Shqipëria, vendi i shqiponjave, është e hapur për turizmin kulturor, një përpjekje kjo për të rritur një ndër asetet e industrisë së turizmit, përtej vendpushimeve bregdetare të bregdetit të Jonit, peizazhi i të cilit ka qenë i rrënuar nga vitet e keqmenaxhimit dhe shfrytëzimit të egër.
Kështu shkruan agjencia italiane ANSA, e cila vijon duke treguar një përshkrim të qyteteve që më së shumti, mund të zhvillojnë më tej turizmin kulturor.
Nga Tirana – me arkitekturën e saj të epokës fashiste, e deri në Berat «qytetin e njëmijë dritareve», me rrugica e tij të ngushta, shtëpi me gur e çati, xhamitë e lashta dhe kishave ortodokse zbukuruar me afreske.
Më pas në jug, lëvdatë për qytetin e lashtë të Gjirokastrës me kulmet e saj prej guri dhe fasadave të mbuluara me trëndafila dhe me rrush qindra-vjeçare, deri në parkun Arkeologjik të Butrintit, disa kilometra nga kufiri me Greqinë, Shqipëria është e gatshme për të mirëpritur turistët dhe investitorët, vijon artikulli.
Rruga është e ngadaltë dhe e komplikuar nga fakti se infrastruktura – si në aspektin e akomodimit dhe transportit – ende duhet të zhvillohet, në mënyrë që të bëjë udhëtimin më të lehtë, por gjërat po shkojnë më mirë. Kështu është shprehur ministri shqiptar i Turizmit, Arben Ahmetaj për median italiane ANSA-med.
Turistët që vizitojnë Shqipërinë janë kryesisht shqiptarët e Kosovës (38% e të ardhurave), maqedonasit (14%); Grekët (10%), malazezët, (6%) dhe italianët (5%), por ministri është shprehur se priten edhe vizitorë nga Evropa lindore dhe perëndimore.
“Çfarë është e sigurt është se ne kemi nevojë për të përmirësuar infrastrukturën e tone. Ne jemi duke bërë vlerësimin e projekteve të ndryshme për zhvillimin e infrastrukturave portuale, sistemit rrugor, si dhe aeroportet” ka thënë Ahmetaj, duke shtuar edhe se i vetmi aeroport në dispozicion të turistëve, në këtë moment, është një në Tiranë, por ka një plan për të ndërtuar një tjetër në Sarandë, në jug
“Investitorët italianë janë të mirëpritur”- theksoi ministri.
Sektori deri tani ka tërhequr, në pjesën më të madhe: grekë, austriakë, turkë dhe sipërmarrës arab./monitor
LIDHJA E PRIZRENIT – BURIM FRYMËZIMI PËR BREZAT
Nga Xhelal Zejneli/
Shqiptarët kanë dy periudha të rëndësishme në historinë e tyre kombëtare:
– Epokën e Gjergj Kastriotit, në shekullin XV, dhe
– Periudhën e Rilindjes Kombëtare, në shekullin XIX.
Një prej ngjarjeve më të rëndësishme të Periudhës së Rilindjes Kombëtare është Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878).
Epoka e Gjergj Kastriotit, periudha e Rilindjes Kombëtare dhe shpallja e pavarësisë në Vlorë (1912), janë tri hallka të mëdha të të njëjtit zinxhir historik.
Në një trajtesë përgjithësuese që botoi më 1968, Prof. Stefanaq Pollo (1923-1997) e kundroi Lidhjen e Prizrenit si një “nyjë lidhëse” midis epokës heroike të Skënderbeut (shek. XV) dhe shpalljes së pavarësisë kombëtare të Shqipërisë (1912).
Periudha e tretë e rëndësishme e historisë kombëtare shqiptare është qëndresa shekullore e shqiptarëve për çlirimin e Kosovës nga pushtuesit serbë, që arriti kulmin me luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitet 1998-1999. Kjo qëndresë popullore dhe kjo luftë e UÇK-së, me ndihmën e aleatëve amerikanë, rezultoi me çlirimin e Kosovës.
Lidhja e Prizrenit, gjatë gjithë historisë politike të kohës më të re, ka shërbyer si burim frymëzimi për të gjithë brezat e ri.
Derisa epoka e Gjergj Kastriotit dëshmoi para botës se shqiptarët janë popull historik, Lidhja e Prizrenit dëshmoi para Fuqive të Mëdha të Evropës, se shqiptarët janë popull politik.
Fati i shqiptarëve në historinë politike të kohës më të re kaloi nëpër tri forume ndërkombëtare, siç janë: Kongresi i Berlinit (1878), Konferenca e Ambasadorëve në Londër (1912-1913) dhe Konferenca e Paqes në Paris (1919).
Grabitja e tokave shqiptare nga malazezët fillon qysh në vitin 1858. Për qëndresën heroike të shqiptarëve ndaj hienave serbo-malazeze, flet edhe epi fishtian.
Në kohën e Krizës lindore (1877), Serbia ndoqi ndaj shqiptarëve politikën e tokës së djegur, duke kryer në rajone të caktuara shqiptare pastrim etnik. Me një fjalë, Serbia i dëboi me dhunë shqiptarët nga rajoni i Toplicës, i Prokuples, i Kurshumlisë, i Leskovcit, i Vranjës, i Nishit etj. Sipas historianit anglez Noel Malkolm, në vitet 1877-1878, Serbia ka dëbuar nga këto troje shqiptare rreth 100.000 shqiptarë, ndërsa sipas disa historianëve shqiptarë, bëhet fjalë për dëbimin e rreth 200.000 shqiptarëve.
Pushtimi i tokave shqiptare nga Bullgaria, parashikohej edhe me Traktatin e Shën Stefanit (1878), të nënshkruar midis Rusisë dhe Perandorisë Osmane në Shën Stefan (Yeşilköy) në perëndim të Stambollit.
Pjesë të caktuara të trojeve etnike shqiptare, Kongresi i Berlinit ia dhuroi Greqisë, Malit të Zi dhe Serbisë. Me gërshërët e ambasadorëve të Konferencës së Londrës, më tepër se gjysma e trojeve etnike shqiptare, mbetën jashtë Shqipërisë. Po të mos ishte presidenti amerikan Vudro Uillson, në Konferencën e Paqes në Paris do të rrezikoheshin edhe kufijtë e Shqipërisë londineze.
Në Kongresin e Berlinit, Shqipëria u trajtua si term gjeografik, ndërsa në Konferencën e Ambasadorëve në Londër – si mbetje turke në Ballkan.
Si pasojë e vendimeve të shtatë fuqive të mëdha të kohës, trojet historike shqiptare u copëtuan në katër pjesë: Shqipëria e cunguar; trojet shqiptare të pushtuara nga Serbia, përfshi dhe Kosovën; trojet shqiptare të pushtuara nga Mali i Zi dhe trojet shqiptare të pushtuara nga Greqia. Më vonë pasoi edhe një ricopëtim i trojeve shqiptare. Me fjalë të tjera, me krijimin në Mbledhjen II të KAÇKJ-së (AVNOJ), në Jajce të Bosnës dhe Hercegovinës më 1943, të krijesës artificiale serbo-komuniste dhe kominterniste – Maqedonisë, pjesë të caktuara të trojeve etnike shqiptare iu morën Serbisë dhe iu dhanë Maqedonisë. Ndërkaq, pas vitit 1945, me marrëveshjet sekrete midis Beogradit dhe Shkupit, Lugina e Preshevës iu la Serbisë.
Si rrjedhojë e politikës së shtatë fuqive të mëdha të kohës: Anglisë, Francës, Gjermanisë, Austro-Hungarisë, Italisë, Rusisë dhe Turqisë, si dhe e synimeve grabitqare të Serbisë, të Greqisë, të Malit të Zi dhe të Bullgarisë, përkatësisht të sllavo-maqedonasve, sot trojet shqiptare në Ballkan janë të copëtuara në gjashtë pjesë. Ky është rast i rrallë, në mos dhe i vetëm, në historinë e botës. Asnjë popull në botë nuk e ka jashtë trungut të tij, më se gjysmën e territorit të vet.
Po të mos ishin Gjermania, Austro-Hungaria dhe Italia, Shqipëria londineze do të kishte qenë akoma më e vogël.
* * *
A janë shqiptarët popull i vonuar? Fqinjët e shqiptarëve, si Greqia, Rumania, Serbia, Mali i Zi dhe Bullgaria i krijuan shtetet e veta kombëtare apo fituan autonomi nga Porta e Lartë, qysh në shekullin XIX. Shqipëria ndërkaq, e fiton pavarësinë në fillim të dhjetëvjeçarit të dytë të shek. XX. Madje jo krejt Shqipëria, por më pak se gjysma e saj.
Përse shqiptarët nuk ia dolën të fitojnë pavarësinë nga Perandoria Osmane në shekullin e kombeve, sikur fqinjët e tyre ballkanikë?
Kur në vitin 1844 Naum Veqiharxhi e botoi Ëvetarin, me 8 faqe, po atë vit, kryeministri serb Ilija Garashanin boton në Beograd Naçertanien, pra projektin kombëtar serb, me të cilin parashikohej krijimi i një Serbie të madhe, si ajo e Car Dushanit. Po këtë vit, ministri jashtëm grek Jan Koletis, hartoi projektin e Megali Idesë, me të cilin parashikohej rimëkëmbja e perandorisë bizantine.
Shqiptarët sot e kësaj dite e festojnë me entuziazëm 7 Marsin, Ditën e Mësuesit, për të përkujtuar hapjen e shkollës së parë shqipe në Korçën e vitit 1887. Mirëpo, nuk duhet harruar se në kohën kur u hap shkolla e parë shqipe në Korçë, fqinjët ballkanikë të shqiptarëve – grekët, rumunët, serbët, bullgarët, kroatët etj., kishin sistemet e veta të shkollimit dhe të arsimimit. Disa prej fqinjve, kshin edhe universitete, akademi shkencash, biblioteka kombëtare, shtëpi botuese, gazeta ditore, revista shkencore etj.
Shqipëria, sipas historianit Stefanaq Pollo, në shekullin XIX ishte një vend i prapambetur nga ana ekonomike, shoqërore, kulturore dhe kjo prapambetje ndikoi në vonesën relative të zgjimit kombëtar në Shqipëri dhe në ritmet e ngadalshme që pati lëvizja kombëtare shqiptare.
Janë disa arsye të tragjizmit shqiptar:
– Shqiptarët janë popull i veçantë. Duke qenë të tillë, janë edhe të vetmuar;
– Në shekullin XIX, shqiptarët nuk ishin faktor politik dhe ushtarak i rëndësishëm. Si të tillë, nuk paraqitnin interes për ndonjërën nga Fuqitë e Mëdha të kohës;
– Duke mos qenë faktor politik dhe ushtarak relevant, shqiptarët nuk kishin se si të përfshiheshin në interesat strategjikë të kancelarive evropiane;
– Duke qenë pjesë e Perandorisë Osmane, shqiptarët nuk mund të trajtoheshin nga Fuqitë e Mëdha të kohës si çështje gjeopolitike;
– Duke qenë të integruar në sistemin politik dhe ushtarak të Perandorisë Osmane, shqiptarët trajtoheshin si pjesë e pandarë e saj;
– Më shumë se gjysma e popullsisë shqiptare ishin islamizuar. Të islamizuar dhe me pozitë gjeografike në një rajon popujsh të krishterë, Evropa e krishterë nuk ishte e gatshme t’i mbështesë apo t’i mbrojë shqiptarët;
– Shtresa e lartë e shoqërisë shqiptare që ishte e integruar në strukturat politike, ushtarake, administrative dhe ekonomike të Portës së Lartë, synonte të ruajë pozitat dhe privilegjet e veta, në kuadër të sistemit perandorak dhe jo të luftonte për lirinë dhe pavarësinë e popullit të vet;
– Një pjesë e madhe e klerit islamik shqiptar, fatin e shqiptarëve e lidhte me Portën e Lartë, madje edhe atëherë kur Turqia u quajt e sëmura e Bosforit;
– Shqiptarët vazhdojnë të jenë të integruar në strukturat politike dhe ushtarake të Portës së Lartë, edhe pas dështimit të Lidhjes së Prizrenit;
– Shqiptarët vazhdojnë të jenë luajalë ndaj Portës së Lartë edhe pas shuarjes me luftë të Lidhjes së Prizrenit;
– Të integruar në strukturat politike dhe ushtarake turke, shqiptarët nuk mund të përfshiheshin në sferën e interesit apo në zonën e ndikimit, të ndonjë fuqie evropiane;
– Shqiptarët rrethohen nga popuj sllavë dhe ortodoksë si: serbët, bullgarët (sllavo-maqedonasit) dhe malazeztë si dhe nga grekët ortodoksë;
– Popujt sllavo-ortodoksë nga të cilët rrethohen shqiptarët, përbëjnë një familje popujsh. Ata kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë mbështetjen e Rusisë së madhe – sllave dhe ortodokse;
– Duke qenë popull i veçantë, gjatë historisë politike të kohës më të re, shqiptarët kanë qenë të vetmuar. Me një fjalë, s’ka pasur kusht t’u dalë zot;
– Shqiptarët në Ballkan janë një ishull etnik josllav, i rrethuar nga popujt sllavë dhe ortodoksë;
– Duke qenë më shumë se gjysma me fe islame, në rajonin e krishterë, shqiptarët nuk mund të përfshihen lehtë në hapësirën shpirtërore të kontinentit të vjetër;
– Duke i konsideruar shqiptarët si mbetje turke në gadishull, kancelaritë evropiane ia vunë gërshërët hartës së Shqipërisë;
– Rusia dhe sateliti politik i përhershëm i saj – Serbia, bashkë me Greqinë, sot e kësaj dite i paraqesin shqiptarët para qendrave politike ndërkombëtare të vendosjes – Uashingtonit, Berlinit, Londrës, Parisit dhe Romës, si përçues të interesit turk, arab dhe persian në Ballkan dhe në Evropë;
– Rusia, Serbia dhe Greqia vazhdimisht u thonë perëndimorëve se shqiptarët janë popull që funksionojnë me sistem joperëndimor të vlerave;
– Shqiptarët i ndan nga Perëndimi – deti Adriatik dhe deti Jon, d.m.th. nuk kanë lidhshmëri tokësore me të;
– Konstelacioni rajonal dhe raporti i forcave në gadishull është skajshmërisht i rëndë dhe tragjik për shqiptarët.
* * *
Nga fundi i shekullit XX, në Evropë ndodhën ndryshime historike dhe epokale, të favorshme për shqiptarët:
– muri i Berlinit u shemb;
– Gjermania u ribashkua;
– perandoria bolshevike dhe bizantine sovjetike u shpërbë;
– Traktati i Varshavës u zhbë;
– Jugosllavia e AVNOJ-it u rrënua;
– SHBA-ja doli si fuqi globale e vetme;
– faktor proshqiptar i natyrshëm – Gjermania – u forcua;
– fuqitë historike të Evropës, kundërthëniet midis tyre i kapërcejnë nëpërmjet një simetrie të interesave, në kuadër të BE-së;
Në rrethana të sipërthëna, u krijua një konstelacion i ri – rajonal, evropian dhe në planin global, i favorshëm për shqiptarët dhe i disfavorshëm për popujt sllavë të gadishullit.
Në kuadër të rrethanave të lartpërmendura, faktori politik shqiptar dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e ndihmuar nga ShBA-ja, e çliroi Kosovën nga kolonialistët serbë. Çlirimi i saj paraqet një hap drejt realizimit të aspiratave të rilindësve, historikisht të drejta, për krijimin e Shqipërisë etnike.
Po qe se shqiptarët sot, do të shmangeshin nga rruga properëndimore, historia do të përsëritej, do t’i pësonin dhe do t’i përjetonin tragjeditë e së shkuarës.
Për dallim nga shek. XIX, shqiptarët sot nuk janë të vetmuar. Janë populli më proamerikanë në botë.
Edi Rama aplikon politikën e Moskës, e njohur si “Putizmi”, dhe “frikën” ndaj çdo qytetari
Më 21 Qershor : “Për të votuar disavantazhet: të pastrehët, të varfrit, të papunët, qytetarët e rinj, grupe indigjene, dhe izoluarit”/
Nga Beqir SINA/
TIRANE : Në Shqipëri, këto ditë të dhënat nga disa media të pavarura, si dhe një numër i burimeve të tjera akademike dhe sondazhet, paraqesin një pamje krejtësisht kontradiktore mbi qeverisjen e së majtës koalicionit PS – LSI, që ka shumicën në qeveri, dhe, tani po lufton për një super pushtet – ose i thirrur ndryshe, kapjen me të gjitha mënyrat të pushtetit absolut , që mundohet të kriojë sot dyshja Rama – Meta.
Polarizimi i politikës duke filluar qysh nga parlamenti, dhe shtrirja e saj në këtë fushtë, është një nga karakteristikat definitive të kësaj maxhorance të majtë me ‘’brumë” të pastër social komunistë.
Tani, të majtët në Shqipëri, PS-LSI-ja ;”janë më të ndara përgjatë linjave ideologjike – dhe antipatia “partizane” , është më i thellë dhe më i gjerë – se në çdo pikë në dy dekadat e fundit”, pikërishtë nga njerëzit, këtu në të gjitha qytetet dhe zonat rurale, ku pritet të mbahen edhe zgjedhjet e 21 qershorit.
Duke biseduar me njerëz të ndryshëm nga veriu në jug, këto ditë të “nxehta” të një fushate elektorale kam parë deri tani se kësaj radhe rezultati është i parashikueshem – Mbasi të dhënat tregojnë sesi “hendeku partizanë” i cili fitojë zgjedhjet e 2013, ka rënë në mënyrë të ndjeshme të masa e gjerë e qytetarëve, qofshin ata majtas apo djathtas.
Në Shqipëri, votuesit po e kuptojnë se nuk mund të mashtrohen më kollaj, as me “miellin” dhe blerjen e shtijen e votës , por, as me Putizmin e Edi Ramës, duke ia kalluar frikën njerëzve.
Por – në këtë fushat ka edhe një dukuri të pa vrejtur ndonjëherë, në këto 25 vjet demokraci. Media e kontrolluar, nga dyshja Rama – Meta- ka injoruar në mënyrë flagrante dekleratat e Ambasadorit të SHBA në Tiranë , Donald Lu, sidomos kur ai bëri thirrje qytetarëve që të :” Mos shisnin votën, dhe të refuzonjnë kandidatët e inkriminuar”
Ndërkohë, që edhe pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 21 qershorit, apeli për të mos shitur votën dhe për të mos votuar kandidatët e inkriminuar ka ardhur edhe nga ambasadori i SHBA në vendin tonë, Donald Lu, por që është inojruar nga kjo maxhorancë me Edi Ramën në krye të saj.
Ambasadori amerikan Donald Lu, duke iu drejtuar studentëve tha: Mos dëgjoni retorikën e inatosur politike, por të votoni, sepse nëse nuk votoni, mos u ankoni për ata që ju qeverisin. Dhe shtojë :” Në Amerika ka një shprehje: “Nëse nuk voton mos u anko”. Të gjithëve na pëlqen të ankohemi për udhëheqësit tanë. Ju keni fuqinë të zgjidhni udhëheqësit tuaj, mos e shisni votën tuaj, mos dëgjoni retorikën e inatosur politike, dhe ditën e votimit mos harroni të votoni”.
Marrja e pushtetit në 2013, nëpërmjet mashtrimit dhe blerjen e votës , duket, se i ka ikur koha në Shqipëri, dhe rreziku i saj nga marfiteçijtë e kësaj maxhorance të “gjithë pushtetshme” që frikësonçdo ditë qytetarët shqiptarë , është një makth, nga kjo maxhorancë dhe një shqetësim në Washingtonin dhe Bruksel.
Të cilat, në se deri dje bënin thirrje qytetarëve shqiptarë për zgjedhje të lira e transparente, tani jan duke bër thirrje për zgjedhjet e 21 qershorit,:” Për të mos shitur votën dhe për të mos votuar kandidatët e inkriminuar. Të mos dëgjojnë retorikën e inatosur politike, por të votojnë”, –
Sepse, ndodh kjo nga që edhe “ hendeku partizan” ka filluar të bjerë në elektoratin shqiptarë.
Nuk ka më mbivendosje të konsiderueshme në mes mes kanditatëve të majtë dhe atyre të djathtë të spektriti politikë në çdo zonë, duke përfshirë, edhe Tiranën . Pikërishtë, aty ku “lufta” për kryetarin e bashkisë, është me e “nxehta”.
Mbasi, këtu konkuronë një ish ministër i kësaj qeverie , Erjon Veliaj, që ngjiti shkallët e karrjerës së tij nëpërmjet mashtrimit dhe propogandës, dhe një kandidati serioz, si dr Halim Kosova që ka një alternativë të besueshme për zhvillimin e Tiranës, dhe ka dëshmuar se mund ti japi Tiranës më të mirën.
Por përmbledhja e deritanishme e polarizimit politik të elektoratit shqiptar, në një parlament “partizan”, duket se ka edhe një ngecje në mardhënjet e Tiranës me Uashingtonin dhe Brukselin . Tirana me këtë qeveri është larg nga një qeveri deri edhe me vlersim “mesatar” në lidhjet e saj me SHBA.
Dhe kështu, në vend të dëshmojnë se janë, pro asaj që kërkon Uashingtoni dhe Brukseli, pushtetarët e sotëm me Edi Ramën, po ndjekin nevojat e politikës e interesave moniede.
Duhet të theksohet se shkaqet e mosfunksionit “të demokracisë” si në të gjithë botën në Shqipëri, mbas 2013, janë të panumërta. Ndërsa, polarizimi nga kjo maxhorancë nuk është më për ta kuptuar se është produkt i fuqisë politike tu mbajtur nga elita ekonomike, dhe media e kontrolluar prej tyre, dhe tendencat të ndërthurura. Por, edhe nga ajo që Edi Rama aplikon tani politikën e Moskës, e njohur si “Putizmi”, dhe “frikën” ndaj çdo qytetari.
Në të tre skenarët, që propogandon kjo qeveri , që ka shkallën më të lart të propogandës në botë, edhe më të madhe se Koreja e Veriut,; duke u hequr si të mesëm – të moderuar, mesatarë – janë të përjashtuar nga perendimi dhe të dështuar në arenën ndërkombëtare.
Pavarësisht, nga fakti se është rritur polarizimi në të dy skajet e spektrit ideologjik të majtë, atij me mentalitet “eneverist” dhe atij të moderuar socialist, po ta shohësh tek besimi i njërëzve sot në Shqipëri, ai ka për tëshkaktuar një “turbolencë”, të madhe të votuesve në zgjedhjet e 21 qershorit.Për atë se ku do të qëndrojn kësaj rradhe, votuesit, nëse votojnë të majtët PS- LSI apo demokratët e PD .
Besimet e tyre janë të fragmentuara, çka dotë thotë se ata nuk kanë plotësisht për atë të përqafojnë ideologjinë e së majtës, çka ka për të treguar me votë se ata janë në kundërshtim me klimën e tanishme politike.
Fakti që shqiptarët kan votuar deri tani për ata që u “kontribuojn” atyre në atë pushtet, nuk do të thotë se do të jetë edhe më 21 qershor . Kjo gjithashtu do të thotë se qytetarët janë pjesërisht përgjegjës për “privimin” e të drejtave të tyre. Në Shqipëri, problemi nuk është vetëm se pjesëmarrja e votuesve është e ulët, por pjesëmarrja e votuesve është i njëanshëme dhe shoqërore .
Ata shqiptarë që dalin e votojnë më 21 qershor, kësaj radhe duhet ta dinë mirë se do të votojnë për veten e tyre të familjes dhe të ardhmes. Dhe,nuk duhet të shkojnë për të votuar siç kan votuar deri në 2013. Por, duhet t ë shkojnë për të votuar me 21 Qershor, për tashmën atë që kan pasur deri tani si disavantazh: të pastrehët, të varfrit, të papunët, qytetarët e rinj, grupe indigjene, dhe të izoluarit.
HALLI-HALLIT NUK I NGJANE…!
Hallet e kaplanresulëve,rexhepqoseve, fatoslubonjave, nexhmedinspahive,migjenkelmendëve,anilaomarëve, milazimkrasniqëve dhe moszotmekeqve?/
NGA FAHRI XHARRA/
Po e filloj me Kaplan Resulin i cili në faqën e tij ka shkruar ( fjalë për fjalë ) : Албанска академија наука ћути о мојим албанолошким тезама, јер је свесна да ми их не може оборити.(K.R-B) “ Për tezat e mia albanologjike , Akademia e Shkencave e Shqipërisë heshtë, sepse është e vetëdijshme që nuk mundet t`i rrëzojë “ ( Kaplan Buroviq ). E saktë apo jo ?
Në Ulqin – shkruan Buroviqi bulevardin “Maršal Tito” – quajtën “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”.Nuk kemi asgjë kundër që e hjekën emrin e këtik tradhtari të popullit jugosllav ( E vet Kaplani ishte bashkëpunëtor i Titos fxh) dhe as pse kësaj rrugeje ia vunë emrin e heroit kombëtar shqiptar, jo për atë shkak që Skënderbeu ishte Sllav ( Serbo –sllavomaqedon) por që ai duke luftuar kundër turkut, luftonte edhe për lirinë e Ulqinit .”
Mos të na quditë një shqiptar i “demoralizuar” me shpirtë antishqiptar që i thotë këto fjalë sepse
ata që i ceka më lartë qe njëzet e pesë vjet e thonë të njejtën”Para segjithash i biri i tij Jovani (Gjoni fxh) na është dhëndër ( i malazezëve prëa ) . Edhe babi i Gjergjit ishte dhëndër i yni. Sigurisht që fashistët shqiptar të Ulqinit nuk e dijnë këte. ata e emëruan rrugen me “ Skenderbeu” duke menduar që Skenderbeu ishte shqiptar ( Ta lumsha Fatos Lubonja , tani po e shoh se cilës shkollë i takon fxh)
Ja një shpifje e pa fytyrë e të mjerit fatos lubonja , pardon , nje shpifje e Kapllanit “Tamo, u Albaniji, pošto se uveriše da Skenderbeg nije Albanac, već Srbin, govori se otvoreno da mu skinu spomenik sa centra Tirane i svaki trag njegovog imena. Nema sumnje da će i njihove ucinjske kolege skinuti ime Skenderbega ulici, ali Ulcinjani to ne treba da im dozvole.)
E doni shqip ? sigurisht që po.” “”””Atje në Shqipëri, pasi u bindën që Skenderbeu nuk ishte shqiptar por serb, flitet haptas që t`ia shkulin përmendoren nga qendra e Tiranës , si dhe gjurmë që lidhet me emrin e tij . I sigurtë jam që edhe Ulqinakët do ta bëjnë të njejtën ; por se ata nuk guxojnë se Skenderbeu ishte sllav”
Nuk dua ta përkthej se cka shkruan më tej Kaplani i resulbegoviqëve nga Ulqini se miqt e kaplanit e dijne serbishten . Pra kerkoni prej fatoslubonjave , nexhmedinspahive, migjenkelmendëve, anilaomarëve , milazimkrasniqëve që të iu bëjnë të mundur ta merrni vesh “të vërtetën “ e Skenderbeut “Скендербег је живео и умро као православац, свестан свог српског порекла. И администрацију своје државе држао је на српском језику. Албански могуће да није знао ни једну једину реч. Албанизирање Срба се наставило посебно кад су Албанци изашли из Мата и распрострли се у пољу Драча средином 11. века”
Nje mik me shkruan : Fahri mik i nderuar, prapshtia kryesore, dobesia dhe mjerimi, fatkeqesisht nuk qendron VETEM ne individin e dobte, te shitur, apo te marr, por ne (GJITHE) shoqerine, nisur nga mediat e deri tek Akademite tona qe i bejne vend personave te tille dhe ate me epitetet me te larta si “albanologu shqiptar” !?! Ne kete menyre e shperndajne propaganden antishqiptare dhe e bejne te mundshme qe strategjia shoveniste antishqiptare te rezultoje me qellimet e planeve. E cila strategji ne fakt mund te funksionoje vetem kur jane te pranishme keto komponente te gabuara shoqerore. SEPSE (me fjale tjera) ne cdo popull mund te gjinden mjerana me diplome qe per nje shume te te hollave behen argate te dreqit dhe kunder vehtes e popullit te tyre, por ne shumicen e vendeve e shoqerive te popujve tjere, nuk ka media e akademi qe promovojne keto marri e keta agjente dhe ka mekanizma mbrojtes qe kujdestarojne dhe veprojne kunder ketyre planeve e agjenturave. Ne shoqerine shqiptare mediat i promovojne si kryetituj deklaratat e resuloviqve dhe e shpallin “albanolog” dhe “akademik shqiptar”, ashtu sic kishin proklamuar e promovuar me pare edhe deklarimet e shkrimet e “albanologut” tjeter Oliver Jens Schmitt-it, te cilin Akademia e Arteve dhe Shkencave te Kosoves e ka pranuar si anetar (me korrespodence), ndersa ne Shqiperi e kishin ftuar e pranaur si “studiusin me te mire te historise shqiptare”, perkunder faktit qe kishte shkruar se “nuk ka fakte per prejardhjen ilire te shqiptareve” dhe se kishte shkruar botuar libra per “prejardhjen sllave te Gjergj Kastriotit”, pra kishte propaganduar te njejtat teza si resulbegoviqet, por me fjale tjera ! PRA prapshtia, dobesia dhe mjerimi, sikurse kritika shkon larg pertej individit, e pertej agjenturave te resulbegoviqeve dhe schmitteve, ne vet damaret e shoqerise shqiptare ! ( nga Niq Krasniqi )
Fahri Xharra 11.06.15
Gjakovë
Ministri grek, Nikos Koxhas, fashisti i ideologjisë së perandorisë së Putinit
NGa Arben LLALLA/
Ministri i jashtëm i Greqisë Nikos Koxhas (Nikos Kotzas) ka deklaruar se do vij në Shqipëri me një paketë për zgjidhjen e problemeve që ekzistojnë midis dy vendeve, por përpara se të vij në Tiranë ministri grek Koxhas është hedhur në sulm duke provokuar rëndë shqiptarët dhe akuzuar PDIU si parti fashiste. Të gjithë ata që e njohin politikën sllavo-greke e dinë se gjithnjë kanë sulmuar shqiptarët për tu mbrojtur(sulmi është mbrojtja më e mirë). Ne i themi ministrit grek, Nikos Koxhas që të shikohet njëherë në pasqyrë dhe më tej të kujtoj thëniet e shkrimtarit e poetit grek, Niko Dhimu për “Fatkeqësinë që të Jesh Grek”.
Niko Koxhas vjen në postin e ministrit nga partia e së majtë ekstremiste SYRIZA-s, dhe personalisht Koxhas i përket grupit të ideologjisë fashiste të së majtës së Duçes. Koxhas ka lidhje të ngushta me partinë Fronti Nacionalistë Bollshevik në Rusi dhe me Putinin. Gjatë pak muajve që Nikos Koxhas drejton ministrinë e jashtme të Greqisë ka bërë disa takime me vendet të cilat njihen si pro ruse dhe antiamerikane-evropiane.
Failos Kranidhitotis ka thënë: “Koxhas është ende fëmi, kjo nuk është rastësi aksidentale. Ai ka në zemër dhe mendje qartë nacionalizmin“.
Nikos Koxhas është njeriu që krijoj lidhet e ngushta të kryeministrit Aleksi Çipras me kryetarin e Rusisë, Vladimir Putinin. Këto lidhje i kanë fillimet e tyre në vitin 2013. Në Prill të 2013, Nikos Koxhas e ftoj në Greqi për të mbajtur një ligjërat në Universitetin në Pireut, Aleksandër Dugin, ideatori i partisë Fronti Nacionalistë Bolshevike. Koxhas e shoqëroj disa ditë në Greqi Aleksandër Duginin dhe i siguroj atij një takim me drejtuesit e lartë të nazistëve të Agimit të Artë. Aleksandër Dugin është këshilltar i Putinit dhe i ka sugjeruar që Rusia sa më shpejtë të pushtoj Gjeorgjinë e Ukrainën duke i rithemeluar Perandorinë Ruse. Një tjetër këshillë ekstremiste që Dugin i tha Putinit ishte heqja e shtetësinë ruse për të gjithë liderët opozitar dhe disidentëve.
Sulmi ndaj partisë PDIU nga ana e Nikos Koxhas nuk është i rastësishëm, ai përgatit terrenin në Shqipëri për të ringjallur ideologjinë fashiste bolshevike ruse të Perandorisë të Putinit. Viteve të fundit partia PDIU është bërë zëri i vetëm i fuqishëm për politikat kombëtare në Ballkan dhe kuptohet që sllavët dhe grekët nuk u pëlqen që në Shqipëri të ekzistojë një parti mbarë kombëtare që vlerëson se shqiptarët duhet të shohin nga perëndimi, SHBA dhe BE. Këto 10 viteve të fundit Greqia gjendet në pozicion të keq për çështjen e çamëve, janë hapur disa gjyqe ndërkombëtare për rikthimin e çamëve dhe rimarrjen e pronave. Siç dihet vendet perëndimore të drejtën e pronës e kanë të shenjtë.
Paketa që do sjelli në Shqipëri ministri i jashtëm grek është instalimi i politikës ruse duke e larguar politikisht Shqipërinë nga SHBA dhe BE. Greqia vërtetë është anëtare e NATO-s dhe BE, por ky vend gjithnjë është akuzuar nga diplomatët perëndimorë se luan rol të dyfishtë. Diplomati amerikan Robert Kapllan e ka vlerësuar politikën e Greqisë të asaj femrës: “Dashnore e Perëndimit dhe gruaja e Lindjes”.
Nuk është rastësi që eurodeputetët grek të së majtës ekstremiste SYRIZA dhe të së djathtës naziste Agimi i Artë i bashkuan votat e tyre në favor të Rusisë. Prandaj mendoj që qeveria shqiptare dhe politikanët tanë të jenë të kujdesshëm ndaj paketës që do ofroj ministri i jashtëm grek Nikos Koxhas. Partitë shqiptare duhet ti japin një përgjigje të merituar ministrit Koxhas për sulmin pa precedent me etiketin si parti naziste për PDIU. Forcimi i pozicioneve politike në Ballkan të Shqipërisë, vlerësimi pozitivë që kancelarja Merkel ka dhënë për këto vitet e fundit për qeverinë shqiptare kanë bërë që vendet ballkanike pro ruse të tremben dhe të lëvizin për izolimin sa më shumë të Shqipërisë në të gjitha sferat.