• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SENSIBILIZIMI I ÇËSHTJES ÇAME PAS VITIT 1990

June 20, 2014 by dgreca

Nga Me rastin e 27 Qershorit, ditës së gjenocidit grek kundër popullsisë shqiptare nga Çamëria/
Shkruan: Arben LLALLA/
Pas luftë së dytë botërore edhe pse shqiptarët në Ballkan ishin rreshtuar me grupin fitues të luftës kundër nazizmit mbi popullin shqiptar ndodhi edhe një tragjedi më e madhe, ajo e ricoptimit të tokave shqiptare nga fqinjët e saj Jugosllavia dhe Greqia. Ndër Tragjeditë të mëdha të kësaj ndarje e pësuan edhe shqiptarët nga Çamëria të cilët u masakruan dhe u dëbuan me forcë nga tokat dhe shtëpitë e tyre në fund të vitit 1944-1945. Pasi u përzunë me dhunë nga Greqia shqiptarëve nga Çamëria iu përvetësuan pasuritë dhe ju hoqën në mënyrë kolektive e drejtë e shtetësisë greke. Edhe pse pjesa tjetër e kombit shqiptar në ish-Jugosllavi po kalonte një dhunë të ashpër diktatoriale komuniste nuk e kishin harruar Çamërinë. Shpeshherë shqiptarët nga ish-Jugosllavia kur kalonin nëpër Greqi pranë fshatrave ku banonin shqiptarët gjenin mënyrat për të folur me banorët, mbase dikush do tua kthente në gjuhën e tyre shqipe. Nga rrëfimet e shumë miqve tanë kanë treguar se kanë takuar çamë që u kishin shpëtuar dëbimeve në vitet e shkuara dhe kanë ndier një mallëngjim të pa parë. Kjo ka ndodhur edhe për arsye sepse Shqipëria ishte e mbyllur në izolim të plotë.
Në fillim të viteve 1990, kur era e demokracisë përfshiu të gjitha vendet ish-Komuniste lidhjet midis të gjithë shqiptarëve në Ballkan u rivendosën. Andej dhe këtej kufijve filloji lëvizja e lirshme e njerëzve të një gjaku e gjuhe, por kjo lëvizje iu ndalua vetëm çamëve për të vizituar edhe si turistë vatrat e tyre.
Me kushtet e reja politike të krijuara në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe në Ballkan, u zgjeruan mundësitë për një bashkëpunim më të gjerë kulturore dhe arsimore midis shqiptarëve andej dhe këtej kufirit, pra edhe në Çamëri.
E kush mund t’u ndihmojë çamëve rrugët e rikthimit në Çamëri? Kush ka detyrë dhe obligim, por dhe mundësinë për t’u treguar rrugën e shumëdëshiruar vëllezërve çam?
Pikspari vet çamët që jetojnë brenda Shqipërisë dhe jashtë saj duhet të jenë më të organizuar dhe të njëzëshëm në kërkesat e tyre. Pastaj intelektualët, lidershipi politik shqiptar brenda dhe jashtë Republikës së Shqipërisë, por me theks të veçantë qendrat vendose të shteteve perëndimore që kultivojnë dhe veprojnë në bazë të parimeve themelore të demokracisë. Ndër të cilat janë të drejtat e njeriut, e drejta e pronës, e drejta e ruajtjes së gjuhës amtare, liria e fesë dhe e shtypit etj. Pa i harruar edhe gjykatat ndërkombëtare për të cilat mendoj se është koha që ta ngrenë zërin e tyre kundër gjenocidit të shtetit grek mbi popullatën çame
Ndoshta është e hidhur që themi se në shekullin e kaluar, intelektualë dhe politikanë e Shqipërisë Komuniste, jo vetëm që nuk luftuan për t’i treguar rrugën e rikthimit çamëve në tokat e tyre, por bënë çmos për të izoluar çështjen e tragjedisë së shqiptarëve nga Çamëria.
Intelektualët e sotëm, nuk duhet të kenë të njëjtën pikëpamje, sepse janë të ndërgjegjësuar për problemin dhe mendojnë se do t’i japin shpejt a vonë llogari historisë që nuk korruptohet, që mban letër e pendë për të shkruar.
Nga njohja e thellë e historisë së vërtetë të çamëve do të ndërgjegjësohen politikanët, diplomatët dhe deputetët e Kuvendit të Shqipërisë të cilët edhe më fortë duhet ti bien borisë për të drejtat e shqiptarëve jo vetëm për ata që jetojnë në Çamëri, por edhe të atyre të përzënë me dhunë nga Çamëria. Ky obligim ndodhet kryesisht në supet e intelektualëve. Në mënyrë të veçantë, intelektualëve që jetojnë dhe punojnë jashtë shtetit të sotëm shqiptar. Ata edhe pse ndodhen jashtë shtetit zyrtar shqiptar, kanë avantazhin të shohin çka ndodh atje, me qartësi mendore më të madhe dhe më objektivisht. Kjo edhe prej përvojës që kanë nga kontakti me popujt e tjerë që jetojnë në shtetet multietnike për zgjidhjen e problemeve kombëtare.
Detyrë të rëndësishme për intelektualët që veprojnë jashtë Republikës së Shqipërisë do të konsideroja kultivimin adekuart të ndërgjegjësimit dhe përqendrimin në gjetjen e lidhjes së hallkave të humbura të zinxhirit kombëtar. Për sa u përket atyre që janë brenda Shqipërisë, intelektualë, artiste dhe në përgjithësi njerëzit e mendjes dhe të artit, kuptohet se ata kanë peshën më të madhe të gjetjes së rrugëve dhe vendimmarrjen e zgjidhjeve të problemeve të ndryshme.
Periudhat e kryengritjeve, e ndërrimeve me dhunë të sistemit, ose dhe të ndërrimeve të thjeshta në strukturat sociale-ekonomike të një shteti, mbartin një rrezik që nuk duket menjëherë. Brenda një periudhe të shkurtër mund të përmbysen dhe të rrëzohen vlera kombëtare shekujsh me ndërgjegje ose pa ndërgjegje.
Nga ana tjetër, kjo liri e befasishme mbas gjysmë shekulli primitivizmi dhe izolimi nga modernizimet kulturore dhe artistike, e ka shndërruar zemrën e tij në një arë të etur që është gati të pranojë jo vetëm shiun e pastër dobiprurës, por edhe çdo lloj ujërash të qelbura. Me një predispozitë të tillë psikologjike si mund të rezistojë ndaj “asimilimit kulturor” që ndodhet në kulmin e tij? Si mund të rezistojë ndaj “asimilimit të joshjes me të holla”? Prandaj kultivimi i një trungu kombëtar kulturor është i domosdoshëm dhe i nevojshëm, njësoj i barazvleshëm me forcimin ushtarak të mbrojtjes së një kombi, të një populli sot e përherë. Popujt që humbën identitetin e tyre kulturor shpejt u zhdukën. Tek shumë intelektualë dhe artistë që kanë ikur në emigracion vërehet rreziku i asimilimit kulturor dhe i joshjes duke bërë emër nëpër botë. Rrjedhimisht ata që nisen me synimin të bëjnë vepra botërore, duke mos shikuar popullin e vet. Pra, intelektualët e mëdhenj të kombit shqiptar janë ata që duhet ti tregojnë rrugën e vërtetë çamëve për rikthimin në vatrën e të parëve. Po në çfarë mënyre?
Sot jetojmë në botën e qytetëruar ku luftërat zhvillohen dhe fitohen me fjalë, me diplomaci. Pra, me rrugë demokratike, me ligjet e të drejtave të njeriut, konventat që janë firmosur nga shtetet që pretendojnë se janë demokratike.
Përskaj të gjitha këtyre argumenteve që u potencuan unë dua të marr një shembull konkret i cili mund të jetë rrugë në bazë të së cilës mund të arrihet zgjidhja e problemit çam dhe të gjithë popujve të tjerë me probleme të njëjta. Shembulli konkret është kur Gjykata Ndërkombëtare e Hagës diskutoji pas 100 viteve për gjenocidin turk mbi armenët. Kur kemi parasysh këtë fakt atëherë me të drejtë shtrohet pyetjen: Pse Gjykatat Ndërkombëtare nuk mund të diskutojnë për gjenocidin grek ndaj çamëve, turqve, egjeasve dhe hebrenjve? Për kundër faktit gjenocidi kundër këtyre ka ndodhur para 60 e ca viteve si dhe faktin se ende kemi njerëz, dëshmitarë të gjallë që mund të dëshmojnë për metodat ç’njerëzore që grekët përdorën ndaj çamëve, turqve, egjeasve dhe hebrenjve.
Pas viteve 1990 kemi disa Rezoluta pozitive për çështjen çame si:
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë me Dekret numër 7839 i datës 30 qershor 1994, shpall 27 Qershorin si “Dita e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinizmi grek.
Në Janar të vitit 1995 në Kuvendin e OKB-s që u mbajt në Hagë u aprovua Rezoluta Nr.12 që kërkon riatdhesimin e çamëve në trojet e tyre në Greqi, rifitimin e pronave të sekuestruara nga shteti grek dhe të fitojnë të gjitha të drejtat që dalin nga Konventat Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut.
Më 8 Prill, 2004 Kuvendi i Shqipërisë miratoj Rezolutën ku kërkohet zgjidhja e çështjes çame midis dy vendeve Greqisë dhe Shqipërisë, rezoluta ishte kërkuar nga shoqata Çamëria. Kjo Rezolutë e miratuar me shumicë votash ishte mbajtur e fshehur deri në vitin 2013 ku edhe doli në fletoren zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë.

Filed Under: Analiza Tagged With: arben llalla, I ÇËSHTJES ÇAME, PAS VITIT 1990, SENSIBILIZIMI

Imzot Gjergji: Vatikani do ta njoh Kosovën

June 20, 2014 by dgreca

Në Shtetet e Bashkuara ndodhej për vizitë Imzot Dodë Gjergji, Ipeshkvi katolik i Kosovës, i cili ka ardhur për një fushatë grumbullimi fondesh për ndërtimin e Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë. Për këtë katedrale komuniteti shqiptaro-amerikan deri tani ka dhuruar më shumë se 1,5 milion dollarë.
Ai foli për një numër çështjesh që kanë të bëjnë me pozitën e katolikëve në Kosovë, si dhe përpjekjet e qeverisë për njohje diplomatike nga Vatikani
“Përpiqemi të kryejmë detyrat ndaj vendit dhe ndaj besimtarëve. Përpiqemi të ndërtojmë bashkërisht të ardhmen”, tha ai.
I pyetur pse Vatikani nuk e njeh Kosovën, Imzot Gjergji tha: “Vatikani ka treguar dashuri për popullin shqiptar. E njëjta vlen edhe për luftën e fundin në Kosovë. Vendimet rreth njohjes janë marrëdhënie mes shteteve e jo kompetencë e imja. Relacionet mes Kosovës dhe Vatikanit janë nivel të mirë komunikimi. Dhe, njohja do të vijë”.
I pyetur rreth marrëdhënieve mes bashkësive fetare në Kosovë, ai thotë se “te ne ekziston dashuria ndër-vëllazërore mes shqiptarëve, pa marrë parasysh rajonin dhe fenë… Ne merremi me të mirën e të bukurën, në dashurinë që shqiptarët kanë ndër vete. Ndihemi keq për disa që janë jashtë traditës dhe kulturës pozitive shqiptare”.
Ipeshkëvi ishte më 14 qershor në darkën që Vatra shtroi për delegatët e Kuvendit të saj që kishin ardhë nga shtete të tjera në Nju jork. Imzot Gjergji u prit me duartrokitje tek përgëzoi Vatrën për misionin e saj historike dhe kërkoi prej vatranëve të jenë më të pranishëm në trojet amtare, ku esktremistët po luftojnë që të prishin bashkjetesën fetare.
Po ashtu, gjatë vizitës së Tij në Michigan, Ipeshkëvi Gjergji zhvilloi një takim miqësor me degën e Vatrës atje.

Filed Under: Vatra Tagged With: do ta njoh, federata Vatra, Imzot Gjergji: Vatikani, Kosoven

PRONONCIM I DIASPORËS,PAS REZULTATIT TË ZGJEDHJEVE NË TUZ

June 20, 2014 by dgreca

Të nderuar bashkëkombas!
Qyteti i Tuzit dhe Malësia, më 25 Maj 2014, dualën në votime dhe u deklaruan me votën e tyre për përfaqëuesit që do t’i përfaqësojnë në të ashtuqujturen “Komuna Urbane”, si njësi administrative-territoriale e komunës të Podgoricës.
Ironia e tërë këtij procesi zgjedhor është se Shqiptarët, shumicë në Tuz e Malësi, të përçarë nga të tjerët, rrezikojnë që të humbasin drejtimin e komunës gjysmake të Tuzit.
Ndarjet fetare me udhëzimet e pushtetmbajtësve malazias bënë që vota e Shqiptarëve të shpërndahet për interesat e atyre që janë të njohur mirë për strategjinë e tyre në bazë të formulës “përçaj dhe sundo”.
Ndarjet fetare-sektare të kombinuara dhe në shërbim të politikës së ditës kanë çuar në rezultatin përfundimtar të formulës së parallogaritur: dobësim dhe grimcim të votës dhe fuqisë së Shqiptarëve.
Toleranca, bashkëjetesa dhe traditat e shkëlqyera ndërkonfesionale janë shembull unikal që do e dëshironte ta kishte çdo komb tjetër në botë.
Rasti i Ulqinit, ku u tentua po e njëjta përllogari dhe strategji, të çon në konkluzionin se Shqiptarët dinë të bashkohen dhe unfikohen për interesin e përgjithshëm kombëtar.
Të nderuar bashkëkombas, përfaqësues të subjekteve politike, nisur edhe nga të gjitha këto, ju apelojmë, ju bëjm thirrje që me qëndrimet dhe veprimet tuaja të përuleni para interesave kombëtare duke lënë anash interesat e ngushta partiake dhe personale para çështjeve madhore dhe jetike në shërbim të kombit, atdheut dhe vendlindjes tuaj,për një komune të plotë të Malesise qe flet shqip.
Sipas informacioneve, që ne posedojmë, kjo është përbërja e ardhshme e Kuvendit Komunal të Komunës Urbane të Tuzit: Koalicioni DPS-UDSH-PB-Lista për Tuzin: Halil Dukoviq, Fadil Kajoshaj, Nexhad Dresheviq, Enisa Lekiq, Nikolla Gegaj, Ellvis Krkanoviq, Muhamed Gjokaj, Sanda Zejnilloviq, Enis Gjokaj, Hidajet Kallaç, Admir Nikoviq, Mirrsada Suleviq. Koalicioni Shqiptar: Vasel Sinishtaj, Smail Çunmulaj, Gjergj Camaj dhe Valentina Lulgjuraj. Lidhja Demokratike (LD në MZ): Nikolla Camaj, Ivan Ivanaj dhe Teuta Gjokaj. PSD (Partia Social-Demokratike): Selman Axhovil dhe Ismet Gjokoviq. Partia Socialiste Popullore: Kola Lulgjuraj.

Për shoqatat me veprimtari ne SHBA:

Esad Gjonbalaj, Fondacioni ‘’Plave Guci’’-New York
Pashko Gjokaj, Shoqata Atdhetare ‘’Malesia e Madhe’’-Detroit
Ismet Kurti, Shoqata Atdhetare’’ Ana e Malit’’-New York
Ejllo Berishaj, Fondacioni Humanitar ‘’Malesia’’-New York
Mark Dedvukaj, Fondacioni ‘’Ded Gjon Luli’’-New York
Tom Shkreli, Fondacioni ‘’Dom Simon Filipaj’’-New York
Sal GjinashiShoqata Atdhetare ‘’Kraja’’-New York
Riza Milla, Shoqata Atdhetare ‘’Ulqini ‘’-Chicago

Fondacioni Plavë Guci
P. O . Box 670923 Van Cott Station
Bronx NY 10467
914-439-5798
http://www.fondiplaveguci.com/agjenda.html

Filed Under: Komunitet Tagged With: I DIASPORËS, PAS REZULTATIT TË, PRONONCIM, ZGJEDHJEVE NË TUZ

A KA PASUR MEDALJE TË ARTË NË LOJËRAT OLIMPIKE TË LASHTËSISË?

June 20, 2014 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia/
Ushqimi i olimpikëve/
Pse ekipi i SHBA vlerësoi të ushqyerit për atletët e saj në mënyrë të këtillë sa që e dërgoi dietën sportive në Soçi, para se atletët të arrinin atje .Ndërsa një arsye mbështet te fakti se të ushqyerit e garuesve mund të duket avantazhi madh ,por formula e kësaj rrënjët në fakt mund të ndiqen në Olimpiadën e lashta .
A ka pasur medalje olimpike ari në olimpiadat e lashta ?
Zbuloni se çfarë medalje ari , argjendi dhe bronzi janë bërë me të vërtetë .
Në fakt , dëshmitë tregojnë se në ndeshjet e para Olimpike në vitin 776 BC , një altar ishte vendosur në fund të ngjarjes së vetme të Lojrave : Stadiumi ky kryheshin lojërat , apo vrapimi 200 m.Fituesit e sakrificës së trofeut të tyre ,ngjiteshin në altar dhe fituesi do të merrte ndërkaq, pjesë më të mirë të mishit .
Njerzit nuk përshtaten me Olimpiadën Dimërore .”Kjo tregon statusin e rezervuar për fitimtarët olimpike,” tha Charles Stocking, asistent profesor i studimeve klasike në Universitetin e Ontariosperëndimore.
Atletët ishin lloji i rock stars (të asaj kohe).
“Ka ranë dakord me këtë mendim Francine Šegan, historian dhe autor i “The Philosopher’s Kitchen.” “Ata ishin krenaria e komunitetit të tyre, dhe mjekët ishin shumë të interesuar për të mbështetur atletët si dhe interesoheshin çfarë duhej të konsumonin atletët e këtyre garave.
Ndërsa ka copa dhe një pjesë e provave në lidhje me atë dietë të një atleti që mund të ketë konsumuar.Stocking tha: është e qartë se ka pasur një theks të madh në të ushqyerit – dhe të debatojnë në lidhje me të. Në fakt, të ushqyerit e atletëve konsiderohej aq e rëndësishme ,sa që mjekët dhe trajnerët e atletikës duket se kanë argumentuar në lidhje me praktikat më të mira,thotë Stocking.
Trupat e olimpikëve të sotëm amerikan ngjajnë dhe ka disa dëshmi që tregojnë për dietat e ngjashme me trendet aktuale.”Ata nuk flasin në aspektin e carbs, yndyrë dhe proteina, por mënyra që ju përktheni është një dietë me proteina, “tha Šegan.” Ata kanë vënë re nga testimi i atletëve ato krijojnë energjinë më të madhe,te muskujt leanest “.
Lojërat olimpike në lashtësi
Sipas të dhënave historike , Lojërat e para Olimpike të lashtësisë mund tëjenë luajtur në vitin 776 pr Krishtit . Ata ishin përkushtuar perëndive madhështor dhe organizuan në rrafshin e lashtë të Olimpias . Ato vazhduan për gati 12 shekuj me radhë , deri sa perandori Theodosi ka dekretuar në vitin 393 pas Krishtit që të gjitha këto ” kulte pagane ” të ndalohen .

Olympia
Olimpia , vendi i Lojrave Olimpike të lashtë , është në pjesën perëndimore të Peloponezit e cila , sipas mitologjisë greke , është ishulli i ” Pelops “, themeluesit të Lojrave Olimpike . Tempuj që imponojnë , ndërtesat kushtimore dhe objekte sportive të lashta janë të kombinuara në një vend me bukuri unike natyrore dhe mistike . Olympia ka funksionuar si një vend takimi për adhurim dhe praktikave të tjera fetare dhe politike që në shekullin e 10 pr. Krishtit .Pjesa qendrore e Olimpia u dominua nga tempulli madhështor i Zeusit dhe me tempullin e Hera paralelisht me të.
Lojra dhe feja
Lojrat Olimpike ishin të lidhura ngushtë me festivale fetare të kultit të Zeusit , por nuk ishin një pjesë integrale e një riti . Në të vërtetë , ato kishin një karakter laik dhe kishte për qëllim për të treguar cilësitë fizike dhe evolucionin e shfaqjeve të realizuara nga të rinjtë , si dhe inkurajimin e marrëdhënieve të mira në mes të qyteteve të Greqisë .Ceremonia zyrtare dhënies do të mbahet në ditën e fundit të Lojrave , në portikun e ngritur të tempullit të Zeusit . Me zë të lartë ,lajmëtari do të shpallë emrin e fituesit olimpik , emrin e atit të tij , dhe vendin e tij . Pastaj,Hellanodikis vendos kurorë të shenjtë pemë ulliri , ose kotinos , mbi kokën e fituesit .Ngjarjet e lashta sportive olimpike ishin: boks, (pjesë e pesëgarësh) ngarjet e kuajve, javelin (pjesa e pesëgarësh) kërcim, pankration pesëgarësh ,mundje etj.
Stadiumi i Amantias monumenti 550m mbi nivelin e detit
Pjesmarrja e amantasve në lojërat olimpike që zhvillohen në kohet e hershme në shtetin fqinj,tregon se Amantit ishin njerëz me kulturë dhe sportistë të mirë, fakt që e tregon edhe stadiumi i saj.Me këtë të dhënë të rëndesishme gjejme një çelës për të hyrë në një portë të madhe. Amantasit kane hyrë në Evropë atëhere, kur në truallin tonë që i themi Ballkan fqinjet verior nuk ishin prezent dhe s’ishin se si te ishin. Amantasi ishin te integruar qysh në atë kohë kur ardhacaket të tjerë ishin diku në stepa a ose skano ekzistuar ndoshta fare. Amantasit kanë treguar shenja te larta civilizimi ata kishin nje stadium.Stadiumi ndodhet 100 m me poshtë ne jug lindje te forteses kryesore ai eshte i gjate 55 m dhe i gjerë 12.5 m. Gërmimet kane nxjerr ne pah se stadiumi ishte nje nga monumentet kryesore te qytetit dhe shërbente për sporte si : vrapim, hedhje e shtizes, boks, hedhje e diskut etj. Stadiumi kishte 17 radhe dhe mbante 4000 persona. Në bazë të mbishkrimeve greke të gjetura në stadium ndërtimi i tij eshte bere ne vitin 300 p.k dhe ka funksionuar deri rreth viteve 30 pas krishtit. Gjate shek.3-2 p.e.s. kultura fizike pati zhvillim të veçante dhe u ndertuan vepra monumentale.
Stadiumi i Amantias në shek 3 p.e.s.Ky stadium ka forme antike tipike me piste 184.8 m të gjatë dhe 12.25 me të gjerë dhe ruhet shumë mirë. Ne njërën anë të stadiumit ka 17 radhë shkallësh dhe në anën tjeter 8 radhe të ndërtuara me bloqe gurë gëlqeror. Qe nga koha kur Izomber tek itinerari i deshifruar i historise së arkeologjisë së Orientit,nje botim ky që i përkiste vitit 1873,në faqen 871 përshkruan zbulimin e stadiumit antik ne kodren e fshatit Ploce.Thenia e Izamberit pikërishte ne shekulline 19,përbënë trokitjen e parë në dyer të këtij monumenti antik, kishte lënë gjurmë brezash në historinë e qytetërimit ilir në lartësit e kodrës së Plocës.
Udhëtimi arkeologëve shqiptarë u bë pas afër 70-80 vjetesh nëpër luginen e Vjoses dhe provoi se “stomaku i kodrës” nuk e kishte tretur gjithcka ndonëse mjegulla dhe largësit kanë kapërcyer 1000 vjet nga ekzistenca e tij.Arkeologët i gjetën rrenojat e stadiumit antik të Amantias tek gropa e kovaçit. Gjate shek.3-2 p.e.s. kultura fizike pati z Informatat e dytë,për qytetin Amantin por te shprehur nga pena e një kërkuese si zj Falaksi ka të bëjë me kulturën fizike,ose me qartazi me sportet.
Një statujë që përshkruan një boksier,ndonëse figura ka mungesë të kyçit të djathtë si dhe ndihet mungesa tek këmba e majtë,por që nuk shperfytyrojne figurën për të rritur më lehtë në një përfundim,për këtë boksier. Ja përshkrimi i N.Vlores. ”Amantia:Përsosmërinë estetike të Posejdonit ta barazojmë tani me këtë trupore ilire prej bronxi te shek IV,para K.që përfaqeson një boksier. Nuk mund të thuhet se është i bukur,por e gjithë përmbajtja tregon një qëllim:”muskujt e zhvilluar,shikimi i mprehtë,trupi i gatshëm për mësymje,bëjnë në mënyrë që kjo trupore të ketë fuqi komunikuese.Vetëm në këtë mënyre arti e arrin bukurine e përsosur…” Informatat, që sjell N.Vlora ështe”Amantia:pamja e pergjithshme e stadiumit të shek.IV para Krishtit.
Një fakt një prej statujave gjendet si pjesë e arkivës së Muzeut Historik Kombëtar. Një staturinë bronzi ,10cm e vitit 470 para Kr,bëhët fjalë për një fitues stadium janë:vrapim,hedhje shtize,e hedhje disku dhe boks.Figura atletesh jane gjendur dhe kanë ekzistuar edhe në muzeun e Amantise i prishur pas ndërrimit të sistemeve aty rreth viteve ’90 ku u morën dhe u zhduken dhjetëra gjetje,figura,statuja fati i te cilave nuk dihet ende ku kanë përfunduar dhe në cilin shtet fqinj,zbukurojne muzete e tyre?Stadiumi mund të kishte një kapacitet mbajtës nga 3000-4000 vende për tu ulur spektatoret.Gjë që nuk dallon shume nga stadiumet e koheve te sotme. Madje stadium është monumenti i parë dhe pika e takimit e vizitorëve me botën e qytetërimit të lashtë amantin

Filed Under: Kulture Tagged With: A KA PASUR, Gezim Llojdia, lojerat olimpike, MEDALJE TË ARTË NË, TË LASHTËSISË?

APEL SHQIPTARËVE DHE POLITIKËS

June 20, 2014 by dgreca

I bëj thirrje politikës – që t’i mbajë duart sa më larg institucionit që përfaqëson fjalën e lirë dhe lirinë e shprehjes. Ky institucion jemi ne gazetarët./
Nga ELIDA BUÇPAPAJ/
Iu bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, pa dallime partiake, të distancohen nga njerëz që në Facebook qëndrojnë pas emrave të rremë, pas identiteve inekzistente për t’i provokuar e bërë shantazh gazetarëve -Iu bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, pa dallime partiake që të distancohen nga njerëz që e fshehin identitetin, nga njerëz të paemër, emërhumbur, nga njerëz që mbajnë identitete fallco, pseudonime, që janë anonimë, dhe nën maskat e anonimatit të plotë, të burracakërisë lepuriste, dalin me flamurin e zi të intolerancës, të fondamentalizmit ekstremist ideologjik dhe inkuizicionit të ajatollahëve stalinistë duke u bërë shantazh gazetarëve që të mos na lejojnë të shprehim të lirë mendimin –
Sistemi në Shqipëri dhe Kosovë ka degjeneruar pikërisht sepse politika dhe oligarkët që e kanë kallur vendin në varfëri totale, ku shtetin ligjor e ka zëvendësuar ligji i xhunglës dhe i më të fortit, i duan gazetarët t’i kenë nën diktatin e tyre, andaj e përdorin injorancën dhe analfabetizmin e shpurës të lepujve anonimë kundër gazetarëve sepse politika është mësuar gjatë këtyre 23 viteve tranzicioni makabër në Shqipëri e 15 viteve tranzicion në Kosovë – që t’i përdorin gazetarët ose si palë, ku të shkëmbejnë përfitimet e pushtetit ose si letra higjenike, duke i depersonalizuar ose i kërcënojnë me terrorin e papunësisë.
I bëj thirrje politikës – që t’i mbajë duart sa më larg institucionit që përfaqëson fjalën e lirë dhe lirinë e shprehjes. Ky institucion jemi ne gazetarët.

Filed Under: Editorial Tagged With: apel shqiptareve, DHE POLITIKËS, Elida Buçpapaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4545
  • 4546
  • 4547
  • 4548
  • 4549
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJË GJUHË, NJË IDENTITET – STUDENTËT DALIN NË MBROJTJE TË SHQIPËS
  • “Shqiptarët e Amerikës” ndjekin me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut
  • Eshtrat e Hasan Tahsinit duhet të sillen në atdhe
  • “Irani dhe Siguria Kombëtare”!
  • Pamja e Hënës të cilën nuk jemi mësuar ta shohim
  • Analizë strategjike: Roli i SHBA-ve dhe ndikimi i NATO-s në suksesin operacional ushtarak
  • MICKOSKI DHE POLITIKA E KAMUFLUAR NË BALLKAN
  • ÇËSHTJA KOMBËTARE NË POLITIKËN E TIRANËS TË VITIT 1920
  • Në ditëlindjen e Vaçe Zelës, legjendës së gjallë të këngës, zërit që i dha shpirt një epoke
  • 115 vjet nga Kryengritja e Malësisë së Madhe dhe ngritja e flamurit në Deçiq
  • GEORGE POST WHEELER, AMBASADOR I SHBA-SË NË SHQIPËRI (1934) : “SHQIPËRIA DHE BURRAT E SHQIPONJËS…”
  • Përshtypje nga Bashkëbisedimi i AFC-së dhe Mjekëve Gastroenterologë AAGA
  • Një princeshë evropiane përballë traditës shqiptare
  • Arkeologët shqiptarë nën vlerësimin e studiuesit anglez Nicholas Geoffrey Lemprière Hammond
  • E drejta për përdorimin e gjuhës amtare në arsimin e lartë në Maqedoninë e Veriut

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT