• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Mbështes Studentët…

December 7, 2018 by dgreca

-Boll më me tallje, mashtrime, perçudnime/

1 Dritan Demiraj

Nga Dritan Demiraj/ SHBA/

2 ok Protesta

Te dashur studente, prinder, motra dhe vellezer!

Te gjithe perpara Kryeministrise sot ne oren 10.00. jo per partite politike, por vetem per veten, familjen dhe te ardhmen e femijeve tuaj.

Boll me me tallje, mashtrime, percudnime, nga Taulantet, Damianet, Arbenet, Fatmiret, Sajmiret, Mrikat, Zamiret, Vilmat, Kuçat e Maçat me ne krye kryemashtruesin Edvin poturen.

Mos ikni nga sheshi pa marre ate qe ju takon, mos u shisni, mos u mashtroni nga mashtruesit me te medhenj ne historine e qeverisjes shqiptare, ata qe mendojne se mund te blejne cdo gje, por jo sot me shume se kurre ata duhen te pergjigjen per gjemen qe i kane bere vendit dhe popullit te tyre.

Ka ardhur momenti ti japin pergjigjen perfundimtare, ne menyre qe te gjithe ata qe do te vijne pas tyre te mendohen mire kur te qeverisin.

Te nderuar vellezer dhe motra!

Ky eshte momenti me historik ku duhet te qendroni te bashkuar. Nese ndaheni sot, neser te gjithe do humbni dicka, dikush shtepine, dikush pronen, punen, do ju rrahin, burgosin mbajde dhe vrasin.

Kjo klike kriminale ne pushtet nuk ndalet perpara asnje shkeljeje, as nga uria e popullit, as nga papunesia, as nga korrupsioni, vjedhja, droga, vrasjet, as nga shpopullimi qe po i ben vendit as nga kriminelet qe drejtojne cdo gje.

Te gjithe se bashku do ta ndertojme Shqiperine dhe qeverine e hajduteve le ta hedhim ne koshin e plehrave.

Rrofte rinia shqiptare dhe zoti ju bekofte ne kete mision historik.

DD, Ph. D.

 

Filed Under: Politike Tagged With: Dritan demiraj, mbeshtes studentet

Sot edhe unë jam student

December 7, 2018 by dgreca

Nesër është edhe 8 dhjetori, ajo që përkon me përvjetorin e radhës të protestave studentore të viteve nëntëdhjetë. Kësisoj me këtë protestën e radhës dhe ndofta me të tjerat që mund të vijojnë, e bën këtë muaj një simbol të protestave të vërteta në raport me qytetarinë e europës dhe vendeve të tjera të demokracive perëndimore. /

Ilir-Levonja-300x2981 Protesta Ministria

Nga Ilir Levonja/ Florida-USA/

1) Në një pankartë diku mes gjindjes, shkruhej, e ardhmja është e jona. Atë e mbante një vajzë, një studente. Një rob i së ardhmes. Në kokë ndofta i vlonin kalkulimet me tarifat. Ndofta dhe pandehma se i kish nderur apo jo në ballkonin e dhomës së konviktit ato pak tesha të sapolara. Ajo pankartë dalldisej me ovacionet. Edhe vajza me gjindjen. Por çfarë është e rëndësishme të thuhet, është ekzaktësisht thelbi mbi të ardhmen. Filozofia…, apo kapja në kohën e duhur e fateve të vendit tënd. Koha kur lindin liderët. Nuk e di se kjo lëvizje, a kjo protestë do nxjerri një të tillë. Nisur nga rrethanat, brishtësia e paqes në rajon, protestat e jelekë të verdhë në Francë, ndryshimet drastike politike në disa vende të rajonit, krizën ekonomike të fqinjëve ku edhe është sistemuar një shumicë dërrmuese e shqiptarëve, por Shqipëria e ka më se të domosdoshme. Dhe ndofta ajo pankartë është një syth vërtetë pranveror. Se për atë Zot, kur shikon akoma në krye të parlamentit një ish ministër të diktaturës, madje me hetime të pazbardhura për vrasjet e Shkodrës, protestat e prillit, etj. Kur shikon se si akoma një parti komuniste me një mal dosje krimesh mbi shpinë, tubon, kur duhej të ishte e jashtëligjëshme etj. Kur shikon se si në plot njëzetë e tetë vite, sekretarët e nomlekaturës flasin për anëtarësim, reforma, mirëqenie. Dhe mbajnë pushtetin diku drejt për drejtë dhe diku përmes sejmenëve etj. Për atë Zot të vjen për të vjellë. Një ironi therëse e këtyre afro tri dekadave ndaj sot vendi ynë është në një krizë identiteti dhe anarshi sociale.

2) Nesër është edhe 8 dhjetori, ajo që përkon me përvjetorin e radhës të protestave studentore të viteve nëntëdhjetë. Kësisoj me këtë protestën e radhës dhe ndofta me të tjerat që mund të vijojnë, e bën këtë muaj një simbol të protestave të vërteta në raport me qytetarinë e europës dhe vendeve të tjera të demokracive perëndimore. Duke na larguar disi nga nëntori i kuq i demagogjisë me 28 a 29. Për faktin se është shoqëria civile ajo që proteston dhe jo partia. Partia a partitë tashmë janë një gjendje e degraduar, për më tepër kur shikon se si dosjexhinjtë a sekretarët e partisë dominojnë në gjithçka. Apo kalimi i pushtetit nga baba tek i biri, duke përjashtuar çdo mini element të garës së ideve dhe projekteve. Kjo nuk është demokraci, por dëmdemokraci. Nesër është 8 dhjetori dhe në raport me ato protesta, studentët e atëhershëm iu nështruan kulturës së etërve, grindjes, përçarjes etj., duke ia lënë vendin në dorë një shpure që vinte nga radhët e diktaturës së proletariatit. Mjaft të shaje Enverin dhe ishe demokrat…, le të kishe dënuar vrarë e prerë me ‘të, ishe demokrat. Shumë prej studentëve të asaj kohe iu nështruan ikjes, asaj drame sociale për shkak të mirëqenies, ashtu si pjesa dërrmuese e shqiptarëve. Edhe tani një epedemi e re kërcënon vendin, ajo e ikjes. Dhe kjo është mëse normale pasi sot diktatura e proletariatit është akoma në pushtet, vret, pasurohet dhe i shkelin syrin shoqi shoqit, si trashëgimtarë, si pinjollë. Ndaj nuk është e pashpjegueshme përshembull çfarë Vlora sot përjeton, në lidhje me luftën e frikshme të zhdukjes së personave. Por është dhe thelbi për të kuptuar pse vendi ynë nuk po ndreqet, pse jemi tërë kohës në një tranzicion jo shterues. Ndaj ajo pankartë të jep shpresë…

3) Nëse e keni ndjerë dhe kuptuar të vërtetën, atëherë ta dini se e rëndësishme tani është të mos thyheni. Të prishni kulturën e grindjeve dhe kompromisit qoftë nga e majta apo e djathta. Për të majtën ua them copë, sa kohë ka Ruç, Xhafë, xhuxha, pashallarë si ai Elbasanit, as mos e çoni nëpër mend të ndreqet. Por listat me veresie do keni, lista pa fund. Ndërsa nga e djathta nuk bëhet demokracia me çunin e Fahrisë. Dhe për më tepër do i shikoni nesër në kuvend, do kthehen, se, kanë frikë mos u digjen mandatet. Do kthehen si ato që kanë emrin në ca bordero fiktive. Megjithëse koha e kërkon, ata nuk kanë për t’i djegur mandatet. As me klithmat e Gridës së bukur. Duhet frymë, frymë, shoqëri, gjindje. Këta nuk janë gjë tjetër veçse pjesë e asaj vazhde kulturore mes etërve dhe bijve, sekretarëve dhe kapterëve nga byroja e luftës së klasave. Kësisoj është koha e juaj, e tillë që lum ju që po e përjetoni. Po më shumë se për veten tuaj, vazhdoni  dhe bëjeni për hatër të atij dheu, vendit tonë.

Filed Under: Opinion Tagged With: edhe unë jam student, Ilir Levonja, sot

Unaza e Re, pezullohet aktiviteti i kompanisë amerikane

December 7, 2018 by dgreca

Në Shqipëri, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njoftoi sot se ka vendosur të pezullojë aktivitetin ndërtimor të kompanive Biba X dhe DH Albania, për ndërtimin e një pjesë të Unazës së Re, pas publikimit mbrëmë të fakteve që hedhin hijë të rënda dyshimi mbi falsfikimin e dokumentave të kompanisë amerikane Dunwell Haberman, e cila fitoi garën përmes degës së saj në Shqipëri, DH Albania.

1 unazaSipas dokumentave të publikuara në emisionin “Të Paekspozuarit” në televizionin “NEWS 24”, referuar Qendrës Kombëtare të Biznesit, kompania amerikane rezulton të jetë themeluar në shtetin Delawere të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në qershor të vitit 1998. Për këtë ajo ka depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Shqipëri, një letër nga Sekretari i Shtetit të Delaware, Jeffrey Bullock, që vërteton aktivitetin e saj në këtë shtet dhe po ashtu dhe datën e themelimit 20 vjet më parë.

Emisioni “Të Paekspozuarit” i është drejtuar Departamentit të Shtetit të Delaware për të verifikuar të dhënat mbi kompaninë Dunwell Haberman. Përgjigja zyrtare e dhënë nga drejtori i Marrëdhënieve me Komunitetin Doug Denison ka zbuluar se dokumenti i paraqitur pranë institucioneve shqiptare është i falsifikuar.

“Dokumentat që ju na keni dërguar nuk janë autentike dhe nuk e kanë origjinën nga zyra e Sekretarit të Shtetit të Delaware. Vërtetimet për gjendjen e kompanive të cilat Departamenti i Korporatave lëshon, nuk kanë përmbajtje të njëjtë me dokumentat të cilat na keni dërguar. Gjithashtu, dokumentat që ju na keni paraqitur, theksojnë se Dunwell Haberman LLC, është krijuar në 25 Qershor 1998. Të dhënat e Departamentit të Korporatave, tregojnë se ky entitet është krijuar në 25 Qershor 2018, sipas të dhënave publike, bashkëngjitur kësaj letre. Datat dhe numrat e verifikimit, gjithashtu janë ndryshuar në disa vende në dokumentat që ju keni dërguar”, shkruhet në përgjigjen që Departamenti i Shtetit të Delaware, i ka dhënë emisionit “Të Paekspozuarit”

Drejtuesi i emisionit, Ylli Rakipi tregoi se i ka dërguar Departamentit të Shtetit të Delaware, dhe aktin e themelimit të kompanisë, dorëzuar në QKB-në shqiptare, ku sërish pretendohet se data e themelimit të kompanisë është 25 Qershor 1998.

“Përgjigja e zyrtarëve të Departamentit të Shtetit të Delaware, qe e njëjtë. Edhe ky dokument ishte falsifikuar”, u shpreh zoti Rakipi, duke publikuar dhe çertifikatën origjinale të themelimit të Dunwell Haberman, “ku duket qartë se data e themelimit është pikërisht 25 Qershor 2018”. Për më tepër, kompania rezulton të ketë dorëzuar pranë QKB-ës dhe bilance e pasqyra financiare fallso, të viteve 2015, 2016 dhe 2017, ndërkohë që është themeluar në Qershor të vitit 2018.

Në garën për Lotin I të projektit të Unazës së Re, dega shqiptare e kompanisë amerikane, DH Albania, është rregjistruar në Shqipëri në muajin korrik të këtij viti, pak përpara se të hapej tenderi, me përfaqësues të saj një 26 vjeçar shqiptar, Avdiol Dobi. Së bashku me kompaninë shqiptare Biba X, u shpall fituese ndërsa konkurrenti i tyre, kompania Vëllezërit Hysa, vetëm sa ishte rregjistruar në garë dhe nuk kishte paraqitur asnjë dokument. DH Albania dhe Biba X (kjo e fundit rezulton të ketë vetëm 7 përqind në këtë konsorcium) fituan me një ofertë që përfaqëson gati 45 përqind të të gjithë investimit, ose pak më shumë se 18 milion euro (pa TVSH).

Autoriteti Rrugor Shqiptar, në njoftimin e tij, shpjegon se “ka nënshkruar kontratën me bashkimin e përkohshëm të operatorëve ekonomik “Biba X shpk” dhe “DH Albania shpk- degë e shoqërisë së huaj”, pasi ka konstatuar që dokumentet janë në përputhje me kriteret e dhëna në dokumentet e tenderit.

Operatori ekonomik “DH Albania shpk- degë e shoqërisë së huaj”, pjesë e këtij bashkimi, ka paraqitur dokumentacionin të përkthyer dhe të noterizuar në gjuhën shqipe, ku kompania mëmë “Dunwell Haberman” rezulton e regjistruar dhe ushtron aktivitetin në një prej shteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, konkretisht në shtetin Delaware”.

Sipas njoftimit “Autoriteti Rrugor Shqiptar nuk ka patur ndonjë indicie që vë në dyshim vërtetësinë e dokumentave të paraqitura e cila do mund të çonte në një procedurë verifikimi paraprak”. Megjithatë, për të sqaruar situatën, ARRSH shprehet se i është “drejtuar institucioneve që përmes komunikimit me rrugë zyrtare t’u kërkohet autoriteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të verifikuar dokumentet e paraqitura në institucionet shqiptare nga kompania në procedurën e garës” e për pasojë deri në pritje të përgjigjes “nuk do të vijohet me aktivitetin ndërtimor të kësaj kompanie”.

Autoriteti Rrugor shton se “në rast se autoritetet amerikane do të konfirmojnë zyrtarisht pretendimet për falsifikime dokumentacioni nga kjo kompani, në zbatim të përcaktimeve ligjore, Autoriteti Rrugor Shqiptar do të zgjidhë kontratën në mënyrë të njëanshme dhe do ndjekë procedurat e tjera të përcaktuara në ligj. Në rast të zgjidhjes së kontratës, ARRSH do të rifillojë menjëherë procedurat e prokurimit për këtë lot për të mundësuar përfundimin në kohë të këtij projekti të rëndësishëm për kryeqytetin”.(Kortezi:Zeri i Amerikes)

Filed Under: Ekonomi Tagged With: firma fantazme, ndalen punimet, UNAZA E RE

DUKE KUJTUAR IMZOT PJETER BOGDANIN

December 7, 2018 by dgreca

Me 6 dhjetor 1689 ndërroi jetë, në Prishtinë, ipeshkvi imzot Pjetër Bogdani/

1 Pjeter Bogdani

Ipeshkvi e teologu shqiptar, imzot Pjetër Bogdani, figurë e ndritur e letërsisë së vjetër shqiptare, konsiderohet si kultivues e ndriçues i ndërgjegjes shqiptare dhe pararendës i hershëm i lëvizjes së rilindjes kombëtare.

Më 6 dhjetor 1689 ndërroi jetë në Prishtinë nga epidemia e murtajës personaliteti i shquar i Kishës, kombit dhe kulturës shqiptare, ipeshkvi i jashtëzakonshëm imzot Pjetër Bogdani. Prift, ipeshkëv, kryeipeshkëv, teolog e filozof shqiptar nga Hasi (Krahinë e lashtë), që shtrihet në Shqipëri dhe Kosovë.

Ipeshkvi i madh shqiptar imzot Pjetër Bogdani vlerësohet si teologu më i njohur shqiptar dhe figura më e ndritur e letërsisë së vjetër shqiptare. Imzot Pjetër Bogdani shquhet jo vetëm si meshtar e ipeshkëv i madh, pra si bari shpirtëror por edhe si atdhetar, dijetar e letrar që dha kontribut të çmueshëm në përpjekje për çlirimin e popullit dhe vendit nga zgjedha osmane si dhe për zhvillimin e përparimin e kulturës së shqiptarëve.

Me veprimtarinë e tij të jashtëzakonshme kishtare, pra ungjillëzuese dhe atë atdhetare e politike 40 vjeçare, sidomos me rolin që luajti si formues i ndërgjegjes së shqiptarëve, si udhëheqës i kryengritjes çlirimtare të vitit 1689 dhe me kryeveprën e tij teologjike “Cuneus Prophetarum”, apo sipas përkthimit të Justin Rrotës “Çeta e profetëve”, ipeshkvi shqiptar imzot Pjetër Bogdani konsiderohet si kultivues e ndriçues i ndërgjegjes shqiptare dhe pararendës i hershëm i lëvizjes së rilindjes kombëtare.

Vepra e imzot Pjetër Bogdanit “Çeta e profetëve” u botua më 20 shtator të vitit 1685 në qytetin e Padovës në Itali, dhe u rishtypin më 1691 dhe 1702 në Venedik. Kjo vepër teologjike e ipeshkvit shqiptar imzot Pjetër Bogdanit cilësohet si libri i parë i prozës origjinale shqipe dhe mbetet një nga monumentet e gjuhës, kulturës dhe letrave shqipe. Vepra ‘Çeta e profetëve’ është vepër me përmbajtje teologjike.

Imzot Pjetër Bogdani (lindi rreth 1625 në Has – vdiq më 6 dhjetor 1689 në Prishtinë). Mësimet e para i bëri në Ciprovac, Bullagri. Në vitin 1674 ishte nxënës i kolegjit ilirik të Loretos. Pas studimeve filozofik e atyre teologjike shugurohet prift. Më 1651 ushtron detyrën e meshtarit në Pult e në fshatrat e Prizrenit, në anët e vendlindjes[1]. Në vitin 1656 thirret në Romë për të vazhduar studimet e larta teologjike në Kolegjin papnor të Propagandës së fesë. Aty i mëson gjuhët e Lindjes. Më 1658 kreu studimet e larta të teologjisë e filozofisë në Romë dhe mori titullin doktor. Pas një kohe veprimtarie e apostulli si meshtar, emërtohet ipeshkëv i Shkodrës dhe administrator i Tivarit. 1663–1664: Njihet dhe i bën shërbime Kardinal Barbarigos, i cili në atë kohë jetonte e punonte në Romë. Më 1675 e shkruan librin ‘Çeta e profetëve’ dhe ia paraqet Kongregatës së Vatikanit Propaganda Fidae për botim. Rekomandimi i Propagandës ishte të përkthejë librin. Fillon përkthimin e librit.

Në vitin 1677 emërtohet kryeipeshkëv i Shkupit në vend të të ungjit, imzot Andrea Bogdanit. Lufta turko–austriake fillon më 1683. Në dhjetor të atij viti vdes Imzot Andrea Bogdani. Pjtër Bogdani arratiset në male me ç’rast e humb librin e Gramatikës latinisht–shqip të punuar nga Adreu. Strehohet në Ciprovac dhe në Dubrovnik. Në pjesën e parë të vitit 1685 shkon në Venedik e në Padovë. E merr me vete librin e përgatitur për botim. Libri ‘Cuneus Prophetarum’ botohet në fund të vitit në Padovë te Barbarigo.

Një tjetër element i rëndësishëm i veprimtarisë së Imzot Pjetër Bogdanit është se ai njoftoi rregullisht Selinë e Shenjtë të Romës dhe botën mbi gjendjen njerëzore, pra shoqërore, ekonomike, si dhe atë shpirtërore të shqiptarëve në atë kohë, përmes Relacioneve të detajuara, dërguar Papës e organeve Kishtare të Romës nga Shkupi e vendet tjera, si për shembull: “Mbi gjendjen shpirtërore e shoqërore të mbretërisë së Shqipërisë e Serbisë 1687–1688” (“Dello stato spirituale e temporale del regno di Albania e Servia”).

Krahas misionit shpirtëror, atij ungjillor, imzot Pjetër Bogdani, punoi edhe në kultivimin e identetitetit Merret aktivisht me organizimin e rezistencës antiturke dhe u bën vizita të gjitha bashkësie kishtare në vende të Kryeipeshkëvisë së vet. Në vitin 1689 depërton ushtria austriake. Në nëntor kjo ushtri arrin në Prishtinë. Imzot Pjetër Bogdani niset me ushtrinë për Prizren, ku i inkuadron edhe 6.000 shqiptarë dhe bashkë me ta arrin atje. Atje sëmuret nga murtaja. Kthehet në Prishtinë për shërim te mjekët gjermanë, po më kot. Ndërroi jetë më 6 dhjetor 1689 në Prishtinë ku edhe varroset.

Siç njoftonte nipi i tij Gjon Bogdani, menjëherë pas thyerjes së ushtrisë austriake ato ditë, tatarët dhe turqit e nxjerrin nga varri trupin e tij.

Vepra e ipeshkvit imzot Pjetër Bogdanit “Çeta e profetëve” (Cuneus prophetarum) u botua më 1685 në Padovë, u rishtyp më 1691 dhe 1702 në Venedik me titull të ndryshëm. Vepra “Cuneus Prophetarum”, sipas përkthimit të atë Justin Rrotës “Çeta e profetëve”, është një nga veprat më të rëndësishme teologjike e të trashëgimisë të vjetër letrare në gjuhën shqipe. Fakti që është e para vepër origjinale në gjuhën shqipe, në krahasim me veprat e autorëve paraardhës që ishin kryesisht përkthime, e bën tepër të rëndësishëm këtë libër.

Karakteri origjinal i veprës duhet marrë në mënyrë relative për përmbajtjen e karakterin fetar që kishte, por duhet thënë që nuk është mbështetur në ndonjë autor të caktuar në formë përkthimi. Tematika e larmishme i shton rëndësinë veprës. Aty gjejmë që nga tematika teologjike, biblike e filozofike, këndej fetare, tek historiografike, të shkencave të natyrës, por edhe letërsi artistike, poezi. Kjo larmi temash çon edhe në larmi stilesh, që është një tregues i shkallës së lartë të përpunimit të gjuhës për atë kohë. Dhe padyshim ky është një gur i rëndësishëm në themelin e gjuhës së sotshme shqipe.

Autori ka gjetur mundësi të shtjerë elemente të jetës shqiptare të kohës e të historisë së popullit tonë, si është rasti i qëndresës burrërore të kelmendasve kundër ekspeditës turke më 1639. Mendimet e njohuritë e ipeshkvi shqiptar imzot Pjetër Bogdanit shpalosen më shkoqur në parathënien e librit dhe në relacionet e shumta, që hartoi pas vizitave apostolike e baritore në viset e dioqezave që ai drejtoi si bari shpirtëror.

Shkroi me dashuri të madhe për gjuhën shqipe, për Atdheun e për popullin shqiptar, shprehu dhembje për gjendjen e mjeruar e padijen në të cilat i kishte hedhur robëria bashkatdhetarët e tij dhe kundërshtim të thellë për pushtuesin osman. Imzot Pjetër Bogdani kërkonte që t’i jepeshin popullit shqiptar libra në gjuhën amtare, punoi për mëkëmbjen dhe zhvillimin e kulturës kombëtare dhe çlirimin e vendit nga pushtuesit e huaj.

Imzot Pjetër Bogdani krijoi me vetëdije të plotë për ta pasuruar e përpunuar gjuhën shqip dhe popullin shqiptar me të vërtetat e fesë së krishterë e, gjurmoi dhe vuri në qarkullim fjalë e shprehje të vjetra të lëna në harresë, krijoi edhe fjalë të reja, duke bërë përpjekjet e para për krijimin e termave në ndonjë degë të shkencës si dhe në teologjik e në fjalorin kishtar në përgjithësi. Ligjërimi i tij dallohet mjaft herë edhe për zhdërvjelltësi e ndërtime sintaksore të një arkitektonie të sigurt. Me veprat e imzot Pjetër Bogdani letërsia dhe gjuha letrare shqipe shënuan hapa të rëndësishëm përpara.( R.SH. – Vatikan)

06 dhjetor 2018, 18:04

 

Filed Under: Histori Tagged With: IMzot Pjeter Bogdani, Ipeshkev

IMAM EDIN GJONI: TA FORCOJMË FRYMËN E VËLLAZËRISË

December 6, 2018 by dgreca

IMAM EDIN GJONI: TA FORCOJMË FRYMËN E VËLLAZËRISË NDËR SHQIPTARËT SI NË SHPALLJEN E PAVARËSISË/

1 Imami

– Është me rëndësi ta afirmojmë  dhe ngremë vazhdimisht sentimentin e vëllazërisë, i cili dominonte në mes të shqiptarëve në Ditën e Shpalljes së Pavarësisë, pa dallim fisi, treve apo feje. Njëherazi, kjo frymë e vëllazërisë duhet mbrojtur, kultivuar dhe respektuar, po aq, sa respektohet e nderohet ky Flamur Kombëtar!-

     Nga Lutja Fetare në Darkën e Flamurit, organizuar nga Vatra dhe Bashkësia Shqiptare- *

Pasi i është drejtuar Kryetarit të Vatrës,z. Dritan Mishto, kolegëve klerikë- dom Pjetër Popaj dhe father Hieromonk Nikodhim, si dhe pjesmarrësve në në Darkën e Festës së Pavarësisë organizuar nga VATRA dhe Bashkësia Shqiptare ; Imam Edin Gjoni, ka uruar:  Gëzuar festën e Flamurit!

Më tej ai komentoi se: Në këto ditë e netë të festës sonë të madhe Kombëtare, ku qëndrojmë rreth Flamurit të përbashkuar, me një zemër, me një dëshirë dhe një qëllim, përkujtojmë ditën e Vjeshtës së vonshme të vitit 1912, kur etërit tonë të udhëhequr nga Ati i Pavarësisë, Ismail Bej Vlora, firmosën Deklaratën e Pavarësisë të shtetit Shqiptar, dhe ngritën në Vlorë Flamurin kuq e zi me shqiponjën dy krenare mbi të.

Shpallaj e Pavarësisë së Shqipërisë erdhi si fryt i përpjekjeve vëllazërore të shqiptarëve anë e mbanë tokave të tyre etnike, të cilat tejkalonin kufijtë në të cilat Shqipëria do të mbetej. Njëherazi, në realizimin e këtij projekti, do t’i përfshiheshin njëlloj edhe ata që fizikisht nuk ishin prezent në Vlorë ditën historike të shpalljes së Pavarësisë. Dhe kjo përpjekje e gjithmbarshme, ky akt monumental në historinë tonë, -si asnjëherë më parë, paraqet kulmin e asaj që Hegeli në filozofinë e vet idealiste do ta quante ideja e vetë- vetëdijësim dhe vetë-realizim(vetëartikulimi) Kombëtar të një populli(Selbst-verwirklichung).

Si figurë fetare që jam, tha më tej, Imam Edin Gjoni, nuk mundem që të mos magjepsem nga fakti që në aktin historik të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, patën kontributin e tyre figura të nderuar fetare. Krahas Vexhih Buharasë dhe Ferid Vokopolës, si figura eminente, kishin kontribut madhor, Kryetari i Pleqnisë(Senatit ) në Kuvendin e Vlorës,me propozim të Luigj Gurakuqit, Myfti Vebi Efendi Agolli( apo Vebi Dibra) dhe zëvendës/ Kryeministri i Qeverisë së Vlorës Dom Nikollë Kaçorri. Është interesant fakti se të dy këto figura ishin prej Dibre. Salla shpërtheu në duartrokitje kur Imam Gjoni komentoi: Si sonte, unë dhe Dom Pjetri, vijmë nga Ulqini, nëse disi me mrekulli të Zotit do të na jepej mundësia të mbarteshim në Nëntor 1912 në Vlorë, me respekt të madh ndaj atyre të dyve, Vebi Dibrës dhe Dom Nikoll Kaçorrit, unë po mbaj shpresëse ato dy poste do ti mbanim ne të dy, dom Pjetri nëkryetar i Qeverisë dhe unë, Kryetar i Senatit.

Në të vërtetë, shtoi Imam Edin Gjoni; atë çfarë dua të them është se për ta mbajtur frymën kombëtare të Nëntorit të 1912-ës, padyshim që është me rëndësi ta ngremë Flamurin Kuq e Zi në këto ditë të festës Kombëtare, në vendlindje dhe kudo ku jetojnë shqiptarët në Botë. Kam përshtypjen se çdo bijë e bir shqiptari që ngre Flamurin, e bën këtë me të njëjtin zell dhe sentiment, sikur ngrihet për herë të parë në Vlorë. Megjithatë është po aq me rëndësi ta afirmojmë  dhe ngremë vazhdimisht sentimentin e vëllazërisë, i cili dominonte në mes të shqiptarëve në Ditën e Shpalljes së Pavarësisë, pa dallim fisi, treve apo feje. Njëherazi, kjo frymë e vëllazërisë duhet mbrojtur, kultivuar dhe respektuar, po aq, sa respektohet e nderohet ky Flamur Kombëtar. Ngase kjo është ajo çfarë në realitet e ngriti këtë Flamur me 28 nëntor 1912 dhe ajo çfarë e solli Pavarësinë. Dhe siç tha Ismail Bej Qemali:” e ardhmja e Shqipërisë është sigurue. Ju porosis, duke u mëbshtetur fatit të Atdheut, të punoni bashkë si vëllezër!”

Lus Zotin e madh që të na ndihmojë në këtë drejtim!

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe popullin shqiptar, kudo që të jetë!

Zoti e bekofët këtë tokë e këtë popull me të cilët Zoti e ka lidhë fatin tonë, si popull dhe Komb, Shtetet e bashkuara të Amerikës!

Zoti Ju bekoftë të gjithë Juve!

Urime Festa e Pavarësisë!

* Lutja e Imam Edin Gjoni në Darkën e Flamurit organizuar nga Vatra dhe Bashkësia Shqiptare me 30 Nëntor 2018 në Royal Regency Hotel. Në Darkë ishin të pranishëm klerikët e të tre besimeve fetare: Dom Pjetër Popaj, famullitari i Kishës Katolike Shqiptare”Zoja e Shkodrës”, Imam Edin Gjoni nga Xhamia e Queensit si dhe father Hieromonk Nikodhim, prift i kishës Orthodokse St. Nicholas në Nju Jork.

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: Imam Edin Gjoni, TA FORCOJMË FRYMËN E VËLLAZËRISË

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1182
  • 1183
  • 1184
  • 1185
  • 1186
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT