Femijet e çiftit Gjon dhe Nikoleta Buçaj, kishin organizuar te Dielen ne mbremje, ne qendren Kulturore”Nene Tereza” prane kishes Shqiptare’Zoja e Shkodres”, nje feste “surprize”. Teuta, vajza, ishte bere inisiatore e festimit te Ditelindjes se Nikoletes. Te ftuarit nisen te vinin rreth ores 5 e 30 pm. Ishte nje mbremje e gezuar, natyrisht pa fjalime, me perjashtim te bashkeshortit te Nikoletes, dr. Gjon Bucaj, i cili permes humorit, beri urimet e rastit dhe uroi nenen e femijeve per rrugetimin deri ne cakun e kesaj ditelindjeje. Kenge, fotografi dhe pije. Mbesa, do te fitonte duartrokitje tek do te interpretonte enkas per Gjyshen ne diten e Lindjes. Nje nate qe do te kujtohet jo vetem nga Nikoleta dhe Familja Bucaj, por edhe nga ne pjesmarresit. Gezuar Ditelindjen zonja Nikolete!
PSE PALESTINA VOTOI KUNDËR KOSOVËS NË UNESCO?
Nga Gëzim Llojdia/
1.I hidhur ky lajmi për mos votimin e Kosovës në UNESCO.Për ta kapur 95 votat Kosova arriti deri në 92 vota dhe kundër saj u pozicionuan edhe një vend mysliman I njohur në botë për vuajtjet e mëdha në 50 vitet e fundit sic është Palestina. Vendi i ri është njohur deri tani nga 111 shtete, por jo nga Serbia apo anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB Rusia dhe Kina. Për të fituar anëtarësinë e UNESCO-s, Kosova kishte nevojë për një shumicë prej dy të tretash. Nga 142 vende që votuan, 92 e mbështetën mocionin, 50 votuan kundër dhe 29 abstenuan, që do të thotë oferta ra shkurtë nga tre vota.”Pjesa më e madhe e vendeve të botës kanë votuar për Kosovën”, tha ,ministri i jashtëm Hashim Thaçi .Kosova është anëtare e Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Komitetit Olimpik, por ka qenë duke luftuar për t’u bashkuar me organizata të tjera ndërkombëtare për shkak të kundërshtimeve të Serbisë.”Rruga e Kosovës është i pandalshëm dhe ne do të aplikohet dhe të bashkohet me organizata të tjera, duke përfshirë edhe UNESCO-n edhe një herë,” tha Thaçi.
2.A ka punuar diplomacia jonë për këtë dhe ajo e Kosovës?Rezultati është tregues. Presidenti serb Nikoliç e përshkroi dështimin e Kosovës për të siguruar anëtarësimin në UNESCO si një fitore diplomatike.”Unë e përgëzoj Qeverinë e Serbisë, e cila ka investuar një shumë përpjekje diplomatike dhe nuk heqin dorë, edhe kur dukej se gjithçka ishte e humbur. Kjo vlen për të kuptuar politikanët në Prishtinë dhe në Tiranë se paaftësia e tyre solli këtë rezultat zhgënjyes. Por nga ana tjetër duhet kuptuar se Serbia ka punuar fort për të ndalur Kosovën në UNESCO,kur kjo ishte gati e siguruar.
Kam ndjekur me vëmendje gazetat e Kosovës prej ditësh në vend të treguesve të trashëgimisë kulturore ,ato paraqisnin faktin e kryer ,anëtarësimin në UNESCO. Serbët këta mjeshtër të manipulimit edhe këtë herë kanë çelur kanale diplomatike për të penguar këtë anëtarësim me çdo mjet dhe çdo kusht ,deri në mbërritjen e një rezultati që u shkon për shtat politikës së tyre. Po përse Palestina shkoi kah shteteve të tjera kundër Kosovës. Shqipëria vetëm një muaj më para i dha votë duke treguar se sa miope ishte treguar karshi kësaj politike dyfytyre të një shteti mysliman, që ka 50 vjet në luftë dhe ashtu si Kosova kërkon të drejta në organizata ndërkombëtare. Kanalet serbe kanë funksionuar si gjithnjë kundër shqiptarëve ashtu sikurse kanë vite, që shpërndajnë mashtrime dhe lajme të rreme.
3.
Me një pasuri të kishave të vjetra shekullore dhe manastireve ortodokse, Kosova ka mbajtur gjatë status pothuajse mitik për serbët që konsideron si djepi i besimit të saj shkruan një gazetë e huaj sot.
Kosova është një vend ku potenciali arkeologjik është i pambarimtë. Kjo tregon gjurmët e jetës të këtij rajoni shqiptarë. Dhjetëra lokalitet arkeologjike nga rreth 400 gjithsej të evidentuara në territorin e Kosovës deri më tani dhe të regjistruara në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme të Republikës së Kosovës janë të fokusuara në një guit të Kosovës cila tregon edhe seriozitetin e punës duke bërë jo vetëm identifikimin por edhe përcaktimin e vendodhjes si dhe të dhëna të tjera shkencore për zbulimet e territoreve arkeologjike, që ruan brendia dhe krejt toka e Kosovës.
Dr. Jusuf Osmani shkruan:”Gjurmët e para të banimit në Kosovë datojnë nga neoliti i hershëm (6000 vjet para e.r.). Këto gjurmë janë verifikuar dhe dokumentuar me gjetje nga hulumtimet sistematike arkeologjike. Rezultatet e fituara dëshmojnë për një civilizim të lartë të periudhës së neolitit.Koha e neolitit sipas studiuesve të kësaj kohe: përfaqëson etapën e fundit dhe njëkohësisht më të zhvilluarën të epokës së gurit. Ai përfshin një kohë që fillon nga mijëvjeçari i shtatë dhe mbaron nga fundi i mijëvjeçarit të katërt p.e.sonë. Arkeologjikisht neoliti ndahet në tri periudha të mëdha: e hershme, e mesme dhe e vonë. Edi Shukriu duke folur në një intervistë për pasurit arkeologjike, që ka Kosova ajo shprehet se: Një varg i lokaliteteve dhe i objekteve arkeologjike e meritojnë të përmenden me këtë rast, sepse Kosova ka thesar të vlefshëm arkeologjik dhe mjaft atraktiv, madje edhe për syrin e një vizitori. Sot dimë për shumë qendra dhe zona arkeologjike, peizazhe arkeologjike dhe monumente të luajtshme, për disa prej të cilave duhen jo shumë investime për t’i bërë atraktive për vizitorë. I tillë është kompleksi trashëgimor i Artanës,Novo Bërdës, Ulpianës, Vendenisit te Gllamniku, Municipiumit DD te Soçanica, Gradina e Llapushnikut, e Vlashnjës e shumë të tjera, përfshirë dhe komplekset e trashëgimisë ortodokse, që sot, mjerisht, mbahen të izoluara dhe që, pos që janë trashëgimi arkitektonike mesjetare, përmbajnë edhe trashëgimi arkeologjike. Nga objektet e luajtshme arkeologjike që kanë vlera shumëdimensionale shkencore e kulturore do të veçoja Monumentin epigrafik të Hyjneshës dardane nga Smira me labyrinthin rrethor unik, pikturimin shkëmbor parahistorik të Vlashnjës me drerin dhe shumësinë e spiraleve, hyjneshat neolitike që nga ato të Tjerrtores së Prishtinës, Bardhoshit, Varoshit, Mitrovicës e të tjera, si dhe Monumentin mortor nga Dardana/Kamenica, si monument guror unik dhe i rrallë, që i takon kohës së ekzistimit të shtetit dardan dhe që përmban tradita etnologjike para pushtimeve romake.
Trualli i banuar sot nga shqiptarët, ku bën pjesë edhe territori i sotëm i Kosovës, shkruan guida turistike , filloi të popullohej shumë herët, që në epokën e paleolitit (gurit të vjetër), mbi 100 000 vjet më parë. Janë të njohura një numër i madh vendbanimesh të tilla në territorin e sotëm të Kosovës, siç janë shpellat e Radacit dhe Karamakazit, si dhe shpella të tjera më të vogla.Popullimi i territorit të sotëm të Kosovës u rrit shumë në periudhën neolitike. Njerëzit filluan të braktisin shpellat dhe të përqendroheshin në vende të hapura. Banorët neolitike pëlqenin më shumë të ndërtonin kasollet e tyre në fusha dhe në tarraca lumore qëndrueshme, me ekonomi kryesisht bujqësore.
4.
Duke analizuar gjetjet dhe vendet arkeologjike të kësaj periudhe të rëndësishme thuhet se Territori i Vlashnjes gjendet në sipërfaqen e sheshtë të një tarrace shkëmbore (335 metra lartësi mbidetare) në krahun e djathtë të rrugës Prizren-Zhur, rreth 6 km në perëndim të Prizrenit. Në po këtë material theksohet se edhe vazhdimësia e jetës gjatë disa periudhave kohore si neolit i hershëm (kultura e Starçevës), neolit i vonë dhe i mesëm (kultura e Vinçës), eneolit (periudha e bakrit), periudha e bronzit, epoka e hekurit, periudha helenistike si dhe periudhat e antikitetit të vonë dhe të mesjetës së hershme. Materiali arkeologjik i zbuluar në këtë lokalitet hulumtuar në disa sezone që pas viteve dy mijë të mileniumit tonë, nxori në pah fragmente të shumta të enëve nga argjila e pjekur, vegla pune nga guri, stralli dhe kocka, si dhe zbutu Vlashnje. Fragmente të ndryshme të qeramikës me pikturim me vija gjeometrike janë dëshmuar këtu. Po ashtu edhe thika stralli, këto të epokës së neolitit, gjegjësisht të Kulturës së Starçevës, mileniumi i gjashtë, p.e.s.Figurina të ndryshme antropomorfe janë zbuluara gjatë gërmimeve të dekadës së parë të mijëvjeçarit të dytë (2002-2010), nga të cilat spikatet një figurinë antropomorfe, një ekzemplarë tipik për Kulturën e Starçevës. Periudha e Neolitit të Hershëm. Mileniumi i gjashtë p.e.s.
Për Guvën e Mrrizit me simbolin e pikturuar të spirales thuhet se: paraqet një vepër të botës artistike shpirtërore të banorëve prehistorikë të këtij lokaliteti (vend kulti). Guva shkëmbore e këtij pikturimi ndodhet rreth 1,5 km në perëndim të vendbanimit të Vlashnjes në fshatin fqinj Kobaj.
Nga shumë gjetje të periudhave të ndryshme historike zbuluar në Vlashnje, spikat një monedhë argjendi e emetuar në vitin 55 p.e.s. Monedha ka një peshë prej 3.72 gramë dhe ishte vënë në qarkullim për nder të edilit të Kretës, Gnaeus Plancius.Lokaliteti neolitik i Runikut ndodhet në komunën e Skenderajt, në fshatin Runik, e pozicionuar në pllajën e Drenicës, rreth 25 km në jugperëndim të Mitrovicës dhe rreth 10 km në veriperëndim të Skenderajt dhe gjendet në aksin rrugor që lidh Skenderajn me Istogun. Këtuështë dëshmuar një nga vendbanimet më të hershme neolitike të Kosovës,që i takon Kulturës së Starçevës, përkatësisht mileniumit të gjashtë p.e.s. dhe pasqyron një qytetërim të zhvilluar të kohës së gurit të ri..Ky lokalitet arkeologjik është hulumtuar gjatë viteve 1966-68,dhe sërish në vitin 1984. Hulumtime këto me karakter sondazhi të shtrira në rreth 35 parcela private të lagjes Dardania, me ç’rast u zbuluan mbetje dhe fragmente të shumta qeramike të periudhës neolitike (6500-3500 p.e.s.) gjegjësisht u dëshmuan kultura e Starçevës dhe ajo e Vinçës.Lokaliteti neolitik i identifikuar i Varoshit ndodhet në komunën e Ferizajt, gjegjësisht vetëm 2 km në jug, juglindje të këtij qyteti, në fshatin me po të njëjtin emër. Lokaliteti neolitik i Zhitkocit ndodhet në komunën e Zveçanit, gjegjësisht rreth 3 km në veri të qytezës së Zveçanit, në një rrafshinë afër
stacionit të trenit të Zhitkocit. Këtu gjatë disa sondazheve të zhvilluara arkeologjike të vitit 1958, fare pranë brigjeve të lumit Ibër, janë dëshmuar gjurmët e një vendbanimi tipik neolitik të të dy kulturave, si asaj më të hershme të Starçevës dhe më të vonshme të Vinçës.Fshati Vallaç gjendet në veri të Zhitkocit- Karagaçit dhe fare pranë grykë rrjedhjes së lumit Ibër, e pozicionuar mbi një ngritje të njohur si Kërshi i Vallaçit. Është hulumtuar pjesërisht në vitet 1955 dhe1957. Në shtresën kulturore të trashë 1.8 metër janë zbuluar gjurmë të vendbanimit me kasolle banimi të thurura dhe të mbrojtura me hendeqe përreth. Nga materiali i shumëllojtë arkeologjik zbuluar këtu, veçohen një sasi e konsiderueshme e figurinave antropomorfe dhe zoomorfe, tëpunuara dhe te formësuar me aftësi dhe imagjinatë të bujshme, këtokarakteristike për periudhën e vonë të Kulturës së Vinçës, e njohur si Vinça C. Reshtani është një vendbanim neolitik i pozicionuar në prapatokën e Suharekës.
Lokaliteti neolitik i Barilevës gjendet në fshatin me po të njëjtin emër, e pozicionuar në arealin e njohur si Arat Kovaçe, tokë punuese e cilësisë së lartë. Bardhoshi gjendet në veri, në dalje të Prishtinës, në krahun e majtë të rrugës për Podujevë. Lokaliteti neolitik (Koha e Vinçës) i Bardhoshit është identifikuar rastësisht në vitin 2002, me rastin e hapjes së themeleve për ndërtimin e një shtëpie banimi dhe anekseve shoqëruese. Lokaliteti neolitik i njohur me emrin: Tjerrtorja është zbuluar rastësisht, me rastin e ndërtimit të fabrikës së përpunimit dhe të produkteve tekstile tjerrtorja,gjatë viteve ’50, andaj dhe është emërtuar me këtë emërtim, pra në bazë të vendgjetjes. Ky lokalitet gjendet brenda arealit të qytetit të Prishtinës, në lagjen Kalabria (Emshir). Gjurmët e vendbanimit neolitik të evidentuar këtu, materiali i pasur dhe i shumëllojtë neolitik si dhe duke u bazuar nga disa nga gjetjet e figurinave,statujave dhe kokave antropomorfe të terrakotave (të punuara nga argjila e pjekur), të zbuluar në këtë areal të Prishtinës, e që i takojnë periudhës së neolitit të vonë gjegjësisht kultura e Vinçës, prezantojnë dy tipare të mrekullueshme: atë të artit dhe simbolizmit parahistorik. Lokaliteti arkeologjik i njohur me emrin Fafos gjendet në periferi të Mitrovicës, në arealin e fabrikës së dikurshme të fosfateve. Lokaliteti i identifikuar neolitik i Surkishit gjendet e pozicionuar vetëm pak kilometra në jug-jugperëndim të qytezës së Podujevës(Besianës), në fshatin me po të njëjtin emër, në parcelën e njohur me toponimin Gumurishtë.I gjithë ky potencial arkeologjik gjendet në tokën e Kosovës duke sjell dëshmi nga kohët e largëta dhe të humbura të njerëzimit është një dëshmi konkrete për ekzistencën e banorëve autoktonë por edhe për shkallën e kulturës. Piktura e Vlashnjës shquhet për një vazhdimësi të gjatë banimi, që fillon nga neoliti i hershëm deri në periudhën e vonë antike dhe atë te hershme mesjetare cituan burimet nga autorët e gërmimit në prill të 2007 në vendbanimin prehistorik të Vlashnjes. Vlashnja ndodhet buze autostradës ne ndërtim Durrës-Prishtine. Ajo plotëson kompleksin arkeologjik te qytetit te Prizrenit dhe harmonizohet me monumentet e tjera te këtij qyteti, si kalanë e tij, hamamin, kompleksin .
Edi Shukriu vlerëson se qyteti 2 mijë vjeçari Ulpianës dhe shumë objekte tjera trashëgimore nëpër lokalitete tjera, janë pasqyrë me të cilën mund të matet niveli kulturor dhe historik i Kosovës është shprehur arkeologia kosovare. Tek fytyra e Ulpianës, ne gjejmë një trashëgimi antike ngase kohë-formimi saj ngjet para pushtimit romak me një vijimësi dardane
25 Festivalet shqiptare ne Nju Jork
Intervistë me kryeredaktorin e revistës Jeta Katolike – Mark Shkreli/
Shkreli : “Festivali Shqiptar është vetëm SHQIPTAR – është madhështor me këngë, valle e melodi nga Shqipëria, Kosova dhe të gjitha trevat shqiptare përfshirë Arbereshët dhe diasporën”/
Nga Beqir Sina/
Lehman College – Bronx NY : Festivali Folklorik i këngës, valles dhe melodisë shqiptare në Nju Jork, i cili është padyshim një ndër evenimentet më të mëdha kulturor, që mbahet në diasporë, dhe, tregonë më shumë se çdo gjë, se: në komunitetin shqiptar në Amerikë, shqiptarët janë njerëz të apasionuar, cilët, dinë të respektojnë dhe e paraqitin folklorin autentik kombëtar shqiptar, edhe në një largësi kaq tejet oqeanike, nga vend-lindja e tyre, festoi 25 vjetorin e krijimit të.
Natën e festivalit biseduam me kryredaktorin e revistës “Jeta Katolike” zotin Mark K. Shkreli i cili tha se :”Festivali Folklorik i këngës, valles dhe melodisë shqiptare në Nju Jork, është një pasuri e madhe dhe një famë e madhe, për gjithë folklorin e bukur shqipëtar. Pikërisht, kjo i bënë shqiptarët në Amerikë, të dallojne nga popujt e tjerë këtu(SHBA) me këtë manifestim të madh kulturoro-artistik”.
Në vigjilje të eventit më të madh të trashëgimisë folklorike, shqiptare në SHBA. Si pjesmarrës që nga festivali i parë çfarë mund të na thoni, rreth këtij edicioni, i cili është jubilar – pra kremton 25 vjetorin. Çfarë do të thonit për përgatitjet që keni bërë dhe si u prit nga publiku?
Planifikimi i Festivalit jubilar të 25-të ka filluar që nga përfundimi i Festivalit 24, kurse përgatitjet intezive nisen që nga qershori. Grupi përgatitor ka qenë në kontakte të vazhdueshme përmes postës elektronike, kurse mbledhjet janë bërë çdo të premte, duke filluar në javën e parë të shtatorit. Biletat ishin në shitje që disa javë para – dhe çka të themi, ndenjëset më të mira, pra publiku i gëlltiti që në ditët e para. Andaj, si përherë, edhe sivjet salla madhështore e Lehman Center for the Performing Arts, në kampin e Lehman College, u përmbush deri në ndenjësen e fundit në lozhat çka tregon edhe për një sukses tjetër. Atë se Shqiptarët e metropolit të New York-ut, por edhe rreth tij, kanë etje për këngët dhe vallet tona të mrekullueshme. Ne, brenda mundësive tona, jemi përpjekur që këtë etje t’ua shuajmë dhe besojmë se ia kemi arritur qëllimit, për 25 vjet festival vetëm shqip.
Prej kur e keni nisur rrugëtimin e këtij festival, a e keni menduar ndonjehër të ardhmen e tij?
Festivali i parë është organizuar në vitin 1991 dhe është zhvilluar mu në këtë sallë. Nismëtarët ishin dy të huaj nga organizata Ethnic Falk Arts Center (EFAC), z. Martin Koenig dhe zonjusha Ethel Raim, e me përkrahjen e pakursyer të famullitari tonë, të përndershmit Dom Pjetër Popaj. Natyrisht se atëherë nuk mendohej se kjo ngjarje kulturore do të bëhej tradicionale dhe edhe më pak se do të vazhdonte për 25 vjet, pa ndërprerje. Tani, jo vetëm që jemi të gëzuar që mbijetuam për një çerek shekulli, por jemi të sigurt se do të vazhdojë për shumë vjet dhe dekada në të ardhmën. Natyrisht, kjo do të arrihet vetëm me pjesëmarrjen e artistëve tanë, në mënyrë vullnetare, ashtu si kanë bërë tash 25 vjet.
A ka ndikuar mbajtja e këtij festivali në diasporë, tek brezat e rinjë në trashigimninë kulturore të shqiptarve të Amerikës?
Natyrisht se festivali shfaqet vetëm një natë, por përgatitjet zgjasin pothuajse pa ndërprerë, ashtu që ndikimi në të rinjt është i jashtëzakonshëm. Grupet artistike të komunitetit, “Rozafati” i Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”, “Bashkimi” nga Bostoni, “Gjergj Kastrioti” nga Michigan-i, “Fondi i Përbashkët” nga New Jersey, “Kelmendi” dhe “Bashkimi Kombëtar” nga New York-u, e të tjerë, mbledhin rreth veti dhjetra, dhe qindra, të rinj, të cilëve u jepet rasti të vallëzojnë sëbashku, por edhe të shoqërohen njëri me tjetrin, ashtu që krijohet një lidhje mes tyre për tërë jetën. Disa nga ata janë sot instruktorë apo organizatorë të grupeve dhe festivalit. Të rinjtë që vallëzojnë së bashku, qëndrojnë së bashku.
A ka qenë ky festival një zgjedhje rastësore apo një ide e gjatë e atyre që e krijuan për të bërë një festival folklorik gjithë shqiptarë në Amerikë?
Rrënjet ose fillimet e festivalit duhet kërkuar në takimet e klerikëve shqiptarë të tre besimeve në fillim të të shtatëdhjetave, me përkrhajen e dy personave që u përmenden më sipër, pra Martin dhe Ethel, e me qëllim ruajtjen e folklorit dhe elementet e mira të traditës shqiptare, këtu në mërgim, gjithnjë duke u mbështetur në shembullin e arbëreshëve të Italisë, të cilët, me ndihmën e këngëve dhe valleve, mbijetuanë pesë shekuj dhe po vazhdojnë me shumë sukses, duke ia arritur që gjuha shqipe të radhitet mes gjuhëve të tjera zyrtare në Itali. Atëherë nuk mendonim për një festival, por thjeshtë për të siguruar një aktivitet që do të shërbente si mjet i ruajtjes dhe trashigimit të traditës dhe folklorit nga dhe për brerznitë e reja. Fati dhe puna e palodhur e vullnetarëve, dashamirëve të kombit dhe traditës, bënë që nga këto përpjekje të lind Festivali Shqiptar i New York-ut, me të cilin krenohemi ne si organizatorë dhe i tërë komunitetit shqiptaro-amerikan.
Cilat kanë qenë sfidat e Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” nga edicioni në edicion, deri sa erdhët në 25 vjetorin e tij?
Çdo ndërmarrje, sado e vogël, për të pasur sukses, ka edhe kërkesat, nevojat e saj. Ne, që në fillim kishim deshirën, vullnetin dhe gatishmërinë të bëjmë ç’ishte e mundur për të ruajtur kombësinë, kulturën dhe traditat tona të mira, por na mungonin njohuritë e artit, këngës e valles. Përveç kësaj, mungonin edhe mjetet financiare për një gjë kaq të madhe. Por, sikur thonë këtu në Amerikë, “Kur është vullneti, gjëndet edhe mënyra”, edhe ne iu drejtuam artistëve të komunitetit, të cilët iu përgjigjen thirrjes sonë duke marrë pjesë, nga viti në vit, pa kurrëfarë shpërblimi monetar. Kurse, për mbulimin e shpenzimeve për sallën, foninë, ndriçimin, dhe shpenzime të tjera lidhur me venien e festivalit në skenë, na ndihmojnë biznesmenët shqiptarë dhe ata amerikanë që frekventohen nga shqiptarët, me reklamimin e biznesëve në broshurën që ne botojmë për çdo festival. Të ardhurat nga kjo broshurë e bëjnë të mundur që çmimi i biletave të jenë i përballueshëm për të gjithë.
Çfarë selektimi keni ndjekë, në çdo edicion për përzgjedhjen e grupeve, këngëve e valleve, istrumeneteve dhe veshjeve folklorike shqiptare. Ku janë fokusuar temat?
Qëllimi jonë parësor është që festivali të jetë gjithshqiptar, pa kurrëfarë dallimesh. Andaj, për t’ia arritur këtij qëllimi, ne përpiqemi që në çdo festival të ftojmë grupet nga i gjithë komuniteti. Natyrisht që përveç grupeve, edhe solistët janë të ftuar pa dallim. Besoj se kjo edhe e ka bërë festivalin të përqafohet nga të gjithë. Kërkesa jonë është që si valltarët ashtu edhe këngëtarët të vishen me veshjet kombëtare (mundësisht) dhe programi të pëmbajë pika nga të gjitha trojet pa kurrëfarë kufri artificial. Kurse tema gjithmon e përket një ngjarje historike të atij viti kur mbahet festivali s.p.sh, kur u shpall pavarësia e Kosovës tema ishte për Koosvën e pavarur e kështu kemi vazhduar me Nëna Terezen, 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe me ngjarje të tjera kombëtare.
Diçka mbi pjesmarrësit dhe grupet e festivalit të 25-të, a mund të na thoni?
Edhe kësaj radhe, pjesmarrja ka qenë e larmishme, me këngë nga të gjitha trojet, duke përfshirë edhe arbreshët, grupet artistike, tashmë të njohura publikut tonë, sikur janë “Bashkimi”, “Rozafati”, “Rugova”, “Gjergj Kastrioti”, “Kelmendi”, “Kënga dhe Vallja Shqiptare” dhe, kësaj radhe, ishte nga Ulqini, ShKA “Ana Malit”, e përbërë nga 35 veta, me ndihmën e kryetarit të Komunës z. Fatmir Gjeka.
Cila, është ajo që do të ishte risia e festivalit të 25-të të këngës dhe valles popullore në SHBA, organizuar nga Kisha Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”?
Çdo këngë dhe çdo valle në festivalet tona është një risi, sepse ato janë të papërsëritshme nga vitet e mëparshme. Por, si e theksova më parë, këtë festival e bëri paksa të veçantë, për nga pjesëmarrja, dhe pritja që ju bë edhe grupit nga Ulqini, “Ana Malit”, si dhe Studentët e Montclair State University, me një performance shumë të suksesshëme, drejtuar nga profesorët e tyre Merita Halili dhe Raif Hyseni..
Dhe së fundi, çfarë mesazhi mendoni se po përcillni me anë të këtij festivali ?
Është e tepërt ta përsërisim se Festivali Shqiptar është vetëm SHQIPTAR – është madhështor me këngë, valle e melodi nga Shqipëria, Kosova dhe të gjitha trevat shqiptare përfshirë Arbereshët dhe diasporën. Andaj u bëjmë thirrje të gjithëve, pa dallim, artistëve, mësuesëve të artit, shoqatave kulturo-artistke, vullnetarëve dhe, natyrisht popullit tonë të tre-shtetëshit, të marrin pjesë, në çdo festival ashtu që kjo traditë të vazhdojë të jetojë në pafundësi, për më shumë festivale.
Intervistoi:Beqir SINA – New York
Dorëhiqet Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço
* Naço i dorëzon dorëheqjen Ramës, nisin spekulimet për pasuesin/
*Berisha: Nje doreheqje si deshmi e shkermoqjes se kabinetit te “aleances se qelbesirave”!/
Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço i ka dorëzuar dorëheqjen e tij kryeministrit Edi Rama.
deputeti dhe ministri i LSI-së e ka paraqitur dorëheqjen pas një takimi që është zhvilluar në selinë e qeverisë.
Takimi mes kryeministri Rama dhe ministrit Naço, ka përfunduar para pak minutash.
Nuk dihet nëse Rama e ka pranuar dorëheqjen.
Ka raportime se dorëheqja e tij ka ardhur për arsye personale.
Ndërkohë në kryeministri ka qenë edhe kreu i Kuvendit.
News24 thekson se disa nga kandidatët më të mundshëm për zëvendësimin e tij janë deputetja Vasilika Hysi ose ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.JavaNews raporton se ai mund të zëvendësohet nga Ylli Manjani.Lajmin e bën të ditur News24.
Berisha: Nje doreheqje si deshmi e shkermoqjes se kabinetit te “aleances se qelbesirave”!
Ish kryeministri Berisha ka percjelle menjehere komentin e tij ne facebook:
Te dashur miq, Naço dha doreheqjen, si deshmi e shkerrmoqjes se “aleances se qelbesirave”. Ai nuk mund te pajtohej me Edi Ramen dhe perjashtimin e ministrise se drejtesise nga reforma e sistemit te drejtesise dhe zevendesimin e tij dhe ministrise qe ai drejtonte, nga Fatmir Xhafa, perfaqesuesi i klaneve te droges dhe krimit dhe suita e tij, qe ka hartuar, ne perputhje me urdherat e Rames, projektin e asgjesimit te pushtetit gjyqesor dhe zevendesimit te tij me vullnetin e Edi Rames! sb
Edhe Vetëvendosja Keqardhje për dështimin në Paris
Ymeri: Një lajm i keq, indinjues/
-Deputeti Deda i Vetevendosjes: Nderprisni dialogun me Serbine/
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në ‘facebook’ ka shkruar:Mospranimi i Republikës së Kosovës në UNESCO është një lajm i keq për ne dhe njëkohësisht indinjues. Fatkeqësisht Asambleja e kësaj agjencie të OKB-së, agjenci kjo që është e thirrur t’i mbrojë dhe çojë përpara vlerat e të drejtat universale për zhvillim kulturor e arsimor të popujve, sot vendosi bazuar në partikularitetin e interesave të ngushta mes shteteve të caktuara dhe avancimit hegjemonist të Serbisë dhe Rusisë.
Ofensiva diplomatike e Serbisë e ushtruar gjatë kësaj kohe kundër pranimit të Republikës sonë në UNESCO e dëshmon shumë qartë atë që të gjithë e dinë, e që disa nuk po duan ta kuptojnë, Serbinë e kemi armik që nuk zgjedh mjete për të na luftuar. Sa më të urtë dhe të nënshtruar ndaj Serbisë, aq më e egër ajo ndaj nesh. Prandaj me të nuk mund të merremi vesh e të dialogojmë pa ndryshuar thelbësisht njëherë ajo. E, aq më pak t’ia plotësojmë kërkesat në Kosovë.
Megjithë rezultatin negativ për Kosovën gjejmë rastin të falenderojmë përzëmërsisht Republikën e Shqipërisë, Ministrat Bushati e Kumbaro, si dhe vendet mike që sinqerisht e mbështesin Kosovën.
Deputeti Deda: Kosova t’a ndërprejë dialogun me Serbinë
Deputeti Deda i Vetevendosjes: Nderprisni dialogun me Serbine/
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Ilir Deda ka kërkuar që asnjë dialog të mos zhvillohet me Serbinë derisa ajo të mos e njohë pavarësinë e Kosovës.
“Dështimi për anëtarësim në UNESCO është dështimi i parë i Kosovës në arenën ndërkombëtare që prej shpalljes së pavarësisë. Njëjtë, është edhe dështim i procesit të Brukselit ‘të normalizimit të marrëdhënieve’. Kosova menjëherë duhet t’a ndërprejë dialogun me Serbinë dhe zbatimin e marrëveshjes për Bashkësinë e komunave, dhe të bëjë të qartë që pa njohje të pavarësisë nuk ka më asnjë kuptim për dialog. Dhe, të gjithë përgjegjësit në Qeveri të japin dorëheqje”, ka shkruar Ilir Deda në Facebook.