrës – Vllaznia Shkodër More info
Laçi – Tirana More info
Wed 09/09/15 Vllaznia Shkodër 11 : 00 Skënderbeu Korçë More info

TABLES

# Team MP W D L F A D P Last 5 matches H2H
1 Kukësi 1 1 0 0 2 0 +2 3 W
2 Tirana 1 1 0 0 2 1 +1 3 W
3 Teuta Durrës 1 1 0 0 1 0 +1 3 W
4 Laçi 1 0 1 0 1 1 +0 1 D
5 Partizani Tirana 1 0 1 0 1 1 +0 1 D
6 Skënderbeu Korçë 0 0 0 0 0 0 +0 0
7 Vllaznia Shkodër 0 0 0 0 0 0 +0 0
8 Tërbuni Pukë 1 0 0 1 1 2 -1 0 L
9 Flamurtari Vlorë 1 0 0 1 0 1 -1 0 L
10 Bylis Ballsh 1 0 0 1 0 2 -2 0

Filed Under: Sport

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • …
  • 41
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT