PRISHTINË, 18 Korrik 2015-Komuna e Rahovecit, në rajonin e Prizrenit, ka njofuar se për vetëm 10 ditë ka përfunduar korrje-shirjet dhe se është shënuar “një rekord i jashtëzakonshëm në rendimentin e grurit”.
Bëhet e ditur se, një fermer nga Pataqani i Ulët ka arritur të korrë 8100 kilogramë grurë për një hektar,(81 kv/ha) “me një farë mjaft të shtrenjtë e cila ka ardhur nga Italia”.
Rahoveci ka korrur grurin në sipërfaqe prej 2800 hektarësh, ndërsa mesatarja e rendimentit është 3500 kilogramë, më i ulët në krahasim me vitin e kaluar, shkaku i kushteve klimatike jo të volitshme.
Në Kosovë, në të 38 komunat, këtë verë korren rreth 84 mijë hektarë të mbjella me grurë, pritet një rendiment në mes 3.5 deri në 4 tonë për hektar./b.j/
E thoshte Konica ….
E thoshte Konica ….
Nga Fahri Xharra/
E thoshte Faik Konica: “ Ne do t`ishim populli më i madh nëBallkan, por atëherë nuk do t`ishim shqiptar!” . Me shkoi mendja ta pyesja atje ku është në amshim : ‘ Pese e thoshte këtë ?
Por kur sot po ballafaqohemi me të njejtat mendjemarritë e gjakut të shprishur, nuk ia turbullova gjumin e përjteshëm , se i gjori ka ikur nga jeta duke menduar që pas tij do të vijnë shqiptarët që do të jenë më kthjellët nga mendja , që do të mbushen mend se çdo gjë që ka ndodhur. Dhe ato që po ndodhin me ne , fajtorë jemi ne . Jemi ne ata që ende nuk u mbushëm mend se si të mendojmë , të ndajmë mikun nga armiku, të ndajmë egjëren nga gruri . E dini egjrën, ju “gjenerata e eurokremit”? sigurisht që jo, se faji është tek prindi, tek familja , tek shkolla që nuk ju bëjnë të diur se egjëra është po ashtu “drith”; po në sasi të mëdha është halucinativ dhe të bardhën ta bën të zezë e humnerën ta hijeshon që të duket si uji në “ hamamet e sulltanëve “ plotë nxehtësi “ e freskinë ta sjellin me krihet e shpendëve egzotik të lëvizura lehtaz nga duar e virgjëreshae të kësaj bote .
Faik Konica e kishte pasur të qartë që ne vazhdimisht do të ballafqohemi me idenë “ sa mirë që jemi më të mëdhenj në Ballkan ! “ Shembulli më i freskët që iu plotëson dëshirën e ëndërrimtarëve është loja e Georgievskit me ne “ Ish-kryeministri i Maqedonisë, lideri i VMRO-Popullore, Ljubço Gerogievski, ka thënë se në censusin e vitit 2021, maqedonasit do të jenë pakicë në Maqedoni.Në një intervistë për TV +, Georgievski tha se Maqedonia do të bëhet shteti i katërt me popullsi shumicë myslimane në Evropë, pas Shqipërisë, Kosovës dhe Bosnjës.” E shifni se sa largë gjuan një patriot sllav ( po ,po patriot për kombin e vet) ? Thuase e ka lexuar Konicën . Ndoshta edhe po .
Pra …..” Maqedonia do të bëhet shteti i katërt me popullsi shumicë myslimane në Evropë, pas Shqipërisë, Kosovës …..”
Mendoni mirë !
Fahri Xharra ,18.07.15
Gjakovë
Dorëshkrimi i Nicolò Figlia ‘Kodiku i Kieutit’ në Bibliotekën e Vatikanit
Gjate ceremonise se dorezimit te kodikut me 15 korrik 2015 moren pjese:Imzot Cesare Pasini, dhuruesi i Kodikut të Kieutit në dorëshkrim, ministri këshilltar i Ambasadës së Kosovës pranë Republikës së Italisë, arkivisti Bejtullah Destani, Ambasadorja e Kosovës pranë shtetit italian, Bukurie Gjonbalaj, i ngarkuarit me punë i Ambasadës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, Visar Zhitit, përgjegjësi i programit shqip pranë Radio Vatikanit, dom David Gjugja dhe përgjegjësi i koleksionit lindor të Bibliotekës Apostolike dr. Delio Proverbio./
…..Kodiku i Kieutit’ (Codice chieutino) me titullin ‘I Cristeri arbëresh’ (I krishteri abëresh), kopja e dorëshkrimit të njohur të shek. XVIII, shkruar nga prifti arbëresh i Mezzojuso-s së Sicilisë, Papas Nicolò Figlia, iu dhurua sot Bibliotekës Apostolike të Vatikanit. Vepra dorëshkrim, iu dorëzua sot dhuratë Prefektit të Bibliotekës Apostolike, imzot Cesare Pasini-t nga arkivisti kosovar Bejtullah Bestani. Në një takim të përzemërt, zhvilluar në mjediset e Bibliotekës Apostolike të Vatikanit, morën pjesë Prefekti i kësaj biblioteke, imzot Cesare Pasini, dhuruesi i Kodikut të Kieutit në dorëshkrim, ministri këshilltar i Ambasadës së Kosovës pranë Republikës së Italisë, arkivisti Bejtullah Destani, Ambasadorja e Kosovës pranë shtetit italian, Bukurie Gjonbalaj, i ngarkuarit me punë i Ambasadës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, Visar Zhitit, përgjegjësi i programit shqip pranë Radio Vatikanit, dom David Gjugja dhe përgjegjësi i koleksionit lindor të Bibliotekës Apostolike dr. Delio Proverbio.
Prefekti i Bibliotekës Apostolike, Imzot Pasini falënderoi përzemërsisht zotin Destani për gjestin fisnik dhe vlerësoi shumë dhuratën tejet të çmuar të historisë së kulturës shqiptare, ‘Kodikun kieutin’, me të cilën, siç shkruan studiuesi arbëresh Prof. Matteo Mandalà, Nicolò Figlia e lidhi emrin e tij me historinë kulturore e letrare arbëreshe. Kjo vepër, shtoi imzot Pasini, i bashkohet veprave tjera të lashta e të rëndësishme të historisë, gjuhës e letërsisë shqipe, që ruhen me një kujdes të jashtëzakonshëm në Bibliotekën Apostolike, si dëshmi e historisë dhe e kulturës së popullit të lashtë shqiptar.
‘Kodiku i Kieutit’, siç pohuan imzot Pasini e zoti Destan, këtu në Vatikani është në dispozicion të të gjithë studiuesve, të cilët duan të njihen nga afër me përmbajtjen dhe vlerën e saj gjuhësore, letrare e fetare, shkruar nga poeti, teologu e atdhetar papa Nicolò Figlia më 1736-1770. Dorëshkrimi “Kodiku i Kieutit” u gjet në fillim të njëmijenëntëqindës nga studiuesi arbëresh nga Kalabria Michele Marchianò. Botimet e para të pjesshme të disa pjesëve të ‘Kodikut kieutun’ si ‘Poezitë e shenjta apo fetare shqipe, u botuan pjesërisht nga G. Schriò në Këngët e Shenjta (1907), më pas u botuan nën përgatitjen e M. Marchianò në ‘Poezitë e shenjta (1908). Botimi plotë doli në dritë me titullin Nicolò Figlia, ‘Kodiku kieutin’, botim kritik përgatitur nga Matteo Mandalà, në Palermo-Mezzojuso më 1995.
Po kujtojmë se dorëshkrimi i ‘Kodikut të Kieutit’ të Nicolò Figlia-s që sot iu dhurua Bibliotekës Apostolike, deri para disa muajsh, bënte pjesë në bibliotekën personale të prof. Namik Resulit, ku qe ruajtur edhe pas vdekjes së studiuesit të njohur, nga e bija, e cila para pak kohe ia dhuroi zotit Bejtullah Destanin.
Empire Statet Buliding, tre netë me ngjyrë të gjelbërt për Fiter Bajram
Nju Jork: Qiellgërvishtësi Empire Statet Buliding, tre netë ndriçim me ngjyrë të gjelbërt duke nderuar Fitër Bajramin/
Ajo është ndezur në të gjelbërt, dje, dhe për 3 netë, e ejte, e premte e shtunë, ka për të nderuar festën muslimane – që shënon edhe fundin e muajit të agjerimit Ramazanit – celebrimin e Fitër Bajramit./
Nga Beqir SINA/
BIG APPLE NEW YORK CITY – Natën e mbrëmshe, ndërtesa e konsideruar si një ndër më e lartë në botë(102 kate (1,250 ft ose 381 metër e lartë), në qender të qytetit të Manhattanit- New York, e quajtur ndërtesa Perandoria Shtetit – Empire State Building – u ndez në prozhektorët ilumishent, e gjitha në të gjelbërt, për në respekt të festës islame Fitër Bajramit.
Ndërtesa Empire State, ishte ndezur dje deri në majë të saj, në ngjyrë të gjelbër për të festuar fundin e muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit. Ndërsa, kjo mund të jetë edhe si respekt i përshtatshëm për popullsinë konsiderueshme myslimane të Nju Jorkut, thanë autoritetet e kësaj ndërtese sot në një njoftim të tyre.
Dritat jeshile simbol i fesë islame, thanë ata do të vazhdojë edhe për dy netë, sot edhe nesër.
Ajo është ndezur në të gjelbërt, dje, dhe për 3 netë, e ejte, e premte e shtunë ka për të nderuar festën muslimane- që shënon fundin e muajit të agjerimit Ramazanit – dhe celebrimin e Fitër Bajramit.
Ndërtesa e famëshme në Nju Jork, dhe në botë – në mënyrë rutinore ndezi dritat e saj deri në majën më të lartë, të saj për të nderuar gjithçka që ka të bëjë me 3 ditët tradicionale të Fitër Bajramit, ashtu si ka vepruar në ngjarjet e mëdha sportive, të bamirësive të ndryshme, Krishtëlindjen, Hanukkah, Pavarësinë e Shteteve të Bashkuara, dhe celebrime të tjera historike dhe kombëtare, por edhe ngjarje të mëdha nga mbarë bota.
Ku çdo gjë arrihet në kërkesat e bëra nga grupet panumërta, organizata, shoqata, dhe komunitetet, qofshin ato nga SHBA, apo etnicitete të tjera që jetojnë në territorin e qytetit të New York – duke u marr në konsiderat nga një bord drejtorësh të kësaj ndërtese të lartë, kundrejt një pagese e cila sqarohet në faqen e internetit të ndërtesës Empire State.
Ndriçimi – me anë të dritave deri në majën më të lartë të ndërtesës Empire Building është një traditë njujorkeze, 39 vjeçare, e përdorur fillimisht për produktet komerciale dhe ngjarjet e korporatave të mëdha, apo siç është përkujtimi i ngjarjeve të rëndësishme kombëtare, nderimii i personaliteteve të tilla si ditëlindje apo jubileve.
Kurse, ngjyra e gjelbërt dhe të kuqe, thuhet se janë përdorur çdo vit për të shënuar sezonin e pushimeve dhe nderuar festën e shejtë të Krishtlindjeve, dhe blu dhe të bardhë – ngjyrat e flamurit izraelit – janë përdorur për festën hebraike të Hanukkah dhe ditën e Izraelit.
Por, natën e të ejtes mbrë gradacieli Empire State, deri në majë të saj – shënoi për herën e 15-të, ndriçimin e saj të gjithë-e gjelbërt, që është përdorur për të shënuar fillimin e celebrimit të festës islame Eid-al-Fitr, Fitër Bajrami, një festë tre ditore për myslimanët në mbarë botën.
Ndriçimi i gjithë-gjelbërt, në pjesën e sipërme, është përdorur për herë të parë nderuara këtë festë të rëndësishme muslimane, nga aprovimi që pronarët e ndërtesës, të cilët janë me origjinë hebraike, kan marrë nga autoritetet e larta të Nju Jorkut, atyre të Departamentit për Parqet e qytetit dhe komuniteti mysliman i Nju Jorkut.
Kurse, qiellgërvishtësi i quajtur Empire State Building – është ndezur për herë të parë deri në majë me ngjyra të kuqe, të bardhë dhe blu në vitin 1976 dhe këto ngjyra në ndriçimin e saj janë përdorur në festimin e dyqind vjetorit të pavarësisë së SHBA.
Autoritet kan thënë se një sistem i ri ndriçimi që lejon një gamë më të gjerë të ngjyrave është inauguruar në vitin 2005, kur dritat blu dhe të bardhë u ndezën për herë të parë kur skuadra e bejsbollit New York Yankees kishte fituar Kupën e Amerikës së Veriut.
Presidentja Jahjaga,Doktor Nderi i Shkencave Juridike në Universitetin e Leicesterit
President Jahjaga is awarded the Honorary Degree of Doctor of Laws by the Leicester University/
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga vizitoi sot, 17 Korrik, Universitetin e Leicesterit në Britani të Madhe.Në një ceremoni të veçantë, ky universitet e nderoi Presidenten Jahjaga me titullin Doktor Nderi i Shkencave Juridike.
Në një fjalim mbajtur me këtë rast, Presidentja Jahjaga theksoi:
I nderuari President,
Kancelar, zëvendëskancelar,
Kam kënaqësi të madhe dhe njëkohësisht edhe shumë emocione tani kur po rikthehem në Leicester University, pas pothuajse një dekade, për ta pranuar këtë Titull Nderi nga një institucion i cili më mësoi se edukimi është një proces mbarëjetësor, më insipiroi me lidership dhe më mësoi kurajën. Këto janë ato tri shtylla në të cilat jam mbështetur dhe tri vlerat të cilat më udhëheqin si Presidente e Kosovës, një post të cilin sot e mbaj me krenari të madhe.
E di se, përderisa qëndroni të ulur këtu të veshur me pelerinat dhe kapelat e diplomimit, diplomimi ju duket si një lehtësim. Nuk ka më mësime gjatë gjithë natës dhe s’ka më provime për t’u brengosur për to.
Dhe në një mënyrë është lehtësim, sepse inspirimi të cilin e instaluan në ju mentorët tuaj të mrekullueshëm, nga fakultetet e lavdërueshme të këtij universiteti, ju bën të padurueshëm që të ballafaqoheni me sfidat që do t’ju shndërrojnë në agjentë të ndryshimit në komunitetet tuaja.
Të jeni të sigurt se do të MUND të jeni ai ndryshim, se do të mund t’i prekni ëndrrat tuaja. Siç e tha njëherë Presidentja e Liberisë, Ellen Johnson Sirleaf: “Nëse ëndrrat e juaja nuk ju frikësojnë, atëherë ato ëndrra nuk janë mjaftueshëm të mëdha.” Pra, ju gjenerata e vitit 2015, ËNDËRRONI ËNDRRA TË MËDHAJA!
Zonja dhe Zotërinj,
Rrugëtimin e vendit tim po e bëj të duket paksa më i bukur. Unë kam përfunduar shkollimin tim nën një represion të rëndë, nëpër shkolla të përkohshme, të cilat ishin pjesë thelbësore e rezistencës sonë civile dhe të cilat na ndihmuan të mbijetojmë dhe ta mundim një regjim i cili ka shkelur secilën të drejtë njerëzore, duke përfshirë edhe të drejtën për shkollim.
Unë vijoja mësimet përderisa artileria digjte fshatrat dhe qytetet e Kosovës, për shkak se unë dhe gjenerata ime ishim të vendosur ta ndërtojmë një Kosovë të re, një Kosovë ndryshe, në të cilën i tërë populli i saj, pa marrë parasysh prejardhjen etnike, pa dallim gjinie dhe feje, do të jetonte me përgjegjësi dhe të drejta të barabarta në atë vend të cilit ata i thonin mëmëdhe.
Dhe ajo ditë erdhi në vitin 1999, pas një lufte brutale; dhe përderisa shumë nga ne nuk i kishim zotësitë e nevojshme për ta udhëhequr vendin që të lëvizë nga shkatërrimi i trashëguar deri në prosperitet, ne u përqafuam nga universitete siç është ky këtu, të cilët i hapën dyert për ne dhe thyen izolimin tonë, dhe na dhanë mundësinë të mësojmë dhe të bëhemi ndryshim të cilin donim ta shihnim në vendin tonë. Ne ju jemi përherë falënderues.
Ne e kemi ndërruar Kosovën nga një vend i shkatërruar nga lufta në një demokraci dinamike. Dhe Kosova sot është më shumë se një episod i historisë sonë të përbashkët njerëzore. Është një histori e suksesit tonë të përbashkët.
I nderuari Zoti President, Kancelar, Zëvendëskancelar,
Të nderuar studentë, familjarë dhe mysafirë,
Jam shumë e prekur nga ky nderim, dhe këtë ia dedikoj vendit dhe popullit tim, të cilët përherë më mahnisin me forcën dhe qëndrueshmërinë e tyre.
Vij këtu nga një takim i rëndësishëm për vendin tim. U nderova me një pritje të jashtëzakonshme në Pallatin Mbretëror nga ana e Lartmadhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeta e Dytë, të cilës i shfaqa falënderimin e vendit tim për rolin të cilin Mbretëria e Bashkuar ka luajtur në vendosjen e paqes në Kosovë. Unë dhe populli i Kosovës e ruajmë dhe e vlerësojmë me zell këtë miqësi.
Të nderuar miq,
Në një botë në të cilën vlerat tona po sfidohen vazhdimisht, ne duhet të qëndrojmë të bashkuar përreth idealeve të cilat na definojnë. Ne duhet të kërkojmë gjithëpërfshirje. Ne duhet të inspirojmë ndryshimin, i cili do të sjellë zhvillim. Në një botë në të cilën dëshirojmë të jetojmë së bashku, ne duhet të kërkojmë barazi. Këtë duhet ta bëjmë në partneritet.
Ju lutem që ta mbani këtë në mend kur të ndërmerrni sfidat e ardhshme për t’i ndihmuar komuniteteve tuaja që të zhvillohen dhe shoqërive tona për t’u bërë shembull i asaj se çfarë ne duam që ato të jenë.
Ju falënderoj nga zemra!
***
President Jahjaga is awarded the Honorary Degree of Doctor of Laws by the Leicester University/
President of the Republic of Kosovo, Mrs. Atifete Jahjaga, visited today the Leicester University in United Kingdom.
At a special ceremony, this university awarded President Jahjaga the Honorary Degree of Doctor of Laws.
At an address held on this occasion, President Jahjaga stated:
Honourable President,
Chancellor, Vice-Chancellor
It gives me immense pleasure and so many emotions to return to Leicester University after nearly a decade to receive this Honorary Degree from a place that showed to me that learning is a life-long quest, inspired me with leadership and taught me courage. They have been the three pillars on which I have leaned on and the three values that guide me as the President of Kosovo, a position that today I carry with great pride.
I know that as you sit wearing your gowns and caps graduation feels like a relief. There are no longer all-nighters to pull and no exams to fret over.
And in a way it is, because the inspiration that is instilled in you by the wonderful mentors, by the great faculty of this university makes you impatient to take up challenges to become the agents of change in your communities.
And rest assured that you CAN be that change, that your dreams are reachable. And as Ellen Johnson Sirleaf, the Liberian President once said: “If your dreams don’t scare you, they are not big enough.” So, dear class of 2015, DREAM BIG!
Ladies and Gentlemen,
I embellish the journey of my country. I completed my education under harsh repression, in makeshift schools that were a crucial part of our civil resistance and helped us survive and defeat a regime that violated every single human right, including the right to education.
I went to school as artillery burned the villages and towns of Kosovo, because I and my generation were determined to build a new, different kind of Kosovo, where all its people, regardless of ethnicity, regardless of gender and their faith, would live with equal rights and responsibilities in the country they call home.
That day came in 1999 after a brutal war, and while many of us did not have the skills to lead our country from the destruction we inherited to prosperity, we were embraced by universities, just like this one, which opened their doors to us, broke our isolation and gave us the chance to learn so that we could become the change we wanted to see in our country. We remain forever thankful.
We have rebuilt Kosovo from a war-torn place to a vibrant democracy. And Kosovo today is more than an episode of our common human history. It is our joint success story.
Dear Mr. President, Chancellor, Vice Chancellor
Dear students and distinguished families and guests,
I am deeply moved by this honor, and I dedicate it to my country and its people, who never cease to amaze me with their strength and resilience.
I come here from a historic meeting for my country. I was honoured by the exceptional reception at the Royal Court by Her Majesty Queen Elizabeth II to whom I expressed my country’s gratitude for the role Great Britain has played in establishing peace in Kosovo. I and the people of Kosovo cherish this friendship.
Honourable friends,
In a world in which our values are being constantly challenged, we must stand together around the ideals that define us. We must seek inclusiveness. We must inspire change to allow for development. In a world in which we want to all live together, we must seek equality. This we must do in partnership.
Please remember this as you take on the next challenge to help your communities thrive and our societies become the examples we wish them to be.
I wholeheartedly thank you!