• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Vajza e Dritave të Krishtëlindjeve

December 18, 2017 by dgreca

(Histori e Vërtetë)/

2-Alfons-Grishaj1-250x300

Nga Alfons Grishaj/

Bora filloi më vonë se vitet e tjera. Tisi i bardhë kish mbuluar çdo gjë. Romantikët, dhe pse nuk pëlqejnë erën e veriut, që nuk lë të shijosh parajsën e radhës, përsëri s’i ndal asgjë ta përkëdhelin bardhësinë e  përsosur me penel, poezi, këngë dhe lurtim fizik.

1 Christmas-Outside-Home-Decorations-02Ishte muaji Krishtëlindjeve. Atmosfera ndihej kudo, në rrugë , dyqane e ambiente pune. Shtëpitë, shkollat, qendrat e biznesit ishin stolisur tradicionalisht. Njerëzit e gëzuar uronin njëri-tjetrin, “Merry Christmas!”. Drerët dhe sorkadhet dilnin  shkujdesur buzë pemëve, rreth shtëpive e sikur thonin, është koha jonë dhe ju nuk mund të bëni pa ne. Legjenda tregon se, drerët fluturojnë sëbashku me Santa Claus, shtëpi më shtëpi, për t’u shpërndarë dhurata fëmijëve, prandaj në muajin Dhjetor, drerët janë krenarë dhe të paprekshëm.

Krishtëlindjet janë kulmi i gëzimit. Por jo të gjithë galdojnë dhe ndjejnë atmosferën festive… Për vajzën e vogël, Mukades, koha e Krishtëlindjeve ishte koha e dilemave dhe torturës shpirtërore. Sa afrohej muaji i festave, ajo bëhej e heshtur dhe mbyllej në vetvete. Nganjëherë qante me ngashërim. Rrinte tek dritarja, shijonte flokët e bardhë të dëborës  , kundronte dritat shumëngjyrëshe të Krishtëlindjeve dhe pyeste veten, pse babai dhe familja  e saj nuk lejonin që shtëpia e tyre të stolisej si shtëpitë e fqinjëve, shoqeve dhe shokëve të klasës? Në shkolla e dyqane kudo ndihej atmosfera festive, por në shtëpinë e saj nuk kish as drita shumëngjyrëshe, as pemë Krishtëlindjesh, as dhurata. Familja e saj vinte nga lindja e mesme dhe babai me besim islam , mundohej të ruante traditën që kish trashëguar nga të parët. Po trashëgimia e tij, një relike e çmuar, që nuk mund të aplikohet si në vendin e tij, jo se është e ndaluar, përkundrazi, porse fëmijët dhe kultura perëndimore është asimiluese…

Sa më tepër rritej, vajza bëhej më këmbëngulëse në pyetjen e saj: “Pse vetëm shtëpia e tyre nuk stolisej?! Babai i përgjigjej shkurt: “Nuk është festa jonë, nuk është shkruar në Kuran!” Befas një ditë,  Mukadesi i afrohet të atit dhe i thotë: “E kam mbaruar së lexuari Kuranin! Aty nuk shkruhet se Muhameti është kundër dritave dhe zbukurimeve…. A e di ti baba kush është Krishti … ?! Në Kuran është Hazreti Isa! ”Avdyli mbeti pa gojë. Flokët iu rrënqethën dhe një flakë e brendshme i mbuloi  fytyrën. Vajza nisi “sulmin” duke  hequr shaminë nga koka. Flokët e gjata iu derdhën mbi supe dhe shpinë, dhe sytë e zes iu bënë më të zes …si një shkëlqim shenjtnorësh. Patundur qëndronte si statujë mermeri para të jatit, e më zë që dridhej vazhdoi dialogun sikur të ishte një tridhjetvjeçare dhe jo një fëmijë nëntë vjeç: “E kuptoj që je lodhur, shko fli! Po, nesër unë dua një përgjigje. Nuk dua përgjigjet e viteve të shkuara, se nuk e di çfarë do ndodhë me mua… Më vjen zor t’u dal shoqeve dhe shokëve të mi para syve. Ata gëzojnë, zemra ime vuan, a e kupton baba këtë? Disa më shikojnë me dhimbje, disa me përçmim! Pale më keni mbuluar dhe me këtë shall (duke tundur shallin në ajër) që të dallohem nga fëmijët e tjerë. Këtë nuk e vë më! Ti, do e lidhësh tek guri i varrit tim…”

Pasi mbaroi fjalët vrapoi për në  dhomën e vet, duke qarë me dënesë. Avdyli i habitur bëri dy tre hapa për tek e bija për të nxjerrë dufin, por nuk mundi. Donte të ulurinte si një luan i plagosur, por zëri nuk  mori komandë nga skutat e ndërgjegjes. Thirri të shoqen, e cila nuk bëhej e gjallë nga respekti dhe zakoni për mos i kthyer fjalë burrit. Dhe pse thellë në shpirt Hajdia, nuk pajtohej me disa zakone dhe praktika të burrit dhe vendit të vet, të cilat nuk përkonin me perëndimin, ajo qëndronte si Nimfa nën ujë dhe shfaqej vetëm atëherë kur nuk kish njerëz . Avdyli me një zë të ulët e të shqyer  tregonte zemëratë dhe frikë nga  shpërthimi i vajzës,  urdhëroi të shoqen t’i bënte një çaj me kamomil dhe ginger dhe të ulej pranë tij. Pasi piu çajin, sikur e mblodhi veten dhe vazhdoi bisedën me të shoqen . Hajdia vuri gishtin mbi Kuran ,  në faqen e hapur  shihej   emri i Hazreti Isa (Krishti)  ,  ajo filloi bisedën  : “ Mbas shumë vitesh   Allahu na fali Mukadesin…,  mendoj se Hazreti Isa është  Meleku i saj ! Fëmijët kërkojnë pak , ne ua kufizojmë dhe atë .“

Avdyli shikonte të shoqen . Kurani dhe sjellja e të bijës ia kishin turbulluar ndërgjegjen .  Nata i shkoi si një minut ëndrre.

Të nesërmen Avdyli doli nga shtëpia më herët se zakonisht. Sytë i kishte të skuqur dhe fytyrën e vrenjtur. Tek dera e garazhit u ndesh me komshiun i tij, Lleshin, i cili po  përgaditej për të shkuar në punë. Ai  ishte emigrant si Avdyli , por me kulturë  shqiptare. Komshinj,prej vitesh  respektonin njëri-tjetrin sikur të ishin njohur që në fëmijëri. Avdyli, nuk e përshëndeti si zakonisht komshiun e vet, hypi në makinë dhe u bë gati të nisej, por aty për aty ndryshoi mendim. Ndaloi makinën dhe u afrua duke përshëndetur Lleshin përsëri: “Mik i dashur Les (Llesh), jam në hall të madh, dua këshillën tënde.”

Lleshi, mendoi se një gjëmë e madhe kish ndodhur…, la makinën e ndezur dhe ftoi mikun të hynte brenda në shtëpi. Ai,  shpjegoi  shpërthimin e vajzës  natën e shkuar… Lleshi, një burrë i urtë, kur fillonte ligjëratën këshillëmirë nuk kishte dëshirë të dilte duar bosh, iu drejtua komshiut: “ Mukadesi ka lindur në Amerikë dhe jo në Arabi. Ajo edukohet  midis shoqeve dhe shokëve  që nuk njohin psikologjinë tonë, e cila vjen nga zakone tërësisht të panjohura për ta, të pakuptimta për brezin që  rritet. Ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm dhe përgjegjës për mbarëvajtjen edukimit  në bazë të kulturës këtu, për arsye se fëmijët tanë nuk kanë për të  kuptuar kurrë, ato çfarë kemi mësuar dhe çfarë kemi hequr ne. Nëse, nuk i kuptojmë, mundet t’i humbasim përkohësisht, mbase dhe përgjithmonë”.

Avdyli dëgjonte sikur të ishte një adoleshent dhe jo  baba. Në mend i erdhi filmi, “Fiddler on the Roof”*, personazhi i filmit Tevye ,  fshatar Izraelit që jetonte në një fshat të Rusisë, i cili mundohej të mbante traditën dhe të martonte tri vajzat sipas zakonit me bashkëkombas, por secila nga vajzat zgjodhi fatin e vet. Sa herë ndodhte kjo, Tevye drejtohej nga qielli dhe pyeste Zotin me zë të lartë …, pastaj binte në paqe. Trurin e Avdylit e përshkoi një drithmë vizive, sikur Mukadesi kish varur vehten në pemën përballë shtëpisë. Brofi në këmbë: “Allah! Nuk ka me ndodhë kurrë!”. Lleshi e shikoi me bisht të syrit  por nuk e ngacmoi më tej.

Orari për punë nuk i lejoi të vazhdonin më tej bisedën. Vendosën ta vazhdonin pasdreke. Avdyli, pasi la punën, shkoi menjëherë në shtëpine e Lleshit. Biseduan gjatë… Shtrënguan dorën njëri-tjetrit për t’u parë pas pak. Tek dera e priste Mukadezi, e cila e shikoi të jatin të dërmuar dhe për herë të parë që hynte në pragun e derës  kokë ulur.  “Baba a je lodhur?” –  E pyeti vajza. Ai nuk i ktheu përgjigje, por e ftoi vajzën ta shoqëronte në dhomën e vet që ish nga perëndimi. Vajza shkoi pas tij e tulatur për të pritur ndëshkimin e shpërthimit të natës së kaluar…

Pas pak Lleshi u shfaq tek shtëpia e komshiut. Në dorë mbante një kuti të cilën e uli në tokë. Shkoi në garazhin e vet, mori shkallën dhe u kthye. Hapi kutinë, nxori kordonin e thurur me drita jeshile dhe të kuqe. Pasi kishte rrëkëllyer një gotë raki, filloi fërshëllimën, çfarë tregonte se ishte në humor. Filloi stolisjen e shtëpisë së komshiut, plan që patën rënë dakord në shtëpinë e tij. Ndërsa biseda vazhdonte midis Mukadezit dhe Avdylit, Lleshi instaloi dritat, vendosi spinën në prizë, dhe dritat shkëlqyen në shtëpinë e vajzës  vogël që ëndrroi me vite të gëzonte me shoqet dhe shokët e saj.

Ai trokiti në derë si Santa Claus, me vete kish sjellë dhe ca lojra për vajzën e Krishtëlindjeve. I jati urdhëroi të bijën të hapte portën. Mukadezi rendi dhe e hapi  dhe ç’të shikonte, dritat e varura tek hyrja dhe rreth shtëpisë, shkëlqenin. Harroi Lleshin, vrapoi jashtë në dëborë, duke kërcyer dhe thirrur me gëzim: “Thank You ! Thank You Baba! Thank You God! Thank You! “Hajdia kishte mbuluar fytyrën dhe qante në heshtje prej gëzimit. Jo prej zbukurimit të shtëpisë që kishte marrë pamje festive, porse shikonte për herë të parë vajzën që brohoriste me ngazëllim. Avdyli i emocionuar  tha: “Që sot e tutje, kjo shtëpi çdo vit do  mbulohet me drita! Pema e Hazreti-Isait (Pema e Krishtit), do jetë më e madhe se e fqinjëve, apo jo Les?” Tek përmendi Hazretin Isa, sikur u qetësua, bindi veten se nuk kish shkelur Kuranin e Shenjtë, sepse Isai, qe dhe Profet i tyre.

Lleshi, tek shikonte atë mrekulli, çoi kokën nga qielli: “O Zot, sa e naltë dhe misterioze asht puna jote!”Babai dhe  nëna, përqafonin vajzën, duke shijuar sëbashku shkëlqimin e dritave të Krishtëlindjeve që reflektonte në fytyrën e ngazëllyer të Mukadesit. Me syrin e mendjes , Avdyli shikoj mbi pullaz burrin me violinë , tek i shkeli syrin…

Fëmija kish fituar botën e vet, kurse babai, vajzën.

————————————

Mukades , e shenjtë .

Fiddler on the  roof,   Violinë në çati,  fitoi  Oscar…. vitin 1972 .

Filed Under: Opinion Tagged With: alfons Grishaj, të Krishtëlindjeve, Vajza e Dritave

Kaos dhe tymuese në parlamentin shqiptar, Opozita do nisë protestat

December 18, 2017 by dgreca

-Tiranë, kaos dhe tymuese në parlament, shumica zgjedh kryeprokurorin e përkohshëm./

1 Parlamenti tym

  • Opozita bëhet bashkë, nga janari nis vala e protestave masive kundër Ramës/
  • Rama falenderon Adriatik Llallën, i thotë PD e LSI-se: Sot latë namë!

Parlamenti në Tiranë sapo zgjodhi prokuroren e re të përgjithshme, Arta Marku, në një seancë të tensionuar nga protesta e opozitës brenda dhe jashtë Kuvendit.Ajo u betua, ndërsa salla është plot me tymra shumëngjyrësh të hedhura nga deputetët e opozitës,njoftoi Zëri i Amerikës nga Tirana.

Kryetari i Parlamentit arriti të hedhë në votim pikën 5 të rendit të ditës për prokuroren e përgjithshme, megjithë rrëmujën brenda dhe jashtë ndërtesës.Një polic njoftohet se u plagos në kokë dhe një zonjë po ndihmohet për shëndetin e trazuar nga përplasjet.Opozita ka mbledhur mijëra përkrahës të saj në sheshin para parlamentit “për të protestuar kundër kapjes së prokurorisë nga kryeministri Rama”, si u shpreh kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Deputetë të opozitës po flasin në shesh, ndërkohë që brenda në sallë plenare socialistët po përpiqen të ndjekin rendin e ditës.

Shumica votoi që zgjedhja e prokurorit të mbetet në rendin e ditës, por opozita tha se kjo është një nismë antikushtetuese e rrezikshme. Kryetari i parlamentit, Gramoz Ruci, tha se opozita mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe se ecuria e seancës është e rregullt.

LSI u bëri thirrje 3 kandidatëve për prokurorë që të tërhiqen nga kandidimi.

Protestuesit e opozitës hodhën fishekzjarre ngjyrues në oborrin e Kuvendit, ndërsa nisën të shtyhen me kordonat e policisë.

Deputetja e opozitës, Grida Duma, tha në tubim se protestuesit mezi po presin të hyjnë në sallën e Kuvendit, sepse “ajo është salla juaj dhe jo e socialistëve të korruptuar, që po rrëmbejnë drejtësinë”.

Ndësa deputeti socialist, Ulsi Manja, tha se kjo është hera e parë që prokurorin e përgjithshëm nuk e zgjedh Partia Demokratike, ndaj ata protestojnë.

“Kjo duhej të ishte një seancë normale dhe ligjet dhe rregullat janë të qarta. Pretendimet e PD-së nuk qëndrojnë dhe pjesëmarrja në tubim nuk është e madhe, sepse njerëzit u thirrën jo për hallet e tyre si papunësia” – tha ai.

Kuvendi ndërpreu punimet disa herë pasi deputetët e Partisë Demokratike zunë vend në foltore për të mos lejuar vazhdimin e seancës, ku pritet të votohet prokurori i përgjithshëm i përkohshëm. përgjithshme

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha fillimisht në një fjalë të shkurtër se sot është një nga ditët më dramatike të parlamentit, se shumica parlamentare po kërkon të marrë një pushtet që nuk i takon si prokuroria.

“Kjo është një seancë antikushtuese. Socialistët po bëhen gati për një grusht shteti, po pushtetet duhet të jenë të ndara nga njëri-tjetri” – tha zoti Basha.

Ai theksoi se edhe reforma në drejtësi i sheh të ndara pushtetet ashtu si Kushtetuta.

“Binduni urdhërit popullor ose përballuni me pasojat” – tha zoti Basha.

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se jemi bërë pjesë e një nisme humanitare në ndihmë të qendrs spitalore të Kosovës, duke u përpjekur ta futë seancën në një rrjedhë normale.

Deputeti Sali Berisha kërkoi të marrë fjalën, por u pengua nga punonjësit e parlamentit dhe foli shkurt pas një pushimi, duke denoncuar përpjekjet e shumicës për të uzurpuar postin e prokurorit të përgjithshëm.

Burime mediatke bëjnë të ditur se policia e kryeqytetit ka shoqëruar deri tani 5 përsna në lidhje me përplasjen me policinë para Kuvendit dhe tensionin që shoqëroi seancen ku u zgjodh Kryeprokurorja e Përkohëshme. Ndërkohë policia ka rrethuar me shirita të gjithë zonën ku ndodhi përplasja për të kërkuar objekte apo sende që mund të fajsojnë të ndaluarit.

Basha pas zgjedhjes se kryeprokurorit te perkohshem: Rama konsumoi pucin kushtetues

Pas votimit të kryeprokurores së Perkohshme nga maxhoranca Lulzim Basha deklaroi se sot u konsumua puci kushtetues.

Lulzim Basha: “Ky është reagimi i qytetarëve kur shkelet Kushtetuta,ky është reagimi i njerëzve kur kapet drejtësia,ky është reagimi  i popullit kur kriminelët marrin peng prokurorin për të mbyllur dosjet e krimit.

Sot parlamenti ka konsumuar një puç kushtetus.Edi Rama ka konsumuar dhunimin e Kushtetutës për të mbrojtur Sajmir Tahirin,Vangjush Dakon,Qazim Sejdinin, ministrat e tij të korruptuar dhe vetë veten e tij.

Opozita ka mbajtur qëndrimin e saj,qytetarët janë bashkuar dhe dua t’i përshendes,t’i përgëzoj dhe t’i falenderoj nga zemra. 

Sot i kemi treguar mbarë vendit dhe gjithë shqiptarëve dhe gjithë faktorit ndërkombëtar se ne,nuk jemi e nuk do bëhemi kurrë fasadë e autokracisë kriminale. Shpërbërja e krimit në pushtet dhe pushtetit lidhur me krimin sapo ka filluar dhe opozita do të vazhdojë me vendosmëri,me besim të madh këtë rrugë, në krye të qytetarëve të bashkuar pë demokraci dhe liri”.

Opozita bëhet bashkë, nga janari nis vala e protestave masive kundër Ramës

1 basha-1513603222

Partia Demokratike aleatët e saj dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të jenë bashkë në protestat masive që do të organizohen prej janarit të vitit të ardhshëm, (2018).

Pas mbledhjes në selinë PD, kryetari Basha bëri publik qëndrimin e opozitës: ” Opozita tregoi sot se nuk do të lejojë parlamentarizëm fasadë. Vendimi unamim është nisja e një vale protestash popullore për të ndalur cmendurinë e narkokryeminsitrit që sot është dhe kryeprokuror i vendit”.

Rama falenderon Adriatik Llallën, i thotë PD e LSI-se: Sot latë namë!

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për median i quajti përplasjet dhe tensionet e sotme përpjekje e dëshpëruar e opozitës për bllokimin e reformës në drejtësi. Shefi i qeverisë falenderoi Adriatik Llallën për punën e vështirë, duke theksuar se ai nuk u pengua kurrë dhe as u sulmua kurrë nga qeveria.

Rama i kujtoi opozitën se ishin ata që edhe në protestat e kaluara kanë tentuar të bllokojnë drejtësinë dhe zgjedhjet.

Ndërsa për LSI, Rama tha: Ishin po këta që sot gjuanin me tymuese, shishe, këpucë, por vetëm se atëherë disa bërtisnin në çadër dhe disa hidhnin gurin me qetësi dhe fshihnin dorën me dashuri, derisa i humbën edhe qetësinë edhe dashurinë edhe tepsinë.

Pjesë nga deklarata e Ramës

Edi Rama: “Dua ti kërkoj ndjesë sot gjithë shqiptarëve por edhe partnerëve për shfaqjen e shëmtuar për të bllokuar reformën në drejtësi. Shfaqjen e dha opozita, por faturën e kësaj shfaqje e merr e gjithë Shqipëria e cila është më afër  se kurrë çeljes së negociatave për anëtarësim me BE dhe nuk i meriton as baltën, as tymin dhe as dëshpërimin e kësaj opozite që prej dy vitesh udhëhiqet nga frika e reformës në drejtësi.

Bëra sa munda dhe nuk e di ca mund të bëja më shumë për të çelur dialogun me opozitën lidhur me zgjedhjen e prokrurorit të përkohshëm. As kërkesat e përsëritura të SHBA dhe BE për të gjetur një zgjidhje me mirëkuptim për ta sjellë opozitën në tryezën e dialogut.

Zgjedhja e prokurores së përgjithshme të përkohshme vetëm me votat tona ishte legjitime, e konfirmuar edhe nga misionet e SHBA dhe BE që asistojnë procesin e vështirë të reformës në drejtësi. Por nuk ishte zgjedhja e dëshiruar prej nesh.

Ne dëshirojmë një zgjedhje me mirëkuptim me opozitën të cilën e ftuan në dialog deri në fund. Për ne nuk kishte rëndësi thjesht të respektohej kushtetuta, por ishte me rëndësi që këtë detyrim ta përmbushnim me opozitën. Jemi në një moment të rëndësishëm dhe presim hapjen e negociatave me BE. Ashtu sikundër çdo shfaqeje uniteti në funksion të kushtetutës, ligjit dhe reformës në drejtësi është një pikë e fituar dhe çdo shfaqje si kjo e sotme është një pikë e humbur.

Opozita zgjidhi rrugën e dëshpëruar të baltës dhe tymit, ku nuk kurseu as përfaqësuesit e SHBA dhe BE duke akuzuar edhe vetë ambasadorin e SHBA

Prokurori i përgjithshëm, Adriatik Llalla është i pari në 27 vjet që largohet nga detyra pa asnjë konflikt me shumicën qeverisëse.

Maks Haxhia, Arben Rakipi, Dhori Solloaku, Ina Rama u zgjidhën të gjithë me miratimin e Sali Berishës dhe që të gjithë gjatë kohës së tyre në detyrë u masakruan publikisht. U shanë, fyen nga po Sali Berisha dhe partia e tij sepse u munduan të bëjnë detyrën duke respektuar kushtetutën e ligjin.

Adriatik Llalla që dua ta falenderoj sot për punën dhe kontributin në një detyrë të  vështirë ku në më shumë se një rast prokuroria ka vepruar me hetime nuk u pengua kurrë dhe as u sulmua kurrë nga qeveria që unë drejtoj. Sepse ne jemi ndryshe dhe kurrë nuk e përdorim fuqinë e pushtetit për të bërë presione ndaj organit të akuzës.

Për ne nuk ka dy standarde, nuk ka dy drejtësi, nuk ka vija sjellje ndaj drejtësisë dhe përfaqësuesve të pushtetit gjyqësor që përcaktohen nga na intereson politikisht apo sna intereson politikisht një veprim apo vendim në sistemin e drejtësisë.

Pavarësisht faktit se ai pushtet është i korruptuar deri në palcë dhe kërkon reformën që kemi nisur dhe nuk do ta ndalë askush as me balte dhe as me tym dhe as me thirrje për protesta kundër reformës në drejtësi.

Ka dy vjet që bëhemi gazi i botës si i vemti rast unikal në historinë e proceseve të integrimit ku opozita dhe jo shumica qeverisëse i kundërvihet reformës në drejtësi.

Në korrikun e vitit të shkuar u synua rrëzimi i qeverisë, për të bllokuar kalimin e paketës së parë të reformës në drejtësi që u kthye në betejë të pashembullet mes reformistëve dhe të tremburve  nga drejtësia e re. Ishin po këta që sot lanë nam me një sjellje histerike, veçse nuk ishin haptazi bashkë. Disa  ishin përballë në llogoren e frikës së tyre disa ishin pas shpinës sonë në llogoren e kolaicionit, ku i interesonte tepsia dhe Shqipëria.

Për tre muaj me radhë në gjysmën e parë të këtij viti u mor peng Bulevardi për të marrë peng reformën në drejtësi, duke kërcënuar shkatërrimin e zgjedhjeve.

Ishin po këta që sot gjuanin me tymuese, shishe, këpucë, por vetëm se atëherë disa bërtisnin në çadër dhe disa hidhnin gurin me qetësi dhe fshihnin dorën me dashuri, derisa i humbën edhe qetësinë edhe dashurinë edhe tepsinë.

Protestuesve të sotëm dua ti bëj një pyetje të thjeshtë: Po mirë qytetarë që nuk e doni këtë qeveri a mund të ketë ndër ju budallenj që të mendojnë se SHBA dhe BE të pranojnë që drejtësia të kapet përmes një puçi kushtetues.

A mund të ketë ndër ju budallenj që të besojë që ndërkohë që Shqipëria pret të çelë negociatat, SHBA dhe BE lejojnë marrjen e proceseve gjyqësore nga kryeministri?! Unë nuk besoj se ka të tillë budallenj qofshin mbështetës apo kundërshtarë të kësaj qeverie.

Koha do të tregojë edhe shumë më tepër sesa dimë për të tremburit, të kapurit, të zhyturit dhe të mbyturit në batakun e politikës apo drejtësisë së vjetër që është në gramat e fundit.

Ne sot bëmë detyrën që kjo kohë mos vonojë me tëpër deri kur ne, kjo forcë që sot qeveris Shqipërinë, PS mori përsipër të udhëheqë reformën në drejtësi.

Sot nuk e bëmë dot bashkë me opozitën zgjedhjen legjitime, edhe pse u përpoqëm deri në fund. Por kush i merr lutjet e mia për dialog ndaj kreut të PD për dobësi, janë përgjegjshmëri shtetformuese. Vullneti për ta përfshirë opozitën në çdo proces.

Ky vend nuk mund të jetë më përshesh në çdo shesh ku marrin fjalën ata që politikën e duan mjet për të ruajtur privilegjet e  tyre dhe jo për të luftuar për njerëzit.

Opozitën nuk e zgjedhim dot, opozita është ajo që kemi dhe ne do vazhdojmë të kërkojmë dialog.

Shtet, punë mirëqenie do të thotë së pari zbatim në çdo hap i reformës rrënjësore në drejtësi, me opozitën apo pa opozitën për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Filed Under: Featured Tagged With: Kryeprokurorja e perkohshme, Parlamenti, protestat e opozites, Tym e Kaos

Shkolla Shqipe “Alba Life”- Koncert festiv për festat e fundvitit 2017-të

December 18, 2017 by dgreca

IMG_2198Nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” me një koncert festiv për festat e fundvitit 2017-të/

IMG_2350Do punoj për Mëmëdhenë/ gjithë jetën sa të rroj/ do t’i zgjoj edhe ata që flenë/ kështu jetën ta mbaroj…  Gjerasim Qiriazi/

1 qemaliNga Keze Kozeta Zylo/

Edhe pse e shtuna e dhjetorit ishte me ngricë dhe në degët e pemëve me trungje të hirta cicëronte ëmbël tek tuk ndonjë zog me pendë të mëndafshta, nxënësit shqiptarë u mblodhën në folezën e tyre të ngrohtë pranë Shkollës Shqipe “Alba Life” për të kënduar SHQIP.ABC –ja e Gjuhës sonë Hyjnore në interpretimet mjeshtërore të nxënësve dukej sikur nga prushi i shkronjave të zjarrta, shkrinte ngricat në majat e pemëve si dhe ndër çatitë që në ndonjë cep të tyre varej në ajër si një mini ujëvarë e ngrirë nga e ftohta e dimrit në këto ditë dhe netë të vona…

Rrugët për të ecur në udhët e dritës nuk janë të lehta, por asnjeherë të pakapërcyeshme pasi vetëm këto udhë gjithmonë kanë një kurorë drite që çajnë terrin dhe përhapin atë që ëndërron njerëzimi: dritë dhe dituri.

Dhe s’ka më ëmbël dhe më bukur, kur këtë udhë e bën së bashku me nxënësit dhe ata me abetaren në dorë që e kanë biblën dhe kuranin e shqiptarëve mësojnë SHQIP!  Ndonëse të lindur dhe rritur larg trojeve të prindërve të tyre, ata të befasojnë me vullnetin dhe dëshirën e tyre, ata te magjepsin kur flasin dhe këndojnë shqip.  Nga përvoja me shumë dekada si një mësuese midis dy kontinenteve pohoj se vetëm shkolla është institucioni më i kualifikuar, klasat me grupe moshash të ndryshme, mësimi që dëgjohet direkt nga mësuesi në klasë, përgatitja dhe bashkëpunimi me njeri-tjetrin, arrijnë ëndrrën e tyre dhe të gjyshërve për të mos e harruar kurrë GJUHËN SHQIPE…

Ditën e shtunë nxënësit shqiptarë veshur me ngjyrat kuq e zi, me flamuj me shkabën dykrenore në mes, si dhe me bluzën me logon e “Alba Life”, erdhën të qeshur dhe me sytë që u ndrinin si llambushka nga gëzimi për të dhënë koncertin për festat e fundvitit.

Në këtë festë të Shkollës Shqipe “Alba Life” e cila operon në disa lagje të Nju Jorkut nderuan me pjesëmarrjen e tyre z.Armand Shandro, këshilltar në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Kombeve të Bashkuara si dhe znj.Teuta Ulaj zv/drejtoreshë në shkollën publike amerikane PS:38.

Prindërit shembullorë që bashkëpunojnë aq ngushtësisht me stafin e shkollës Shqipe “Alba Life”, bisedonin grupe grupe dhe ndanin përvojat e tyre nga jeta e shkollës dhe flisnin plot krenari për fëmijët që sjellin në shkollë për të mësuar Gjuhën Shqipe.

Nuk ka më bukur do të më shprehej një prind kur shikoj fëmijën tim në skenë që këndon dhe flet shqip!  Une lotoj kur shikoj nipin tim kur reciton për Skënderbeun do te më thoshte një nga gjyshërit që morën pjesë në këtë koncert.  Mirënjohje të pakufishme shprehu një gjyshe e moshuar që ka ardhur muajtë e fundit në Amerikë.  Ajo tha se Shkolla Shqipe më krijoi mundësinë për ta sjellë nipin tim dhe të mos e ndjejë aq fort ndarjen nga shokët dhe shoqet e shkollës atje, sepse këtu ai gjeti një vatër shqiptare.

Gjuha Shqipe do të rrojë sa të jetë njerëzimi, sepse për këtë luftuan të parët tanë, për këtë luftuan Rilindasit e shquar të cilët dhanë jetën dhe luftuan deri në frymën e fundit për mbrojtjen e Gjuhës Shqipe, ku sot tingëllojnë mjaft aktuale vargjet nga Rilindasi ynë Gjerasim Qiriazi, si: Do punoj për Mëmëdhenë/ gjithë jetën sa të rroj/ do t’i zgjoj edhe ata që flenë/ kështu jetën ta mbaroj…  

Programi i shkollës Shqipe “Alba Life” për festat e fundvitit

Një atmosferë tejet festive pushtoi sallën kur yjet me simbole të festave në kokë përgatitur nga mësuese Vlera filluan të ngjiteshin në skenë, ndërsa në dy korridoret e auditoriumit parakalonin flamurtarët si Jaiden Doci dhe Brian Muda të cilët mbanin në duar Flamurin shqiptar dhe amerikan.  

Programi është prezantuar mjeshtërisht nga tre Yje: Arsi Muda, Dea Kerliu dhe Boris Pero.

Sapo ata filluan përshëndetjen si: Mirëdita, Mirëdita të dashur bashkatdhetarë, mësues, prindër, nxënës!  Mirë se keni ardhur për të festuar së bashku!  Gëzuar Festat e fundvitit, salla shpërtheu në duartrokitje dhe me kënaqësi ndiqnin gjithçka që po luhej në atë skenë, ndoshta nga skenat më mahnitëset në botë dhe këtu e kam fjalën si shqiptarë duke shpresuar se aspak nuk e teproj sepse kur them mahnitëse, doemos që është për të gjithë nxënësit shqiptarë që janë shpëndarë në çdo cep të globit dhe kryejnë misionin më fisnik: mësojnë Shqip.

Arsi tha se: E hapim programin me këngën “Ty Flamur të duam shumë”  

Le të këndojmë të gjithë së bashku për këtë ditë të shenjtë për të nderuar të gjithë si Ismail Qemalin që ngriti Flamurin në Vlorë së bashku me Isa Boletinin, le të nderojmë të gjithë Rilindasit për kontributin e vyer për Kombin dhe Gjuhën amtare

Të tre drejtuesit prezantuan vehten si:

Unë jam Arsi Muda nxënës i Shkollës Shqipe “Alba Life” në Staten Island, shkollë që është hapur 10 vjet më parë.  Unë do të prezantoj programin që kanë përgatitur nxënësit e Shkollës Shqipe nën kujdesin e mësueseve të dashura Entela Muda, Vlera Thaqi, Adelina Laçaj, Mimoza Dacaj, Ardita Vadahi, Elda Ahmet dhe Kozeta Zylo nën drejtimin e sopranos së shquar Dëshira Ahmeti Kerliu.  

Unë Jam Dea Kërliu nxënëse e Shkollës Shqipe “Alba Life” në Staten Island!

e cila është një vatër e Shkollës Shqipe “Alba Life”.

Unë do të prezantoj programin që kanë përgatitur nxënësit e Shkollës Shqipe.  

Ndersa Borisi tha: Une jam nxënës i shkollës Shqipe “Alba Life” dhe kam vetëm nëntë  muaj që jam larguar nga Atdheu, por jam shumë i gëzuar që këtu në New York gjeta një Shqiperi të vogël!  

Ftojmë në skenë z.Qemal Zylo themelues i Shkollës Shqipe “Alba Life” që operon në disa lagje të Nju Jorkut!

Z.Qemal Zylo pasi përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit dhe iu ka uruar atyre gëzuar festat e fundvitit ka falënderuar në mënyrë të veçantë të gjitha mësueset si: Entela Muda, Vlera Thaqi, Adelina Lacaj, Mimoza Dacaj, Ardita Vadahi, Elda Ahmet dhe Kozeta Zylo nën drejtimin e sopranos së shquar Deshira Ahmeti Kerliu. që kryejnë këtë mision të shenjtë, nxënësit që mësojnë me kaq zell nën punën e kujdesshme të prindërve dhe të gjyshërve të tyre. Dua të falënderoj gjithashtu bashkëpunëtorët tanë të TV “Alba Life” ndërkohe dhe prindër pranë kësaj shkolle: si Shpëtim Bardhi dhe Safet Doci, Agron dhe Afrim Tahiri si dhe studentin nga Baruch college Klaus Sharra.

Ai falënderoi dhe shprehu mirënjohjen gjithashtu për z.Amrand Shandro për pjesëmarrjen e tij në këtë aktivitet shkollor dhe kulturor si dhe zonjën Teuta Ulaj z/v drejtoreshë në shkollën publike amerikane PS:38.  

Sot të gjithë këta nxënës që shikoni në skenë janë si rezultat i punës së mësuesëve që përmenda më lart nën udhëheqjen plot përkushtim dhe talent të sopranos së shquar Dëshira Ahmeti Kërliu.

Kur e filluam këtë punë më shumë se 10 vjet më parë patjetër që i parashikuam sukseset dhe pengesat, por Gjuha jonë hyjnore të jep forcë, të jep dritë, energji dhe mbi të gjithë të jep frymë sepse Gjuha Shqipe është identiteti ynë kombëtar do të thoshnin Rilindasit të cilët punuan deri në frymën e fundit.  Z.Zylo iu uroi gjithe pjesëmarrësve dhe nxënësve: Gëzuar festat e fundvitit!

Arsi me lirshmëri i pyeste: A po kënaqeni me programin?  Pjesëmarrësit shpërthenin në duartrokitje duke miratuar gëzimin dhe kënaqësinë që iu jepnin fëmijët në skenë.

Prezantuesi ftoi në skenë nxënësit e shkollës shqipe në Queens, shkollë që ka vetëm një vit që është hapur.  Nxënësit janë përgatitur nën kujdesin e mësueseve Ardita Vadahi dhe Alda Ahmet

Nxënësit e Ardita Vadahi

Arsi: Ilirjan Karamuca: “Sa të dua o Shqipëri” Asdreni

Nevil Vadahi “Flamuri”

Nxënësit e mësuese Alda Ahmet

Alba Vadahi Për Shqipërinë nga Tahir Hysa

Era Vadahi: 28 Nëntor, i dhe ngjyrë Atdheut nga Alma Papamihali

Pas nxënësve të Quinsit në skenë u ngjitën nxënësit e shkollës Shqipe “Alba Life” në Brooklyn që është një qendër arsimi dhe kulture në gjuhën Shqipe…  Falënderime të veçanta ju shkojnë mësueseve Adelina Laçaj dhe Mimoza Dacaj

Nxënësit e mësuese Adelina Lacaj

Gjuha e mëmës, Naim Frasheri Eneo Rustani

Dea Kërliu ftoi ne skene nxënësit Blenda Shehu e cila recitoi Sa e bukur Gjuha Jonë dhe o trima luftëtarë. Kelvi Rustani: Flamuri/ Erla Lamçe “Mos harro” që je shqiptar!

Me nxënësit e Mimoza Dacaj:

Amela Myftari Kam një kukull në kuti/ Isabela Myftari Mace mace!/ Rilind Shehu: Unë quhem Rilindi/ Jori Lamce: Abetarja ime.

Pas Brooklinit u paraqitën nxënësit e shkollës shqipe në Staten Island të përgatitur nga mësueset Entela Muda, Vlera Selaj dhe Kozeta Zylo.

Me nxënësit e mësuese Entela Mudës:

Liljana Imerovski dhe Reona Kovaci: Memedheu nga Çajupi/ Arlinda Tahiraj, Laura Tahiraj dhe Alton Selmani: Korça nga Naim Frashëri/ Drilind Bardhecaj Ku kam lerë nga Çajupi/ Rilind Bardhi Korça nga Naim Frasheri/ Loriana dhe Ilirian Thaqi: Gjuha jonë/ Jaiden Doci: Unë jam Ismail Qemali!

Me nxënësit e mësuese Kozeta Zylos

Arsi Muda: Krujë o Qytet i bekuar!  Naim Frashëri/ Dea Kërliu: Gjuha Shqype Gjergj Fishta

Alba Luka: Jam shqiptare/ Boris Pero: Flamuri: Faik Konica

Programi vazhdoi me këngën “Për mëmedhenë” kënduar nga kori si dhe me këngën e Alfabetit:

Udha e shkronjave në të cilën e këndoi kori dhe shoqëruar nga nxënësja e talentuar Dea Kerliu

Teksti është shkruar nga Parashqevi Qiriazi dhe për herë të parë u këndua në mitingun e shkronjave në Korçë, më 14 shkurt 1910, pra është këngë prej 107 vjetësh dhe do të rrojë sa të ketë frymë shqiptari mbi dhe.  

Dea ftoi në skenë korin me këngën: Zilet tringëllijnë,  shoqëruar ne piano nga nxënësja e talentuar Dea Watkins si dhe këngën e Vitit te Ri!

Le ta mirëpresim Vitin e Ri me gëzim dhe dashuri dhe le të këndojmë të gjithë së bashku!

Programi u mbyll me këngën: “Gjuha Shqipe” të cilën e këndoi Kori i shkollës.  Kënga e Gjuhës Shqipe është dhe hymni i Shkollës Shqipe “Alba Life”, kompozuar nga pianisti i mirënjohur Petrika Melo dhe me tekst nga shkrimtarja Kozeta Zylo.

Arsi Muda e mbylli programin duke falënderuar si: “Prindër ju dëgjuat një program të bukur artistik të realizuar plot dashuri nga nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life”, të gjithë ju bashkatdhetarë ju ftojmë të sillni fëmijët pranë shkollës shqipe “Alba Life” dhe të jeni të sigurtë se mot ata do të jenë së bashku me ne në skenë për të nderuar Flamurin Kombëtar dhe Kombin!

Muda ftoi në skenë z.Armand Shundra këshilltar në Misionin e Përhershëm pranë Kombeve të Bashkuara.  Z.Shundra falënderoi në emër të qeverisë të gjithë pjesëmarrësit, themeluesin e shkollës Shqipe “Alba Life” z.Qemal Zylo, gjithë mësueset që punojnë me kaq përkushtim dhe pohoi se ndihej tejet i emocionuar me këtë koncert mjaft të bukur të realizuar mjeshtërisht nga nxënësit e Shkollës Shqipe.  

Z.Shandro përmendi rreth bashkëpunimit me ministrinë e diasporës në Kosovë dhe unifikimin e programeve mësimdhënëse për gjuhën shqipe.  Ai tha se sic dhe e dini është krijuar Ministria e Diasporës e cila do të luajë një rol kryesor për lidhjet e ngushta midis Diasporës dhe Shqipërisë.  Z.Shandro iu uroi gjithë pjesëmarrësve gëzuar festat e fundvitit dhe premtoi për një bashkëpunim dhe më të ngushtë!

Një përshëndetje të ngrohtë dhuroi dhe zonja Teuta Ulaj, z/v drejtoreshë e shkollës publike amerikane PS:38 e cila na nderoi me pjesëmarrjen e saj.  Ajo tha se dua të falënderoj të gjithë nxënësit kokë më kokë për këtë koncert kaq të bukur, mësueset e përkushtuara dhe prindërit që i sjellin me kaq dashuri.  Unë emocionohem shumë kur dëgjoj nxënësit që recitojnë poezi nga Rilindasit tanë, mësojnë Gjuhën Shqipe dhe për këtë na bëjnë të sigurtë se këta po vazhdojnë rrugën e Rilindasve dhe Gjuha Shqipe do të rrojë përjetësisht.  Ju uroj të gjithëve: Gëzuar Festat e fundvitit!

Arsi Muda Dea Kerliu dhe Boris Pero falënderuan së bashku:

Faleminderit, Faleminderit të gjithëve!  Gëzuar Festat e fundvitit dhe mirë u takofshim në vitin 2018-të!

16 dhjetor, 2017

Staten Island, New York

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: fundviti, Keze Kozeta Zylo, koncert, shkolla Alba Life

TERRORIZMI NE FRONTIN LINDOR

December 18, 2017 by dgreca

A DO TE BEHET KOSOVA NJE QENDER E MADHE EUROPIANE REKRUTIMESH NGA TERRORISTET ISLAMISKE?/

Shkruar nga Paul McCarthy e Luke Waggoner/
U perkthye per Diellin nga Gjon Kadeli/
1-kadeliNderkohe qe luftimet ne fushen e betejes ne Irak e ne Siri,jane ne mbarim e siper, rreziku i frymzuem nga terroristet Islamik ne vende te ndryshme, nuk ka sheje se po paksohet. Si rrjedhim i sulmeve te ndryshme terroriste ne qender te Europes, vendet europiane jane perpjekun te krijojne nji front te perbashket per te perballue kete kercnim. Ne Kosove, ka sheje ne rritje e siper, se ky rrezik mund te zmadhohet ne pragun e vete deres se Europes. Kjo per arsye se ekziston nji menyre qeverisjeje e dobet, mungesa e zhvillimit ekonomik,dhe nji krize e vazhdueshme e identitetit,;gjana keto, qe kane krijue nji mundesi te vecante per rrekrutimin e eksremisteve shume te dhunshem.

Mbas shume vjeteve te tensioneve nderetnike, dhe deshtimeve  per te mberrijte qellimet kombetare mbrenda ish Jugosllavise, Kosova deklaroi pamvaresine nga Serbia ne Fruer te 2008-tes.
Tuej qene se, qe nga koha e pamvaresise, perparimet ekonomike nuk ishin te mjaftueshme dhe  se u vu re se insitucionet nuk ishin te afta per te mbajtun premtimet qe kishin ba, gjana qe priteshin mbas pamvaresise, kjo gja ka shkatue nji “krize basimi” ne Kosove. Ne Indeksin Nderkombetar  te Korrupcinonit  Kosova zen vendin e 95-ste nga 176 vende, gja qe ven ne dukje se, populli nuk mendon se qeveria asht tuej marre masa te mjaftueshme kunder korrupcionit shume te
perhapun.
Kjo moskkenaqsesi u vu ne dukje ne zgjedhjet e fundit, gjate te cilave partia Vetvendosje, qe ishte kunder qeverise fitoi ma shume vota se partite tjera. Megjithe kete ma vone te gjitha partie tjera formuen prap nji qeveri, tuej lane jasht partine Vetvendosje.
Ajo qe po e ban gjendjen edhe me te luhateshme ne Kosove asht edhe gjendja e veshire e rinise.Ma shjume se 53 perqind e popullsise asht nen moshen 25-se vjecare. Kosova asht vendi me popullsi ma te re ne Europe. Po t’i shtohen kesaj gjendjeje edhe problemet politike edhe ekonomike ku papunesia, ne radhet e atyne qe jane te moshes 15-25 vjecare ka mbaerrijte ne 57 per qind, kjo gja e bane gjendjen edhe ma te veshtire.Problem per demokratizim, tuej perfshi edhe krijimin e insitucioneve transparente demokratike, nji sherbin civil te afte, dhe nji sherbim te besueshem ligjor, kane menjanue rinine ne menyre te vecant.Perveq kesaj, ne eliten qeverisese nuk ka pothuejse asnji mudheheqes te moshes se re.Kjo  ka shkaktue qe disa te ri kosovare te perdorin menyra jo demokratike per te shprehun mosknaqesine e tyne.
Organizatat terroriste ekstrem e kane shfrytezue kete gjendje, sic vihet re ne rrekrutimin e nji niveli te nalte nga organizata
Islamike(Isis) Simbas nji studimi te ri nga Instituti Nderkombetar Republikan, nderkohe qe kosovaret mendojne se demokracia,si sistem, asht ma i afti per te luftue kunder ektremizmit, besimi i tyne ndaj demokracise ne Kosove asht dobesue.
Megjithse shumica e kosovare jane Muslimane,identiteti i tyne etnik si shqiptare dhe i gjuhes ka qene gjithmone ma i fuqishem se besimi.Kjo ndjenje kombetare u sherbeu mire kosovareve kunder shtypjeve nga serbet gjate qindvjetesht te kaluem.Megjithkete, ekstremistet radikal,gjithnji e ma teper po e shftytezojne identitetin Musliman te shiptareve, per t’i ba ata te futen ne radhet e luftetereve te tyne qe mbrojne bashkbesimtaret e tyne qe luftojne ne vende te tjera.. duket
sikur identiteti Musliman po mbizotnon mbi ate shqiptar.
Shfrytezimi i hovshem(dinamiki) nga organizatat ekstremiste, ndoshta paraqet rrezikun ma te madh ne ate zone.
Kosovaret kane frige se si organizatat terroriste vendase dhe ato te jashtme, jane tuej e shfrytzue besimin fetar, per t’i bind ata qe i rrekrutojne, se gjoja dhuna arsytohet nga Islamizmi.
Asht e qarte se insitucionet qeveritare kombetare dhe ato te zonave lokale te Kosoves duhet, pa tjeter, te bashkrendojne perpjekjet qe te angazhojne te rijte kosovare, tuej i ba pjese e sistemit politik, dhe per te ndale radikalizimin, tuej shtue perpjekjet per zbulimin  e mekanizmit te rradikalimit.
Perveq kesaj,korrupcioni ne te gjitha nivelet duhet te luftohet dhe nji menyre qeverisjeje me e perkushtueme asht e nevojshme per te fuqizue demokracine vendase, qe tashti ndodhet ne nji krize. Per Kosoven asht gjithashtu jetike qe te perfshihet ne organizatat rajonale te Ballkanit Perendimor te cilet jane tuej bashkue zyrtare te qeverive, antare te parlamenteve,eksperte e gazetare per te organizue gjidhje te perbashketa, te nji problemi ndershtetnor. Hapa te till, jo
vetem qe jane jetik, per te sigurue rrugen e Kosoves drejt integrimit Euro-Atlantikl, por gjithashtu gjaja thelbesore, qe Kosova te mos bahet qender e ekstremizmir Islamik, qe ka per qellim te minoje demokracine ne Kosove e ne Europe.

Filed Under: Opinion Tagged With: Gjon kadeli, NE FRONTIN LINDOR, terrorizmi

KOSOVË-ISTOGU ZGJEDH KRYETARIN, FITON LDK

December 18, 2017 by dgreca

-Komuna e Istogut zgjedh kryetarin me rezultat të ngushtë afër barazimit-Në balotazhin e përsëritur për kryetar komune, fitues  kandidati i LDK Haki Rugova me 14 vota diferncë, një rezultat ky shumë afër barazimit/

Istog

-Ka ndërrim rezultati në favor të kandidatit të LDK-së për 75 vota: Haki Rugova i LDK-së ka marrë  9.901 vota, ndërsa Gani Dreshaj i AAK-së  9. 826 vota, diferenca është  75 vota.

ISTOGU
2 kandidatet-Komuna e Istogut është vendlindja e themeluesit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova. Në Istog deri tani në të gjitha zgjedhjet lokale në liri fituese ishte Lidhja Demokratike e Kosovës, ndërsa fitorja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do ishte e para/

1 zgjedhje 1

 -Cilat parti e cilët kandidatë të pavarur fituan në garën për kryetarët  në 38 komunat e Kosovës?/

Behlul Jashari

 Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/

1 Harta e zgjedh KosPRISHTINË, 18 Dhjetor 2017/ Me rezultat të ngushtë afër barazimit do jetë fituesi në Istog, ku dje u votua në përsëritjen e zgjedhjeve për kryetar komune, pas votimeve në zgjedhjet lokale në 22 tetor, kur asnjë kandidat nuk doli fitues me shumicën e nevojshme dhe balotazhit në 19 nëntor, kur sipas Panelit Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa pati parregullësi. Istogu dje votoi për herë të tretë në zgjedhjet lokale 2017 në Kosovë.Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga 100% e vendvotimeve, në garën për kryetar komune në Istog kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj, ka 10.241 vota -50.1%, ndërsa kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, 10.189 vota – 49.9%.

Diferenca është vetëm  52 vota, derisa votat me kusht dhe ato me postë ende nuk janë numëruar.

Meqenëse numri i fletëvotimeve me kusht është më i lartë se sa diferenca e votave në mes të dy kandidatëve, Demokracia në Veprim – vëzhguese e zgjedhjeve ftoi mbrëmë subjektet politike që të presin rezultatet zyrtare, të përmbahen nga festa deri në numërimin e të gjitha fletëvotimeve.

Për votimet e djeshëm në Istog, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës kishte çertifikuar listën përfundimtare të votuesve me 49.150 emra, për të cilët janë hapur 23 qendra me 63 vendvotime. Në votim kanë marrë pjesë 20.248  veta – 41.27% e qytetarëve të regjistruar me të drejtë vote.

 Numri i votuesve nga jashtë Kosovës është 85, pasi vetëm këta gjatë periudhës së konfirmimit dhe verifikimit (2 dhjetor – 6 dhjetor) kanë dërguar dëshmi zyrtare shtesë për adresën e vendbanimit jashtë Kosovës dhe numrin kontaktues. Kurse, votuesit e regjistruar jashtë Kosovës (16 korrik – 23 gusht 2017) që nuk kanë dërguar dëshmi zyrtare shtesë janë kthyer si votues në listën votuese brenda Kosovës, sipas adresave të tyre në Regjistrin Qendror Civil. 

Në Istog, një nga 38 komunat aktuale të Kosovës,  deri tani në të gjitha zgjedhjet lokale në liri fituese ishte Lidhja Demokratike e Kosovës, ndërsa fitorja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do ishte e para.

Komuna e Istogut është vendlindja e themeluesit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, i lindur në fshatin Cercë para 73 viteve,  në 2 dhjetor 1944. Istogu historikisht është bastion i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila u themelua në 23 dhjetor 1989 dhe më shumë se parti politike lindi si lëvizje gjithëpopullore për liri, pavarësi e demokraci.

 Kosova ka votuar në zgjedhjet lokale 2017, të gjashtat në liri e të tretat në pavarësi, në raundin e parë në 22 tetor në të 38 komunat, ndërsa në raundin e dytë në 19 nëntor balotazhi u zhvillua në gjysmën e tyre – 19 komuna. Balotazhi u përsërit vetëm në Istog, ku partia fituese në garën për kryetar do bëhet edhe subjekti politik shqiptar me më së shumti komuna të fituara – 8, pasi Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë dalë fituese në nga 7 komuna.

Lidhja Demokratike e Kosovës në: Pejë, Gjilan, Podujevë, Fushë Kosovë, Lipjan, Vushtrri dhe Viti.Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në: Gjakovë, Deçan, Junik, Rahovec, Suharekë, Klinë dhe Obiliq.

Partia Demokratike e Kosovës ka fituar në garën për kryetarët në 5 komuna – Drenas, Shtime, Ferizaj, Kaçanik dhe Dragash; Lëvizja Vetëvendosje në 3 komuna – Prishtinë, Prizren dhe Kamenicë;  në 2 komuna kandidatët e pavarur – Bekim Jashari në Skënderaj dhe Rufki Suma në Han të Elezit;  në nga 1 komunë Nisma për Kosovën – në Malishevë  dhe Aleanca Kosova e Re – në Mitrovicën e Jugut.

Lista Serbe ka fituar në 10 komunat me shumicë serbe- Graçanicë, Kllokot, Ranillug, Partesh, Mitrovicë e Veriut, Leposaviç, Zubin-Potok, Zveçan, Shtërpcë dhe Novobërdë, ndërsa subjekti tjetër politik i minoriteteve – Partia Demokratike Turke e Kosovës në 1 – komunën e vetme të banuar me shumicë nga komuniteti turk, Mamushë.

Rezultatet përfundimtare të balotazhit të përsëritur dje në Istog pritet të shpallen këtë javë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës, pasi të numërohen edhe votat me kusht dhe me postë.

LAJM I RI

KQZ i Kosovës njofton se sot, në 18 dhjetor, ora 15:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës nga rivotimi për kryetar të komunës së Istogut. Janë gjithsej 415 vota me kusht, 68 vota të personave me nevoja të veçanta dhe 28 vota me postë.

Ndërkohë, nga votat e numëruara prej kopjeve të skanuara të formularëve të rezultateve për zgjedhjet  e përsëritura dje për kryetar të komunës së Istogut, në 63 vendvotime, të cilat KQZ i ka publikuar, del që ka ndërrim rezultati në favor të kandidatit të LDK-së për 75 vota: Haki Rugova i LDK-së ka marrë  9.901 vota, ndërsa Gani Dreshaj i AAK-së  9. 826 vota, diferenca është  75 vota.

Sipas rezultateve të mbrëmjes së djeshme të numërimit preliminar të KQZ, me 52 vota diferencë printe Dreshaj i AAK-së.

***

Kosovë-LDK fiton komunën e tetë-Istogun

-Në balotazhin e përsëritur për kryetar komune, fitues  kandidati i LDK Haki Rugova me 14 vota diferncë, një rezultat ky shumë afër barazimit/

 -Raport i mbrëmjes i Gazetës DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/

Istog

PRISHTINË, 18 Dhjetor 2017/ Në garën për kryetar të komunës së Istogut fitues është kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës Haki Rugova me 14 vota diferncë, një rezultat ky shumë afër barazimit.Ai ka arritur gjithësej 10.033 vota, ndërsa Gani Dreshaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës 10.019 vota.Ky është rezultati i parë edhe në transmetime të drejpërdrejta të numërimit sot pasdite të votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës nga votimi në balotazhin e përsëritur për kryetar të komunës së Istogut.Sipas rezultateve preliminare të mbrëmëshme të KQZ, të numërimit nga votimi i djeshëm nga të gjitha vendvotimet e hapura në Istog, me 52 vota diferencë printe Dreshaj i AAK-së.Ndërkohë, nga votat e numëruara prej kopjeve të skanuara të formularëve të rezultateve për zgjedhjet  e përsëritura dje për kryetar të komunës së Istogut, në të 63 vendvotimet, të cilat KQZ i ka publikuar sot paradite, dilte që ka ndërrim rezultati në favor të kandidatit të LDK-së për 75 vota: Haki Rugova i LDK-së kishte marrë  9.901 vota, ndërsa Gani Dreshaj i AAK-së  9. 826 vota, diferenca ishte  75 vota.Në Istog, një nga 38 komunat aktuale të Kosovës,  deri tani në të gjitha zgjedhjet lokale në liri fituese është Lidhja Demokratike e Kosovës, ndërsa fitorja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do ishte e para.

Komuna e Istogut është vendlindja e themeluesit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, i lindur në fshatin Cercë para 73 viteve,  në 2 dhjetor 1944. Istogu historikisht është bastion i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila u themelua në 23 dhjetor 1989 dhe më shumë se parti politike lindi si lëvizje gjithëpopullore për liri, pavarësi e demokraci.

 Kosova ka votuar në zgjedhjet lokale 2017, të gjashtat në liri e të tretat në pavarësi, në raundin e parë në 22 tetor në të 38 komunat, ndërsa në raundin e dytë në 19 nëntor balotazhi u zhvillua në gjysmën e tyre – 19 komuna. Balotazhi u përsërit vetëm në Istog, ku partia fituese në garën për kryetar bëhet subjekti politik shqiptar në Kosovë me më së shumti komuna të fituara – gjithësej 8.

Në garën për kryetarë komunash Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar  në: Pejë, Gjilan, Podujevë, Fushë Kosovë, Lipjan, Vushtrri, Viti dhe e teta komunë është Istogu.Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar në 7 komuna: Gjakovë, Deçan, Junik, Rahovec, Suharekë, Klinë dhe Obiliq.

Partia Demokratike e Kosovës ka fituar në garën për kryetarët në 5 komuna – Drenas, Shtime, Ferizaj, Kaçanik dhe Dragash; Lëvizja Vetëvendosje në 3 komuna – Prishtinë, Prizren dhe Kamenicë;  në 2 komuna kandidatët e pavarur – Bekim Jashari në Skënderaj dhe Rufki Suma në Han të Elezit;  në nga 1 komunë Nisma për Kosovën – në Malishevë  dhe Aleanca Kosova e Re – në Mitrovicën e Jugut.

Lista Serbe ka fituar në 10 komunat me shumicë serbe- Graçanicë, Kllokot, Ranillug, Partesh, Mitrovicë e Veriut, Leposaviç, Zubin-Potok, Zveçan, Shtërpcë dhe Novobërdë, ndërsa subjekti tjetër politik i minoriteteve – Partia Demokratike Turke e Kosovës në 1 – komunën e vetme të banuar me shumicë nga komuniteti turk, Mamushë.

Rezultatet përfundimtare të balotazhit të përsëritur dje në Istog pritet të shpallen këtë javë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës, pasi sot pasdite u numëruan edhe votat me kusht dhe me postë.

Në Istog dje u votua në përsëritjen e zgjedhjeve për kryetar komune, pas votimeve në zgjedhjet lokale në 22 tetor, kur asnjë kandidat nuk doli fitues me shumicën e nevojshme dhe balotazhit në 19 nëntor, kur sipas Panelit Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa pati parregullësi. Istogu dje votoi për herë të tretë në zgjedhjet lokale 2017 në Kosovë.

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, KOSOVË-ISTOGU, ZGJEDH KRYETARIN…

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1630
  • 1631
  • 1632
  • 1633
  • 1634
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT