• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

FQINJËT JANË NË EKSPANSION, NE JEMI NË RESTRIKSION

January 30, 2014 by dgreca

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ/

Humbja e Ulqinit është dështimi i madh më i dukshëm, pra më flagrant, i politikës aktuale shqiptare, para së gjithash, i politikës aktuale të Tiranës në rrafshin kombëtar.
Është një ligj universal, i përjetshëm – nëse nuk je në ekspansion, atëherë vetvetiu je në restriksion. Dhe kjo pasqyrohet ku më dukshëm, ku më padukshëm, në të gjitha rrafshet dhe në të gjitha fushat e jetës së një vendi e të një kombi.
Politika jonë është në restriksion. Kjo është kundërnatyrore, sepse ne jemi kombi më vital në rajon, me popullsinë më të re dhe nga më të arsimuarat.
Kjo është kundërlogjike në rrethanat kur dalim nga një shekull copëtimesh, robërie, pushtimesh, diktaturash, në rrethanat, pra, kur pritej një shpërthim i vrullshëm i energjive tona të ndrydhura.
Kjo është absurde, në rrethanat e epokës globale, në rrethanat kur të gjitha vendet dhe kombet, të mëdhenj apo të vegjël, të fuqishëm apo të pafuqishëm, në të katër anët e botës, janë duke rendur për të përfituar nga hapësirat e krijuara për të bërë ekspansionizëm ekonomik, politik, ideologjik e tjerë, për të rritur ndikimin e tyre, praninë e tyre kudo, sido dhe sado që të jetë e mundur.
Kjo është veçanërisht kundërnatyrore, kundërlogjike, tejet absurde në kushtet kur jemi i vetmi vend, i vetmi komb në NATO, kur Amerika, mikja, aleatja, partnerja jonë e madhe na ka dhënë mundësinë e statusit të vendit më të privilegjuar të rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Ekspansioni në politikë është zmadhim, zgjerim i hapësirave të një populli, të një vendi, të një kombi duke u shtrirë në hapësira të popujve, shteteve, kombeve të tjera. Ekspansionizmi është prirje për të zmadhuar, për të zgjeruar kufijtë, sferën e ndikimit ekonomik, kulturor, e tjerë nëpërmjet shtrirjes në hapësira të reja, tregje të reja.
Restriksioni në politikë është zvogëlim, tkurrje, kufizim i hapësirave të lartpërmendura nga ana e një populli, një kombi, një shteti. Restriksionizmi është prirje për t’iu nënshtruar zvogëlimit, tkurrjes, kufizimit të hapësirave të tij jetike nga ana e një populli, një kombi, një shteti.
Në kushtet e sotme, të epokës globale, kur ekspansioni bëhet në formën e investimeve ekonomike dhe zhvillimore, në formën e transferimit të kapitaleve dhe të transportimit të zhvillimit nga një vend më i zhvilluar në drejtim të një vendi më të pazhvilluar, ekspansionizmi ekonomik dhe kulturor është ndërsjelltar i dobishëm për të gjitha palët. Në rrethanat e rajonit tonë, asnjë nga fqinjët tanë tokësorë nuk i ka premisat e natyrshme për të bërë ekspansion, të asnjë lloji, ndaj popullit tonë, vendit tonë, shteteve tona, hapësirës sonë kombëtare në përgjithësi.
Sot ne përjetojmë në mënyrë tejet të dukshme, prirjen tonë për restriksion të gjithanshëm. Kjo u pa së fundi në Ulqin. Por po shihet gjithaq dukshëm në procesin e bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë. Dhe po pasqyrohet në mosfunksionimin e shtetit të Kosovës në një pjesë të konsiderueshme të territorit të tij. Po pasqyrohet në gjendjen përherë e më të përkeqësuar të pranisë shqiptare në Luginën e Preshevës (Kosovën Lindore). Po shihet në mospërparimin e popullit shqiptar në Maqedoni, si në aspektin kombëtar, si në aspektin shoqëror, ekonomik e tjerë. Po shihet me kërcënimet për ta tjetërsuar Radikën dhe Vjosën dhe për ta ngushtuar kështu më tej hapësirën tonë të interesave jetike.
Dukuritë e përmendura më lart, plot dukuritë e tjera që mund të rreshtoheshin këtu, ndodhin kur klasa jonë politike është e përfshirë në ethe të gjata, të pandërprera të revanshizmave të brendshme politike, ideologjike, të karakterit të ngushtë grupor, meskin, kundër interesave të elektorateve të tyre, kundër interesave të kombit të tyre, kundër interesave shqiptare. Ndodhin në një kohë kur palët në konfliktin brendashqiptar trumbetojnë gjithnjë e më zëshëm, gjithnjë e më kobshëm “nacionalizmin” e palës tjetër, “islamizmin” e palës tjetër, “primitivitetin” e palës tjetër, duke damkosur kështu kombin më të përkushtuar në Evropë për fqinjësi të mirë, kombin me islamin më të moderuar në botë, kombin ku është përkundur, rritur dhe kultivuar pandërprerë qytetërimi perëndimor, pavarësisht kushteve e rrethanave të veçanta, shpesh tragjike të imponuara.
Humbja e Ulqinit, mu para hundëve të Tiranës dhe Prishtinës, është me pasoja konkrete për gjeopolitikën shqiptare, një humbje, pra, që do të pasqyrohet në zhvillimin ekonomik dhe kulturor të vetë Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës. Një lëshim të tillë në dëm të vetes së tyre dhe në dobi të shqiptarëve nuk do ta kishte bërë asnjë prej fqinjëve tanë. Humbja e Ulqinit në vetvete shënon edhe humbjen e çështjes shqiptare në Mal të Zi. Një humbje e tillë, qoftë edhe në fshatin më të vogël e më të largët të banuar me shqiptarë, shënon humbje të çështjes shqiptare. Një humbje e tillë, qoftë edhe në shtëpinë më të largët të fshatit më të largët shqiptar, shënon humbje të çështjes shqiptare. Sepse, secili nga këto raste, shënon dobësim të faktorit shqiptar në terrenin e caktuar, shënon rrjedhimisht dobësim të faktorit shqiptar në tërësi. Çdo defaktorizim shqiptar, kudo që ndodh, në trojet shqiptare apo jashtë tyre, në diasporë, në fakt përbën defaktorizim të mëtejshëm të shqiptarëve në tërësi.
Prania shqiptare, në trojet e saj, kudo që ndodhet, është një përparësi, një privilegj, një favor i një politike në raport me veten dhe të tjerët. Është një premisë që e përjashton, në çdo rrafsh, mundësinë e fqinjëve tanë për politikë mësymëse ndaj nesh; një premisë që e përjashton, në çdo rrafsh, prirjen tonë zbrapëse, lëshuese ndaj fqinjëve tanë.
Politikës sonë, sidomos asaj në Tiranë, ia ka zënë sytë internacionalizmi gjoja kozmpolit, në fakt retrograd. Ende kjo politikë nuk e kupton se çështja shqiptare, kudo që të jetë, në hapësirën shqiptare apo kudo nëpër botë, është absolutisht çështje e brendshme. Kjo politikë kurrsesi nuk mund të hiqet si e zënë në befasi, përkundrazi përballë një detyrimi kushtetues, prandaj mban përgjegjësi të plotë para kombit dhe para historisë.

Filed Under: Featured Tagged With: fqinjet ne ekspansion, ne ne restrisksion, Skender Bucpapaj

Kampioni i Boksit – Elvir “Kosova Kids” Muriqi, në ring me Australianin Blake Caparello

January 30, 2014 by dgreca

Elvir “Kosova Kids” Muriqi, thotë se u premton fansave të tij dhe publikut shqiptar se është ai është i përgaditur mirë për këtë meç dhe beson se do t’ja dalë me fitore…..! /

NGA BEQIR SINA, New York/

NEW YORK CITY : Mbas një shkëputje të gjatë, kampioni i boksit Elvir Murqi aka Kosova Kid, nesër të premten, më 31 janar 2014, në prag të SuperBowl kët fundjavë, do të marrë pjesë në meçet e njohura në kanalin televizivë sportiv kombëtar në SHBA, në ” ESPN – Friday Night Fights” në një “Superboksim”. Ngjarja do të zhvillohet në Richard J.Codey Arena, në WestOrange, New Jersey. Elvir Muriqi (40-5, 21KO-së)është duke “luftuar” për tju rikthyer lavdisë së tij dhe fitoreve të zëshmë në arenën e boksit, mbas një periudhe realativishtë të gjatë në njëdritë me ngjarje me peshë në kategorin e rëndë me 10-të rounde. I njohur si “KidKosova” në rangun e listës së kampionve të boksit në Shtete e Bashkuara ku ai jeton prej vitesh, Elviri do të boksojë në skenën e ringut botërorë kundërboksierit me nofkën “Sallaksin – Southpaw” 27 – vjeçarin Australian Blake Caparello ( 18-0 , 6 KOS ), i cil ka zvendësuar hungarezin ZsoltErdei, i cili u tërhoq për arsye personale një ditë para vittit të ri.

Gazeta jonë bisedojë drejtpërsëdrjeti në rrjetin social facebook mbrëmë me kampionin e boksit, Elvir Murqi aka Kosova Kid, rreth meçit të rradhës:

Ne e pyetëm Elvirin, se “Përse një shkëputje kaq e gjatë e juaja ? çfarë ka ndodhur me Ju?A e dëmton formën tuja gjithë kjo pauz pa boksuar ?” Dhe ai tha se :” Po jam duke i ndier veten në formë të mirë –  dhe jam shumëmirë i përgaditur për metçin e rradhës….”

Dhe se vërtet është ashtu si thoni ju se kam pasë një shkëputje të gjatë dhe kjo e dëmton formën e çdo boksieri kur kalon një pauz pa boksuar! Por fatmirësisht megjithëse nuk kam qen shum aktiv, por kam kam boksuar të paktën 1 herë në vit në vitet e fundit ! për të ruajtur formën time sportive.

Më tej ai tha se më duhet të sqaroi për fansat e mi dhe publikun se problemi ka qen tek promoterat e mi të cilët deri tash “nuk më kan lejuar që të boksoi me çfarëdolloj bokserit në New York. Për çka edhe Komisjoni  Amerikan i Boksit, e ka të përcaktuar në rregulloren e vet se boksier i nivelit (si jam unë me këtë rast ) duhet që të boksoj vetëm me boksiera të mirë të nivelit( tim ), dhe të listuar në rangun e boksierve Amerikan.

Mirëpo, thotë Miriqi :”Kështuqë, ka edhe probleme të tilla “kur nuk të pagujn as mua dhe e as kundërshtarin pra boksjerin tjetër, mirë, nuk mundet me u mbajt një meç, dhe kjo ka qenë edhe një arsye tjetër, pse unë nuk kam qen aktiv kohë të fundit, sqaron bokseri kosvar në Amerikë Elvir Muriqi.

Ndërkohë, ai flet edhe për meçin e nesërm, për atë sesi kan shkuar përgatitjet për duelin me kundërshtarin e rradhës, të cilat ishi parashikuar për me boksierin hungarez Zsolt Erdei, por ai u tërhoq në “minutat e fundit” dhe si e vlerëson duelin e nesërm në krahasim me duelet e tjera? Pra, Cili është synimi për të Premten?

Muriqi tha se : Po tash për këtë të premte(pra nesër) kam një meç të cilin e kam pas me boksu me hungarezin Zsolt Erdei, si e cekët edhe ju më lart, po ai vet është tërhequr nga meçi qysh 1 ditë para vitit të ri(30 dhejtor 2013). Dhe, tash unë do të po boksoj me nji boksjer nga Australija(me “Sallaksin – Southpaw” 27 – vjeçarin Australian Blake Caparello ( 18-0 , 6 KOS ), që rekordin e ka me 18 fitore e as nji humbje.

Në fund të bisedës kampioni i Boksit – Elvir “Kosova Kids” Muriqi, thotë se u premton fansave të tij dhe publikut shqiptar se është ai është i përgaditur mirë për këtë meç dhe beson se do t’ja dalë me fitore…..!

Dan Rafael një gazetar i kanalit sportiv ESPN, shkruan për meçin e Muriqit se ai e ka gjetur tashmë kundërshtarin:

Sipas tij, pra, kur Erdei ishte caktuar të përballej me Elvir Muriqin, në 31 janar në një deklarim në ESPN2 ” Friday Night Fights  ” ngjarja kryesore në East Orange, New Jersey, asnjeri nuk e priste se çfarë do të ndodhte !.
Të premten (31 dhjetor 2013) ,Erdei u tërhoq nga meçi i planifikuar . Erdei thuhet se është larguar edhe nga luftimet e tjera në vitet e fundit .
Arsyeja e tij këtë herë ? çështje e vjetër e “gatishmërisë” – ” çështje personale . ”
Promotori i Muriqit- sipas Dan Rafael një gazetar i kanalit sportiv ESPN, zoti Lou Dibella ishte në kërkim të një kundërshtari për zëvendësimin për të përballuar Muriqin dhe i tha ESPN.com se Muriqi ( 40-5 , 24 KO ) me siguri do të përballet me “Sallaksin – Southpaw” 27 – vjeçarin Australian Blake Caparello ( 18-0 , 6 KOS ), me të cilin Diballa tha se ai ishte shumë afër nënshkrimit .
Caparello , që kurrë nuk ka luftuar jashtë Australisë , prek kur mori një vendim fitore në 2012 kundër Aaron Pryor Jr, në meçin e tij të fundit ,

Sa për Zolst Erdei ( 33-1 , 18 KO ) , 39 vjeç, të Hungarisë ,Dan Rafael një gazetar i kanalit sportiv ESPN, shkruan se ai ka qenë shumë aktivë , megjithëse dy vitet e fundit pjesërisht ai është larguar nga ringu dhe ishte gjithashtu në një “pension” të shkurtër .Ai boksoi vetëm një herë në vitin 2010 dhe 2011 dhe nuk boksojë fare në vitin 2012 .Në vitin 2013 , ai pësoi humbjen e tij të parë , me një vendim – fitore ndaj Denis Grachev në gjysmëfinalet e turneut Super Monaco Four .
”  Zolst Erdei  tha se ai kishte probleme familjare , por kjo [ për t’u tërhequr nga meçet e tij ] ka qenë një çështje më shumë për të , ” tha Dibella , promotori i Erdei -së . ” Ai me këtë e ka vën karrierën e tij në dyshim . Ai ka bërë këtë edhe më parë , herë të shumta dy viteve të fundit . Unë mendoj se zëvendësimi i tij për meçin me Muriqin do të jetë Caparello . Unë jam duke nënshkruar atë . Ai ka të dhëna të mira boksieri , grushton pa pushim , jep grushta në shumë kënde dhe është një boksier i mirë . Ai gjithashtu ka disa fitore të mira . ” shkruan Dan Rafael një gazetar i kanalit sportiv ESPN.

 

 

Biografia Elvir Muriqi :

 

Elvir Muriqi ka qenë një fëmij luftarak, në Pejë, si i mitur fillon me sportin luftarak, në Kikboks afrimohet shumë shpejt, ndërsa në vitin 1997 emigrohet në Amerikë. Atje fillon me boks, zhvillon 10 luftra amatore, pasi fitoj edhe trofeun e artë në “Golden Gloves” ishte i bindur së duhet të bëhet profesionist dhe e bën këtë hapë të rëndësishëm pa humbur shumë kohë.

Lufta debutuese ishte me 19.06.1998, të cilën e fitoj me KO në raund të parë. Elviri kishte fatin të njoftonte ish-trajnerin e Mike Tyson, të famshmin Teddy Atlas dhe ai u mahnit me talentin dhe vullnetin e Kosovarit. Këta të dy filluan bashkpunimin dhe Muriqi zhvilloj shumë luftra në peshën gjysme të rënd për një kohë të shkurt dhe gjithnjë me sukses. Po në New York iu vendos edhe pseodonimi Muriqit, aty pranë disa këshilltarëve u përmend emri “Kosova Kid” dhe pasi që ky pseodonim u përmend, Elviri menjëherë e pranoj dhe kështu u bë i njohur në Amerikë si “Çuni Kosovar”.

Karriera e Muriqit deri në vitin 2004 shkëlqente dhe ai nga lufta në luftë ishte gjithnjë më i mirë, derisa Muriqi e ndërpreu bashkpunimin me trajnerin Atlas, kaloj ne klubin Don King Promotion, i humbi 2 luftra dhe pauzoj një vit të plot. Në Janar 2006 u bë e njohur se Eliviri kishte nënshkruar për një Klub serioz në SHBA i quajtur “Starboxing”.

Këtu Muriqi e gjen fatin e tij dhe i rikthet Ringut me sukses, ushtrohet nga trajneri Colin Morgan i cili ka nxjerr shumë kampion bote në boks dhe ia arrin të luftoj me 9 Qershor 2007 kundër legjendës e e peshave gjysëm të rënda, Antonio Tarver.

Tarver njifet edhe nga Filmi Rocky VI, ku luan rolin negativ karshi Rocky Balboa. Në ketë dyluftim madhështor me legjenden Tarver, Muriqi qendroj 12 raunde dhe luftoj burrërisht, kështu që Tarver nuk fitoj bindshëm – një fitore për Muriqin apo sepaku një barazim ishte më e drejt sikur fitorja për Tarver, mirëpo lufta u zhvillua në SHBA dhe natyrisht se Tarver ishte favorit i shikuesve vëndas.

Ndërkaq, në Janar të vitit 2008, Elvir Muriqi rikthehet në ring dhe fiton me nokaut në raund të katërt kundër Jameel Wilson, kështu e bindi njëren ndër katër organizat më të mëdha në botë (IBF) për t´i dhënë një luftë eliminuese për këtë titull. Lufta ishte me 14 Shkurt 2009 në Angli kundër Clinton Woods, këtë luftë e fitoj vëndasi Woods me poena mbi 12 raunde.

Me datë 18 Prill 2009 Elvir Muriqi zhvilloj një luftë në Prishtinë në një eveniment të madhë të boksit, kundër boksierit rus Oleksandr Garashchenko i cili disa vite më parë kishte mposhtur Muriqin me poena. Muriqi e fitoj këtë duel në Prishtinë bindshëm dhe arriti kështu të ti revanzhohet boksiert rus dhe ti tregoj se humbja e Muriqit në takimin e parë ka qenë e padrejt për “Kosova Kid”.

Emri: Elvir Muriqi
Datëlindja: 29.04.1979
Vëndlindja: Pejë, Kosovë
Vëndbanimi: New York, SHBA
Profesionist prej: 19.06.1998
Trajnier: –
Promotor: Don King Promotions
Rekordi: 40 Fitore (24 KO), 5 Humbje
Gjithsejt: 45 Meçe

 

Filed Under: Featured Tagged With: Blake, Elvir Muriqi, me australianin, ne ring

SË PARI ATA ERDHËN PËR….

January 30, 2014 by dgreca

POEZIA E FAMSHME E MARTIN NIEMÖLLER – I KUSHTOHET INDIFERENCËS SË INTELEKTUALËVE GJERMANË QË LEJUAN HOLOKAUSTIN/

Nga ELIDA BUÇPAPAJ/

“Së pari ata erdhën …” është një poezi e famshme shkruar nga pastori Martin Niemöller (1892-1984) që i kushtohet indiferencës së intelektualëve gjermanë pas ardhjes të nazizmit në pushtet, të cilët i arritën qëllimet e tyre duke i bërë spastrimet me rradhë, grupe pas grupesh, ndërsa inteligjencia gjermane heshti. Dhe jo vetëm ajo. Heshti gjithë Europa. Poezia është shumë e njohur dhe përdoret si një model për të denoncuar rreziqet nga apatia politike dhe gjumi intelektual.
“First they came …” me gjithë theksin provokativ është një hymn kundër egocentrizmit intelektual, që bëhet i rrezikshëm, sepse lejon tragjedi të përmasave. Versioni i kësaj poeme që filloi qarkullimin e saj nëpër botë nga vitit 1950, është vendosur në Muzeumin Memorial të Holokaustit në Washington D.C. Lexuesit po ia sjell këtë version të shqipëruar prej meje dhe versionet gjermanisht dhe anglisht.

Në fillim ata iu sulën…
Në fillim ata iu sulën Socialistëve
dhe unë heshta –
sepse nuk isha socialist
Pastaj ata iu sulën Sindikalistëve
dhe unë heshta –
sepse nuk isha sindikalist
Pastaj ata iu sulën hebrejve
dhe unë prapë heshta-
sepse nuk isha hebre
Pastaj më erdhi rradha mua
m’u sulën mua
por s’kishte mbetur më askush
për mua të fliste
First they came…
First they came for the Socialists,
and I did not speak out—
Because I was not a Socialist.
Then they came for the Trade Unionists,
and I did not speak out—
Because I was not a Trade Unionist.
Then they came for the Jews,
and I did not speak out—
Because I was not a Jew.
Then they came for me—
Als sie die…
—
Als sie die Sozialdemokraten einsperrten,
habe ich geschwiegen;
ich war ja kein Sozialdemokrat.
Als sie die Gewerkschafter holten,
habe ich nicht protestiert;
ich war ja kein Gewerkschafter.
Als sie die Juden holten,
habe ich geschwiegen;
ich war ja kein Jude.
Als sie mich holten,
gab es keinen mehr,
der protestierte.”

Niemöller krijoi shumë versione të poemës së tij, të cilat gjatë karrierës shpesh iu keqintepretuan. Më 1976, Niemöller përgjigjet rreth origjinës së poezisë dhe Fontacioni Martin-Niemöller-Foundation e konsideron këtë versionin klasik.
“Kam bërë formulime të ndryshme, thotë Niemöller në këtë intervistë, por ideja është e njëjta, ne lejuam qetësisht që në fillim t’u ndodhë komunistëve, pastaj sindikalistëve, ne i lejuam vetë Social-Demokratët të humbisnin. Sepse thamë “e ç’na duhet ne të merremi me ta. Po ashtu edhe Kisha në fillim nuk u shqetësua se çfarë po bënte politika. Por më 1933, ne krijuam Federatën e Emergjencës të Pastorëve (Pfarrernotbund) dhe në pikën 4. të aktit themelues të saj ne shkruam se për çdo sulm kundër hebrejve që bëhet vetëm sepse ata janë hebrej, ne si Kishë do të themi “JO”. Ky prononcim ndofta është i pari kundër-antisemitizmit.”
Martin Niemöller ishte një pastor (prift protestan) gjerman lindur më 1892 në Lippstadt. Në fillim Niemöller ishte antikomunist dhe mbështeste Hitlerin, por u zhgënjye shpejt dhe pas kësaj udhëhoqi një grup klerikësh në opozitë kundër Hitlerit. Më 1937, ai arrestohet dhe dërgohet në kampet e përqendrimit në Sachsenhausen dhe Dachau, dhe del prej tyre i gjallë më 1945. Ai qëndroi në Gjermani dhe vazhdoi rrugën e klerikut për ripajtimin e popullit gjerman. Ai nuk jeton më prej 1984, por poezia e tij si një rebelim kundër letargjisë së intelektualëve, vazhdon rrugëtimin në përherësi, sepse indiferenca iu ka mbijetuar tragjedive.

Filed Under: Featured Tagged With: Elida Buçpapaj, indiferenca e intelektualeve gjermane, Martin Niemöller, se pari ata erdhen per

Albanian Protesters Descend On Fordham To Oppose Award

January 30, 2014 by dgreca

Caption: Endri Merxhushi was among the protestors gathered outside Fordham on Tuesday. (Joshua Kim/The Ram)

By LAURA SANICOLA/
ASSISTANT NEWS EDITOR/

Dozens of protesters stood outside Fordham’s main gates Tuesday evening, braving the 10-degree weather and proudly displaying signs that stated, “Religion Free of Foreign Influence” and “Albanians Deserve an Independent Albanian Church.”

At the same time, His Beatitude Archbishop Anastasios of Tirana, Durrës and All Albania was receiving an honorary Doctorate of Humane Letters during the Orthodoxy in America Lecture at the Fordham University Church on the Rose Hill campus. The protesters who crowded Fordham’s gate chanted in opposition of the decision of Rev. Joseph M. McShane, S.J., president of the university, to honor the archbishop, argued that the Greek archbishop is alienating the Albanian community and Hellenizing Albania.

Albanian Roots Inc., an organization co-founded by Marko Kepi, organized the protest and Fordham University students, alumni and individuals of Albanian descent from across the city attended.

Members of the Balkan Student Association of Fordham University were also in attendance. The crowd cheered for speeches that various activists gave, who shared a common message: “We are Albanians, not Greeks.”

Members of the Fordham community have felt the impact of this change in leadership in Albania and are not keeping quiet. The Balkan Student Association (BSA) wrote to McShane in a letter dated Jan. 23, 2014, decrying his position to honor the archbishop.

“We, Fordham students and alumni of Albanian descent, express our opposition to Fordham University’s conferral of an honorary doctorate of humane letters on the Greek Orthodox Archbishop of Albania, Anastasios Yannoulato,” the letter begins. The BSA writes, “Archbishop Anastasios does not embody Albania’s most precious values: interfaith harmony and friendly relations with neighbors.” The letter goes on to describe how the current archbishop is turning the Albanian Orthodox Church into an annex of the Greek Orthodox Church and is threatening religious diversity for Greek nationalistic purposes.

“If Fordham wants to honor religious tolerance in Albania, we suggest that the university awards an honorary doctorate to Bishop Fan Noli, posthumously, or to the current Bishop of the Albanian Orthodox Diocese of America, His Grace Archbishop Nikon (Nicholas Liolin), Bishop of Boston, New England and the Albanian Archdiocese,” the letter states. The Dielli news website later published the letter online.

Anastasios was elected as the Head of the Holy Synod of the Autocephalous Orthodox Church of Albania in 1992. Greek-Albanian tensions have wavered for the past few decades, as the two nations have technically been in a state of war since World War II. However, the conflict between the Greek Orthodox Church and the Albanian Orthodox Church has been a source of recent contention.

Endri Merxhushi, a member of the Albanian-American Organization, said: “What the Archbishop is trying to say is that all Orthodox Albanians are rather Greek than Albanian. By doing that you are saying that there is 25 percent of Greek Orthodox in Albania and that Greece should seek for expansion of territory.”

He continued: “We are rallying because [the Archbishop] is here in the United States. We do not think he should be getting this award. We believe he should have left his position a long time ago. Now he wants to die as a Greek Orthodox in Albania. What can you make of that?”

Dhurata Osmani, FCLC ‘14, is a member of the Balkan Student Association, and was more than willing to share her experience and opinions with Fordham

“The Archbishop is pushing Greek ideologies on Albania,” she said. “We are protesting having a Greek archbishop of the Albanian Orthodox Church. There should be a separation between the Greek Orthodox Church and the Albanian Orthodox Church.”

“Albania is a country of many faiths, including Christian Orthodox and Muslim,” said Venona Vilajeti, FCLC ‘14, and a member of the BSA as well. “We ask the archbishop to respect the Albanian Orthodox Church and keep it separate from Greece, and to keep our services in Albanian and not Greek language.”

Protesters spilled from the sidewalk corner and into the streets. Despite the presence of the NYPD and campus security, Ram Vans experienced difficulty both entering and exiting the campus. A security guard at the gate said this was the first rally of its kind this year at Fordham.

McShane’s office did not return a request for comment.

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: assistant News Editor, Laura Sanicola

Kush tha se në protestë nuk kishte ortodoksë?

January 29, 2014 by dgreca

 Kush tha se në protestë nuk kishte orthodoksë? Nuk i patë? Po aty ishin: Imzot Noli, Kristo Kirka, Kristo Dako, Kristo Floqi, Kolë Tromara, Kolë Rodhja, ishte edhe i pavdekshmi Petro Nini Luarasi, shpirti i të cilit ende thërret: ”Vramëni, po mblidhmani gjakun se do tu duhet fëmijëve të shkruajnë gjuhën shqipe”!- aty ishte Papa Kristo Negovani, Papa Stathi Melani dhe Papa Llambri Ballamaci, aty ishte,… aty ishin të gjithë martirët e helmuar nga Kisha Greke (Lum martirët, na mëson Ungjilli)…./

NGA DALIP GRECA/

Pas dështimit të dy takimeve të organizatorëve me përfaqësuesit e Kryepeshkopit Janullats, protesta e iniciuar nga Rrënjët Shqiptare dhe e përkrahur fuqimisht nga Vatra dhe komuniteti shqiptar,u zhvillua ashtu siç ishte paralajmëruar, në mbrëmjën e ditës së Martë me 28 janar, në portën hyrëse të Universitetit Fordham, në adresën 2900 Southern BLVD. Ishte një natë e ftohtë polare me temperatura nën zero. Megjithatë Shkrimtari i mirënjohur Naum Prifti, nuk ka munguar, por ka ardhur nga Queensi dhe qëndroi deri në fund të protestës, ashtu siç kishin ardhë edhe Zef Përndocaj nga White Planes, Sali Bollati e Uke Gjonbalaj nga Staten Island, Hakik Mena e Çezar Ndreu nga New Jersey, apo të tjerë edhe nga më larg. Të ftohtit nuk i kishte penguar pjesmarrësit e shumtë që t’i mbushnin të dy anët e rrugës plot dhe në duar mbanin pankarta ku kërkohej çlirimi i Kishës Ortodokse Shqiptare nga Kryepeshkopi grek Anastas Janullatos. Ata kërkuan dorëheqjen e tij dhe zëvendësimin me një peshkop shqiptar.

E gjithë kryesia e Vatrës dhe një pjesë e Këshillit ishte në protestë, me përjashtim të kryetarit, që nuk ndodhej në New York, por dy vajzat e tij ishin aty mes demonstruesëve; nëkryetari Asllan Bushati kishte ardhë me gjithë familjen, zv/Kryetari Agim Rexhaj me gjithë zonjën, sekretarja e Vatrës, Nazo Veliu me origjinë nga Çamëria, e shoqëruar nga Majlinda Deli, Besa Belliu e Kamila Veliu, Marjan Cubi, Sejdi Hysenaj, Zef  Balaj me gjithe djalin Josephin,Mithat Gashi , Bashkim Musabelliu, Halit Shpuza, Besim Malota, Nick Markola, Danny Blloshmi, Ahmet Hoti, Çezar Ndreu, Naser Çobaj e të tjerë. Ka ardhur nga Buffalo  kandidati për Kongresin amerikan Eddie Egriu e shumë të tjerë.

Me protestën ishin solidarizuar, përveç Rrënjëve Shqiptare, që u përfaqësuan aty edhe me degët e Chikagos dhe Teksasit, Federatës Vatra, Lëvizja e Legalitetit për Amerikë, Shoqata Çamëria, Liga Shqiptaro-Amerikane, Oragnizata “Djemtë e Gjirokastrës, Përmetit dhe Sarandës”, Shoqata Ana e Malit, Kombi, Plavë-Guci, Uskana në Illinois, Bashkimi Kombëtar, Grupi i studentëve shqiptarë në Fordham University, Shqiptaro-Amerikanët e Chikagos e të tjerë.(Lexoje te plote en Diellin e printuar)

Ne foto: Ne qender shkrimtari i njohur Naum Prifti, regjisori Dhimiter Ismaili me nje grup bashkatdhetaresh gjate protestes me 28 janar ne Fordham University

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, kush tah se ne proteste nuk kishte ortodokse

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4906
  • 4907
  • 4908
  • 4909
  • 4910
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT