• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shufflay – hebreu i Kroacisë që u vra nga serbët për shkak nesh

September 8, 2014 by dgreca

Nga Fahri Xharra/ Gjakovë/
Kur mbytet i madhi ,lindin shumë dyshime për arsyen e vrasjes . Duhej apo jo të vritej
dr. Millan Shufflay ? Çka iu bëri serbëve ky gjeni që të pëson ashtu ? Shumë pyetje , shumë pyetje. Ç`iu desht një hebreut , një njeriut të madh të shkencës të bie viktimë e së vërtetës shkencore.?
Millan Shufllayin e karakterizonte “metoda e shqyrtimit shkencor ,paanshmeria, korrektësia, pedantëria ,analizat dhe studimet e nduarduarshme , qofshin ato paleografike, diplomatike ,onomastike , toponomastike apo të tjera edhe sot e kësaj dite janë
me vlerë “.
Serbët e dinin se ai po hulumton diçka të madhe , diçka që bie ndesh me aspiratat e tyre.
Të njifet bota me të vërtetën shqiptare ? e nga kush , nga një hebre i Kroacisë nuk mund ta merrnin me mend por as që ta pranonin si të tillë. Millan Shufflay duhej zhdukur.???
“Më 18 shkurt 1931, në mënyrë mizore, me shufër hekuri në kokë, e mbysin mikun më të madh të shqiptarëve, Dr. Mijan Šuflajn, vetëm pse po e zbardhte historinë tonë të mohuar nga historiografët shovinistë serbë!” ( Kadri Mani) Shuflaj ishte i pari që hodhi idenë se kufiri ndërmjet qytetërimit perëndimor dhe atij lindor shtrihej përgjatë lumit Drin. E njëjta tezë më vonë u përdor nga ideologë të ndryshëm jugosllavë, veçanërisht nga ata që kundërshtonin historianët serbë dhe tezat e tyre.
Më 1921 Shuflaj u akuzua për veprimtari revolucionare dhe u dënua me tre vjet e gjysmë burgim, por vuajti vetëm gjysmën e dënimit.
Shuflaj u rrah deri në vdekje më 1931 në një nga rrugët e Zagrebit Katër persona që i përkisnin grupimit nacionalist ekstremist “Jugosllavia e Re” ishin të implikuar në planin e vrasjes, përfshirë edhe Branko Zwerger i cili u akuzua për këtë akt.
E gjithë kjo ndodhi në kohën e sundimit të diktaturës serbe në Mbretërinë Jugosllave, dhe për vrasjene e albanologut Milan Shuflaj kroatët akuzuan gardën mbretërore që përbëhej nga oficerë serbë.
Menjëherë pas vdekjes së tij, Albert Ajnshtajn dhe Henrik Man i drejtuan një letër Organizatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut me qendër në Paris me anë të së cilës i bënin thirrje asaj për mbrojtjen e shkencëtarëve kroatë nga regjimi diktatorial serbë.
Pse po shkruaj këtë shkrim ?
“Gjeneratës së tashme e të ardhshme: t’i kultivomë ndjenjat e dashurisë ndaj atdheut e popullit tonë shqiptar; t’i kultivojmë ndjenjat e dy institucioneve: 1. Institucionit të kërkimfaljes (ndreqjegabimit) dhe 2. Institucionit të dallimit të pronës private-shoqërore: kjo setër (laps, arë, livadh, mulli…) është imja, ajo pallto (laps, arë, livadh, mulli…) është jotja, të cilat mund t’i falim, t’i shesim miqësisht ose afaristikisht; kurse prona shtetërore është e përbashkët dhe e patjetërsueshme, të cilën duhet ta rrisim bashkë, ta kultivojmë e ta begatojmë shtetin tonë SHQIPËRINË ETNIKE cep më cep me troje e me popullatë kompakte të mbi 50%, pjesa tjetër e popullatës (49%) zhvendoset a vendoset me këmbime pronash në mënyrë vullnetare.
Ky është dallimi thelbësor midis Shqipërisë Etnike dhe Serbisë së Madhe hegjemoniste, të cilët thonë se aty ku është një serb (madje edhe një varr!), aty është- Serbi!!”
T’i kultivojmë ndjenjat e dashurisë ndaj të huajve që dhanë kontributet e veta të çmuara, si puna e Dr. Milan Shufflay-t (Stuart Mani, Uiljëm Liku…), për gjuhën e historinë tonë dhe që ia mbajtën ison çështjes tonë kombëtare; në mënyrë që të mos lëmë shteg të quhemi mosmirënjohës.
E përgëzojmë juristin e publicistin e njohur gjakovar, zotin Esat Stavileci për një thënie të tij zenitore, tri “gj-gj-gj”, që duhet të jenë një Program Kombëtar: bashkimi i: gjakut-gjuhës-gjeografisë!!! ( Kadri Mani, zemrashqiptare.net)
Për qëndrimin e Shufflay-t në Shqipëri, po japim disa mendime të Anisa Paplekës lidhur me vizitën e Milan Shuflajt në atdheun tonë dhe marreveshjen për vazhdimin e studimeve në fushën e albanologjisë me mbretin dhe qeverinë shqiptare.
Në fund të vitit 1930 Qeveria Shqiptare, duke treguar respekt dhe nderim te veqantë për shkenctarin dhe albanologun e njohur kroat me fame botërore , e fton atë që të vizitoje Shqipërine.Kjo ftesë bëhet menjëhere pasi Akademia e Vjenes i kishte propozuar dr.Shuflajt të vazhdonte botimin e vëllimit të tretë të : Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia: (shkurt Acta Albaniae).Shufflay u prit me nderime të larta shtetërore që nga Mbreti Zog , kryeministri , ministry i kulturës, dhe më në fund nga anëtaret e parlamentit shqipëtar ( parathënje në librin “Milan Shufllay” )
( Një telegram i Millan Shufflayit drejtuar qeverisë se Zogut , “ fondi Kadri Mani “
Zotni
Ministër i Arsimit
Tiranë
Zagreb, 17 dhjetor 1930
Gunduliqeva 25
Shkelqësi,
Letra juaj e 30 dhjetorit nr. 4225/II arriti në adresën time më 15 dhjetor. Duke e falënderuar thellë qeverinë shqiptare, po e jap dëftesën bashkëngjitur të shumës prej 3000 frangash zviceranë, të marra në një çek (Nr. B. 002529) nga Banka e Bazelitnë Cyrih.
Kjo dëftesë ishte shkruar kur, ndonëse këtë gjë nuk e prtija fare, (më 16 dhjetor) më ftuan në polici për të më kumtuar gojarisht se qeveria e Beogradit ka dhënë lejën të vij në Shqipëri.
Kështu, brenda pak kohe shpresoj se do ta arr pasaportën. Megjithatë, në fillim të muajit janar, mendoj se shkoj në Raguzë që të orientohem së pari lidhur me kushtet e tashme të punës në arkiva. Pas një qëndrimi të shkurtër në Raguzë, do të nisem për në Tiranë, duke parajalmëruar saktësisht se kur do të arrij. Për shkaqe të shumta nuk do ta marr vizën e Legatës Shqiptare në Beograd.
Natyrisht, kam kërkuar pasaportën edhe për Itali, mirëpo këtë kërkesë vendimi i Beogradit e lë në heshtje. Në polici më thanë se kjo çshtje mnd të rregullohet me ministrin e Beogradit në Tiranë.
Duke mos qenë i sigurt se do të mund të shkoj në Romë dhe dke pandehur se qeveria shqiptare i miraton propozimet e mia lidhur me arkivat e Italisë si dhe në qoftë se është e gatshme të paguaj honorarin e kopjuesve itakianë, do t’ia dërgoj së shpejti z. Amedio Xhanini (Amedeo Giannini), drejtor i Institutit për Evropën Lndore, listën e dokumenteve të cilat duhet të kopjoen në Romë, Napoli, Ankonë dhe Barcelonë.
Kopjen e atyre listave do ta sjell me vete në Tiranë.
Ju lutëm të provoni, Shkelqësi, konsideratën time më të lartë. Milan Shuflaj )
Gjatë qendrimit ne Shqipëri, dr.Shuflajt më 16 JAnar 1931 mbajti një fjalim në parlamentin shqiptar, ku në mënyrë të hollësishme foli për punen rreth botimit të vellimeve në vazhdim të: Acta Albaniae: si dhe të: Historisë së Shqipërise:.Për këtë gjë, parlamenti shqiptar urdhëroi ministrin e arsimit që në emer të shpenzimeve të paguante në llogari të dr.Milan Shuflajt, shumen prej 75000 frangash ari , që sot është e barabart me rreth 4 milion dollar.( Serbet dhe shqiptaret : historia e shqiptareve te veriut / Millan Shuflay) . ( lajm i mëshehur që nga ikja e Zogut fxh.)
“.Dr. Milan Shuflajt i njihet dhe në një far mënyre i shperblehet gjithë mundi që kishte bërë në hulumtimet dhe kërkimet shkencore në fushen e albanologjisë dhe veqanarisht në studimin dhe botimin e dokumentave mesjetare, të cilat deri në atë kohë pothuajse ishin të panjohura fare.I shoqeurar nga intelektual dhe politikan shqipëtare , studiuesi i madh kroat vizitoj arkiva të ndryshme kishtare, bibloteka, pika arkeologjike dhe u njoh për sëafermi me kulturen dhe traditen shqipëtare , për të cilen kishte shkruar aq shumë. I impresionuar nga mbishkrimet dhe dokumentet e shumta mesjetare, ai kërkoi që pjesa më e madhe e tyre të fotografoheshin ose të përshkueshin…… “
…. dhe “Më 18 shkurt 1931, në mënyrë mizore, me shufër hekuri në kokë, e mbysin mikun më të madh të shqiptarëve, Dr. Mijan Šuflajn, vetëm pse po e zbardhte historinë tonë të mohuar nga historiografët shovinistë serbë!”

Filed Under: Histori Tagged With: Fahri Xharra, nga serbet, për shkak nesh, që u vra, Shufflay - hebreu i Kroacisë

”Couture Fashion Week ”dhe performanca shqiptare e bukurisë muzikore

September 8, 2014 by dgreca

Nga Marjana Bulku/New York/
Ndërrimet e stinëve e për rrjedhojë dhe të sezoneve të veshjeve ,natyrshëm përkojnë me parada dhe sfilata modelesh në botën e modës që duket se nuk njeh kriza e për më tepër në metropolet e mëdha sic është edhe New Yorku.
Ngjyrat, prerjet, ecjet nën tinguj të qetë dhe ritmikë,vallëzuan për tri ditë radhazi nëpër pasarela me sytë e vëmendshëm të shikuesve, objektivat e kamerave dhe kritikët e modeluesve. Eventin e zakonshëm patëm rastin ta ndiqnim edhe ne (Televizioni Albanian Culture NY),jo se përbënte ngjarje me rëndësi për komunitetin e shqiptaro- amerikanëve që jetojnë këtu, por sepse kishim një ftesë të vecantë nga Gjilberta Lucaj ,e vetmja shqiptare që do të perfomonte aty ,natyrisht jo si modele por si artiste që me tingujt e saj e bënte edhe më aristokratike gjithcka përreth…
Fustani i saj i kuq mund të ishte konkurrues në paradën e veshjeve, prerjeve, ngjyrave që sfidojnë me bukuri jetën e vrullshme , të lodhëshme dhe me jo pak strese që gjithkush në këtë vend ka ,por jo, ai nuk do jetë mbi pasarelë edhe pse hapat e Gjilbertës si prej balerine janë të denja për ti bërë promo veshjes elegante.
Janë tingujt e interpretimit të saj që celin finalen e një jave mode në New York City, këtu në Time Square Manhattan ku jeta nuk din të ndalet, ku netët dhe ditët nuk ndahen sepse reklamat i ndricojnë fuqishëm netët dhe hapat e turistëve kureshtarë nuk stepen pothuajse asnjë cast.
Gjilberta me fustanin e kuq dhe violoncelin që gjithmonë mban me vete që kur ishte 7 -vjec ulet në krye të pasarelës dhe shpërndan ca tinguj aq të bukur që mua më cuan larg në kohë, diku në vitin 1997 , në pallatin e kulturës Peshkopi ,ku ca vajza të bukura dibrane do të ecnin për herë të parë mbi pasarel ndërkohë që një shoqen e tyre bashkëmoshatare e kishin rrëmbyer nga shtëpia…ato nga skena e thjeshte ,me hapa që muzika i diktonte do të transmetonin mesazhin se JETA është ”pronë ”e tyre , e bukurisë, mencurisë ,sigurisë që përmes tingujve ” It is my life” e tejkalonin delikatesën që zakonisht pasarela ofron… edhe pse viti ishte 97…
Këto ndjesi më zgjuan tingujt e Gjilbertës, buzëqeshja e qetë e Verës që regjistronte në kamer …koha ,kjo pasuri plurale që shetit gjithkund më ”rrëmbeu ”për pak caste dhe më tha se edhe njeriu ka mundësi ta shërojë kohën, me ca tinguj, fantazi dhe mbi të gjitha bukuritë e pafund që vetë ai prodhon.
Pas tingujve të Gjilbertës nëpër sallë u derdhën ngjyrat, prerjet, stilimet, fantazitë e make up- sh dhe natyrshëm duartrokitjet…
Gjilberta Lucaj me fustanin e saj të flamurtë mund të prezantonte modelin e një veshjeje të bukur ,por jo ,ajo kishte zgjedhur ti dhuronte tingujt kësaj atmosfere dhe mua fantazitë e pafundme që lindin nga tingujt…
Arti ka pushtet,,, më shumë sesa e bukura,fjala, ndoshta përmbi cdo pushtet tjetër është arti. Falemnderit Gjilberta jonë që me tingujt e bukur ke fuqinë që të superosh përmbi gjërat e bukura dhe jo të bukura që jeta ofron.

Filed Under: Kulture Tagged With: ''Couture Fashion Week ''dhe performanca shqiptare e, bukurisë muzikore, Marjana Bulku

Rikthehet Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës

September 8, 2014 by dgreca

Ministrja Kumbaro: Ruajmë, mbrojmë, propagandojmë vlerat kulturore /
Nga Klajd Musabelliu/
Në Kalanë dhe Qendrën Historike të qytetit muze të Gjirokastrës, e klasifikuar “Pasuri kulturore e njerëzimit” dhe e mbrojtur nga UNESCO, do të rikthehet në prillin e vitit 2015 një ndër veprimtaritë artistike dhe ndër ngjarjet më të rëndësishme të kulturës sonë, siç është edhe Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës.
Pas zhvillimit të edicionit të fundit (edicionit të nëntë) në shtator të vitit 2009, me qëllim mbrojtjen dhe promovimin e vlerave të trashëgimisë jo materiale, Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Kosovës, pushtetin lokal në Gjirokastër dhe disa institucione të tjera, prej kohësh kanë nisur punën për të rikthyer edhe një herë në skenë, edicionin e 10-të të këtij festivali. Ky eveniment do të jetë prezantimi më i mirë i traditës, kulturës dhe folklorit shqiptar, nëpërmjet vlerave tradicionale të prezantuara prej kostumeve popullore, muzikës, teksteve popullore dhe mjaft elementëve të tjerë.
Festivali, i cili do të shërbejë për ruajtjen, mbrojtjen, promovimin e trashëgimisë kulturore jo materiale, do të zhvillohet në prill të vitit 2015, dhe këtë fakt e ka bërë me dije Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila në konferencën për shtyp mbajtur sot në ambientet e ministrisë lidhur me realizimin e Festivalit, ka dhënë edhe disa detaje më shumë mbi Festivalin.
“Komuniteti Kombëtar i Trashëgimisë jo materiale, pas mbledhjes së tij, vendosi zhvillimin e festivalit në muajin prill të vitit 2015”. “Me qëllimin e ruajtjes, mbrojtjes, propagandimit të vlerave kulturore, drejtoria e Trashëgimisë jo materiale, ka bërë një punë të jashtëzakonshme në kantierin e festivalit”, u shpreh ministrja Kumbaro në fjalën e saj.
Ajo shtoi se ”do të marrin pjesë që të 12-t qarqet e Shqipërisë, nëpërmjet 12 grupeve përfaqësuese, gjithashtu edhe Ministria e Kulturës së Kosovës është jo vetëm bashkëpunëtore në aktivitet, por edhe ajo ka përfaqësinë e saj, ashtu sikurse edhe Maqedonia, Mali i Zi, diaspora, folklori çam, do të zgjerojnë hapësirat gjeografike të folkut shqiptar, dhe do të prezantojnë vlerat kulturore nëpërmjet 1200 artistëve pupullorë”.
Deri më sot, vazhdoi Kumbaro, janë regjistruar 80 shoqata, 75 ansamble, 36 rapsodë, 34 artistë popullorë, si dhe 20 artizanë, të cilët një prezantim paraprak të festivalit, do ta bëjnë gjatë ditëve të trashëgimisë kombëtare”.(ATSH)

Filed Under: Kulture Tagged With: Kombëtar i Gjirokastrës, Rikthehet Festivali Folklorik

Edhe Kosova e shënoi fitoren e parë historike në futboll

September 8, 2014 by dgreca

PRISHTINË- Në stadiumin e Prishtinës ka përfunduar me 7 shtator në mbrëmje miqësorja e futbollit mes përfaqësueses së Kosovës dhe Omanit. Në ndeshje ndërkombëtare futbolli, Kosova arriti fitoren e parë dhe historike me rezultat 1-0. Golin e shënoi në minuta 84 nga penaltia Imran Bunjaku.
Për Kosovën kjo ishte e katërta miqësore pas dy ndeshjeve në qytetin e Mitrovicës – barazimit me Haitin 0:0 në 5 mars dhe humbjes me Turqinë 1-6 në 21 maj, si dhe humbjes nga Senegali 1:3 në Gjenevë (Zvicër), në 25 maj.
FIFA e ka lejuar Kosovën që të luajë ndeshje miqësore ndërkombëtare në futboll me ekipe kombëtare dhe klube, nga muaji i parë i vitit 2014.
“Uroj ekipin, trajnerin dhe të gjithë tifozet e Kosovës për fitoren e parë zyrtare në historinë e saj”, shprehet kryeministri kosovar Hashim Thaçi.
Ai shton se, lojërat miqësore në kuadër të kalendarit zyrtar të FIFA-s janë të dobishme dhe përmirsimet e ekipit me historinë më të njomë janë evidente.
“Kosova medeomos do të merr pjesë në kualifikime në kampionate të UEFA dhe FIFA dhe uroj që të ketë shumë replikime të kësaj fitore. Faleminderit edhe lojtarëve nga vendi mik i Omanit për vizitën shtetit tonë. Me fat kundër Panamas dhe Kanadas në lojët e rradhës”, shkruan Thaçi në Facebook. (BJ)

Filed Under: Sport Tagged With: e shënoi, Edhe Kosova, fitoren e parë, historike në futboll

SHQIPERIA, FITORE SURPRIZE- KUJDES NGA EUFORIA!

September 8, 2014 by dgreca

7 shtatori 2014 do të kujtohet gjatë në historinë e futbollit shqiptar per fitoren historike.
Përfaqësuesja e futbollit të Shqipërisë arriti të mundë Portugalinë me rezultatin 1 me zero në transfertë, pas një ndeshje emocionuese dhe supergoli të Bekim Balës, lojtarit të ri të thirrur nga trajneri De Biasi.
Shqipëria arriti të fitojë në ndeshjen e parë të eleminatorëve për kampionatin europian në kuadër të grupit I.
Kuqezinjtë e De Biasit kanë kryer një ndeshje perfekte në stadiumin e Aveiros ndaj Portugalisë, duke intepretuar në mënyrë të përsosur taktikisht por dhe në aspektin e karakterit, kërkesat dhe idetë e trajnerit që sollën një sukses në debutimin e eliminatorëve për kampionatin europian EURO 2016.
Gianni De Biasi e nisi me një formacion 4-5-1, ku binte në sy mungesa e Kaçes në mesfushë dhe zgjedhja e Balës në vend të Gashit, zgjedhje që në fakt do t’i jepte të drejtë De Biasit.
Portugalia në mungesë të Ronaldos ishte e dobët dhe jo e sigurt, megjithatë sulmoi dhe tentoi të shënonte po pa rezultat. Pjesa e parë u mbyll 0 me 0.
Në pjesën e dytë kuqezinjtë duke parë një kundërtshtar jo të frikshëm tentoi të sulmonte dhe gjithçka erdhi në minutën e 50 kur harkimi i Roshit gjeti Balën, që fluturimthi shënoi një gol të mrekullueshëm.
Kuqezinjtë e De Biazit marrin tri pikët e para në Grupin I, duke qenë në të njëjtën “gjatësi vale” me Danimarkën, e cila përmbysi në fushën e vet Armeninë.
Fitoren e ekipit përfaqësues shqiptar e ka përshëndetur edhe Kryeministri Edi Rama, I cili në një postim në rrjetet sociale theksoi se “Kuqezinjtë bënë histori dhe ne u jemi mirënjohës. Na rikujtuan se asgjë nuk është e pamundur kur duam me gjithë zemër ta arrijmë”.
Shqiperia, tash duhet qe te ece me kembe ne toke dhe te mos dehet nga euforia….Pervoja na e bene kete apel! KUJDES!
Skeda e ndeshjes
Portugali 0
Shqipëri 1
52’ Balaj
Portugalia: Rui Patricio, Pereira, Pepe, Kosta (73’ Veloso), Koentrao, Uilliam (54’ R. Horta), Mutinjo, Gomes, Vieirinja (46’ Kavaleiro), Nani, Eder.
Tr.: Paulo Bento
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Cana, Mavraj, Agolli, Kukeli (66’ Kaçe), Xhaka, Abrashi, Lenjani (75’ Lila), Roshi, Balaj (82’ Çikalleshi).
Tr.: Xhani De Biazi
KV: Nani / Roshi, Abrashi, Xhaka, Mavraj, Kaçe, Berisha
Gjyqtar: Rudi Buke (Francë)

Filed Under: Sport Tagged With: Balaj-Goool, fitore historike, mund Portugaline, shqiperia

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4418
  • 4419
  • 4420
  • 4421
  • 4422
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT