PRISHTINË, 19 Dhjetor 206/ Në emër të qeverisë së Republikës së Kosovës, ministri i Financave Avdullah Hoti, në prani të ambasadorit të Austrisë në Prishtinë Gernot Pfandler, ka nënshkruar sot Marrëveshjen e rinegociuar për bashkëpunim financiar me qeverinë e Republikës së Austrisë.Kjo marrëveshje është si rezultat i takimeve bilaterale të zhvilluara ndërmjet dy vendeve, ku të dyja palët kanë shprehur gatishmërinë e tyre për thellimin e bashkëpunimit financiar duke ndryshuar marrëveshjen e deritanishme.Deri më tani nga kjo Marrëveshje kanë përfituar 2 projekte kosovare, projekti për e-edukimin i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, si dhe projekti për Kardiologjinë i Ministrisë së Shëndetësisë.Gjatë negociatave për ndryshimin e marrëveshjes është dakorduar që shumës së mbetur të kredisë prej 15 milionë euro t’i shtohen edhe 15 milionë euro tjera, ku në total janë 30 milionë euro, të cilat do të përdoren për të investuar në projekte të ndryshme. Ndërsa, sa i përket projekteve që do të përfshihen në këtë marrëveshje, palët janë dakorduar që së bashku të krijojnë listën e projekteve që janë duke u financuar dhe që pritet të financohen nga kjo marrëveshje./b.j/
Prag Krishtlindjesh, Kongresisti Engel- pritje tradicionale






Gillman me shqiptarët e Amerikës, bashkë për Kosovën







Rex W. Tillerson: America’s Advocate or Putin Apologist?

By David L. Phillips/*
Rex W. Tillerson, C.E.O of Exxon Mobil, will face tough questions from the Senate Foreign Relations Committee during his confirmation hearing for Secretary of State. The Committee will carefully examine Tillerson’s track record. There are several concerns, such as Exxon Mobils’s business in Iraq and its ties to Russia.
Critics question whether Exxon Mobil’s business with the Kurdistan Regional Government (KRG) conformed to US law and policy. The KRG and Exxon Mobil signed a Production Sharing Agreement (PSA) to develop six exploration blocks in Iraqi Kurdistan on October 18, 2011. Though Baghdad objected, Article 115 of Iraq’s constitution explicitly allows KRG ownership of fields developed after 2003.
Critics also claim the deal accelerated Iraq’s fragmentation. To the contrary. Some of the blocks fell within disputed areas in Nineveh Province, requiring dialogue between the KRG and Baghdad. The KRG and Iraqi troops are today fighting side-by-side to liberate Mosul from ISIS.
Exxon Mobil’s business with Russia is more complicated.
Some US Senators, including prominent Republicans, believe that Rex Tillerson is too chummy with Vladimir Putin. Tillerson accepted Russia’s “medal of friendship” award.
Tillerson opposed US sanctions, imposed after Russia illegally occupied Crimea in 2014. US national interests were not Tillerson’s concern. He was focused on the bottom line and shareholder earnings. Sanctions shut down Exxon Mobil’s gas exploration on Sakhalin Island and offshore in the Okhotsk Sea, costing billions.
Tillerson affirmed, “My guiding principle is making money.” He runs a $385 billion diversified company with operations in more than 50 countries and 83,700 employees. Can his business acumen be applied in diplomacy?
Exxon Mobil has a large internal intelligence operation. Was its agency simply gathering information, or manipulating events in service of business-friendly regimes?
Will Tillerson pro-actively protect the rules-based international order? Will he discern false friends? His friendly relations with Vladimir Putin will be under a microscope.
Can Tillerson confront Russia’s aggression in Ukraine? Will he negotiate sustainable peace in Syria through power-sharing? What about the mass jailing of journalists in Turkey? Will the US turn a blind eye to extra-judicial killings in the Philippines? What will be the balance between climate change and commercial interests? Where does pragmatism end and moral clarity begin?
The confirmation hearing will be an opportunity for Tillerson, on behalf of the Trump administration, to articulate policies not megaphone positions. As Secretary of State, Tillerson will be challenged to give coherence to Trump’s mercurial foreign policy.
Above all, Tillerson must show that he is beholden to no foreign power or corporate interest. America must come first in any negotiation.
*Mr. Phillips is Director of the Program on Peace-building and Rights. He served as a Senior Adviser and Foreign Affairs Expert to the US State Department during the administrations of Clinton, Bush, and Obama.( Huffington Post)
NJU JORK- NE SHKOLLEN “ALBA LIFE” NE PRAGFESTA
Senatori amerikan Golden, shoqatat Dibra, Rrënjët Shqiptare, dhe ish nxënës pranë shkollës Shqipe “Alba Life” për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2017/
Nga Keze Kozeta Zylo/
Një borë e lehtë që vinte gjithe naze si fluturza të bardha dhe binte butë butë nga qielli u hodhi krahëve të pishave të gjelbra dhe pemëve nudo një tyl të bardhë nusërie, në ishullin e bukur në Staten Island, New York, për këtë fundjavë SHQIP. Shkolla publike amerikane Ps:9 gumëzhinte shqip nga nxënësit e shkollës “Alba Life” në New York. Mësues, nxënës dhe prindër erdhën së bashku për t’u gëzuar në festat e fundvitit, festa që përkojnë me mbylljen e semestrit të parë të vitit akademik 2016-2017-të.
Mesimi i gjuhës shqipe ishte konceptuar si një mësim i hapur ku morën pjesë së bashku me nxënësit dhe prindërit e tyre. Mësuese Entela, Valbona, Adelina dhe Vlera filluan organizimin e lojërave në shqip ku aktivizimi i nxënësve ishte shumë i madh. Lojërat me enigma për fëmijët e moshës më të vogël që janë dhe nxënësit e mësuese Entelës janë gjithmonë tërheqëse, e venë më shumë në levizje trurin për të vepruar dhe për t’i zgjidhur korrekt dhe shpejt. Të gjithë me seriozitetin e duhur merrnin pjesë aktivisht në përdorimin e gjuhës sonë të bukur Shqip.
Ata shpesh janë befasues se sa shpejt veprojnë dhe mendojnë dhe ndërkohë ngrejnë duartë për të dale përpara klasës për të thënë atë që ata kanë menduar.Natyrisht ata janë nxënës të lindur dhe rritur në Amerikë, dhe gjuhen shqipe e kanë më veshtirë për ta shprehur dhe shkruajtur, por është e sigurtë se mësimi i gjuhës shqipe në shkollë i ndihmon shumë dhe i bënë më konfident në përdorimin dygjuhësh. Në shkollën shqipe ata mësojnë mirë datat e rëndësishme historike, kulturën dhe traditat e mrekullueshme të popullit shqiptar, çka i bën ta ndjejnë dhe ta njohin më nga afër atdheun e prindërve të tyre nga dhe kanë orgjinën. Ajo që të bën më shumë përshtypje është serioziteti me të cilin vinë nxënësit, dashuria dhe respekti që krijojnë midis tyre. Me dashuri dhe përzemërsi u mirëpritën tri nxënëse të reja si Miranda Budzaku, Leona Budzaku dhe Leona Dema, të cilat u regjistruan për semestrin tjetër.
Nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” në vëmendjen e senatorit veteran amerikan Martin Golden
Nxënësit ishin lajmëruar për surpriza që do të kishin në këtë ditë të shtunë dhe imaginata e tyre shkonte më së shumti për Santën, babagjyshin e Vitit të Ri. Fëmijët e vegjël 3-4 katër vjeç kishin më shumë kuriozitet dhe kush e kush të zgjaste kokën nga klasa dhe të shikonte në korridor për Babagjyshin e Vitit të Ri. Disa prej tyre kërkonin leje për të pirë ujë që të dilnin në korridor me pretekstin që të shikonin Santën. Dhe ja papritur u shfaq madhështor përpara derës së klasës Babagjyshi I Vitit të Ri veshur me kostumin tradicional të kuq dhe vijëzim të bardhë rreth fundit të xhaketës dhe kapeles, mustaqet dhe mjekrra e bardhë e bënin dhe më babagjysh. Babagjyshi qe ishte një prind nxënësi u mirëprit me duartrokitje dhe brohorrima nga nxënësit, të cilëve u ndrinin sytë nga gëzimi. Ç’botë magjike dhe të mrekullueshme kanë fëmijët, ç’fat i bukur është të punosh dhe të jesh midis tyre!
Së bashku me babagjyshin u shfaq dhe Marko Kepi president i organizatës “Rrënjët”, një djalë i ri plot kulturë që premton shumë në të ardhmen. Marko Kepi me duartë plot tha midis të tjerash se: “Unë kam ardhur këtu nga zyra e senatorit veteran Martin Golden për t’ju përshëndetur ju në emër të tij dhe për t’ju dhënë këto dhurata të bukura për festat e fundvitit, pasi ju të dashur nxënës e keni merituar plotësisht vëmendjen e senatorit amerikan. Nxënësit shpërthyen në duartrokitje, pasi disa prej tyre e kanë takuar direkt Senatorin veteran Golden si në një orë mësimi në Brooklyn, në mbrëmjen e fundit të vitit shkollor si dhe në inagurimin e shtatores së shenjtores Nënë Tereza që u bëkëtë vit në mëyrë madhështore, dhe nxënësit tanë kishin realizuar një projekt me portretin hyjnor të NënëTerezës. Themeluesi i shkollës shqipe së bashku me mësuese Entelën thirrën nxënësit një e nga një për të marrë dhuratën nga Senatori Golden. Ata të qeshur dhe të gëzuar pozonin me babagjyshin e Vitit te Ri, një kujtim i bukur që do ju ngelet gjatë në kujtesë. Të gjithë falënderuan si në kor Senatorin Golden duke i uruar “Gëzuar festat e fundvitit Senatori Golden”
Ish nxënësja e talentuar e shkollës Shqipe Silvi Shameti përshëndetI Shkollen “Alba Life”
Një surprize tjetër e bukur dhe shumë frymëzuese ishte nga ish nxënësja Silvi Shameti sot mësuese e licensuar nga shteti I Nju Jorkut dhe që e ushtron këtë profesion në Brooklyn.
Dr.Valbona Watkins e prezantoi Silvin si ish nxënëse të shkollës shqipe të cilën e kemi njohur familjarisht qysh fëmijë tre vjeçe, ndërkohë ajo merrte pjesë aktivisht me interpretime të poezive të ndryshme patriotike në të gjitha aktivitet që janë organizaur veçanërisht në Ditën e Flamurit midis studentëve nga gjithë bota në BramsonORT college në Brooklyn ku ndërkohë ishim të punësuar.Silvi nga një ish nxenese tashmë një mësuese i përshëndeti dhe i uroi të gjithë nxënësit për festat e fundvitit ku midis të tjeras tha se: “është kënaqësi dhe emocion që unë sot ndodhem këtu midis jush. Nuk ka më bukur dhe më patriotike qe ju te vini çdo të shtunë dhe të mësoni gjuhën shqipe. Gjuha Shqipe do t’ju ndihmojë shumë për ta njohur nga afër Atdheun tonë Shqiperinë, Kosovën, Dibrën, Ulqinin, Çamerinë. Gjuha shqipe ju ndihmon shumë për të komunikuar me gjyshërit tuaj që nuk dinë anglisht, apo me bashkatdhetarët tuaj kur shkoni pranë tyre në pushimet verore. Mësuese Shameti e organizoi bisedën në formën e dialogut të shkurtër me nxënësit duke i pyetur rreth gjuhës shqipe, interesimin e tyre si dhe ëndrrat që ata kanë për të ardhmen. Interesant ishte fakti se kur mësuese Silvi i pyeti se çfarë do të bëhesin kur të rriteshin, nxënësja Alisa Huseinovic shprehu dëshirën se do të bëhej mësuese e Gjuhës Shqipe në Amerikë. Klasa shpërtheu si në kor në duartrokitje të nxehta…
Duke i dëgjuar me plot dashuri dhe vemendje të posaçme Silivin dhe gjithë nxënësit në mendje më sillej thënia e Henry Adamas i cili ka thënë: “A teacher affects eternity; no one can tell where the influence stops.”, që do të thotë se një mësuese influecnon mjedisin, dhe asnjeri nuk e di se kur ndalon influenca…
Silvi e mbylli bisedën mjaft tërheqëse me nxënësit se kujtimet për shkollën shqipe dhe aktivitetet i kishte pjesën më të bukur të memorjes se saj në jetë.
Shoqata “Dibra” nderon themeluesit e Shkollës Shqipe
Shoqata “Dibra” një ndër shoqatat veterane në Diasorën e Amerikës është e mirënjohur në shumë aktivitetete patriotike dhe në kontributin e saj në çështjen kombëtare.
Nuk ka se si te ndodh ndryshe me këtë shoqatë, pasi ata ecin në gjurmët e ndritura të të parëve të tyre. Shoqata “Dibra” nën udhëheqjen e kryesisë para dy javësh festuan në mënyrë madhështore Festën e Flamurit Kombëtar, njëherazi dhe 20 vjetorin e krijimit të saj.
Z.Miftari kryetar i shoqatës “Dibra” ishte i shoqëruar nga anëtari i bordit z.Besar Dika.
Z.Miftari pasi ka përshëndetur të gjithë nxënësit dhe mësuesit kujtoi programin e përbashkët që realizoi shoqata “Dibra së bashku me nxënësit e shkollës shqipe “Alba Life”. Ai tha se programi juaj artistik në gjuhën shqipe përpara qindra pjesëmarrësve ishte i një niveli të lartë dhe bashkatdhetaret tuaj nuk do t’I harrojnë kurrë, recitimet, këngët e bukura tradicionale dhe shqiptare. Ardhja juaj pranë shkollës shqipe ju bën që të mësoni shqip dhe të mos harroni kurrë rrënjët e të parëve tuaj.
Unë sot kam ardhur pranë jush në emër të kryesisë dhe të shoqatës për të nderuar themeluesin e shkollës shqipe “Alba Life” z.Qemal Zylo që po punon me një përkushtim të jashtëzakonshëm për mësimin e gjuhës shqipe fëmijëve në Diasporë. Ne jemi të gjithë krenarë për punën e çifit Zylo si dhe të gjithë mësuesëve që i janë bashkuar këtij programi kaq serioz. Ne ju inkurajojmë ju që ta vazhdoni me tej këtë punë dinjitoze dhe kur mos u ndaloni të mësoni gjuhën shqipe këtë gjuhë perëndie. Mësimet në gjuhën shqipe që ju po merrni tani medoemos do të kenë një ndikim të madh për Kombin tonë dhe do t’ju bëjnë ju që të lidheni pazgjidhmërisht me Atdheun. Duke e njohur Gjuhën shqipe ju do të njihni më shumë dhe më thellë historinë mijëravjeçare të popullit tonë arsimdashës dhe paqedashës.
Kryetari i Dibrës z.Miftari I dorëzoi pllakën e mirënjohjes z.Qemal Zylo, vlerësim që u mirëprit me duartrokitje të nxehta nga nxënësit, mësuesit, prindërit dhe miq e dashamirës të tjerë. Z.Zylo falënderoi dhe i shprehu mirënjohjen z.Miftari dhe të gjithë shoqatës Dibra” për vlerësimin që po i bënin Shkollës Shqipe “Alba Life” dhe premtoi se do të bashkëpunonin në mënyrë dhe më të frytshme në të ardhmen. Duke punuar së bashku arrihet suksesi, së bashku sensibilizojmë dhe sjellim dhe më shumë fëmijë për të mësuar Gjuhën Shqipe vazhdoi drejtori i shkollës shqipe “Alba Life”.
Nxënësit e shkëlqyer Arsi Muda dhe Dea Kerliu dhe Lisa Pilku kanë përshëdetur me poezitë: “Jam dibran e jam shqiptar” ,“Skënderbeu” dhe Flamuri.
Të gjithë nxënësit kënduan së bashku këngën tradicionale në fundviti “Ja na erdhi Viti I Ri/ sa jam i gëzuar/ por si unë cdo fëmi/ pret për ta festuar dhe kanë vazhduar me himnin e shkollës: “Gjuha Shqipe, Gjuha jonë”.
Në fund nxënësit të qeshur dhe të gëzuar kanë drekuar së bashku, drekë e dhuruar nga “Pizza Pronto”.
Aktiviteti u filmua nga Kreshniku, bashkëpunëtori I TV “Alba Life” New York.
Të gjithë u larguan me urimin për festat e fundvitit dhe me dëshirën e mirë se: “Mirë u takofshim së shpejti me plot energji dhe vullnet për të mësuar SHQIP”.
Dhjetor, 2016
Staten Island, New Yok
