• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

The Telegraph: Pas botës së errët të gjakmarrjes shqiptare

April 17, 2016 by dgreca

Edhe pse në vendin tonë shkrimet për gjakmarrjes janë shuan, mediat në Europë hedhin dritë dhe paraqesin në reportazhet e tyre histori që dhe vetë Shqipëria nuk i ka dëgjuar më parë. Një shkrim i radhës nga Britanikja, “The Telegraph”, ku Shqipërisë i ka veshur elementë modernë si qasja me rrjetin e saj 4G, anëtarësimin në NATO, dhe përgatitjet për t’u bashkuar me BE por e ka quajtur të dobët për sa i përket gjakmarrjes.

“Ka pasur 35 vrasje hakmarrje”, thotë Gjin Marku, një ish-oficer i zbulimit shtetëror i cili tani punon si ndërmjetëson ndaj familjeve që janë në gjak.

Të huajt ndoshta nuk kanë dëgjuar shumë për “kanunin e Lek Dukagjinit”, i cili është një kod fisnor me 1,262 rregullave të përcaktuara nga fisniku i shekullit të 15-të Lekë Dukagjini, i cili kishte vendosur se “kush derdh gjaku duhet të plotësohen me gjak të derdhur”. Por ndërsa historitë e Kanunit mbeten pjesë e ADN-së kulturore dhe historike të Shqipërisë, ato janë gjithashtu një burim shqetësimi në rritje për azil në Britani. Që nga 2012 dhjetëra mijëra shqiptarë kanë emigruar në Europë, shumë kërkuar azil në bazë të asaj që ata janë të frikësuar për jetën e tyre, si rezultat i “gjakmarrjes”.

Ato janë kërkesa të cilat zyrtarët britanikë thonë se janë pothuajse gjithmonë të rreme ose të paktën, jo në atë që duket të jetë. Nicholas Cannon, ambasadori i Britanisë në Shqipëri, ka shkuar edhe më tej, kur në vitin 2013 ai akuzoi zyrtarë të qeverisë dhe OJQ-të për të ashtuquajturat certifikatat e gjakmarrjes që ushqenin stereotipin e vjetërsuar ballkanik të Shqipërisë si një prapambetje e rrezikshme.

“Nuk ka asnjë arsye që një shqiptar për kërkojnë azil në ndonjë vend të BE-së – jo për arsye politike apo të sigurisë”, është shprehur Saimir Tahiri për “The Telegraph”.

Pavarësisht nga një goditje shqiptare, Z. Marku – i cili ishte vetë hetuar nga policia për shitjen e certifikatave të falsifikuara në vitin 2014 para se të gjitha akuzat i ka hodhur poshtë, pasi ai me sukses ka argumentuar se akuzat ishin të motivuara politikisht. I pyetur në lidhje me kritikat e ambasadorit Cannon, ai thotë. “Ai nuk e di se çfarë është duke folur. Në fakt, si ambasador ai nuk mund të gjejnë bishtin mbi një gomar”.

Dhe kështu që ideja e lashtë e “Kanunit” përjetësohet në ditët e sotme – më e gjallë, ndoshta më popullore se ana e errët e Shqipërisë se sa vetë realiteti i treguar.

Përshtati: Redjon Shtylla

Filed Under: Komente Tagged With: “The Telegraph”:, Gjakmarrja në Shqipëri, për azil në Britani, shqetesimi

Një histori Ilire në Shkup

April 17, 2016 by dgreca

Gazetari i Top Channel dhe autori i emisioneve “Shqipëria tjetër”, ka tronditur Maqedoninë me emisionin e tij të radhës: ”Shkupi, një histori Ilire”

Mema u ndal tek Shkupi dhe nga fakti sesi aty janë kryer investimet – nga ana e shqiptare dhe ajo e banuar nga maqedonas.

Investimi dhe falsifikimi i historisë e bën dallimin në mes Shkupit shqiptar dhe Shkupit maqedonas.

”Shkupi, një histori Ilire” nxjerr disa sekuenca nga emisioni të filmuara me kamerë amatore, ku Mema dhe ekipi i tij kontrollohen nga Policia dhe nga njësiti special “Alfa”.Mema ka thënë se ka shumë të vërteta që emisioni do ti zbulojë.

Filed Under: Rajon Tagged With: Marin mema, trondit Shkupin

“Novosti”: Serbia në alarm për rishfaqje të AKSH-së në Kosovë

April 17, 2016 by dgreca

Serbët e Kosovës janë të brengosur, pas një riviste të pjesëtarëve të Armatës Kombëtare Shqiptare, të armatosur deri në dhëmbë, të cilët kanë bërë thirrje për mobilizim të anëtarëve të saj, për të “mbrojtur interesat kombëtare”, shkruan sot “Novosti” i Beogradit.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, duke reaguar nga kësaj paraqitjeje të saj, i tha kësaj gazete se KFOR-i dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të ofrojnë garanci se këso dukurish në, siç citohet të ketë thënë ai, krahinën tonë jugore nuk do të ndodhin.

“Do të bisedojmë me përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar, para së gjithash me përfaqësuesit e KFOR-it, meqë shfaqja e grupeve të tilla të armatosura është e palejueshme”, citon “Novosti Gjuriqin.

Pas disa muajsh, kur sipas medieve në gjuhën shqipe të Kosovës u shfaqën në segmentin e rrugës Prishtinë – Podujevë dhe Prishtinë – Mitrovicë, pjesëtarë të armatosur të Armatës Kombëtare Shqiptare janë tubuar para disa ditësh në rajonin e Mitrovicës, me ç’rast “komandanti” anonim i kësaj organizate ilegale ka akuzuar “strukturat paralele serbe” në Mitrovicë se po torturojnë shqiptarët dhe se nuk po i lejojnë të kthehen në shtëpitë e veta. Serbët posaçërisht i ka shqetësuar deklarata e njërit nga “liderët”, i cili ka thënë se pjesëtarët e AKSH-së janë të organizuar dhe mirë të stërvitur që “shumë shpejt edhe të mobilizohen”

“Komuniteti ndërkombëtar, që është përgjegjës për sigurinë në Kosovë, duhet me urgjencë të reagojë dhe të ndalë vringëllimat e tilla me armë dhe kërcënimet e shqiptarëve të armatosur. Prandaj i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar, para së gjithash KFOR-it, që është përgjegjës për sigurinë në Kosovë e Metohi, që të mos i mbyll më sytë para kërcënimeve të hapura të shqiptarëve dhe të mos tolerojë armatosjen dhe organizimin e tyre me qëllim të shkaktimit të trazirave”, cition “Novosti” kryetarin e Mitrovicës veriore, Goran Rakiqin.

Dhe ndërsa tërheq vërejtjen se rivista e shqiptarëve të armatosur përbën dëshminë se në Kosovë vazhdon të ketë sasi të madhe armesh ilegale, Rakiq përmend shqetësimin shtesë për shkak të thirrjes së pjesëtarëve të kësaj organizate ilegale për mobilizim, që mund të provokojë destabilitet dhe përshkallëzim të dhunës, shkruan kjo gazetë.(Sipas Bota Sot)

Filed Under: Komente Tagged With: ne Kosove, Novosti, Serbia në alarm për rishfaqje, të AKSH-së

Qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë kalojnë kufirin me letërnjoftime

April 17, 2016 by dgreca

Ne Foto: Zyrtarët e të dyja vendeve gjatë ceremonisë zyrtare të fillimit të zbatimit të marrëveshjes, 17 prill 2016, Han i Elezit/

Ka hyrë në fuqi marrëveshja për udhëtimin me letërnjoftime mes Kosovës dhe Maqedonisë. Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, përmes një komunikate për media.

Në njoftim thuhet se në hapësirën ndërmjet pikës së kalimit kufitar të Hanit të Elezit dhe Bllacës, është mbajtur ceremonia për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për kushtet e udhëtimit me letërnjoftime për shtetasit e të dy vendeve.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Valdet Hoxha,theksoi se sot me këtë ceremoni po formalizohet në praktikë realizimi i marrëveshjes për kushtet e udhëtimit me letërnjoftime për shtetasit e të dy vendeve.

Ai ka shtuar se ky bashkëpunim po bëhet me qëllim të shërbimit të politikave lehtësuese në frymën e bashkëpunimit rajonal dhe më gjerë.

Ndërsa, zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Agim Nuhiu, tha se kjo tregon për bashkëpunimin e vendosur dhe të institucionalizuar bilateral ndërmjet të dyja vendeve.

Ai ka shtuar se me fillimin e funksionalizimit e marrëveshjes do të ketë lehtësim të udhëtimit për qytetarët e të dyja vendeve, duke i marrë parasysh edhe lidhjet e afërta tradicionale, familjare dhe miqësore, si dhe nevoja për kalim më të shpeshtë të kufirit të personave të zonës kufitare, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

Filed Under: Rajon Tagged With: e Kosovës dhe Maqedonisë, kalojnë kufirin, me letërnjoftime, qytetarët

Klasa politike, helmi i shoqërisë shqiptare

April 17, 2016 by dgreca

Nga Aurenc Bebja, Francë/* 

Në Lindje apo Perëndim, përveç konflikteve gjeopolitike, feja në raste të shumta është faktor ndarës i shoqërive duke vështirësuar kështu bashkëjetesën mes tyre. Shqipëria, ky komb i vjetër evropian, deri tani mbetet shembulli më i mirë i bashkëjetesës fetare, por fatkeqësisht ka një problem tepër të madh me politikën, më saktësisht me klasën e saj politike, e cila çdo ditë përçan qytetarët e saj dhe u shuan shpresat për një jetë më të mirë.

Me gjithë ndërhyrjen e diplomatëve evropianë dhe amerikanë, Shqipëria bie në sy për politikën e saj të çrregullt e të çorientuar, që i ngjan më shumë një kopjeje sesa një modeli politik perëndimor. Politikanët shqiptarë, vullnetarisht ose jo, dallojnë se duan t’i vënë barriera progresit, zhvillimit dhe stabilitetit të vendit, me qëllim që të qëndrojnë sa më gjatë të jetë e mundur në karriget (kolltuqet) e tyre politike dhe kështu të kënaqin egot personale.

Është interesante të analizosh sjelljen e kandidatëve para dhe pas zgjedhjeve politike. Gjatë fazës ‘parazgjedhore’, ata/ato sillen si « engjuj » të vërtetë, të cilët i duan të mirën popullit, por në fazën ‘paszgjedhore’, demonët e tyre të vjetër rishfaqen dhe kështu ata/ato heqin maskat dhe bëhen « djaj ». Harrojnë premtimet e tyre elektorale, shpërfillin qytetarët dhe i distancojnë nga jeta politike. Fatkeqësisht, konsultimi apo debati publik në lidhje me projekte madhore apo çështje që prekin interesat e shoqërisë civile nuk janë të demokratizuar.

« Divide ut imperes » është një « formulë » e aplikuar në mënyrë perfekte në Shqipëri. Politika është e përhapur në të gjithë shoqërinë, si në shtresën e varfër dhe atë të pasur, si në klasën punëtore dhe atë intelektuale, si në mjedisin privat dhe atë publik. Klasa politike postkomuniste, si ajo komuniste dikur, ka arritur të infiltrohet në familjet shqiptare, qofshin ato në qytetet e mëdha apo në fshatrat më të izoluar të vendit. Qëllimi i saj është sigurimi i votës, por edhe krijimi i një lloj vartësie politike, e cila u mundëson të manipulojë më lehtë qytetarët.

Në disa raste, politikanët shqiptarë shkojnë më tej në mendimet e tyre politike. Gjatë muajit mars 2016, anëtarët e një partie në pushtet deklaruan së vinin partinë mbi Shqipërinë. Këto dalje publike tregojnë qartësisht dëmin që krijon politika në një shoqëri ende në tranzicion. A mund të ketë Shqipëria një të ardhme të sigurtë, kur klasa politike udhëheqëse mban apo toleron të tilla fjalime (qëndrime) ? A mund të kemi besim në udhëheqësa të tillë dhe a duhet që shqiptarët të vazhdojnë t’i mbështesin ?

Përsa i përket udhëheqësve të lartë politikë të vendit, shtypi i shkruar dhe televiziv evokuon shpesh akuza korrupsioni, krimi apo abuzimi me pushtetin, por si zakonisht, asnjeri nuk dënohet. Duket sikur sistemi policor (prokuror) dhe gjyqësor janë të « paralizuar », domethënë të paaftë të reagojnë ndaj politikanëve.

Cfarë të themi për seancat e të enjtes në Parlament (Kuvend), vend i cili është transformuar prej kohësh në teatrin e komedianëve « të talentuar », në cirkun e kllounëve, ku pjesmarrësit « shquhen » vetëm për skenat e turpshme të komunikimit. Aty, deputetët, të cilët kanë në dorë fatin e popullit, prodhojnë debate sterile, domethënë flasin por nuk dëgjojnë, shahen dhe akuzohen me njëri me tjetrin për çështje nga më të rëndat, pa propozuar apo gjetur rrugëzgjidhje për programin (premtimet) që janë votuar.

Si rrjedhojë, populli shqiptar, edhe pse e ka votuar apo rivotuar ndër vite këtë klasë politike, mbetet si gjithmonë viktima kryesore e saj. Shqiptarët nuk e kanë gjetur akoma antidotin i cili do t’i shpëtojë nga helmi apo virusi i kësaj lloj « specie » politikanësh. Duke shpresuar që vendi i shqiponjave të gjejë në një ditë sa më të afërt një lider të ri apo lidere të re politike, përse jo si kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, i cili do të dojë dhe do të dijë të motivojë, të krijojë besim në popull, dhe të ketë vullnetin e plotë për t’a nxjerrë atë nga situata në të cilën ndodhet.

France– 17 Prill 2016

Burimi : http://www.darsiani.com/opinion/(E dergoi per DIELLIN autori)

Filed Under: Opinion Tagged With: Aurenc Bebja, France, helmi i shoqërisë shqiptare, klasa politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2891
  • 2892
  • 2893
  • 2894
  • 2895
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT