ZNJ. FLORETA FABER/









Poezia e Esad Mekulit është e fuqishme, që përshkohet nga ndjenja të thella atdhedashurie. Poezitë e tij si : “I varuri i këndon lirisë”, “Mos më thirr me emën të huej”, “ Unë ”, janë thirrje këmbëngulëse që shqiptarët të qëndrojnë në vendin e vet. Studiuesi dhe kritiku letrar i Kosovës, Rexhep Qosja, është shprehur se fama e Mekulit mund të matet me atë të Majakovskit, Lorkes, Apolimerit apo Jeseninit në vendet e tyre. Krijimtaria e tij ishte për të gjithë brezat, për të gjitha kohërat. Esad Mekuli ishte edhe një përkthyes shumë i mirë, duke përkthyer në serbokroatisht edhe shumë poezi të Migjenit, romanin e Ismail Kadaresë “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” , etj. Në këtë 100 vjetor të lindjes të Esad Mekulit, ne e ndjemë detyrim ta përkujtonim veprën e tij letrare dhe gjithë jetën e tij prej patrioti dhe atdhetari.




Mastriht, 20 tetor 2016/Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në samitin e liderëve të shteteve dhe të partive anëtare të Partisë Popullore Evropiane, i cili u zhvillua në Mastriht të Holandës.Të pranishëm ishin liderët e shumë shteteve dhe qeverive të BE-së, duke përfshirë Kancelaren Angela Merkel, drejtuesit e BE-së, presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe kryetari i Grupit të EPP-së në Parlamentin Evropian, Manfred Weber.Gjatë samitit është biseduar për përgatitjet rreth takimit të Këshillit Evropian, si dhe për tema të tjera të rëndësishme për anëtarët e familjes së madhe të partive të qendrës së djathtë evropiane.Kryeministri Isa Mustafa është takuar me homologët e shteteve dhe liderët politikë të vendeve evropiane, të cilët kanë vlerësuar progresin dhe kanë shprehur përkrahjen e tyre të mëtejme për Kosovën.Një takim të veçantë, kryeministri Mustafa e ka zhvilluar me kryesuesin e Grupit të EPP-së në Parlamentin Evropian, Manfred Weber, me ç’rast u diskutua në mënyrë të veçantë çështja e liberalizimit të vizaveKryeministri Isa Mustafa ka kërkuar përkrahjen e Grupit të EPP-së, si grupi më i madh në Parlamentin Evropian, për proceset eurointegruese të Kosovës, duke përfshirë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.Kryesuesi i Grupit të EPP-së, Manfred Weber vlerësoi progresin në Kosovë dhe theksoi mbështetjen Grupit të EPP-së në Parlamentin Evropian për Kosovën.