• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Terror dhe solidaritet

June 29, 2016 by dgreca

(Përciptas mbi sulmet e Stambollit dhe kurdët si etni)/

Nga Ilir Levonja-Florida/

Ndërsa është një luftë e frikshme. Dhe ai që udhëton aeroporteve e ndjen i pari se sa e pasigurtë është jeta. Se sa e brishtë është liria. Ka edhe një makth njerëzor. Aktin terrorist. Ndaj shpesh shikon me dyshim çdo individ që i fshik bërrylin apo të ulet pranë. Çantën e tij apo asaj, laptopin. Dhe sidomos kur janë veshur sipas traditës myslimane, me kokën mbuluar etj.
Në përgjithësi luftrat janë të padrejta, sa kohë që ka viktima njerëzish. Por luftrat terroriste të natyrës kamikaze etj. Janë dyfish të tilla. Pasi për arsye absurde marrim më qafë njerëz të rastit. Ata që i përkasin lirshmërisë së jetës. Dëshirës, mundësisë, prioritetit për t’iu gjëndur njëri-tjetrit. Dhe për të parë shoqi-shoqin etj.
Eshtë një luftë e fëlliqur thjesht ta mendosh se për faktin që nuk çfarë i bën atyre brenda dritareve të mbrojtura nga radarë e truproja, i bie udhëtarit të thjesht. Eshtë e fëlliqur edhe sepse merr jetë që nuk i bëjnë dobi çështjes. Sado madhore të jetë ajo. Por thellojnë hendekun e mentalitetin midis popujve.
Këtë e bënë për aq kaq vite ishullorët e Britanisë. Apo baskët e gadishullit iberik etj. Megjithatë rezultatet kanë ardhur në rrugë të tjera.
Por janë disa çështje që shpesh kalohen me kollajllëk edhe nga opinioni mbarë qytetarë. I cili shpesh toleron pushtetin e vendit që i përket. Në dështimet e njëpasnjëshme në lidhje me etnitë, konsolidimin e bashkëpunimit etj.
Sot një agjensi botërore lajmesh si ajo francezja, AFP jep një kronologji të detajuar nga shpërthimet e këtyre viteve të fundit në Stamboll. Aty shfaqen grupe armene, kurde, shteti islamik i kohëve të fundit, Al Qaeda etj.
Ndërkohë gazeta me e madhe turke, madje dhe e pavaruar, Hyrriet.
Shpreh një lloj qejfmbetje përse bota nuk solidarizohet po njësoj edhe me Turqinë, ashtu sikur me Francën dhe Belgjikën pak muaj më parë.
Ndërkohë që për një ose dy arsye shoh që edhe shumë shqiptarë, me ”dashuri” të madhe për Turqinë. Ndjehen po kaq të indinjuar karshi mos solidarizimit të opinionit me shtetin turk, sa kam frikë se pas disa vitesh, do kemi një lloj fronti i cili do kërkojë njohjen e ndonjë komuniteti etnik me mbështjen e babës nga Stambolli.
E para, situata mes Turqisë dhe Francës apo Belgjikës i përket një pikëvështrimi diametralisht të kundër. Në Francë dhe Belgjikë është e gjithë bota. Dhe me të drejta apo privilegje të barabarta të qytetarit të tyre. Kanë ngritur dhe objektet e kultit. Ndjekin ritet dhe i bërtasin francezit sikur të jenë në shtëpinë e tyre. Kurse e kundërta ndodh në vendet nga ata vijnë.
Në këtë raport të padrejtë, nderimi si ndaj francezit apo belgjianit. Dhe shtetit përkatës është i drejtë.
Kurse në rastin e Turqisë, solidariteti është vetëm me jetët, me njerëzit e thjesht. Me ata të pafajshëm që gjënden në rrjedhën e jetës së tyre. Të së përditshmes etj. Por asesi me shtetin turk që vetëm çështja kurde. Apo genocidet armene etj. E bëjnë një fajtor të përjetshëm karshi njerëzimit.
Lista e AFP-së dominohet nga çështja kurde.
Sot në Turqi jetojnë rreth 20% e Kurdistanit. Këti trualli etnik të copëtuar në 5 shtete. Me rreth 35 milion banorë. Gjykojeni vet pra se sa territor i ka rrëmbyer Turqia. Janë një komb i madh. Madje që sot, sidomos pjesa e Irakut verior që po përballon e vetme luftën me shtetin Islamik, ISIS, në Sirinë e shkatërruar. Janë një lloj autonomie në Irak që asnjëherë nuk e patën as shqiptarët nën Turqinë, as nën Serbinë. Një lloj republike që ia ka kaluar nga zhvillimi dhe progresi edhe vet Irakut. Dhe padiskutim vendeve në rajon. Dhe që pas një parashikimi të analistëve të ndryshëm, të ndërgjegjësuar nga faktori kurd, por edhe departamentit të shtetit amerikan, në vitin 2030 Kurdistani do jetë shtet i pavarur.
Tani a është e drejtë lufta e këtyre terroristëve. Asesi.
Unë shpesh bërtas, përse nuk i bini shtetit, shtetarëve. Përse njerëzve të thjeshtë? Por terrori nuk lufton me logjikën e pacifistit.
Asaj atij që i tregon shtetit të vet se, e drejta e vetvendosjes është sot privilegj njerëzor i një pakice. Po si i bëhet halli më, kur flasim për një komb me 35 deri në 40 milion banorë?
Mund ta kthejmë nga të gjitha anët.
Këto janë fatkeqësitë e trashëguara nga perandoritë, luftrat e pamëshirmë. Por sidomos e njerëzve shtetarë që zgjidhen duke vjedhur, shtypur, vrarë. Si e si të mbajnë gjallë perandorinë e tyre.
Dhe një rast i freskët është Asadi i Sirisë. Por nuk rri më mbrapa edhe pashai modern i Turqisë, ky me emrin Erdogan.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Ilir Levonja, Terror dhe solidaritet

Tronditje pas serisë së atentateve në aeroportin e Stambollit

June 29, 2016 by dgreca

Në aeroportin ndërkombëtar të Stambollit tre atentatorë vetëvrasës kanë qëlluar përreth dhe kanë hedhur më pas veten në erë. Flitet për 36 vetë që kanë humbur jetën dhe 150 të plagosur./

Pas sulmeve terroriste në aeroportin e Stambollit politikanë nga e gjithë bota shprehen të tronditur. Kancelarja gjermane, Angela Merkel u shprehu ngushëllimet familjeve të viktimave dhe tha se është e tronditur “nga këto akte të reja dhe tinzare të terrorizmit.” Presidenti turk, Erdogan e dënoi atentatin dhe i bëri thirrje botës për veprim të bashkuar kundër kërcënimit të terrorit. Ai e drejtoi apelin e tij sidomos nga shtetet perëndimore. “Shpresoj që atentati në aeroportin e Stambollit të jetë një pikë kthese në të gjithë botën, sidomos për shtetet perëndimore, për luftën e përbashkët kundër organizatave terroriste.” Sulmi nuk iu drejtua vetëm 79 milionë turqve, por njerëzve në të gjithë globin, ka thënë Erdogan.

Türkei Premierminister Binali Yildirim Kryeministri turk, Binali Yildirim

Disa atentatorë vetëvrasës me sulmet e tyre shkaktuan gjakderdhje në aeroportin ndërkombëtar të Stambollit, aty ku kalojnë pasagjerë ndërkombëtarë. Policët hapën zjarr, kur atentatorët u afruan në pikat e kontrollit në terminalin ndërkombëtar, bëjnë të ditur autoritetet. Tre atentatorët pastaj hodhën veten në erë. Kryeministri turk, Binali Yildirim gjatë vizitës në vendngjarje u shpreh se atentati u ka marrë jetën 36 vetënve. Ende nuk dihet nacionaliteti i viktimave.

Türkei Explosionen und Schüsse am Flughafen in Istanbul

Lëvizja e pasagjerëve në aeroport është ndërprerë. Aeroporti Atatürk ndodhet në pjesën europiane të Stambollit dhe është një qendër shumë e rëndësishme lëvizjeje për pasagjerë nga e gjithë bota.(DW)

Filed Under: Komente Tagged With: aeroporti i Stambollit, Atentatet, terrorizmi

“Me plis në Paris”, përfundoi Festivali i Valles dhe Këngës për Çamërinë

June 29, 2016 by dgreca

Ka përfunduar festivali për Camërinë” Me plis në Paris, që u zhvillua në qytetin jugor të Shqipërisë. Për tri netë me rradhë Saranda u kthye në kryeqytet të kulturës kombëtare shqiptare.

“Me plis në Paris” ishte emërtua ky festival, që këtë vit përkonte me 10 – vjetorin e Festivalit të Valles dhe këngës për Çamërinë, organizuar nga Presidenti i Unionit të Kombi shqiptar, Azgan Haklaj.

Mbi 1 mijë artistë, dhe mbi 30 ansamble e grupe artistike nga të gjitha trojet shqiptare, nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi si dhe nga shumë qytete të Shqipërisë u bene pjse e Edicionit te dhjete.

Në natën e tretë juria e Festivalit Kombëtar të Këngës dhe Valles për Çamërinë, edicioni i 10-të e përbërë nga personalitete të nderuara të Kulturës Kombëtare ka bërë vlerësimin e grupeve pjesëmarrësve.

Çmimet:

Çmimi i Madh “Panajot Kanaçi”, iu dha grupit të valleve Ansambli  “Vaçe Zela”  Lushnje.

Çmimi i Madh “Tefta Tashko” iu dha  këngëtares Silvana Margjekaj – Tropojë.

Çmimi i Madh “Laver Bariu” iu dha klarinetistit Bajram Sacma – Fier.

Çmimi për Kostumet më të bukura iu dha   Kostumit me motive Çame – Ansambli “Vaçe Zela” Lushnje.

Çmimi i parë Këngëtarit më të mirë ju dha  Marie Lajcaj – Tuz Mal i Zi.

Çmimi i publikut ju dha Këngëtares Valbona Peraj – Shkodër.

Nga grupet arstistike Çmimi i tretë ju dha Grupit Aristik, Grupi “Shpëtimi” Medvegjë

Çmimi i tretë ju dha Grupit Aristik, Grupi Folklorik “Rapsha” Mal i Zi.

Çmimi i dytë ju dha Grupit Artistik : Grupi Çam “Dodona” Fier.

Çmimi i dytë ju dha Grupit Artistik, Grupi i Këngëtarëve të Klinës – Kosovë.

Me çmim të parë u vlerësua Grupi Artistik, Grupi i Bashkisë Konispol.

Nga ansamblet pjesëmarrëse Çmimi i Publikut ju dha Ansamblit  “Dardania” Tropojë.

Çmimi i tretë ju dha Ansamblit SHKA “Bajram Shabani” Kumanovë.

Çmimi i tretë i ansambleve ju dha Ansamblit “Myzeqeja” Fier.

Çmimi i dytë ju dha Ansambli “Gryka e Kaçanikut” – Kosovë.

Çmimi i dytë i ansambleve ju dha  Ansamblit “Krahu i Shqiponjës “Taip Madani”” -Vlorë. Çmimi i parë i ansambleve iu dha Ansamblit “Tirana” – Tiranë.

Filed Under: Kulture Tagged With: “Me plis në Paris”, Këngës për Çamërinë, përfundoi Festivali i Valles dhe

Mbresa që nuk e mbaj dot për vete

June 29, 2016 by dgreca

Ish-koleges sime, Afërdita  Bega (Xhokaxhiu)/

(skicë letrare)/

Nga Përparim Hysi/
Aty nga mesvitet  ’70-të të shekullit që iku, në shkollën tonë, në Petovë të rrethit të Fierit, erdhi  një mësuese e re.

E re në moshë; e re në profesion dhe, sa erdhi, ra në sy për punën e saj me pasion. Nëse thuhet që  pema bie nën pemë, kjo duhej thënë dhe për mësuesen që erdhi: quhej Afrëdita Xhokaxhiu dhe vetëm mbiemri qe pak i veçantë: nuk qe as më pak dhe as më shumë, por një nga vajzat e profesorit të nderuar të gjeografisë, Petraq Xhokaxhiu. Mësuesja nga portreti qe me sharm dhe të kujtonte atë Afërditën aq të bukur, të cilën si model e solli, i pavdekshmi, Sterio Spasse.

Afërdita, çupa e profesorit tim dhe i sa të tjerëve si unë, qe e bukur dhe më të bukur e bënte puna pasionante me nxënësit. Ajo, veç biologjisë, për plotësim norme jepte dhe lëndën e muzikës dhe, tek e ndiqje në përgatitjet që bënte për  koncertet që jepte me nxënësit në shkollë, në zonë apo deri në rreth, të binte në sy një intimitet timid me nxënësit.

E donin dhe i donte.

Ajo punoi disa vite në shkollën tonë dhe, kur qe bërë si e shtëpisë, befas u largua nga kolektivi ynë. Një djalë fierak, nga një familje fisnike në Fier, sado që me punë qe në Tiranë, tek bënte jak e ik nga  Tirana në Fier, në ato shetitjet tradicionale që bëheshin në mbasditet e vona në të gjitha qytetet,kish parë mes tjerash dhe çupën e profesorit: të bukurën Afërditë. U pa, u bë. Afrëdita, kolegja jonë e bukur, u martua me zooteknikun fierak, Llazar Begon. Edhe në Tiranë Afrëdita punoi si mësuese deri sa doli në  pension.

                     *     *     *

Natyrisht, pas martesës, me Afërditën shiheshim më rrallë dhe, ca nga ca, edhe më rrallë.Por ja,  tani që kam ardhur në Tiranë, jemi parë pak si më dëndur,se, siç duket, na bashkon “psonisja” si pensionistë që jemi. Është bërë gjyshe nga djali e nga çupa, por, për çudi, është përsëri një zonjë sharmante. Unë xhëku e ngacmoi dhe i them:- Je si dikur, por, padyshim, është vetëm një kortezi që në fakt e meriton.
Por qëllimi im nuk është që të shkruaj për portretin aq sharmant të ish-koleges sime, por është i qëlimshëm.
Dje, në mëngjes heret, tek kisha  dalë për të psonisur, e pashë miken time, të thyer dysh, që diç kërkonte. Unë sa e pashë në pozicion të tillë, sulmova:
-Afrëditë, në ke humbur lekë, lëri se t’i jap unë. Po të ketë rënë unaza, gjeje se do të lërë Llazari (bashkëshorti i nderuar i Afrëditës)… dhe ajo, tek u ngrit, erdhi drejt meje dhe më tregoi “unazën” e gjetur: ishte një flutur shumë e bukur.
-Pa shiko,- më tha,- a nuk është gjynah që kjo bukuroshe të shkelet  nga këmba e dikujt? Dhe shkoi e vendosi “bukuroshen” e saj tek një pemë. U mbresova aq shumë sa nuk e mbajta për vete dhe, tek ua tregova dy miqëve të mi shkrimtarë, Meri Lalajt dhe Ilinden Spasse, që të dy mbetën të mbresuar.
Afrëdita, ajo mësuesja pasionante e biologjisë,  e meriton një shkrim. Qe thirrja e fortë e profesionit që e shtyu të bëhej dysh, për të ngritur një flutur nga toka. Sa me vend është ajo thënia:” Sa më shumë i njoha njerëzit, aq më shumë i dua kafshët!”. Ia vlen ca më shumë ky gjestmadhor dashurie qoftë dhe për një flutur, kur shoqëria shqiptare është “plevitosur”. Me ftomë në të dy krahët. “Avropianizuar” shqiptarët aq shumë,sa dhe komshiun që ke përballë, tani as e njeh më. Të përshëndes, fisnkja Afërditë! Je pema e rënë në pemë: e profesorit tim të nderuar, të ndjerit Petraq Xhkoxhiu, që “ftomën” në biografi ia “thau” vetëm ardhja e demokracisë.  Mjerisht, atëherë, ai s’rronte  më, por, sidoqoftë, nderi iu vu në vend: ai është në PANTEONIN E MËSUESËVE-KRENARIA E ARSIMIT!
Tiranë, 29 qershor  2016

Filed Under: ESSE Tagged With: Afërdita Bega (Xhokaxhiu)/ (skicë letrare)/ Nga, mbresa, Përparim Hys

SHQIPTARO-AMERIKANET PER CESHTJEN CAME

June 29, 2016 by dgreca

Perkujtohet ne Detroit 72 vjetori i masakres me çnjerezore kunder popullesise çame/

                                                   NGA ZEF PERGEGA*/

     Shqiptaro-amerikanet u mbodhen se bashku per te perkujtuar spastrimin e pare etnik ne Europe te ndodhur mbi popullsine çame ne trojet e veta nga bandat e armatosura te qeverise greke. Organizata çameria me qender ne Detroit ne bashkepunim me publicistin Zef Pergega, organizuan me  26 qershor 2016 nje Akademi perkujtimore kushtuar genocidit te tmerrshem  mbi çamet e pafajshem 72 vjet me pare, inicur nga politika shoviniste greke. Aktiviteti, si deshmi historike dhe si kujtese kombetare qe te mos shuhet e te mos harrohet nga brezat deri ne zgjidhjen e plote, u zhvillua ne Teqen Bektashiane ne Detroit, ne kete vater fetare e atdhetare qe prej vitit 1954, kur ajo hodhi themelet e bashkimit te emigranteve nga Baba Rexhepi.

Salla ekultures ishte e stolisur me flamujt e Amerikes dhe te Shqiperise si dhe nje foto ekspozite ku vihej ne pah me foto masakrat greke mbi camet si dhe fotot e ndryshme pasqyronin disa nga aktivitetet e komunitetit dhe te organizates çameria nder vite ne Amerike kushtuar çeshtjes se saj.

Njeri nga moderatoret Arjan Rexha, me cilesine e kryetarit te deges se organizates çameria ne Detroit i ftoj te pranishmit qe kishin ardhur edhe nga Cikago dhe qytete te ndryshme te Detroitit te degjonin hymnet kombetare te tedy shteteve dhe te mbanin nje minut heshtje ne kujtim te viktimave dhe heronjeve te kombit tone te rene nder vite per lirine e trojeve tona. Me pas Z. Rexhaj u dha fjalen tre udheheqeve fetar te pershendesnin kete takim.

Dervishi Elindon Pashaj ne fjalen e tij nder te tjera tha: “…Falenderoj organozatoret qe zgjodhen Teqen Bektashiane per organizimin e ketij aktiviteti shume te rendesishem qe i kushtohet njeres nga ngjarjeve me te dhimbshme te kombit tone. Per 60 vjet qendra jone i ka sherbyer kombit dhe komunitetit dhe te gjitha trojeve shqiptare e sidomos ceshtjes se lirise se Kosoves. Baba Rexhepi e themeloi kete qender per te gjithe shqiptaret. Duke e ngritur zerin bashke i tregojme botes se zeri yne per ceshtjen tone eshte i drejte dhe duhet degjuar. Ti Shqiperi me jep emrin shqiptar. Kete duhet ta manifestojme dhe ta trashegojme me dinjitetin me te madh. I lutem te madhit zot ti meshiroje te gjithe ato shpirtera qe nuk e kursyen jeten per lirine e tokes shqiptare!”

Imam Shuaip Gerguri ne pershendetjen e tij tha: “…Eshte koha qe te jemi te lidhur fort me njeri-tjetrin. Te mendojme dhe te veprojme si nje trup i vetem qe ta sherojme nje nga gjymtyret e ketij trupi. Ne trup eshte nje organ, e ajo eshte zemra, ne rast se ajo nuk eshte ne rregull igjithe trupi demb. E kjo zemer eshte Tirana eshte Prishtina qe te dyja duhet te punojne me fort se ne e meritojme bashkimin kombetar. Kjo pjese e ndare eshte edhe Cameria qe po lengon prej dekadash. Ne na vene kushte per kete ceshtje e ne falim det u falim toke fqinjeve vetem per karrike. Qeveritaret duhet e te mendohen kur e japing fjalen ne emer te popullit pa e pyetur ate. Ne te gjithe vendet demokratike te botes vendimet e medha merren duke pyetur popullin!”

Dom Ndue Gjergji tha: “…Ne poe e vuajme edhe sot pushtimin 500 vjecar turk. Luftuam dhe vone e fituam lirine. Me kete perkushtim e ne bashkim forcash te luftojme qe te bashkojme pjese e trungut tone te ndare padretesisht. Koha eshte duke punuar per kombin tone e ne te punojme per te. Me shume per Camerine dhe shqiptaret ne trojet e veta ne Mal te Zi. Te japim kontributin tone sidomos per kulturen. Ne dime me fol por pak dime te punojme. Asnje nuk duhet te qendroje pasiv derisa te zgjidhim kauzen tone te drejte. Rrofte bashkimi yne kombetar!”

Ilir Ademi, kryetar i organizates Cameria ne Cikago mbajti kumtesen: ” Perkejket tona per nderkombetarizimin e ceshtjes came” Referuesi u fokusua ne prezantimin e kesaj ceshtje ne tribunat universitare e shkencore si dhe tek kongresistet e senatoret amerikane. Ne duhet ta bindim qe Greqia ta pranoje kete genocit, i cili eshte i deshmuar tashme ne shume punime shkencore e historike e ne libra te shume si nga autoret vendas dhe te huaj dhe njeri prej tyre ne anglisht eshte Robert Ellsie. Ne nuk jemi kundra popullit grek, por u eshte mohuar e drejta dhe gjuha 4 milion shqiptareve ne Greqi. Ademi shpalosi projekte per te ardhmen me qellim sensibilizimin e ceshtjes came.

Luigj Gjokaj, sekretar i shoqates “Malesia Madhe” dhe activist i hershem per ceshtjen came ne fjalen e tij solli fakte mbi angazhimin e diaspores ne Detroit per Camerine, duke cituar dy akademite e organizuara, njera ne Detroit me 20 korrik 2016 dhe tjetra ne New-York me 18 shtator 2016 nga Gjok Martini dhe Zef Pergega dhe demostrata me 7 nendor 2016 e organizuar nga Gjok Martini ku vete Luigji ka marre pjese. Ai solli shembuj nga demostratat e sidomos nga ato te malesoreve kur me 1978 ne New-York u be nje proteste nga greket per te kerkuar Verio Epirin dhe po ate dite nga shqiptaret kundra regjimit komunist ne Shqiperi. Por kur shqiptaret e moren vesh se greket kane dale ne demostate per grabitjen e tokave tona shqiptaret u perleshen me ta duke harrur qelliminpse kishin dale ne deemostrate!.

Zef Pergega, me cilesine e organizatorit dhe moderatorit te ketij aktiviteti mbajti nje kumtese mbi rolin e diaspores per ceshtjen came dhe verimtarine e Bilal Xhaferrit me revisten e tij “Krahu i Shqiponjes”.

Drejtori iTv Shqiptareve te Amerikes Gani Vila mbajti kumtesen mbi masakrat cnjerezore te grekeve ne jugun e Shqiperise dhe vecanerisht ne Progonat, ku u vrane per nje dite 375 shqiptare, 25 prej te cileve i perkisnin fisit te tij. Sipas tij ne keto masakra jane vrare te krishtere e muslimane dhe asnje qeveri nuk ka vepruar me pasterti per cestjen Came. Vila ishte nje kritik i rrepte edhe ndaj qeverise se sotme te Edi Rames, i cili para pales greke ka mbyllur genocidin e ndodhur nga viti 193-1944. Partia e Punes ketyre krimeve u vuri kapak dhe askush nuk guxonte te fliste. Pse duhet te krijhet parti came?! Dekleratat e kryeministrit se partia socialiste edhte e vetmja qe e ka vene kete cestje ne udhen e zgjidhjes nuk eshte as serioze as normale, por eshte nihiliste. Une do te punoj vete si person me familjen me televizionin qe sa te mundem te paraqes material e dokumente per ceshtjen came!”

Takimin e pershendeti edhe biznesmeni Ndue Ftoni njeheresh pronar i ACTV, Alen Hoxha, Prof Anton lajcaj, Shkelqim Ademi si dhe Besim Dervishi.

Albdreams. net qe mori pjese dhe e pasqyroj aktivitetin mirepret materialet e tjera te referuara ne kete takim, i cili ishte i nje niveli te larte dhe mbreslenes.

Me poshte po japing fjalen e gazetarit  Zef Pergega, i cili na e dergoi me e-mail, bashke me materialin e mesiperm:

***

BILAL XHAFERRI ZEMREKU I ORES SE CAMERISE               

ZEF PERGEGA/

Kontributi i diaspores shqiptare te Amerikes, per ceshtjen e pazgjidhur came eshte i mocem. Ai e ka moshen mbi 100 vjecare. Kjo ceshtje ekziston se ekzistojne dhe nuk shuhen camet. Ekziston se dhimbja eshte e pranishme ne zemrat e nenave came. Ekziston se eshte ne jete gjuha e tyre, qe flet per nje toke, per nje prone per nje lis e per nje shkemb nga u hodhen nuset per te mos rene ne dore te gjaksorit, per nje varr te te pareve rrethuar me gur prej Camerije qe edhe sot me heshtjen flet ate gjuhe perendie.

Ajo ekziston e mbytur ne gjak e ne lot, e mbetur e shkrete pa zot!

Tragjedia came nuk eshte gje tjeter, vetem nje perseritje e drames kosovare mbi tri aktet e gjakut Shpasurim-Shperngulje-Shfarosje, shkruante Noli

Cameria ekziston se ajo eshte djepi i burrave te medhenj sepse eshte atdheu i Pirros, eshte toke e krishterimit e cila i tha Selise se Shenjte Papen Eleuteri qe ne gjuhen greke do te thote Liria,eshte dheu i atit te Shen Donatit dhe i humanistit me fame boterore Mihal Trivoli, se aty eshte themeli ikulles se Marko Bocarit dhe e qindra kapidaneve qe i dhane lirine tokes helene e per vete moren Kalin e Trojes.  Tani ceshtja came nga nje muze i harruar neper skutat e historise, po del ne suprinen e tribunave nderkombetare e deri ne Gjykten e Hages…

Teza se camet ishin bashkepunetore te fashizmit eshte anakronike dhe pa asnje baze historike. E verteta e spastrimit etnik mbi camet ka nisur qe ne vitin 1913, pra 27 para se te fillonte Lufta e Dyte Boterore. Camet gjate okupimit nazi-fashist nuk paten as qeveri dhe as parti, madje as grupe qe te renditeshin ne anen e pushtuesit. Ata luftuan dhe dhane jeten per token e tyre dhe ne mbrojte te grekeve. Sot ne Greqi qeveria e te ciles nuk e pranon ceshtjen came ka ne parlamentin e vet parti naziste. Por dita do te vije, kur kufijte mes shqiptareve do te shuhen e do te treten, bashke me Kosoven e Camerine, me Malesine e trojet tjera shekullore do te mbeten. Se Fishta i ka rene me heret Lahutes

    Po neser me ndihme te Zotit

Do ta bejme perseri Shqiperine e lire

Prej Preveze ne Leqe te Hotit                      

Prej Tivari ne Manastir.

Nje came trokiti ne porten e madhe te Lirise. Lejla Dino, kryetare e Shoqates Shqiptaro Amerikane me 20 nendor 1919 i shkruante nje leter zonjes se pare te Amerikes qe te influenconte tek Presidenti Willson qe tokat shqiptare te mos grabiten dhe Cameria te mbetej ne shtetin shqiptar. Perkushtimi i diaspores shqiptare ka nisur qe ne vitin 1918 kurcamet e Amerikes e ndezen zjarrin e bashkimit dhe ai nuk do te shuhet kurre deri sa ta shohim te valevitet flamuri kuq e zi ne frengjite e kalase se Janines, sic e deshiron edhe patrioti malesor Gjok Martini. Periudha 1918-1940 ne Amerike eshte e mbushur plot aktivitete per Camerine sidomos me memorandume, me konferenca, demostrata dhe letra derguar te gjitha qeverive dhe personaliteteve me te larta boterore e amerikane.

Ne tetor te vitit 1974 krijhet ne Cikago “Lidhja Came”Detyra kryesore e kesaj organizate ishte te deshmonte para botes se camet kudo qe jane, jane gjalle e plot energji per ceshtjen dhe kauzen e lirise se tyre. Kryetari i pare i saj njihet patrioti Selfo Hoxha, me anetare Dragon Idrizi, Hamza Cami, Selfo Hysaj dhe Bilal Xahferri.

Po ne kete vit pa driten e botimin revista “Krahu i Shiponjes” me botues poetin dhe shkrimtarin Bilal Xhaferri. Bilali e gdhendi ne art ceshtjen came. Ai eshte arkitekti i fjales se lire ne diaspore, njeri i akteve heroike ne permballjen me diktaturen dhe grupimet antikombetare ne Amerike e kudo.

Pati nje lidhje te forte me malesore dhe aty mes tyre gjente forca per te punuat, per ta nderkombtarizuar roberine e popullit te tij. Une mund te thenm se ai ishte zemreku iores se lirise se Camerise. Kur ishte ne pytje ceshtja e Kosovare ai e vuri ne sherbim te saj. U lidh for me kishen katolike ZonjaPajtore me Dom Prek Ndrevashen, i cili si ne predikime e fjalime e prezantoj ceshtjen came, madje aq fort ne revisten e tij “Rreze Shelbuese” Ai pati mik te ngushte Prof Prek Gruden, po ashtu Gjok Martinin dhe gazeten e tij “Lajmetari Shqiptar”  Nuk duhet harruar aktivisti , poeti dhe fotografi Vasel Ujkaj,i cili pasqyronte jeten e komunitetit dhe demostrata ne shtypin e kohes dhe ne revisten “Krahu i Shqiponjes”Poezia e vetme e Bilal Xhaferrit qe u botua ne gazeten “Zani i Rinise” ka qene “Balade Came “ me 1969, por litari i lagur ideologjik ua ngushtoi frymen vargjeve te lira…

Dhe camet ikin. Po ku vene? Ku shkojne valle me trasten pa buke? Toka nuk qesh me. Ylberi eshte vetem nje pershendetje lamtumire. Fara dhe parmenda jane te ngrira ne plisin e kthyer e te zhuritur. Qete e kularit i ka there greku e tym e zjarr i ka lallur kullat. Qente i kane helmuar e bagetite i kane grabitur. Zemra dhe shpirti ipopullit kukurec i pjekur ne bajoneta. Llajkat e dyerve jane bere si vela te shqyera nga furtunat. Po si e thote poeti cam Xhaferri qe pas shpine ka bajoneten e qyten e ushtarit grek

Na e tregojne drejtimin plumbat

Qe vershellojne ne erresise

Na i ndricojne rruget flaket      

Qe te gjithe vendin e kane perpire

Qe te mos ndodhi me kjo menxyre gjaku jemi mbledhur sot nga te gjitha krahinat se ceshtja came nuk eshte sinore fshati po ceshtje kombetare. Se pikerisht per kete me ne krye Gjok Martinin si frymezues organizuam dy Akademi nje ne Detroit me 20 korrik 2003 dhe nje ne New-York ne shtator 2003 dhe po nje demonstrate ne Detroit. Ne keto aktivitete kontriboj edhe aktivsti Luigj Gjokaj. Per keto veprimtari ka shkruar edhe New-York Time se Bilal Xhaferri me pare e kishte bere ceshtjen came present ne kete redaksi prestigjioze.

Sot eshte kohe tjeter. Duhet shpejtuar sa me shume te jete e mundur. Ndaj nga kjo akademi le te bashkohemi dhe te ia nisim punes per prezantimin e kesaj ceshtje ne cdo tryeze, duke perdorur te gjitha format demokratike dhe argumetueze.

* E dergoi per Diellin Zef Pergega

Filed Under: Komunitet Tagged With: Michigan, per ceshtjen Came, SHQIPTARO-AMERIKANET, Zef Pergega

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2693
  • 2694
  • 2695
  • 2696
  • 2697
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT