• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DEKLARATË E NIKOLLË IVANAJT PËR TURQIT, NË SOFJE, PËR GAZETËN FRANCEZE (GUSHT, 1912)

November 3, 2017 by dgreca

DEKLARATA E NIKOLLË IVANAJT, NË SOFJE, PËR GAZETËN FRANCEZE (GUSHT, 1912) : “TURQIT NUK MUND TË NA MARRIN MË TRI GJËRA : NDËRGJEGJEN, ZEMRËN DHE ARMËT TONA !”/

1 Aurenc Bebja

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 3 Nëntor 2017/

image

Gazeta franceze, “Le Temps”, ka botuar, të mërkurën e 21 gushtit 1912, në faqen n°2, deklaratën e patriotit shqiptar nga Tuzi, Nikollë Ivanaj, në lidhje dy qëllimet kryesore të lëvizjes shqiptare për pavarësi si dhe me problematikën e krijuar nga korrespondentët e gazetave të huaja, të cilët shkruanin se mes shqiptarëve kishte mosmarrëveshje.Cilat kanë qenë këto qëllime ? A kishte mosmarrëveshje mes shefave shqiptarë ? Në vijim, do të gjeni tekstin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :

Korrespondenti ynë në Sofje na telegrafon :Agjitatori shqiptar Ivanaj Beu, i cili mori pjesë në rolin e sekretarit në një konferencë të rëndësishme në Prishtinë, sapo ka mbërritur në Sofje me misionin për të marrë pjesë në komitetet maqedonase. I pyetur për situatën në Shqipëri, ai na dha deklaratën në vijim :“Kemi çdo arsye për të qenë të kënaqur me rezultatet e arritura nga lëvizja jonë. Siç ju thashë vitin e shkuar, ne po procedojmë sipas etapave.Qëllimi ynë i parë ishte aktivizimi i zgjimit të ndërgjegjes kombëtare mes popullit tonë, duke e futur atë në konflikt me turqit, ku një traditë e gjatë e bëri të dukej si vëllezër me ta. Partia Bashkim dhe Progres, nëpërmjet çmendurive terroriste të shovinizmit të saj dhe manisë centralizuese të politikës së saj, na i ka lehtësuar shumë gjërat. Aktualisht, për patriotët tanë, Turku nuk është më, si dikur, vëlla në fe dhe aleat në sundim; ai është armiku i vdekshëm i racës sonë dhe aq i urryer sa që urrejtja jonë për të është tani pjesë e përpjekjes që na çon drejt lirisë.

Qëllimi i dytë i lëvizjes sonë ishte diplomatik, ne kemi dashur të paraqesim problemin shqiptar përpara Evropës; tashmë është bërë. Ne ishim në pritje të kushteve ligjore për përfundimin e rilindjes tonë kombëtare nëpërmjet shkollës dhe për organizimin e forcave tona popullore në mënyrë që të fitonim pavarësinë. Ky ështe qëllimi i kërkesave që kemi bërë aktualisht dhe ku disa prej të cilave do të pranohen domosdoshmërisht nga Porta e Lartë.

E di fare mirë që shkruajnë se udhëheqësit shqiptarë nuk janë dakord për qëllimin që duhet arritur dhe se ka pasur të paktën tre parti. Madje është thënë se shumë nga bashkëkombasit e mi dëshironin kthimin e Abdul Hamidit. Këto thashetheme janë përhapur nga korrespondentë, ku nuk dyshoj në qëllimin e tyre, por dua t’ju shpjegoj keqkuptimin e tyre.

Shqiptarët nuk janë të ndarë nga parimet, por nga oportunizmi. Ata janë të bashkuar me pasion idealit të vetëm për pavarësi, megjithatë, hamendja e tyre e përbashkët u thotë që të moderojnë kërkesat e tyre për momentin për t’i bërë ato të realizueshme. Kjo arsye praktike është veçanërisht e dukshme në mesin e shefave të moshuar, si Isa Boletini, i cili kombinon instinktin e thellë politik me njohurinë e madhe që ka ndaj turqve. Pra, korrespondentët e huaj, sipas faktit që janë njohur me intelektualë, ku ëndrra kombëtare është plotësisht e afirmuar, apo me udhëheqësit e vjetër të lëvizjes, të rezervuar, ata kanë marrë më vete përshtypje të ndryshme.

Çfarë mendoj për qeverinë e re turke? Është e pamohueshme se ajo përbëhet nga burrështetasit më të mëdhenj të Turqisë; por këta shtetas janë turq, dhe kjo është e mjaftueshme për të na bërë skeptikë ndaj tyre. Ne kemi qenë aleatë të opozitës, po, por për një vendim paraprak : shpërbërjen e Dhomës Parlamentare, në të cilën ne pamë një pengesë ligjore për suksesin e kërkesave tona. Ajo nuk ekziston më, aq më mirë; por kjo nuk është e mjaftueshme për ne që të dorëzojmë armët.

Lufta do të përfundojë vetëm kur Shqipëria të administrohet nga zyrtarë shqiptarë, të arsimuar në gjuhën e saj dhe të lirë në zhvillimin e saj drejt kulturës kombëtare. Ne kemi planifikuar çdo gjë, madje edhe një humbje. Turqit mund të shkatërrojnë përsëri shtëpitë tona. Por ka tri gjëra që ata nuk mund ti marrin më : ndërgjegjen, zemrën dhe armët tona !”

Filed Under: Histori Tagged With: Aurenc Bebja, DEKLARATA E NIKOLLË IVANAJT, NË SOFJE

Pyetjet “idiote” të gazetarëve, apo përgjigjet idiote të kryeministrit?!

November 3, 2017 by dgreca

2-enver-Bytyci-1

Nga Enver Bytyçi/

Prej ditësh ka një diskutim të gjerë rreth raportit të kryeministrit Rama me median në Shqipëri. Interesant është se ky raport aspak i këndshëm interpretohet “si dashuri” midis palëve, ndërkohë që nëse paraardhësi i Ramës do të ndërtonte të njëjtin qëndrim do të interpretohej si “diktaturë”.

Aftësia e amplifikimit të metaforave nga kryeministri dhe zëdhenësit e tij të paguar në dorë e nën dorë është shndërruar tashmë në një rrezik serioz për lirinë e qytetarëve shqiptarë, jo vetëm të gazetarisë dhe medias së lirë në Shqipëri! Sipas kryeministrit dhe “vampirëve” rreth tij me metastaza kanceroze, gazetarët “janë idiotë”, sepse “bëjnë pyetje idiote”. Zëdhënësit e Ramës e mbrojnë fort këtë tezë, duke i dhënë një dorë instalimit në Shqipëri të një diktature të maskuar, duke fajësuar median për raport jo të drejtë me të vërtetën, ndërkohë që mijëra fakte provojnë se është kryeministri ai që fsheh të vërtetat, të cilave media dëshiron t’u shkojë deri në fund.

Por para se të shprehem për rrezikun e raporteve agresive të kryeministrit, do të më duhet të shpjegoj raportin midis “pyetjes idiote” dhe “përgjigjevs idiote”! Afër tetë vite kam jetuar në Gjermani në kontakt me dijen, në institute, universitete, bibilioteka dhe institucionet e administratës gjermane. Sa herë kam hezituar të bëj pyetje, bashkëbiseduesit më thonin: “Pyet për gjithçka, sepse nuk ka pyetje idiote, por ka përgjigje idiote”! Aq shumë është artikuluar kjo këshillë prej xhentelmenësh nga ata me të cilët kisha kontakt në Gjermani, sa këtë ua përsëris si idiomë vazhdimisht studentëve të mij. Por kjo është kultura gjermane e po ashtu europiane e  perendimore.

Ndërsa kryeministri ynë hapur dhe në publik u thotë gazetarëve se “Ju bëni pyetje idiote”! Ndërkohë megafonët e tij në debate televizive e mbrojnë këtë tezë me ngulm, pa menduar ky qëndrim ka të bëjë me mentalitetin ballkanas, i cili është larg së qeni një mentalitet perendimor.

Dukej se historia e pyetjeve “idiote” ishte harruar në skutat e diktaturës, kur gazetarët dhe njerëzit në përgjithësi kishin frikë të pyesnin, se mos hamendësohej ndonjë kundërvënie ndaj vijës së partisë. Kjo histori u rikthye tani dhe unë e shoh si përpjekje për të restauruar të njëjtën psikologji frikësuese te gazetarët e te njerëzit e thjeshtë, me qëllim konstruktuimin e një vije të caktuar, e cila buron nga një lider, tek i cili gjithkush e për gjithçka do të duhej të kishte besim të padiskutueshëm! Në ndihmë të kësaj ideje vijnë shumica e botuesve të blerë të mediave në vend, në veçanti mercenarët në të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar, të cilët kurrë nuk i kanë munguar perandorive dhe diktaturave.

Edi Rama me një gur po “vret” shumë zogj! Kryesore për të është të largojë vëmendjen nga kriminalizimi që ai i ka bërë partisë së tij, politikës shqiptare, institucioneve të vendit dhe segmenteve të caktuara të shoqërisë shqiptare. Me këtë frymë kriminalizimi po mëkon median në Shqipëri e nëpërmjet saj edhe opinionin publik, aq sa ka filluar të qarkullojë ideja idiote dhe e rrezikshme se “Krimi, trafiqet, droga sjellin zhvillim”! Ky është një akt më i tmerrshëm se sundimi i një diktature, e cila si e tillë ushtron pushtet absolut përmes disa ligjeve dhe rregullave, të cilat së paku publiku i njeh. Krimi, i mbjellë në shtet e nëse shtrihet në shoqërinë tonë, nuk ka rregulla, ka vetëm viktima.

Nga ana tjetër kryeministri e di se sulmet ndaj gazetarëve ndikojnë të ringjallet fryma e autocensurës. Në rastin konkret një autocensurë e motivuar nga frika e “idiotizmit pyetës”, por edhe nga frika e pronarëve të medias ku ata punojnë. Kryeministri, në vend të nxirrte një ligj për mbrojtjen e gazetarëve nga botuesit e pronarët, së paku që t’u sigurohet atyre një pagë e merituar si dhe garancia sociale e shlyerjes së detyrimeve për të si dhe siguria e kontratës së punës, i shtyn ata drejt pasigurisë së mëtejshme.

Dhe në fund, nëse halli i një diktatori është ruajtja e pushtetit duke eleminuar kundërshtarët e tij, halli i një të inkriminuari si kryeministri ynë, është i dyfishtë: -Si të eleminojë kundërshtarët, kryesisht si të paralizojë median dhe si t’i rezistojë të procesit larjes së hesapeve nga ana e bandave, pjesë e të cilave është ai vetë.

Filed Under: Analiza Tagged With: apo përgjigjet idiote, Enver Bytyci, Pyetjet "idiote" të gazetarëve, të kryeministrit?!

Një hetim ndërkombëtar për ngjarjet në Kumanovë

November 3, 2017 by dgreca

Ramush-Haradinaj-Deklaratë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pas dënimit të “Grupit Kumanova” nga një Gjykatë në Shkup/

PRISHTINË, 3 Nëntor 2017- Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pas dënimit të “Grupit Kumanova” nga një Gjykatë në Shkup, bëri sot këtë deklaratë:“Kemi përcjellë me kujdes dhe vëmendje të shtuar procesin pas ngjarjeve tragjike në Kumanovë, në maj të vitit 2015 dhe dënimet e shqiptuara nga Gjykata në Shkup. Drejtësia duhet të vihet në vend, duke nisur që nga zbardhja e plotë e ngjarjes me të gjitha dimensionet e saj. Një hetim ndërkombëtar do të ndihmonte zbardhjen e plotë të së vërtetës, për të cilën mundohemi të gjithë”.

Me këtë rast, ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thirr në konsulta të brendshme ambasadorin e Kosovës në Shkup, Ylber Hysa, ndërkohë që për të njëjtën çështje e ka thirrur për sqarim ambasadorin e Republikës së Maqedonisë, në Kosovë./b.j/

Filed Under: Politike Tagged With: Haradinaj, ngjarjet ne Kumanove, Një hetim ndërkombëtar për

Viti 2018, i përmbushjes së MSA Kosovë-BE

November 3, 2017 by dgreca

1 Qeveria1-Qeveria e Kosovës e fokusuar në Zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian/1 Haradinaj

-Kosova drejt statusit të kandidatit për anëtarësim në BE/
1 Behlul JGazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI

 PRISHTINË, 3 Nëntor 2017/ Zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, të arriturat e deritashme dhe të gjeturat për vitin 2018 u diskutuan sot në mbledhjen e dymbëdhjetë të qeverisë së Kosovës, drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj.Në mbledhje u theksua se, Marrëveshja e Stabilizim Asociimit e lidhur në mes të Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian është dokumenti më i rëndësishëm. Qeveria miratoi një draft të dokumentit të Axhendës për Reforma Evropiane për vitin 2018, i cili, siç u theksua, do të jetë vit i përmbushjes së Marrëveshjes për Stabilizim Asociim. “Ky dokument do të drejtojë procesin e ecjes së Kosovës në procesin e integrimeve evropiane”, tha kryeministri Haradinaj.

Kreu i qeverisë kërkoi nga ministrat dhe të gjitha institucionet e vendit që të punohet shumë me fokus që deri në fund të vitit 2018 Kosova të aplikojë për statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Europian.

“Prioritet kyç për vitin 2018 është axhenda evropiane dhe synimi është që Kosova sa më shpejt të merr statusin e vendit kandidatit për BE”, u shpreh kryeministri Haradinaj në mbledhjen e nisur që në orën 8:00 në një dinamikë të re pune e angazhimesh të qeverisë.

 Në mbledhje u shqyrtua e miratua edhe Propozim-vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të vitit 2017 të qeverisë së Kosovës.

Me vendimin e miratuar janë tërhequr 15 projektligje, mes të cilëve   Projektligji për regjistrimin e popullsisë, të ekonomive familjare dhe të banesave në Komunat e Kosovës që nuk kanë marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë në vitin 2011;   Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës dhe  Projektligji për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës.

Me propozimin e ministrive përkatëse, Projektligjet e tërhequra nga Programi Legjislativ 2017 mund të barten në Programin Legjislativ 2018.

Kabineti qeveritar ka miratuar Rregulloren  për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, që do të reflektojë ndryshimin organizativ e strukturor të Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.

 

Është miratuar edhe Rregullorja për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Ministrinë e Financave, sipas të cilës do të shtohet në kuadër të ministrisë edhe Departamenti për ndihmë shtetërore.

 

Qeveria ka themeluar Komisionin për analizimin e nevojës për formimin e Njësisë për Përkthim, i cili do të adresojë nevojën e ngritjes së kapaciteteve të njësisë së përkthimeve në përputhje me nevojat institucionale qeveritare.

 

Kabineti qeveritar ka shqyrtuar Raportin vjetor për gjendjen në shërbimin civil të Republikës së Kosovës për vitin 2016 si dhe Raportin vjetor për gjendjen e mjedisit në Republikën e Kosovës për vitin 2016.

 

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 20 mijë euro, për organizimin e Turneut ndërkombëtar të boksit “Adem Jashari”.

 

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale ka njoftuar kabinetin për çështjen e trajtimit të kategorive sociale në Ligjin për sigurimet shëndetësore dhe bashkëpunimin me Bankën Botërore për të adresuar këtë çështje. Ndërsa Ministri i Administratës Publike ka njoftuar për vështirësitë që janë duke e përcjell punën e komisioneve për vlerësimin e punës së zyrtarëve të lartë drejtues.

 Qeveria e re e Kosovës e zgjedhjeve të 11 qershorit, e votuar në seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit në 9 shtator, nisi punën në 11 shtator duke mbajtur në mbrëmje mbledhjen e parë ku u bë konstituimi dhe u shqyrtua programi qeverisës, pasi gjatë ditës fillimisht u bë pranim-dorëzimi i detyrave në Kryeministri dhe nëpër ministri.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, i përmbushjes, së MSA Kosovë-BE, Viti 2018

SIMFONI SHQIPTARE NE SYMPHONY SPACE

November 3, 2017 by dgreca

1 ademTV “Kultura Shqiptare” festoi me madhështi 20 vjetorin e krijimit të tij/

Nga Keze Kozeta Zylo/*

Në sallën e koncerteve në Symphony Space në Manhattan një vend drite i artit dhe kulturës, qindra shqiptarë erdhën dhe festuan së bashku 20 vjetorin e krijimit të TV “Kultura Shqiptare” me themelues dhe producent z.Adem Belliu.  Sigurisht pas një burri te suksesshëm thuhet se në krah qëndron një grua po aq punëtore dhe e sukesshme siç është zonja Mimoza Belliu e cila së bashku me dy fëmijët Gertoldin dhe Verën arritën që të realizonin ëndrrën e tyre të bukur në Amerikë.  20 Vjetori i krijimit të TV “Kultura Shqiptare” është një histori suksesi, është një punë sa me sakrifica, por po aq dhe e bukur.

Të shkosh me kamera në dorë, të ndjekësh aktivitetet e ndryshme kulturore, artistike, festat kombëtare që zhvillojnë organizatat e ndryshme në diasporë është një pune jo fort e lehtë, është një punë që do pasion, durim dhe profesionalizëm, të cilat ata i kanë si një trinom të pandashëm.

Kremtimi i 20 vjetorit ishte konceptuar me realizimin e një koncerti të larmishëm si natë çmimesh ku debutuan artiste të mirënjohur shqiptarë dhe disa prej tyre kanë dhënë shfaqje në skenat botërore, çka e bënte dhe më interasante dhe më tërheqëse këtë natë magjike artistike.  Regjisor i këtij koncerti ishte artisti Andis Gjoni.

Mbrëmjen e ka hapur z.Gertold Belliu bashkëthemelues i TV “Kultura Shqiptare” i cili ka përshëndetur gjithë pjesëmarrësit.  Në sfond u shfaq dokumentari rreth historisë 20 vjeçare të TV “Kultura Shqiptare”.

Prezantueset e kësaj mbrëmjeje ishin zonjushet bukuroshe Meryl Hila, Dea Elezaj dhe djemtë simpatike Vasilio Mosko dhe Klaudio Rroku.

Koncerti u hap me “Fjalët e qiririt”, “Mësonjëtorja” që janë interpretuar nga tenori Riad Ymeri i cili bashkë me zërin dukej sikur sillte pakëz dritë, dritëz shqipërie.

Në këtë natë jubilare që u quajt dhe nata e çmimeve u nderuan disa organizata dhe aktivistë që kanë pasur një bashkëpunim të ngushtë me TV “Kultura Shqiptare”.  I pari që u nderua me çmim ishte shoqata “Vatra”, shoqata më e vjetër dhe me jetëgjatësinë më të lartë në botën shqiptare.  Në emër të shoqatës “Vatra”, çmimin e mori z.Dritan Mishto kryetar i Vatrës dhënë nga z.Adem Belliu.

“Vjeshta” me lluksin aristokratik u interpretua nga tre instrumentistë me plot elegancë si Gjilberta Lucaj, Akiko Chiba dhe Anat Almani.

Fiorela Miria një vajzë që premton shumë me zërin e saj të bukur interpretoi këngën “The laughing song” nën shoqërimin e pianistes së talentuar Hermira Gjoni.

Z.Richard Lukaj “Nderi i Kombit” i dorëzoi çmimin e nderit shoqatës së mirënjohur “Motrat Qiriazi”.  Në emër të kësaj shoqate çmimin e mori presidentja e saj zonja Isidoros Beti Tsamblakos.

Zonjusha Elona Muça dhe Youn –hee Kim kanë interpretuar “Libertango”, A.Piazolla, ndërsa Klajdi Cerriku ka interpretuar “Rini e qeshur” nga A.Krajka.

Sopranoja e mirënjohur Dëshira Ahmeti Kerliu solli shenjtëreshën shqiptare në skenë Nënë Terezën me Hymnin e saj “Valsi Hyjnor” nën shoqërimin e artistëve Mialtin Zhezha dhe Ida Tili Trebicka.

“Albanian American Civic League me president ish kongresistin Joe Dio Guardi u nderua me çmim në emër të së cilës e mori z.Agim Aliçkaj dhënë nga Kozeta Zylo bashkëthemeluese e TV “Alba Life” dhe e Shkollave Shqipe.

Artisti i shquar Frederik Ndoci ka performuar “Balada e Gurit” këngë fituese e Festivalit dhe që hyri në konkurrim në Festivalin europian.

Sabre Dance nga A.Khachaturian interpretuar nga pianistja e njohur Ida Tili Trebicka shoqëruar nga Lorivert Cobo.

Ish gazetari i Zërit të Amerikës z.Gjekë Gjonlekaj Publishing Co. është nderuar me çmim dhënë nga zonjusha Vera Belliu bashkëpunëtore e TV “Kultura Shqiptare” qysh në moshën 4 vjece, vajza bukuroshe që drejton me aq kulturë dhe mirësi.

Ansambleisti i shtetit të Nju Jorkut z.Mark Gjonaj ka nderuar me proklamatën e mirënjohjes TV “Kultura Shqiptare” dhe ka vlerësuar lart punën e palodhur të drejtuesve dhe të gjithë stafit të tij.

Motrat Enesa dhe Jona Dedinsa veshur me kostum kombëar interpretuan plot dashuri këngën “Brezi me kapuc të bardhë”.

Shoqata “Atlantiku” u nderua nga TV “Kultura Shqiptare” në emër të së cilës e mori kryetari i saj gjenerali Gani Shehu dhënë nga veterani i Luftës z.Gjocaj

Mjaft prekëse ishte vidioja e shfaqur në nderim të atyre që janë larguar nga kjo botë dhe që kanë qenë aktive në TV “Kultura Shqiptare”.

Me duartrokitje të stuhishme u mirëprit artisti i skenës shqiptare Mirush Kabashi i cili kishte udhëtuar nga larg ardhur nga Shqipëria jonë e dashur.  Mjeshtërisht dhe me një nivel të epërm interpretoi poezinë nga  “Ah, moj Demokraci”!…shkruar nga poeti i mirënjohur i ndjeri Pano Taçi ish i persekutuar politik.

Artistja e vogël dhe shumë e dashur për publikun Valentina Veizaj intepretoi “Këndoj për Shqiptarinë”.

Editori i gazetës “Dielli” z.Dalip Greca u nderua me çmim nga TV “Kultura Shqiptare” dhënë nga znj.Flora Nikolla presidente e Albanian Excellence.

Një buqetë me lule nga të gjitha trevat shqiptare solli sopranoja e mirënjohur shqiptare Lindita Mezini Lole nën titullin “Jehonë Shqiptare” me orkestracion nga Alfred Kaçinari.

Me çmim u nderua dhe z.Beqir Sina anetar i stafit i cili nuk ndodhej fizikisht në sallë.

Skena u mbush plot me instrumente shqiptare të interpretuara nga studentë të huaj të drejtuar nga Maestro Raif Hyseni dhe kanarina e këngës shqiptare Merita Halili.

Leart Ajeti interpretoi “Një lule që m’ka çel tash”.

Festivali i “Zërave të rinj” ëshë nderuar me çmim në emër të së cilës e ka marrë Pranvera Cobo dhënë nga Bora Balaj, fashion designers.

Zonjusha Erijona Balaj interpretoi “Going Crazy”.  Ansambli i valleve “Epos” kërceu “Valle me motive të Shqipërisë së mesme”.

Një vidio përshëndetëse u shfaq për bashkëpunëtorët e TV “Kultura Shqiptare”.

Zonja Marjana Bulku moderatore e emisionit “Një jetë disa histori” është vlerësuar me çmim dhënë nga znj.Mimoza Belliu bashkëthemeluese e TV “Kultura Shqiptare”.

Intrpretimi i lartë artistik i mjeshtrit të skenës Mirush Kabashi me poemën “Shpresë” të Naim Frashërit u mirëprit me ovacione nga pjesëmarrësit, sepse janë vargjet lapidar që ngrenë peshë zemrat e popullit si:

Ti, Shqipëri më ep nder, më ep emrin Shqipëtar/ Zemrën ti ma gatove plot me dëshirë e me zjarr.

Është kjo poemë që çliron vetëm energji të pashterrshme dhe ndez zemrat e mërguara të shqiptarëve anë e mbanëbotës…

Koncerti dhe festa jubilare e 20 Vjetorit të TV “Kultura Shqiptare” u mbyll me një kor të përbashkët të të gjithë artistëve që morën pjesë në koncert.  Eshtë kënga që s’shuhet kurrë në gjokset e shqiptarëve të cilët në sallë shoqëruan artistët si: Po nga gjith’ ato më parë/ dua më shumë Shqipërinë/ që të vejë puna mbarë/ edhe përjetë të ketë Lirinë.

Pjesëmarrësit kaluan një natë magjike që do të ngelet gjatë në kujtesën e tyre dhe njëkohësisht do të jetë frymëzim i mëtejshëm për TV “Kultura Shqiptare” një televizion që ka hedhur themelet për të mos u rrëzuar kurë!

*Fotografite mund ti shine ne Facebook(Dielli vatra)

29 tetor, 2017

Manhattan, New York

Filed Under: Featured Tagged With: albanian culture tv, Kete Zylo, NE SYMPHONY SPACE, SIMFONI SHQIPTARE

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1700
  • 1701
  • 1702
  • 1703
  • 1704
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT