• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Selimi deklarohet i pafajshëm, aktakuzën e quan të padrejtë

November 11, 2020 by dgreca

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi u deklarua i pafajshëm për aktakuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, që është konfirmuar ndaj tij nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

“Unë deklarohem i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës”, tha Selimi, gjatë paraqitjes së parë para Dhomave të Specializuara, ku u pyet që të deklarohet nëse ndihet i pafajshëm apo fajtor për akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Selimi gjatë një fjale të mbajtur gjatë kësaj paraqitjeje tha se aktakuza ndaj tij “është e padrejtë”.

“E pash aktakuzën e ngritur nga ana e Prokurorisë. Ishte një aktakuzë e rëndë, voluminoze, por mbi të gjitha shumë e padrejtë. E pasaktë dhe e padrejtë ndaj meje, por e padrejtë edhe ndaj luftës së popullit tim dhe shteti prej nga vi unë”, tha Selimi.

Sipas Selimit, në fund të këtij procesi do të binden të gjithë se “as unë e as Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk kemi të bëjmë asgjë me krime e as me ndërmarrje të përbashkët kriminale siç cilësohemi padrejtësisht në këtë aktakuzë”.

“Unë jam veç një çlimitar që luftën për liri e kam nisur me komandantin legjendar Adem Jasharin dhe e kemi përfunduar me gjeneralin (Wesley) Clark, me NATO-n”, tha Selimi.

Ai tha se shpreson që ky proces gjyqësor të ketë për qëllim sjelljen e drejtësisë dhe së vërtetës.

Sipas aktakuzës, Selimi dyshohet për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte, ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit, 1999.

Krimet pretendohet se janë kryer në disa lokacione të Kosovës dhe në veri të Shqipërisë, përkatësisht në Kukës dhe Cahan.

Sekretari i Gjykatës lexoi dhejtë pikat e aktakuzës dhe tha se ekziston dyshimi i bazuar se Selimi mban përgjegjësi penale për kryerjen e këtyre krimeve.

Mbrojtja kërkon lirimin e Selimit, thotë se s’ka indikacione se ai do t’i ikë drejtësisë

Avokati Robert Kaarls, që përfaqësoi Selimin në këtë paraqitje, tha se në ditët në vijim do të bëjnë kërkesë për lirimin e përkohshëm, duke argumentuar se nuk ka indikacione se Selimi paraqet rrezik të arratisjes.

“Dua të theksoj se klienti im ka bashkëpunuar edhe më herët (v.j. me Dhomat e Specializuara). Javën që kaloi ai u kontaktua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe ai u dorëzua vetë. Këto janë indikacione se nuk ka rrezik të arratisjes. Nuk ka asnjë indikacion që do të ndikojë te dëshmitarët ose do të asgjësojë provat”, tha Kaarls.

“Për sa i përket atij, nuk ka asnjë lloj arsye për të besuar se zoti Selimi – nuk e di se çfarë kanë bërë të tjerët e çfarë do të bëjnë në të ardhmen etj, për të tjerët nuk e dimë – por, nuk ka asnjë indikacion do të ndikojë në prova, apo do të bëjë diçka të tillë”, shtoi avokati Kaarls.

Avokati i Selimit pritet të jetë David Young, por ai për shkak të pandemisë së koronavirusit, nuk qe i pranishëm në këtë paraqitje.

Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou propozoi që më 18 nëntor të mbahet konferenca statusore, por pala mbrojtëse argumentoi se një gjë e tillë të mbahet sa më vonë gjatë këtij muaji, pasi siç tha avokati Kaarls, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka pasur kohë të përgatitet, ndërkaq mbrojtja jo.

Më 4 nëntor, Selimi, që gjatë luftës ka qenë anëtar i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njoftoi për konfirmimin e aktakuzës dhe u transferua në qendrën e paraburgimit në Hagë më 5 nëntor.

Selimi ka një aktakuzë të përbashkët me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, ish-kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin dhe ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqin. Ata po ashtu gjenden në paraburgim në Hagë.

Thaçi, Veseli dhe Krasniqi, gjatë paraqitjeve të tyre të para pranë Dhomave të Specializuara më herët gjatë kësaj jave, janë deklaruar të pafajshëm ndaj akuzave që rëndojnë ndaj tyre.

Dhomat e Specializuara konfirmuan aktakuzën ndaj Selimit, Thaçit, Veselit e Krasniqit më 26 tetor, por ajo u bë publike më 5 nëntor.

Sipas aktakuzës, krimet dyshohet se janë kryer “nga anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë aktive në luftime”.

Dhomat e Specializuara pretendojnë se për këto krime, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi mbajnë përgjegjësi penale si individë në bazë të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale për krimet e paraqitura në aktakuzë.

Aktakuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

Në aktakuzën e konfirmuar pretendohet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtar të tjerë të “ndërmarrjes së përbashkët kriminale kanë ndarë qëllimin e njëjtë për të marrë dhe ushtruar kontrollin në gjithë Kosovën me të gjitha mjetet, përfshirë edhe frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e atyre që i konsideronin kundërshtarë”.

Kundërshtarët, sipas aktakuzës, ishin njerëz që u perceptuan se kanë “bashkëpunuar me forcat e ish-Republikës Jugosllave, me zyrtarët apo institucionet shtetërore ose nuk mbështesnin qëllimet e UÇK-së, përfshirë personat e lidhur me LDK-në dhe persona të etnisë serbe, rome dhe etnive tjera”.

Aktakuza pretendon se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi “kanë pasur synimin e njëjtë për kryerjen e të gjitha krimeve që janë në këtë aktakuzë, së bashku me anëtarë të tjerë të ndërmarrjes së përbashkët kriminale”.

Aktakuza pretendon se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, personalisht kanë marrë pjesë në “kërcënime, marrje në pyetje, keqtrajtimin dhe ndalimin e kundërshtarëve”.

Në aktakuzë thuhet se ka pasur qendra të ndalimit në Likoc, Jabllanicë, Llapushnik, Drenoc, etj.

Po ashtu përmendet edhe një rast, ku pretendohet se ka pasur një qendër të ndalimit në afërsi të Kleçkës, ku thuhet se Veseli, Selmi dhe Krasniqi “ishin të përshirë në aspekte të ndryshme të transferimit, ndalimit apo dhe lirimit të të ndaluarve, që mbaheshin në një qendër ndalimi afër Kleçkës”.

Dhomat e Specializuara po ashtu kanë konfirmuar një aktakuzë për krime lufte ndaj ish-eprorit të UÇK-së, Sali Mustafës. Ai është deklaruar i pafajshëm ndaj veprave që rëndojnë ndaj tij.

Në qendrën e paraburgimit në Hagë, si të dyshuar gjenden edhe dy udhëheqës të organizatës së veteranëve të UÇK-së: Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Ata dyshohen për pengim të drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve dhe vepra të tjera që kanë të bëjnë me bërjen publike të disa dokumenteve sekrete të Gjykatës.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000.

Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.

Filed Under: Featured Tagged With: i pafajshem, Rexhep Selimi

Application for Biberaj Family Scholarship is open

November 11, 2020 by dgreca

The competitive Biberaj Family Scholarship includes tuition and fees, housing and board at RIT Kosovo (A.U.K) campus and one semester of studies in United States, granted over four years. There will be 10 available scholarships for students from Kosova, Tropoja, Plava & Guci, Presheva and Tetova & Shkup enrolling in Academic year starting fall 2021. 
Learn More and Apply
ligibility
The scholarship application is open to anyone who meets the following requirements:        
 Is of an Albanian descent from one of the following regions: rural parts of Kosova, Tropoja, Plava, Gucia, Presheva, Tetova, and Shkup, or is from one of the minority groups of Kosova.Completes the freshman admission requirements at RIT Kosovo (A.U.K) – see: Admission InformationAble to demonstrate an outstanding academic record and achievements.Have completed a High School Degree by the time of scholarship award.Been active in extra-curricular activities.Completed a High School Degree by the time of scholarship award.Able to demonstrate financial need.Proficient in spoken and written English and able to demonstrate strong mathematical skills (The application, selection process, and interview are all conducted in English).
Preference will be given to women and to those pursuing studies in STEM and Journalism Concentrations. 
As requirements of the Biberaj Family Scholarship, each student will spend one month each summer between each academic year, working to support community service in their home region, and each student will be required to complete a Capstone project by the end of their fourth year. Additionally, each student will spend one academic semester studying in the U.S. To maintain his or her scholarship, each student will need to maintain a superior grade point average.
 

The Biberaj Family Scholarship is made possible through the generous donation pledge of $1.16 mil by The Biberaj Foundation Inc. and participation of RIT Kosovo (A.U.K) and American University in Kosovo Foundation Inc. to provide 40 full undergraduate scholarship awards for freshmen students with strong academic records and demonstrating financial need.
The Biberaj Foundation Inc, founded as a not-for-profit in 2017, provides educational opportunities for qualified students of Albanian descent, living in the Balkans, to receive scholarship assistance for study in undergraduate and graduate programs leading to a degree at United States colleges and universities.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Application, for Biberaj Family, Scholarship

Kosova, çmime për Dramë Origjinale Shqipe

November 11, 2020 by dgreca

Ndahen çmimet për Dramë Origjinale Shqipe “Katarina Josipi” për vitin 2020, Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Qeverinë e Kosovës, Vlora Dumoshi, ka nënshkruar vendimet/ 

PRISHTINË, 11/ 11/ 2020 – Gazeta DIELLI/ Në Kosovë sot, 11 Nëntor 2020, Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka nënshkruar vendimet për çmimet për laureatët për Dramë Origjinale Shqipe “Katarina Josipi” për vitin 2020, në bazë të vlerësimeve të Jurisë Profesionale. 

Çmimi i parë për Dramë Origjinale Shqipe “Katarina Josipi” për vitin 2020 i ndahet dramës “Cari i Carave”, të autorit Agim Sopi; Çmimi i dytë për Dramë Origjinale Shqipe “Katarina Josipi” për vitin 2020 i ndahet dramës “ Shtëpia e të humburve “, të autorit Zgjim Baraliu; Çmimi i tretë për Dramë Origjinale Shqipe “Katarina Josipi” për vitin 2020 i ndahet dramës – “ Era”, të autores Albana Muja. 

Ministrja Dumoshi me rastin e nënshkrimit të vendimeve i uroi laureatët për çmimet duke e vlerësuar dhe marrë në konsideratë punën e jurisë profesionale. 

“I uroj fituesit e çmimeve sivjet dhe i falënderoj autorët e dramave për sjelljen e këtyre dramave në jetë duke kontribuuar kësisoj në krijimtarinë artistike për këtë vit. Si ministri përmes këtyre çmimeve ne e tregojmë mirënjohjen për autorët që shkruajnë drama si dhe nxisim krijimtarinë e vlerat e mirëfillta”, tha mes tjerash ministrja. 

Në bazë të vendimeve të nënshkruara nga ministrja Dumoshi, çmimi i parë shoqërohet me shpërblim financiar prej 3600 euro, i dyti me 2400 euro dhe i treti me 1200. 

Çmimet u janë ndarë laureatëve pa ceremoni të organizuar ashtu siç edhe tradicionalisht MKRS-ja i ndan këto çmime, për arsye se njëri prej tyre është i infektuar me virus dhe kjo gjë ka pamundësuar një organizim të këtillë. 

Juria Profesionale ka qenë në përbërje të Selman Jusufi – kryesues, dhe anëtarët: Arian Krasniqi – dramaturg, Ilir Bokshi – regjisor, Naser Shatrolli – dramaturg (përfaqësues i MKRS-së) dhe Adrian Morina – aktor. 

Filed Under: Kulture Tagged With: Behlul Jashari, çmime për Dramë, kosova, Ministrja Vlora Dumoshi, origjinale

E përsëris ti Taulant je në çiban

November 11, 2020 by dgreca

Nga Ilir Levonja-1) Që ta dalloni nëse është apo jo propoganda një kancer, ua jep këtë mundësi partia në pushtet dhe Taulant çibani. E para ka ndezur motorët e emisioneve mbi plehrat për atë që opozita po e denoncon me forcë. Megjithëse opozita thotë, që konçesionet janë ndarë në garë të padrejtë, janë minierë e korrupsionit, ku një anonim del miliarder brenda 24 orëve. Del pronar dhe investitor. Dhe kjo është e kuptueshme që nuk është ai i pari, është një zhigolo i servirur. Motorët e propagandës, bilbizojnë tjetrën, që opozita është kundër plehrave. Madje zhbiron deri në ca bashki periferike mbi gropat e plehrave akoma me stilin e komunaleve të kohës. Dhe në fund, pyetja kancer, ja përse nuk i do opozita incineratorët. Se janë të bukur, se janë modele nga ato kompjuteriket që vetëm Rama di të bëj. Se na njohin mirë ata, vetëm ne shqiptarët rrojmë me kënaqësinë syrit dhe xhepa grisur. Madje krenar për këtë. Mjafton të na kënaqen sytë, jo xhepat tanë.

I dyti, Taulant çibani i kërkon publikisht Lulzim Bashës të shpjegoj rolin e tij në lidhje me dosjet hetimore të UNMIK-ut, në vitin 1999. Sipas Taulant çibanit, Basha paska faj se ka marrë pjesë në përgatijen e dosjeve etj. Megjithëse Basha nuk ishte UNMIK, por një karrotrec riosh që kishte gjetur punë në rangjet e kombeve të bashkuara. Afërmendsh nuk ka bir nëne që të mos e pranoj e mos ta quaj sukses në jetë kët. Por çibani e ka gjetur se këtu qëndron thelbi i dështimit tonë. Jo tek ai që ka në pushtet plot 8 vjet, e vetëm i rjep të gjallë shqiptarët.

2) Shqiptarët nuk janë kundër incineratorëve, por kundër korrupsioniot. Kjo ka domethënien që rrugët që ndiqen, format se si po investohen janë 100% korruptive. Kaq! Nuk ia vlen të shkoni deri në komunalen e Maliqit për të nxjerrë në pah kostot e një landfilli të vjetër, por që deri diku ishte model. Të paktën kishte vija gëlqereje. Pavarsisht teknologjisë dhe kostove të kripura në menaxhimin e plehrave. Por është fakt tashmë, plehrat janë një gangrenë sociale për shoqërinë, në çdo qytet. Janë një gangrenë pasi janë minierë floriri për mafian lokale dhe kombëtare. Madje kanë dëshmorët e tyre. Ato para që mund të investojnë, i ndajnë me ata që u japin fondet, me hetuesin që nuk investigon, me gjykatësin që nuk i ndjek. Kurse shqiptarëve u japin blozën kur i djegin. U japin rrugët, plazhet, lumenjtë me kanaçe, me shishe plastike, me gjithfarësoj turlie plehrash. Këtu qëndron kleçka, jo në zbulimin e stisur se shqiptarët nuk duan incineratorët.

3) Kjo puna e arrestimeve të ish krerëve të UÇK-ës, nuk e di përse është kthyer në një altoporlant patriotësh. Se kush e do dhe kush nuk e do Shqipërinë. E kam fjalën për Shqipërinë natyrale, pasi termi Shqipëri etnike është herezi. Lërini pordhët se asnjë nga ju nuk e do Shqipërinë. As ju që jeni në pushtet, as ata në opozitë. Si në Tiranë dhe Prishtinë. Po ta donit sot nuk do flisnit për këtë temë pasi nuk do ishit kontigjent i Hagës, por i ekonomisë. Çfarë ndodh sot në Hagë është produkt i a) propagandës apo kancerit politik. b) Luftës së ashpër po politike dhe pa kompromis midis vedit. c) Nuk njihen marrëveshjet. d) Eshtë e pamundur të bësh bashkë dy shqiptarë. e) Në vend të hapim fronte pune, ne hapim parti të reja. h) Nuk bëhet shteti me mjete të dhuruara. Kemi 30 vjet demokraci presim të na falë ndonjë shtet mjete. Dhe f) ajo më e rëndësishmja, dështim total nga mungesa e përvojës shtetare në raport me kanceleritë e botës. Ja krejt infantilë, të pa përvojë.

5) Tek ne njëri mban patkoin, tjetri gozhdën, ai i huaji i bie çekiçit. Jo rastësisht ata krerë të UÇK-ës sot në bankën e të akuzuarve janë krerë edhe të disa partive. Ose nga një grusht burrash që luftuan, u shëndërruan në liderë forcash politike. Shikoni shqiptarët e Malit të Zi, në vend të kenë 1 parti, kanë 6 të tilla. Mali i Zi ka 350 mijë banorë, shqiptarët janë vetëm në dy qytete. E si mund ta mbroj shqiptari shqiptarin aty. Përkundrazi po e shfaros. Kështu edhe në Maqedonië e Veriut, Kështu edhe Kosovën e gjoja të lirë. Kosova nuk është e lirë, por e pushtuar. Dhe këta janë ”kprifejtë” e politikës.

4) Taulant çibani del se ka zbuluar që Lulzim Basha ka qënë përgatitës i dosjeve të UNMIK-ut. Në një farë mënyre del Shqipëria, pasi Taulant çibani është pushteti. Ky Taulant çibani kërkon pushtet dhe nuk ka rëndësi se çfarë çmimi paguajnë shqiptarët. Ata që i njohin pak administratat e huaja e dinë mirë që politikat nuk i bëjnë shqiptarët. Një nëpunës nuk është zyra nevralgjike e Kombeve të Bashkuara, është thjesht një rrogëtar që bën punën. Nëse nuk do e bëj, e zëvendësojnë për 2 sekonda. Kështu që është naivitet të mendosh se Luli ka përgatitur dosjet. Apo ka fshehur dosjet ku gjoja aty hetohen burgjet e UÇK-ës në territorin shqiptar. Pika strategut shqiptar që drejton vendin në kohë pandemie. Në kohën kur krerët e luftës janë izoluar në Hagë. Problemi është se ky gjoja zbulim, që këto dosje, që ky Luli ka ”përgatitur”, nuk janë sot problemi i shqiptarëve, si këtej dhe andej. Eshtë ekonomia o idiot. Shqiptarët kanë nevojë për ekonomi, jo për parti. Kanë nevojë për insitucione drejtësie. Kanë nevojë për spitale dhe shërbim shëndetësor të gjithgjendur. Jemi në luftë thoni, por në vend që të hapni spitale, spitale të sigurta, jo si Sanatoriumi ku po fluturojnë pacientët e lodhur nga stresi. E kupton çiban, shqiptarët po vrasin veten nga stresi, ti u flet për ”tradhtarin” Luli. Luli çelsat e kashtës ka, o çiban.

5) Nuk e di nëse dëgjojnë shqiptarët apo jo, se dua t’u them një të vërtetë. Jemi të dështuar. Eshtë çmenduri të presësh që vendin, Shqipërinë natyrale ta shpëtoj Taulanti dhe përshembull rikthimi në politikë i Jozefinës. Shqipërinë natyrale ta shpëtojnë shtimi i partive. Si këtej dhe andej po t’i mbledhim rezultojmë, 7 milionë por me të paktën 240 parti. 350 milion është Amerika dhe ka dy parti, e majta dhe e djathta. Kaq, e tha Dritëroi, të tjerat janë si ato që u varen burrave mes shalëve. Ndaj sot mos u habisni që jemi kontigjent i Hagës. Në vend t’i mëshojmë mbrojtjes, po shqyhemi se kush ka tradhtuar, se kush është më patriot. Nuk mundet Serbia me pordhë, nuk mundet Serbia dhe Haga bashkë, duke mundur shoqi shoqin. Dje ishte përvjetori i bashkimit të dy Gjermanive, shëmbja e murit të Berlinit, Studjojeni dhe merreni si model. Se nuk bëhet Shqipëria natyrale me luftë klasash dhe propagandë. Por me ligj dhe ekonomi. Jemi minierë e korrupsionit. Jemi të përçarë, të rrëzuar dhe më e keqja, drejt shpërbërjes. Një fakt që na bie kokës, sot në Elbasan shqiptarët ndeshen me shqiptarët, me dy kombëtare.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja, Taulant Balla

NEW YORK CASE COUNT ON THE RISE, OFFICIALS OBSERVING NUMBERS

November 11, 2020 by dgreca

Selected and Edited by Rafaela Prifti/

At Monday’s Press Conference Mayor Bill de Blasio warned that the city was “dangerously close” to a second wave that might mean more restrictions. According to reports, the cases of Coronavirus have surged across the country. Last month the data released by the Department of Health shows the daily cases within the range of 500 to 700. The number of new infections is swiftly rising, with more than 1,000 cases identified in the city for five days in a row, a level that last occurred in last May. Last Sunday, the numbers were up in all five boroughs, with 1,156 new cases. Unlike the spring, the number of hospitalizations and deaths related to Covid 19 are low, and the test positivity rate in New York City is still well below that in neighboring states. New Jersey and Connecticut are seeing a continued surge in cases. The weekly average was 2.26 percent, according to the city’s health department. As per guidelines, should the seven-day average of positive test results climb at above 3 percent, the mayor said that further lockdowns were possible.

There have been reports of discussions between city health officials and Mayor de Blasio’s aides regarding new restrictions including a broader shutdown of nonessential businesses, if the seven-day average rate of positive test results climbs up. Mayor de Blasio said that the restrictions “could mean even having to shut down parts of our economy again,” and having to close schools. He noted that he is watching three indicators to determine if the city is dealing with a “full-blown second wave”: the overall number of cases in New York City; the positivity rate, and the number of hospitalizations, which he doesn’t want to exceed 200 a day. With regard to the limited in-door dining that is allowed in the city, the mayor said that it was time to ‘re-evaluate’.

Governor Cuomo reiterated that the effectiveness of any state restrictions would be dependent on local enforcement. He also rejected the idea that the state was seeing a second wave rather than an uptick. The officials said that this week is very important in keeping the cases under control and avoiding new restrictions which would put in jeopardy the city’s recovery from the pandemic. In the early months, the outbreak killed tens of thousands, overwhelmed the hospital system and severely undermined the local economy. Governor Cuomo’s “microcluster strategy” has earned him praise by the public health officials, while New York has become a national model for curbing the outbreak.

New Jersey Governor announced new coronavirus restrictions on Monday, rolling back his reopening strategy to confront a statewide infection rate that has reached levels not seen since the pandemic ravaged cities and towns across the Northeast. Under the new restrictions, which begin Thursday, restaurants and nightclubs across the state must close to indoor customers at 10 p.m.

On Monday the coronavirus cases remained at record high in the United States and around the globe. Pfizer and its partner, the German company, BioNTech, announced preliminary results that suggested their vaccine was more than 90 percent effective. It is worth noting that the news is still preliminary, and there remain a lot of questions about the vaccine. Most importantly, the next several months are very critical and the public needs to follow the health measures of wearing the mask, practice social distancing and personal hygiene.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Mayor Bill de Blasio, Rafaela Prifti

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 310
  • 311
  • 312
  • 313
  • 314
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT