-Deklaratë nga ambasada Franceze, Gjermane, Italiane, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës: Vetëm qytetarët e Kosovës kanë fuqinë dhe përgjegjësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre/




Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909
by dgreca
-Deklaratë nga ambasada Franceze, Gjermane, Italiane, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës: Vetëm qytetarët e Kosovës kanë fuqinë dhe përgjegjësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre/




by dgreca
by dgreca
*Dega e Vatres ne Queens, NY, organizoi takimin para Kuvendt te Vatres, zgjodhi delegatët dhe perseriti kërkesat për riatdhesimin e dy kolosëve të kombit Mithat Frashërit dhe At Fan Nolit/
*Në takim ishte e pranishme Sekretarja e Vatrës, zonja Nazo Veliu/
Ditën e shtune, me datë 03 qershor 2017, në orën 7:00, në Immaculate Conception Center u zhvillua takimi i radhës i “Vatrës”, dega e Queens-it.
Fjalën e hapjes e mbajti kryetari i kësaj dege, zoti Skender Murtezani. Mbasi bëri një përshkrim të veprimtarisë së kësaj dege gjatë një viti, z. Murtezani parashtroi edhe synimet dhe pritshmëritë që kjo degë ka për vitin e ardhshëm. Kreu i “Vatrës” së Queens-it u shpreh entuziast për interesimin e komunitetit shqiptar për të ndjekur ecurinë e veprimtarisë së “Vatrës” dhe pikërisht ky interes, theksoi ai, i shton kësaj dege përgjegjshmëri edhe më të mëdha.
Murtezani u shpreh: “Vatra Queens do t’i përdorë të gjitha metodat që të tërheqë të rinjtë shqiptaro-amerikanë që të vazhdojnë traditën Vatrane. Ne do të përqëndrohemi edhe në rritjen e mirëqënies ekonomike të familjeve Vatrane duke planifikuar investime të arsyeshme. Vatra Queens do të vazhdojë me projektin e saj të shenjtë në riatdhesimin e dy kolosëve kombëtarë Mithat Frashërin dhe At Fan Nolin.
Më pas fjalën e mori sekretarja e Federatës “Vatra”, zonja Nazo Veliu, e cila u prezantua me kumtesën e saj me titull “Noli dhe përpjekjet e tij për të ruajtur kombin dhe identitetin e kombit shqiptar”. Zonja Veliu, duke folur për një figurë kaq poliedrike dhe tepër të rëndësishme për kombin shqiptar e për “Vatrën” siç është Fan Noli, ndër të tjera theksoi: “Ky shekull, të dashur motra e vëllezër vatranë, është shekulli ynë, pra i shqiptarëve, e kjo do një punë kolosale për t’u kurorëzuar me sukses. Puna e gjithësecilit nga ne do të arrijë qëllimin vetëm atëherë kur tokat shqiptare tashmë të ndara për më shumë se një shekull të jenë në një shtet të vetëm. Vetëm kjo do të bëjë që amaneti i Nolit dhe i bashkëpunëtorëve të tij të shkojë në vend.”
Programi i këtij takimi vijoi me fjalimin e mbajtur nga zonja Ermira Babamusta, eksperte e punëve të jashtme, humanitare, autore.
Dr. Babamusta u prezantua në këtë takim me një temë shumë të rëndësishme: “Shqiptarët e suksesshem, si të veprojmë që të rritet numri i tyre?” Zonja Babamusta, mbasi shprehu emocionet dhe privilegjin e ndjerë teksa po fliste nga e njëjta sallë ku 43 vjet më parë, foli Nënë Tereza, ajo përmendi disa nga figurat më të shquara të kombit shqiptar që na kanë nderuar nëpër botë, si: Skendërbeu, Ismail Qemali, Gonxhe Bojaxhi (Nënë Tereza), etj.
Më pas, znj.Babamusta vijoi fjalën e saj duke treguar disa rrugë se si shqiptarët mund të arrijnë suksesin e dëshiruar: “Duke pasur një ëndërr, duke besuar në vetvete, duke qenë mirënjohës, duke qenë këmbëngulës dhe duke besuar në pasionet që ke”.
Arjeta Ferlushkaj u prezantua në këtë takim me kumtesën me temë “Porositë e Konicës”. Përmes shembullit të punës dhe të përkushtimit që Konica tregoi ndaj kombit shqiptar, znjsh. Ferlushkaj kishte filtruar disa porosi për komunitetin shqiptar këtu në New York kryesisht: “Duhet sa më parë të fillojë procesi i digjitalizimit të arkivave të “Vatrës” dhe i çdo organizate shqiptare, sidomos dokumentet e hershme që rrezikohen të bëhen të palexueshëm me kalimin e kohës. Gjithashtu, i duhet kushtuar një kujdes i mirëmenduar dhe i posaçëm brezit të ri në komunitetin shqiptar dhe të studiohen strategji të duhura për t’i afruar dhe mbajtur pranë “Vatrës”.
Kryeredaktorja e revistes “Votra”, zonja Aferdita Delaj mbajti fjalën e rastit duke bërë një prezantim të punës së saj me revisten që ka themeluar vetë dhe i ftoi shqiptarët që të bëhen pjesë e saj pa hezitim. Zonja Delaj u shpreh se kjo reviste: “Është një votër shqiptare ku ngrohtësia është pasioni dhe përkushtimi i një skuadre të tërë, misioni i së cilës është përcjellja e vlerave tona kombëtare, duke e gërshetuar me më të mirën e vendeve ku jetojmë, punojmë e rrisim familjet tona. Për të arritur këtë janë të mirëpritur të gjithë brezat.”
Ky takim vijoi me proceduren e zgjedhjes së kryetarit të ri të degës dhe më pas zgjedhjen e delegatëve. E mori fjalën zoti Lekë Mirakaj, i cili u shpreh se zgjedhja e kryetarit tashmë ishte një proces i kryer dhe përmendi emrin e doktor Skender Murtezanit. Duke marrë miratimin e të gjithë të pranishmëve në sallë, u konfirmua vazhdimi i detyrës në krye të “Vatrës”, dega Queens për dr. Skender Murtezanin.
Procedura e radhës ishte zgjedhja e delegatëve për mbledhjen që do të zhvillohet në selinë qëndrore të “Vatrës” me 10 qershor 2017. Delegatët e zgjedhur janë:
Ky takim zgjati rreth dy orë dhe u mbyll në shoqërinë e bashkëbisedimit të lirë me një “Tea time” me ëmbëlsira mes të pranishmëve, të cilët nuk ishin të paktë në numër.
Përgatiti:Arjeta Ferlushkaj
Queens, 3 qershor 2017
by dgreca
-Hapet fushata sensibilizuese e regjistrit elektronik – platforma elektronike, e cila do të jetë aktive deri në vitin 2021, kur do të publikohen rezultatet përfundimtare të Regjistrit të Diasporës/
PRISHTINË, 5 Qershor 2017-Gazeta DIELLI/ Në kuadër të projektit “Ti je pjesë e atdheut”, Ministria e Diasporës do t’i publikojë rezultatet preliminare të Regjistrit tët Diasporës. Procesi i Regjistrit të Diasporës dhe Mërgatës ka filluar në janar të vitit 2014 në formën elektronike (online) dhe në formën manuale (me pyetësorë). Rezultatet preliminare kanë dalë nga të dhënat e të regjistruarve aktivë deri më 31.12.2016.Në këtë ngjarje përveç publikimit të rezultateve, do të hapet edhe fushata sensibilizuese e regjistrit elektronik – platforma elektronike , e cila do të jetë aktive deri në vitin 2021, kur do të publikohen rezultatet përfundimtare të këtij procesi.Publikimi i rezultateve preliminare të Regjistrit të Diasporës do të bëhet më 10 qershor 2017, në orën 14:00, në hotelin “Sirius”, në Prishtinë./b.j/
Kosova, drejtësi zgjedhore në 11 qershor/

-Prokurorja Pula: Do të reagohet menjëherë ndaj atyre që veprojnë kundër të drejtës së votimit/
Gjakovë/Pejë, 5 Qershor 2017 – Gazeta DIELLI/ Koordinatorja Nacionale e Zgjedhjeve, prokurorja Laura Pula, sot ka marrë pjesë në thyezën e organizuar në Gjakovë dhe Pejë nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) në partneritet me Demokracia në Veprim (DNV), me titull: “Drejtësi zgjedhore në zgjedhjet e 11 qershorit”.
Në fjalën e saj të mbajtur para pjesëmarrësve, prokurorja Pula ka thënë Prokurori i Shtetit ka ndërtuar një sistem dhe praktike të mirë, e cila do te avancohet edhe me shumë në zgjedhjet e 11 qershorit, për të krijuar një ambient të sigurt, ku qytetarët do të ndihen të lirë për të zhvilluar procesin e zgjedhjeve. Ajo tha se me qëllim të ngritjes se bashkëpunimit ndërinstitucional, Prokurori i Shtetit ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me KQZ-në, PZAP-in, Policin e Kosovës, Këshillin Gjyqësor të Kosovës, ku janë krijuar procedura standarde të veprimit me qëllim të specifikimit të veprimeve të përbashkëta në të gjitha rastet që ndodhin gjatë procesit zgjedhor.
Koordinatorja Pula po ashtu ka thënë se për zgjedhjet e 11 qershorit janë angazhuar 100 prokurorë dhe numër i mjaftueshëm i stafit mbështetës në tërë Republikën e Kosovës dhe së bashku me hetuesit nga Policia e Kosovës do të veprojnë menjëherë në ndalimin e personave të cilët do të veprojnë kundër të drejtës së votimit.
Sipas prokurores Laura Pula, Kodi i Ri Penal parasheh 11 vepra penale kundër të drejtës se votimit, të cilat konsiderohen krime të renda dhe parashihen dënime të ashpra, andaj për të gjithë shkelësit e mundshëm do të merren të gjitha masat e parapara ligjore.
Në fund të fjalës së saj, prokurorja Pula ka ftuar që çdo parregullsi të raportohet tek vëzhguesit, komisionerët, stafi përcjellës i KQZ-së, Policia e Kosovës dhe Prokurori i Shtetit, nga se si njësi mobile do të reagojnë menjëherë, posa të dyshohet së është keqpërdorë e drejta e votës.
by dgreca

Katër ish-ushtarakët shqiptarë heronj në Londër, shpëtuan 130 jetë!/
