• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Vehbi Skënderi-Nasho Jorgaqi dhe Kapllan Resuli

October 30, 2020 by dgreca

Nga Elida Buçpapaj-

Ishte paradite kur ra zilja e telefonit. Nga ana tjetër ishte Pjetër Rodiqi, bashkëshorti i Vaçe Zelës. Mund të ketë qenë viti 2002 ose 2003. Kishim pak kohë që punonim nga shtëpia dhe nuk shkonim në redaksi. Edhe prej volumit të ngarkesës, edhe për t’i patur fëmijët përpara syve, megjithëse të dy djemtë rriteshin nën kujdesin shembullor të prindërve të mij.

Puna tek gazeta BotaSot na mbante gjithë kohën nën trysninë e ngjarjeve dhe lajmeve. Shkruanim çdo ditë kolumna, Skënderi si kryeredaktor kishte plus edhe editorialin e gazetës, kalonte të gjitha shkrimet që vinin nga autorë, ndërsa mbulonim rubrikat e tjera, përkthenim lajme, i redaktonim, ua përshtasnim titujt, që të ishin sa më shprehës. Në Kosovë luftohej, në Maqedoni luftohej, në Luginën e Preshevës luftohej. Ne ishim si gazetarë të luftës, i mbulonim konfliktet duke marrë në mbrojte shqiptarët. Por situata bëhej dramatike nga segmenti ekstremist i luftës në Kosovë që i kundërvihej me të gjitha mjetet Ibrahim Rugovës duke shfrytëzuar lidhjet me Tiranën zyrtare.

Tri vitet e para udhëtonim çdo ditë nga qyteza jonë deri në redaksinë e Bota Sot në Zürich, ku startuam në prag të agresionit të makinerisë kriminale serbe kundër familjes së Adem Jasharit. Për të fituar kohë shfrytëzonim edhe rrugën vajtje-ardhje. Gazetat dhe revistat e ditës i blinim në stacionin e trenit në Bazel dhe i shfletonim gjatë udhës me trenin që mban emrin Johanna Spyri, autorja e Heidit. Në redaksi mbërrinim rreth orës 10:00. Ishim të angazhuar deri sa përfundonte gazeta e nisej për shtyp për botimin e Europës dhe Kosovës. Në redaksi hanim edhe drekën, edhe kafetë i pinim aty që i sillnim me termus nga shtëpia. Në shtëpi ktheheshim nga mbrëmja. Mbi katër orë në ditë na shkonin udhëtimet e përditëshme në trena e trama.

Pastaj vendosëm të punonim nga shtëpia. Skënderi komunikonte gjatë gjithë ditës me botuesin Xhevdetin, ndërsa Llukman Halili, kolegu ynë i ndjerë, ishte ndërmjetësi mes nesh dhe redaksisë së Prishtinës.

Kur ra zilja e telefonit u përgjigj Skënderi. Pjetër Rodiqi i tha se kishte në shtëpi Profesor Nasho Jorgaqin, i cili dëshironte të pinte tek ne një kafe. Skënderi iu përgjigj menjëherë bujrum, mirë se të na urdhëroni. Pastaj i tregoi tim eti, Vehbi Skënderit i cili u gëzua. Tim eti i mungonte rutina e Tiranës, me miqtë, bibliotekën, kafetë. Tirana i mungonte me gjithçka, me të mirat e të këqijat e veta, mungesë që ai e plotësonte duke iu përkushtuar krijimtarisë poetike dhe publicisitike që e botonte tek Bota Sot e rritjes së dy nipave të tij.

Shtëpia e Pjetër Rodiqit dhe Vaçes në Bazel ishte një derë e hapur që gjithmonë kishte miq. Kështu e kishin edukuar edhe Irmën, vajzën e tyre të vetme. Kemi kaluar mbrëmje të bukura në shtëpinë e tyre, kur Vaçja nuk ishte sëmurur ende, por edhe pasi u sëmur. Vaçja na donte të dyve, në mënyrë të përveçme. Kishim një miqësi të krijuar prej Shqipërie, të pastër, të sinqertë, të rrallë.

Me makinë nga shtëpia e tyre deri tek apartamenti ynë ishte jo më shumë se dhjetë-pesëmbëdhjetë minuta.

Nuk kaloi pak dhe ra zilia e derës. Skënderi zbriti poshtë dhe i solli në shtëpi të dy miqtë. Im atë, Vehbi Skënderi i mirëpriti në atë mënyrën e tij gjithë entuziazëm. Skënderi në mënyrën e tij malësore, edhe unë po ashtu me shumë dashamirësi. Ime më  kishte patur orar tek dentisti për protezat dhe nuk u ndodh aty.

Takimi ishte shumë i ngrohtë. Asnjëri prej ne të treve nuk kishte kujtime të trishta me Profesor Nashon. Të paktën Skënderi dhe unë. Ne të dyve na kishte dhënë Letërsinë Shqipe të Periudhës së Pavarësisë. Kuptohej lehtë që e adhuronte Lasgush Poradecin. Përveç veprës së Nolit, kishte botuar edhe një libër për Qemal Stafën, heroin e adoleshencës sime. Më vonë, pas rrëzimit të diktaturës, kur intervistova Drita Kosturin, të burgosurën politike dhe të fejuarën e Qemal Stafës, mësova me detaje se vrasja e Qemalit ishte vepër e diktatorit.

Profesor Nasho kishte botuar edhe “Mërgatën e Qyqeve” rreth mërgatës shqiptare në kohën e regjimit komunist. Me “Mërgatën…”kishte shfaqur profilin e një 007 të shërbimit të fshehtë të diktaturës, fakt që e dinin pak a shumë të gjithë. Ndërsa ishim duke i pritur të vinin, bashkë me tim atë dhe Skënderin bëmë pak humor, duke krijuar analogji të mërgatësë së atëherëshme me mërgatën e re që u krijua pas vitit 1997, pjesë e së cilës tashmë ishim edhe ne.

Pasi miqtë u rehatuan, filluan bisedën që po zhvillohej mes të treve, sepse Pjetri pothuaj nuk po përfshihej fare. Edhe unë po ashtu. U shërbeja dhe dëgjoja.

Papritmas Profesor Nasho iu kthye tim eti: “Vehbi, e ç’të lidh ty me Kapllan Resulin, një njeri të Serbisë?!”

Im atë ngriu. Sikur edhe ne. Ishte një pyetje që erdhi papritur, jashtë imagjinatës, jashtë kontekstit të bisedës, të mallit, të çmalljes. Ishte një pyetje pa asnjë lidhje. Që sillte jehonën e viteve të zeza që i detyroi rishtas shqiptarët t’i iknin Atdheut.

“Po, unë ç’ne me Kapllan Resulin???”, pyeti në mënyrë shumë të sjellëshme dhe të përmbajtur. Ishte e qartë që im atë, u gjend në befasi. Plus ishte mikpritësi. Nisur nga eksperiencat e tij personale, si Vehbi Skënderi i akuzuar si “armik i partisë të punës”, i akuzuar si “pjesmarrës” në “një grup korrupsioni”, ai u besonte pak historive me spiunë.

Vehbi Skēnderi Kapllan Resulin e kishte vlerësuar për dy arsye: si autorin e “Tradhëtisë” dhe për prejardhjen nga Kosova. Por nuk kishte patur kurrë miqësi me të. Jetonin në dy qytete të ndryshme. Im atë në Tiranë, Kapllan Resuli në Lushnje.  Pastaj miqtë e shkrimtarëve diheshin. Dritero Agolli kishte miq Dhori Qiriazin, Sotir Papulin, Niko Nikollën. Ismail Kadare Todi Lubonjën, Maks Velon, Bashkim Shehun. Miqtë e tim eti ishin Zisa Cikuli, Sterjo Spasse, Zejnulla Ballanca, Nonda Bulka, Spiro Çomora, Petro Marko, Skënder Luarasi. Im atë kishte mbajtur lidhjet me Mitrush Kutelin, Lasgush Poradecin, me Mustafa Gërblleshin. Tek ne vinte Fiqiri Llagami, Filip Ndocaj. Fatin e Vehbi Skënderit e kishte vulosur vetë diktatori Enver Hoxha, duke e damkosur tim atë si një njeri që shoqërohej me armiqtë e partisë. Prej 1966 Vehbi Skënderin e dërguan për “edukim” si punëtor krahu në Vaun e Dejës. Dhe dënimet e ndiqnin këmba këmbës, njëri më i zi se tjetri. Një i dënuar nga partia e punës me dekada i kishte dyert e mbyllura. Por Vehbi Skënderi e dinte mirë se të gjithë ata që vinin nga Kosova, regjimi i Tiranës i etiketonte si spiunë të UDB-së.

Shpallja e pluralizmit politik, Skënderin e gjeti tek gazeta Drita dhe si shumë gazetarë të asaj kohe filluan të interesoheshin për fatin e të burgosurve politikë në Shqipëri. Për lirimin e Kapllan Resulit u interesua në mënyrë të veçantë Amnesty International dhe Komiteti shqiptar i Helsinkit. Mediat shqiptare në Prishtinë dhe në Shkup i bënë shumë jehonë lirimit të tij nga burgu. I bëri jehonë në numrat e saj të parë edhe Rilindja Demokratike, madje me titullin e bujshëm “A është tradhëtar autori i romanit “Tradhëtia?!”, ndërsa Skënderi i botoi disa proza të shkurtëra tek gazeta Drita. Ne që sapo ishim martuar nuk kishim shtëpi dhe banonim në shtëpinë e prindërve të mi. Pikërisht në këtë kohë na vizituan disa herë Kapllani me të shoqen, djalin dhe vajzën. Në këto raste Kapllan Resuli u takua me Vehbi Skënderin. Kapllani bēri 20 vite burg, ndërsa familja e tij, dy fëmijët vuajtën 20 vjet në internim, prej kur ishin të mitur.

Im atë duket i kaloi të gjitha këto nëpër mend edhe një herë. Pa u përgjigjur. Prandaj u krijua një pauzë heshtje. E çfarë mund t’i thoshte Vehbi Skënderi Nasho Jorgaqit! Nëse do të kishin qenë në rrugët e Tiranës, do të reagonte ndryshe, por kodi i mikpritjes nuk e lejonte.

Heshtjen e prishi Skënderi. “Profesor Nasho, po çfarë lidhje ka Vehbiu me Kapllan Resulin! Që kur Kapllani u largua për në Zvicër dhe gjatë gjithë këtyre viteve që ne jetojmë këtu, Vehbiu nuk është takuar dhe nuk ka komunikuar asnjëherë me Kapllanin.”

Gjatë kohës që Skënderi ishte diplomat në Ambasadën e Shqipërisë në Bernë, Mehmet Myftiu dhe Astrit Leka e kishin marrë tim atë disa herë në telefon që të organizonin një takim me Kapllanin, por im atë nuk kishte pranuar. Kishte kokën e vet. Nuk pranonte kurrë të kurdisej nga të tjerët. Shpesh hapnim të dy bashkë diskutime të gjata me qëndrime të ndryshme. Nuk lodhej të më ndryshonte mendjen, por as pranonte të binte nën ndikim.

Kapllani në Zvicër kishte krijuar një familje të re. Me Etlevën, gruan e dytë kishin lindur edhe një djalë.

Skënderi dhe unë ishim takuar për herë të fundit me Kapllanin në tetorin e vitit 1992. Me një ekip të vogël të RTSH u nisëm me një mikrobus të TVSH nga Tirana. Për mua ishte dalja e parë në Europë. Nga Durrësi kaluam me traget gjithë Adriatikun e bregdetin dalmat deri në Trieste, pastaj qëndruam në Milano, ku natën e kaluam në mikrobus e paradite morëm vizat për Zvicër në konsullatën zvicerane, sepse nuk kishte nisur ende shërbimi në Ambasadën zvicerane në Tiranë që hapej për herë të parë. Nga pasditja vonë morëm drejtimin nga veriu i Italisë nēpēr tunelin e Mont Blank dhe hymë në Francë. Ndalesēn e parë e bëmë në Belfort, në një takim të organizuar shumë bukur nga diaspora shqiptare. Aty gjetëm Xhevahir Spahiun, Bardhyl London dhe Besnik Mustafajn që posa kishte marrë emërimin si Ambasador i RSh në Paris. Të nesërmen në mëngjes ne të dy udhëtuam me tren në Paris pasi Skënderi kishte takime në Ministrinë e Jashtme franceze, me Kanalin France International dhe firmën franceze Thomson. Besnik Mustafaj na vuri në dispozicion makinën e ambasadës. Në të njëjtin hotel me ne në Paris bujti edhe Natasha Lako aso kohe deputete e PD me Aida Shehun, që vinin nga Strasburgu. Biseda dhe shpengimi bëri të na dukej sikur ishim në një Tiranë dy hapa larg Eifelit.

Pas dy ditësh qëndrimi në Paris, u kthyem në Belfort dhe bashkë me grupin vijuam rrugëtimin drejt e në Gjenevë, ku grupin nga RTSH e prisnin takime me disa klube shqiptarësh nga Kosova. Pikerisht në tetorin e 1992 në Gjenevë Skënderi nënshkroi me Ministrin e Informacionit në mërgim Xhafer Shatrin marrëveshjen mes RTSH dhe Qeverisë të Kosovës për hapjen e kanalit satelitor, i cili do të startonte me programet për diasporën pas një viti, më 15 Nëntorin e 1993. Kanali satelitor ishte një preokupim i madh i Ibrahim Rugovës, i cili asaj kohe vinte shpesh në Tiranë dhe patjetër do të takohej me Skënderin ose do të na ftonte për darka tek Vila 31 ku qëndronin delegacionet shtetërore që vinin nga Kosova.

Sapo hymë në Gjenevë nga Franca ndalesën e parë e bëmë tek Kapllani që na priti me të shoqen. Ekipi ishte i lodhur dhe u shpërndamë në familjet e shqiptarëve nga Kosova. Ne na priti e ndejtëm si në shtëpinë tonë familja e Ymer Cacajt dhe Hasimes bashkë me shtatë fëmijët e tyre të mrekullueshem. Kapllani me Etlevën na ftuan për një drekë si grup. Kapllani kujtonte vuajtjet e burgut. 20 vjet burg jo shaka. Idriz Zeqiraj, një tjetër shqiptar i Kosovës bashkëvuajtës edhe ai në burgjet e diktaturës komuniste në Shqipëri, që jeton në Gjermani, tregonte se Kapllanin e kishin torturuar shumë keq në burg, duke ia përplasur kokën në mur. Fakt është se pas daljes nga burgu, autori i Tradhëtisë nuk mundi t’i kthehej kurrë më letërsisë.

Gjatë qëndrimit në Zvicër me Kapllanin dhe grupin e RTSH bëmë edhe nja dy takime me diasporën dhe pastaj u përshëndetëm. Grupi i RTSH mori rrugën e kthimit përmes Italisë, ndërsa Skënderi dhe unë u pritëm në kryesinë e LDK në Zürich, nga Shaip Latifi, Bardhyl Meta dhe Demë Jashari. Nuk kishim si të mos vizitonim redaksinë e Rilindjes në Zofingen ku u takuam me Mehmet Emrullahun, që pastaj do ta hapte Rilindjen dhe shtypshkronjën tek Rruga Myslim Shyri ne Tiranë bashkë me Ramadan Mysliun e ndjerë e kolegë të tjerë.

Prej atij tetori të vitit 1992 ne nuk u takuam më me Kapllanin.

Në tetorin e 1992 ndërsa merrnim prej Zürich-u Swissair direkt për në Tiranë, ne nuk do të imagjinonim që më 15 marsin e 1996 Skënderi do të fillonte punë si diplomat në Ambasadën e Shqipërisë në Bernë, as që mund të ndodhte 1997, që për pak i çoi shqiptarët e shtetit amë midis tyre gati në një luftë civile dhe as veten tonë të angazhuar për dhjetë vjet tek një gazetë me emrin BotaSot e cila do të niste botimin në Zürich në qershorin e 1995.

Duhet të ketë qenë 1998, mëngjes kur ne sapo arritëm në redaksi në Zürich dhe pamë në tryezën tonë të punës një zarf të shqyer bosh ku dërguesi ishte Kapllan Resuli dhe marrësi Skënder Buçpapaj. Nuk na ra në dorë ajo çfarë kishte dërguar Kapllani dhe nuk u bëmë kureshtarë aspak. Gazetat e Shqipërisë kishin filluar të botonin lajme sikur Kapllani deklaronte lart e poshtë se nuk ishte shqiptar, se ishte malazez. Prej tetorit 1992 kur i dhamë dorën e përshëndetjes, nuk u morëm kurrë me temën e Kapllan Resulit. E shmangëm çdo kontakt me Kapllan Resulin për të evituar çdo lloj spekulimi që mund të bëhej në adresën tonë. Nga këta të llojit të Profesor Nasho Jorgaqit. Që kanë 75 vjet që e mbajnë Shqipërinë tokë të djegur.

Sot pas gati 20 vitesh prej vizitës së Profesor Nashos tek ne, jam duke i parë ende sytë e trishtë të tim eti, ndërsa Skënderi e sqaronte Profesor Nashon duke i thënë se Ambasadori i Shqipërisë në Bernë – i asaj kohe – Vladimir Thanati i kishte bërë në mënyrë mediatike vizitë në shtëpi Kapllan Resulit në Gjenevë. “Pra, qeveria juaj e majtë e ka rehabilituar Kapllan Resulin”, i tha Skënderi në fund Profesor Nashos i cili dukej se kishte ardhur nga Tirana në Zvicër t’i kërkonte llogari Vehbi Skënderit për të pa bëra vaki. Diktatura komuniste e burgosi 20 vjet Kapllan Resulin si spiun të UDB-së dhe Profesor Nasho Jorgaqi i binte fyellit në të njëjtën vrimë, por në adresën e gabuar.

Vehbi Skënderi ishte i dënuar nga diktatura komuniste si “Nacionalist” pikërisht sepse kishte shprehur hapur qëndrimin e tij në lidhje me Kosovën. Kosova ishte një dashuri e përherëshme e tim eti, që ma kishte përcjellë pa fjalë edhe mua që fëmijë. Tek poezia “I vjetër je ti Drin aq sa kjo botë” në një varg poeti shkruan se “Drini plak rrjedh nga dherat e begata të Kosovës”.

Vizita e Profesor Nashos tek ne zgjati rreth një orë e sa. Pastaj ai bashkë me Pjetër Rodiqin u ngritën. Dolën të katër bashkë. Skënderi i përcolli deri tek dera ndërsa im atë deri tek makina jashtë. Nuk e di se çfarë biseduan me tim atë. Mund të na e thotë Profesor Nasho që është gjallë se im atë prej 13 qershorit 2011 prehet në varrezat e një qyteze këtu në Zvicër.

Nga vizita e tij na solli shijen e hidhur e të helmët prej Tiranës. E pritëm si mik larg të gjitha konteksteve politike, pa e hapur as si temë bisede se Vehbi Skënderin diktatura e kish varrosur të gjallë me format më përçudnuese bashkë me familjen, çka Profesor Nasho Jorgaqi e dinte shumë mirë. Me tim atë nuk e vazhduam bisedën rreth vizitës, sepse ai ishte një shpirt delikat që thyhej lehtë si kristali, do të ishte sikur të gërvishtje në plagët e hapura.

Unë kam të drejtë ta pyes Profesor Nasho Jorgaqin kush e solli tek ne? Që t’i bënte “gjyq” Vehbi Skënderit! Me akuza fallco.

Tani kur në moshën 89 vjeçare Profesor Nasho Jorgaqin e kanë shpallur zyrtarisht si ish Spiun i Sigurimit, unë kam të drejtë të dyshoj se ajo vizitë ishte e organizuar nga Sigurimi i Shtetit i cili prej 1997 u riciklua.

Nëse gjatë kētyre 30 vjet tranzicion në Shqipëri dështoi instalimi i demokracisë dhe ndërtimi i shtetit të së drejtës, një nga shkaqet kryesore të këtij kolapsi moral të vlerave është mos hapja e dosjeve të ish spiunëve të cilët vijojnë të jenë pjesë integrale e të gjitha qelizave të kētij shteti të kalbur.

Vehbi Skënderi nuk ka qenë spiun i Sigurimit dhe ka vuajtur kalvarin e diktaturës dhe të postdiktaturës.

Profesor Nasho Jorgaqi erdhi në shtëpinë tonë si mik dhe e akuzoi Vehbi Skënderin brutalisht, pa fakte, pa prova, njëlloj si në gjyqet që im atë i kishte provuar në diktaturë.

Përpara disa ditësh me të njëjtin stil sulmuan shkrimtarin e njohur Sadik Bejko që ka mbajtur një qendrim konstant denoncues ndaj krimeve të diktatorës. Profesor Bejkon e akuzuan për një poezi gjoja sikur ai ia kishte kushtuar Enverit. Akuzuesit ia ndryshuan vetë titullin poezisë, ndërkohë ish Spiunët e Sigurimit që kanë dalë dëshmitarë në gjyqet e diktaturës dhe kanë marrë njerëz në qafë vazhdojnë dhe i gradojnë.

Denoncimi i Prof.Nasho Jorgaqit si ish spiun i policisë të fshehtë të diktaturës komuniste është bërë tri dekada pas gjoja rrëzimit të diktaturës. Kur ai është 89 vjeçar.

Për t’i zbuluar kontigjentin e ish Spiunëve mos duhet të presim deri sa ata të mbushin moshën over 80! Kjo është një metodologji mizore në shërbim të amnezisë kolektive për të fshehur të shkuarën kriminale që bie ndesh me sistemin demokratik.

Sepse shteti i së drejtës vepron me ligjet e veta të mbështetura në liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, ku në mbrojtje merren viktimat, dënohen krimet e diktaturës ndērsa ish spiunëve të regjimit u zbulohen emrat dhe bëmat. Pastaj opinioni vepron sipas moralit dhe ndërgjegjes kombëtare. Demokracia dhe shteti i së drejtës ndërtohen me meritokraci dhe integritet, ndërsa shteti i kapur mbijeton nga kalbësirat e kënetës ku indiferenca dhe ndërgjegjet e ndragura janë uji i saj i ndenjur.

Filed Under: Politike Tagged With: Elida Buçpapaj, kapllan Resuli, NASHO JORGAQI, profesor, Skender Bucpapaj, VEHBI SKËNDERI

Kështu as Brukseli i Borrellit nuk i normalizon marrëdhëniet Kosovë-Serbi

July 15, 2020 by dgreca

Shkruan:Skënder Bucpapaj

Siç e pohon Josep Borrell, takimet në Paris dhe video-konferencat me kryeministrin e Kosovës Hoti dhe presidentin e Serbisë Vuçiç, po shënojnë vënien e dialogut midis dy shteteve fqinje që ata përfaqësojnë në binarët ku ai ndodhej para “njëzet muajve”.

Janë “njëzet muaj” famëzinj gjatë të cilëve dialogu midis dy fqinjve ballkanas u zhvillua nga formati pa transparencën e duhur në formatin e fshehtë, krejtësisht hermetik, vetëm midis Hashim Thaçit e Aleksandër Vuçiçit. Kalimin në këtë format, ashtu si të gjithat rrjedhat e deriatëhershme të dialogut, i imponoi Beogradi, falë papërgjegjshmërisë me të cilën ndërmjetësuan apo “lehtësuan” procesin nga viti 2011 deri para “njëzet muajsh” përfaqësueset e larta të BE-së, Ashton dhe Mogherini.

Pas “njëzet muajsh”, kur dialogu pritet të rifillojë në binarët e mëparshëm, domethënë të kohës së Ashtonit dhe Mogherinit, Përfaqësuesi i ri i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri ka kërkuar “guxim politik nga të dyja palët… në frymën e kompromisit”. As pas 10 vjetësh nga fillimi i dialogut, as pas “njëzet muajsh” të zhvillimit të tij në formatin e fshehtë, pra, Brukseli nuk e ka kuptuar se kërkimi i kompromisit nga të dyja palët e çon procesin në të njëjtët binarë ku Mogherini e kishte lënë në duart e Thaçit dhe të Vuçiçit.

Brukselit i Borrellit, si më parë ai i Ashtonit dhe Mogherinit, e shpërfill faktin se Kosova e ka bërë kompromisin kur ka pranuar që ajo të mos bashkohet me Shqipërinë, kur ka miratuar “planin Ahtisaari” të hartuar me ekspertët më të mirë të Evropës Perëndimore dhe të Amerikës. Mbi këtë bazë, Kosova është shpallur shtet i pavarur e sovran demokratik perëndimor, mbi këtë bazë, është njohur nga pothuaj e gjithë bota perëndimore dhe shumë vende të tjera të botës. Mbi këto baza, ka vendosur dhe zhvillon marrëdhënie diplomatike me dhjetëra vende. Mbi këto baza, Kosova ka hyrë në proceset integruese euro-atlantike. Në këto 11 vite të pavarësisë, Republika e Kosovës, me durim dhe konstruktivitet, në një proces sado të lodhshëm, zhgënjyes, pa fryte, është përkushtuar që të arrijë normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë fqinje. Dhe asnjëherë nuk ka dhënë shenja se ka ndërruar mendje dhe se tashmë kërkon të bashkohet me Shqipërinë.

Nga ana e saj, Serbia fqinje, në këto 10 vite të dialogut, të kulmuara në “njëzet muajt famëzinj”, ka bërë gjithçka për të arritur që procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve të saj me Kosovën, ta kanalizojë në proces të shndërrimit të Kosovës në një çështje të pazgjidhur. E ka bërë haptas, sfidueshëm, me agresivitet, me arrogancë të padurueshme dhe të papranueshme.

Deklaratës së Borrelit pas video-konferencës Hoti-Vuçiç, ky i fundit i është përgjigjur se kërkesat e Kosovës janë maksimale, prandaj Beogradi do t’i përmbahet një procesi të “hapave të vegjël” të normalizimit të marrëdhënieve. Me këta “hapa të vegjël” që Beogradi ia ka imponuar dialogut këto dhjetë vite, siç më është dashur edhe mua shpesh ta theksoj, as pas qindra vjetësh të tjerë nuk pritet të normalizohen marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës, mes serbëve dhe shqiptarëve.

Në emër të palës së përfaqëson, kryeministri Hoti, duke dhënë pajtimin për takimin e 6 korrikut në Bruksel me Vuçiçin, përsëriti qëndrimin e Kosovës se “dialogu nuk ka alternativë” dhe se vetëm përmes dialogut mund të zgjidhen “çështjet me Serbinë”. Pra, dialogu është krijuar për të zgjidhur “çështjet me Serbinë”, e cila, njëzet e një vjet pasi është larguar me forcën ushtarake të NATO-s dhe të UÇK-së nga Kosova, edhe 11 vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, edhe 10 vjet pas fillimit të dialogut, vazhdon të mos e njohë realitetin fqinj, Kosovën e pavarur dhe sovrane, me kushtetutën e saj, me unitaritetin e saj, me integritetin e saj tokësor të pacënueshëm.  “Jemi të gatshëm të ulemi në çdo tavolinë të dialogut për të mbrojtur shtetësinë e Kosovës dhe për të kërkuar plotësisht normalizim të marrëdhënieve e cila vjen vetëm pas njohjes reciproke në mes të dy vendeve”, sqaron Hoti. Dhe shton: “Marrëveshja finale duhet të përfshijë njohjen reciproke, adresimin e çështjes të së pagjeturve, dëmet e luftës, kthimin e dokumenteve kadastrale, rregullimin e marrëdhënieve ekonomike në mes të dy vendeve, lidhjet infrastrukturore.”

Pra, “çështjet me Serbinë” zgjidhen pasi Serbia fqinje të njohë Kosovën. Serbia ta njohë Kosovën siç e kanë njohur vendet e tjera fqinje, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi, ta njohë siç e kanë njohur vendet rajonale, Kroacia, Sllovendia, Bullgaria dhe Turqia, ta njohë siç e kanë njohur njëzet e sa vende të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s, siç e kanë njohur tri vende anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, siç e kanë njohur rreth 100 e sa vende anëtare të Kombeve të Bashkuara. Serbia ta njohë Kosovën me atë popull që ka, me atë kushtetutë që ka, me atë sipërfaqe tokësore që ka, me ata kufij shtetërorë që ka, me atë organizim të brendshëm administrativ që ka. Ashtu siç e kanë njohur të gjitha vendet e tjera.

Nëse do të vazhdojë të plotësojë tekat e Beogradit për ta vërtitur si të dojë ai procesin e dialogut, atëherë as Brukseli i Borrellit, ashtu si Brukseli i Ashtonit dhe Brukseli i Mogherinit nuk do të arrijnë asgjë thelbësore. Akti më përgjegjshëm do të jetë heqja dorë përfundimisht nga dialogu. Dhe të gjitha pasojat të bien mbi Serbinë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Hoti-Vucic, Josep Borrell, njohjen reciproke, Skender Bucpapaj

BRONX BOROUGH CELEBRATION OF 107 YEARS OF ALBANIA’S INDEPENDENCE BRINGS FRIENDSHIP TO FOREFRONT

December 2, 2019 by dgreca

The Honorees: Imam Tahir Kukaj, Skender Bucpapaj, Posthumous Tribute to Prof. Dr. Rexhep Krasniqi, Imam Abdullah Hoxha, Shaban Binaku

Governor Andrew Cuomo’s Proclamation Presented to Esad Rizai 

By Rafaela PRIFTI

Bronx Borough President Ruben Diaz Jr. in conjunction with the Albanian American Society Foundation, Albanian Community Center and Sons and Daughters of Albania in the United States hosted the celebration of 107th anniversary of Albania’s Independence on November 21.  The event has become a new annual tradition that honors a deep-rooted friendship between America and Albania. Even before the start of the ceremony, the setting was a reminder of the historic bonds of the two countries. The metal plaques at each corner of the Veterans Memorial Hall display quotations from American presidents. The quotes of President Woodrow Wilson stand out since he led the US in World War I, and gave the crucial support to Albania’s Independence. The banners of the Albanian American organizations responsible for the event were placed underside the brass plaques dedicated to the memory of the US military service members, and served as a visual reminder of the Albanian-American alliance. The founder and President of Albanian American Society Foundation, Esad A. Rizai, greeted the Albanian and American guests at the entrance, while keeping an eye on all items of the program.  The official opening started with the national anthems. The Master of Ceremonies Aida Gashi invited the artist Arian Kerliu who performed guitar-based renditions of the hymns. There again was the connection since it was President Wilson who signed an executive order designating the “Star Spangled Banner” as the national anthem in 1916. In his welcoming remarks, Esad Rizai thanked the participants, organizers, the Board members of the Albanian American Society Foundation, and the Bronx Borough President, Mr. Diaz, “a longtime friend and supporter of Albanians” and Mr. Edwin Molina for the diligent work on the proclamations. Lastly, Mr. Rizai paid homage to the 2019 Honorees. Mr. Ruben Diaz greeted “Miredita” in Albanian and welcomed everyone to ‘their house’ underscoring the theme of friendship with the Albanian community. Eleven years ago, as the new President of the Bronx Borough, he came in contact with the Albanians in organizing the naming of a street after the great Mother Teresa. “The celebration of Albania’s independence at this venue goes back seven years now,” said Mr. Diaz. Whereas these events are more recent, he drew attention to the old wave of Albanian immigrants from the 1930s. “Anybody here knows Regis Philbin?” he asked, referencing the American media personality who is a Bronx native. “Today Albanians continue to strengthen the core of the Bronx,” and as the home to 1.47 million people continues to grow economically and improve infrastructure and boost small business, so “while Esad thanks me, I am the one thanking you, all the Albanians” for being part of a stronger, better Bronx, because “the Borough has come a long way thanks to the communities who have made it their home,” said the Bronx Borough President. Pointing out the prominent role in specific areas, he said “In regard to Albanians, the examples are seen in the elected officials like Assemblyman Mark Gjonaj, the men and women in uniform, firefighters, real estate etc. that have resulted from the hard work, faith and dedication of the community.” In the end, Mr. Diaz remarked that the fabric of New York is comprised of many threads, and two of those are “red and black, which stand for the Albanian community.” Next item was the introduction of the honorees. “An important part of the celebration of independence and the community is the recognition of the individuals, as we have done in the past. In the words of Esad, they sacrificed so much to the benefit of all of us.” First honoree, Professor Dr. Tahir Kukaj, Vice-President of the Albanian Islamic Center, recently named Muslim Chaplain for the NYPD.  His bio summary stated that Dr. Kukaj is an active spiritual leader with deep ties to the New York Muslim community and an interfaith expert. “Having fostered interfaith relations for over two decades, Dr. Kukaj was widely celebrated as a welcome addition to the spiritual leadership of the NYPD by multiple organizations, including the NYPD Muslim Officers Society. Dr. Kukaj was born in 1965 and grew up as an Albanian Muslim in Kosovo. He and his family were survivors of the war and subsequent strife that plagued Communist Kosovo during the 1970s and 80s, having endured the loss of the Kukaj patriarch, Tahir’s grandfather, to a brutal communist execution before Dr. Kukaj was born. Citing his father’s altruistic benevolence, despite the horrors around them, as a major motivation in his life, Dr. Kukaj moved to Cairo in 1984 to study at the prestigious Azhar University (AH-ZAR). Among his other work, he learned Arabic and ultimately achieved a Ph.D. for his research. After immigrating to the United States, Dr. Kukaj became both Imam and Director of Outreach at the Albanian Islamic Cultural Center on Staten Island. An interfaith outreach expert, Dr. Kukaj is widely acknowledged as a skilled spiritual diplomat, representing both his mosque and his faith, and routinely hosts a variety of interfaith dialogues and dinners with other Muslim, Jewish and Christian leaders of New York. Dr. Kukaj has served on the clergy Advisory Board for both former New York Mayor Andrew Cuomo and current Mayor, Bill de Blasio, as well as a liaison for the Muslim community. He was named one of the 2019 Staten Island Power 100 by City & State Magazine.” The acceptance speech of Imam Kukaj briefly touched on the proud history of Albanians and the impact of distinguished figures, noting that “the name of the Illyrian ancestors of Albanians relates to the freedom-loving nature of our people.”

The second honoree was Skender Buçpapaj, an Albanian poet, political commentator, author, scholar, and publisher, who played a key role in the downfall of Albania’s communist dictatorship. The short bio noted the professional career of Skender Buçpapaj, as the Editor of “Drita” (Light) for fifteen years, a prominent newspaper of the Writers and Artists’ Union of Albania, dedicated to literature and art. “In 1991, Skender was the initiator and co-founder of the Independent Union of Albanian Journalists, which later became the Union of Journalists, where he was twice elected as its president, as well as Editor-in-Chief of the newspaper “Kosova,” for a short stint. Later in December of 1991, he was appointed Deputy Director General of the Albanian Radio and Television Broadcast and in 1992, the first director general of the RTSH – Albania’s Public Broadcaster, which played its role in helping bring about the downfall of the communist regime, a duty that he maintained until the August of 1995. From 1995 he returned to diplomacy, taking a position in the Ministry of Foreign Affairs in Albania, followed by his posting with the Embassy of the Albanian Republic in Bern, Switzerland, where he covered the different sectors and was appointed the Chargé d’Affaires at the embassy. In 1998, Skender returned to journalism, becoming Editor-in-Chief for the daily newspaper “Bota Sot,” headquartered in Switzerland. During this time, the paper expanded its circulation to 200,000 copies daily, distributed in new markets such as Pristina, Tirana, Skopje, in Albania, as well as Frankfurt, Germany and New York City. In 2008, he and his spouse Elida Buçpapaj, became publishers of the Voice of Albanians Website, the most-read Albanian-speaking platform in the whole of the diaspora.” On his behalf, the proclamation was accepted by the Master of Ceremonies Aida Gashi.  A posthumous award went to Prof. Dr. Rexhep Krasniqi, Ph.D., an Albanian-American historian, teacher, and anti-communist politician and activist, who is best remembered for his long-time leadership of the “Free Albania” National Committee. His bio noted that Dr. Krasniqi was a humble school teacher prior to World War II’s short incarceration by occupying forces. “Dr. Krasniqi would become more politically engaged while working as an educator, after his incarceration, becoming member of the Albanian Parliament in 1943 and was appointed later Minister of Education. As the Communist gained more power in Albania, and Kosovo being reinstated as part of Yugoslavia, Krasniqi and other leaders joined the Second League of Prizren. By 1944, Dr. Krasniqi immigrated to Austria, and later Damascus, where he coordinated publication of the “Bashkimi i Kombit,” which opposed Albanian communism. With an invitation from U.S. State Department and support from Xhafer Deva, Dr. Krasniqi settled in US, in 1954, taking leadership of the “Free Albania” National Committee. The Committee was an opponent of the Communist regime in Albania, and gathered most of the anti-communist Albanian émigrés of post-World War II, serving as a government-in-exile until 1955 when Albania joined the UN. Dr. Krasniqi would continue his advocacy after moving to Australia and later the United States, helping Albanian refugees to resettle in the United States through the New York-based Committee on Free Albania, which he chaired for 35 years, until the fall of the communist dictatorship. Dr. Krasniqi was instrumental in helping not only preserve Albanian culture in this country, as well as fighting for the Albanian human rights and democracy.”

Mr.Idriz Lamaj, Honorary Member of Vatra, Pan-Albanian Federation of America, accepted Dr. Krasniqi’s proclamation and summed up the mark of his colleague and fellow companion at the Free Albania Committee from 1956-1992. “Dr. Krasniqi was a politician, a statesman, a historian, a patriot and one of the iconic figures in the Albanian nation. He was honored with Award Merits from the White House, the US Congress and New York State Governors and Mayors’ Office during the time he was alive and carried his duties. Today, I am emotionally touched because we still have Albania Americans and American politicians and patriots of the great New York State that memorialize Dr. Rexhep Krasniqi with gratitude and honor him with this proclamation, after 20 years of his passing.” The honorees to be recognized posthumously were Imam Abdullah Hoxha and Shaban Binaku, who distinguished themselves as leaders of popular uprising against the Ottoman Empire in 1910-1912. They were patriots and popular strategists who organized and led the liberation movement of national unity in Albania. “Imam Hoxha and Shaban Binaku fought in the battles of the Albanian League of Prizren, starting with the siege of Maxhar Pasha in early-September 1878, and the battles of Plava and Gucia in 1879-1880. Imam Hoxha and Shaban Binaku were executed by the Ottoman Turks, in late November 1910, not far from the foundations of the Tabaccus Bridge. The tombs of these heroes remain to this day as memorials dedicated to the nation’s freedom.” The proclamations honoring the patriots who paved the way to independence were accepted by their family members. 

Sophia Zayas, Bronx Regional Representative of the Office of Governor Andew M. Cuomo, said that she was there as a friend of ‘the vibrant Albanian community.” Recognizing the dedicated leadership of Esad Rizai, with whom she works closely, she presented a proclamation by Governor Cuomo! Additionally, she read the Governor’s letter of appreciation awarding Alush Smajl Hoxha “for the commitment to ideals of freedom and democracy by noble Albanians.”

Albanian poet Isa Brecani recited his poem dedicated to the love of homeland and the notable individuals of history focusing on the flag as a unifying symbol of Albanians.  

On behalf of Senator Alessandra Biaggi’s, the Deputy Chief of Staff, Mr. Miguel Rondon office awarded a special appreciation to Igbal Milaku.    

The closing remarks by Hajdin Alijaj, Vice President of the Albanian-American Society Foundation, emphasized key historic moments and highlighted the lasting friendship of both countries with gratitude to President Woodrow Wilson. “The Albanian people united by the Albanian League of Prizren and its leader Abdyl Bej Frasheri tried to unite all Albanians but failed after the Congress of Berlin of 1878 did not recognize it. First, Albanians proclaimed independence from Serbia on November 28, 1444 in the city of Lezhe by Iskanderbeg (George Castriotas) and second, on November 28, 1912 in the city of Vlore by Ismail Qemal. We, Albanians are proud of our heritage and our forefathers and heroes who gave their lives for freedom, democracy and independence for all the Albanian people! After World War II, President Wilson stood up to the victorious nations of Europe in defense of Albania as one of the oldest people of Europe, and a true nations whose borders needed to be preserved… we hope that one day our dream will be fulfilled and all the Albanian lands and people will be united under one Albania, the United Democratic Republic of Albania!”

At the end of the ceremony, the President and Founder of Albanian-American Society Foundation, Esad Rizai said that the honorees of the event that celebrated 107 years of Albania’s independence were respectable and upright individuals that lived by a high moral code of “‘Besa’, (Oath) Dignity and Justice,” guided by one true faith known as “Albanianism.”   

Acknowledgments

Edwin Molina, Press Secretary at Office of Bronx Borough President for the Honorees’ Bios.   

Filed Under: Opinion Tagged With: Boro President- Mirenjohje-Rafaela Prifti, Skender Bucpapaj

Si degjeneroi “Dialogu” me Serbinë

December 26, 2018 by dgreca

1 Skender

Nga Skënder Buçpapaj/

Në praktikën ndërkombëtare, të paktën në tre shekujt e fundit, nuk ka asnjë rast të tillë ku bisedimet për njohje mes një pale ish-koloniale dhe një pale që ka fituar pavarësinë, të kenë zgjatur kaq shumë dhe të kenë marrë një kahje kaq të kundërt me qëllimin e tyre të kryehershëm.

“Dialogu” Kosovë-Serbi, ku Kosova është pala që ka fituar pavarësinë, ndërsa Serbia është pala ish koloniale, e ka burimin nga Rezoluta e 9 shtatorit të vitit 2010  e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara qenë paraqitur dy versione: njëri ishte versioni i Beogradit, ku kërkohej që statusi i ardhshëm i Kosovës të vendosej gjatë dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, tjetri ishte versioni i Bashkimit Evropian ku përcaktohej se statusi ishte përufndimtar dhe nuk do të diskutohej.

Kjo rezolutë, atë ditë dhe në vijim, u konsiderua një fitore për Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton, së cilës iu deshën dy ditë presion ndaj presidentit serb Boris Tadiç për të pranuar formulën e sugjeruar nga Bashkimi Europian. “The Guardian” shkruante se Tadiçi ishte paralajmëruar nga zonja Ashton se refuzimi i kësaj formule do të nënkuptonte mbylljen e derës për Serbinë në BE, ku ajo ka dëshirë të integrohet sa më shpejt të jetë e mundur. Gjithashtu, nga ana tjetër, edhe Washingtoni, më konkretisht, zevendespresidenti Joe Biden, e kishte përforcuar këtë mesazh.  Kështu Beogradi e njihte vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë rreth Kosoves dhe mirëpriste ndërmjetësimin e BE-së në një proces dialogues mes Serbisë dhe Kosovës. Në artikullin me titull “Serbia heq dorë nga sfidimi i pavarësisë së Kosovës”, Guardian shkruante se Serbia u gjunjëzua pas presionit intensiv nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara, duke hequr dorë nga sfidimi i pavarësisë së Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe se kjo tani iu hap rrugën bisedimeve mes Beogradit dhe udhëheqjes shqiptare të Kosovës.

Rezoluta e 9 shtatorit 2010 (ditë e enjte), që bënte thirrje për dialog mes Serbisë dhe Kosovës, miratohej disa javë pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, dhënë më 22 korrik të atij viti, ku shpallja e pavarësisë së Kosovës konsiderohej një veprim në pajtim të plotë me ligjet ndërkombëtare. Projekt-rezoluta e Beogradit përfshinte mosnjohjen e shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008. Ndërsa teksti përfundimtar i rezolutës njihte gjykimin e Gjykatës Ndërkombëtare për Drejtësi, që thotë se shpallja unilaterale e pavarësisë së Kosovës është e ligjshme. Rezoluta gjithashtu përshëndeste ofertën e Bashkimit Evropian për të mundësuar dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, si rrugë për anëtarësimin e Kosovës në të ardhmen në këtë organizatë. Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç përsëriti papushim që Beogradi nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Ato ditë kreu i Zyrës Civile Ndërkombëtare dhe përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Pieter Feith, garantoi në Prishtinë se bisedimet mes palëve nuk duhet të çojnë në ndarjen e veriut të Kosovës e as në rinegociimin e statusit: “Si Përfaqësues Civil Ndërkombëtar dua të jem shumë i qartë se këto bisedime nuk duhet të jenë për statusin, sepse statusi është zgjidhur dhe këto bisedime në asnjë mënyrë nuk duhet të çojnë në ndarjen e veriut. Çështjet që mund të diskutohen mes palëve duhet të jenë në dobi të qytetarëve të të dyja vendeve dhe në funksion të qëndrueshmërisë rajonale dhe perspektivës evropiane të Kosovës dhe të Serbisë.”

Kreu i Zyrës Civile Ndërkombëtare, i pyetur nga mediat, përjashtoi mundësinë që për veriun e Kosovës me shumicë serbe të ketë një zgjidhje tjetër, jashtë asaj që parashikon plani Ahtisaari. Për shkak të dështimit të zbatimit të planit gjithëpërfshirës për statusin në veri të Kosovës, Grupi Ndërkombëtar i Krizave pak ditë më parë kishte rekomanduar dhënien e një autonomie për veriun apo shkëmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës e Serbisë, zgjidhje që përjashtoheshin tashmë nga Rezoluta e 9 shtatorit 2010 e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Rezoluta e 9 shtatorit 2010 ishte e detyrueshme dhe mbyllte një praktikë të cilën Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e kishte filluar më 9 tetor të vitit 2008, kur ajo kishte miratuar një rezolutë të Serbisë ku OKB-ja i kërkonte Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë përgjigje ndaj pyetjes:  A është shpallja e njënashme e pavarësisë së Kosovës në pajtim me ligjet ndërkombëtare dhe Rezolutën 1244? Është hera e parë dhe deri tash e vetme që GJND-së i kërkohet mendim për një deklaratë pavarësie.

Parahistoria e “dialogut” Kosovë-Serbi kalon deri këtu nëpër tri data: 9 tetori 2008, kur Serbia miraton në OKB rezolutën ku i kërkoj mendim GJND për pavarësinë e Kosovës; 22 korrik 2010, kur GJND përgjigjej se shpallja e pavarësisë së Kosovës është në pajtim me ligjet ndërkombëtare; 9 shtator 2010, kur miratohet Rezoluta që bën thirrje për dialogun Kosovë-Serbi mbi bazën e vendimit të GJND-së, dialog në të mirën e “paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon”, formulë që u shqiptua fort ato ditë dhe vazhdon të ndihet edhe sot.

“Dialogu teknik”

“Dialogu” paralajmërohej të fillonte nga fundi i vitit 2010. Por, ndërsa pritej tronditje e madhe në Beograd pas humbjes së bujshme diplomatike të Tadiçit, Daçiçit dhe Jeremiçit, kjo ndodhi në Prishtinë. Largohej nga skena, me vendim të Gjykatës Kushtetuese, Presidenti Fatmir Sejdiu, krahu i djathtë i Thaçit në koalicionin që shpalli pavarësinë dhe udhëhoqi deri aty proceset e shtetit më të ri të botës, largohej edhe Skënder Hyseni, ministri i Jashtëm, që e kishte ndjekur edhe zhvillimin në GJND dhe javët e diskutimeve në OKB pas këtij vendimi deri në miratimin e Rezolutës së 9 shtatorit. Thaçi improvizonte qeveri të re pa LDK-në, presidentë të tjerë pas Sejdiut, dhe “dialogu” i quajtur “teknik” filloi vitin e ardhshëm, pas zgjedhjeve të reja parlamentare të Kosovës.

Deri më 9 shtator 2010 ishte bërë sa ishte bërë presion mbi Beogradin. Nga kjo datë është Beogradi ai që bën presion, tashmë duke shpërfillur Rezolutën e hartuar me 27 vendet e BE-së dhe të miratuar njëzëri nga OKB-ja, por duke zbatuar Projekt-rezolutën që paraqiti Beogradi në OKB dhe që nuk u miratua. Nga kjo datë filloi vrullshëm sfidimi i statusit të Kosovës, sfidimi i vendimit të GJND-së, sfidimi i të gjitha realiteteve të konfirmuara deri atëherë.

Përkundër njohjes së vendimit të GJND-së, Serbia nuk pranon që Kosova të përfaqësohet në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ajo kërcënon me bojkotimin e çdo veprimtarie ku ftohej Kosova për pjesëmarrje. Pothuaj gjithë vitin 2011 dhe muajt e parë të vitit 2012 u shpenzuan për arritjen e marrëveshjes për përfaqësimin e Kosovës në takimet rajonale. U hodh propozimi që Kosova në këto takime të paraqitej me një fusnotë të shoqëruar me asteriks (*). Marrëveshja parashikonte që “Kosovo*” të jetë denominimi i vetëm që do të përdoret dhe që fusnota ta ketë këtë tekst: “Ky emërtim është pa paragjykimin për statusin, dhe në linjë me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244 si dhe Opinionit të GJND-së për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës”.

Propozimi për fusnotën shkaktoi reaksion dhe zemërim në Kosovë, duke e parë si paragjykim ndaj statusit të saj të shtetit të pavarur dhe sovran. Edhe ekspertët perëndimorë, përfshirë James Hooper dhe Janusz Bugajski e tjerë e quajtën të dëmshme fusnotën. Thaçi i quajti antiamerikanë dhe antievropianë të gjithë ata që e kundërshtonin fusnotën. Pas muajsh e muajsh ecejakësh të ndërmjetësuesit të Brukselit Robert Cooper, Beogradi pranoi që pranë rezolutës 12 44 të përmendej këshilldhënia e GJND-së.  Më 24 shkurt 2012 u nënshkrua marrëveshja nga Daçiçi dhe Thaçi në praninë e Ashtonit. Kështu Kosova do të përfaqësohej në takimet rajonale, me kusht që fusnota të ishte kudo e dukshme dhe në dokumentet e mbledhjeve të ishte shënimi i plotë sqarues dhe, përveç kësaj, ai të lexohej paraprakisht. Beogradi tha se fusnota do të ishte afagjatë, ndërsa Prishtina këmbënguli se fusnota do të ishte fjollë bore. Në fakt, fusnota është gjallë e shëndosh edhe kësaj dite. Konkretisht, Brukseli i propozon Prishtinës që, për të mos figuruar si UNMIK, Kosova të figurojë me fusnotë, pra Kosovo*.

Kjo marrëveshje, ndërkaq, nuk e lejonte Kosovën të përfaqësohej në veprimtaritë ndërkombëtare. Kryeministri Thaçi e trumbetoi marrëveshjen si sukses të madh që do të shpërblehej nga Bashkimi Evropian me dhënien e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.

Pas rreth dy vjetësh “dialog”, më 19 prill 2013, u arrit marrëveshja e parë e ashtuquajtur e “normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë” e nënshkruar nga kryeministrat Thaçi e Daçiç. Marrëveshja thuhej se “si bazë ka vendosjen e parimeve të para të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. Kjo marrëveshje u trumbetua kaq shumë sa u mëtua që këta të dy të merrnin Nobelin e Paqes të atij viti. Thaçi deklaronte se kishte bërë 30 takime me Daçiçin. Ndërsa Petrit Selimi i tij do të shpërndante në internet foto familjare me Daçiçin dhe me djalin e tij foshnjë. Një vit më vonë, Enver Hoxhaj, i vetmi diplomat i formatit të lartë në Kosovë, përcaktonte se normalizimi do të duhet të kalojë nëpër pesë etapa deri te vendosja e marrëdhënieve normale ndër-fqinjësore:

“Së pari, Serbia të implementojë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun me Kosovën.

Së dyti, Serbia duhet të shpërbëjë të gjitha strukturat ilegale paralele në Republikën e Kosovës.

Së treti, të lejojë integrimin e komunitetit serb në institucionet e Republikës së Kosovës”.

“Së katërti, mosbllokimi i Kosovës nga ana e Serbisë në organizata të ndryshime evropiane duke përfshirë edhe anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Së fundi, duhet të pasojë njohja reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dy shtete të pavarura dhe sovrane. Vetëm pas plotësimit të këtyre pesë kushteve, ne mund të flasim për normalizim të marrëdhënieve.”

Në fakt, Marrëveshja e 19 prillit 2013 duhej të ishte marrëveshje e njohjes zyrtare paraprake të Kosovës nga ana e Serbisë, ku të përvijoheshin parimet bazë mbi të cilat do të hartohej marrëveshja përfundimtare “gjithpërshirëse dhe obligative”. Nga këtu, Kosova dhe Serbia do të duhej bënin dialog të vërtetë dhe jo “dialog” në thonjëza, ku shteti ish kolonial është anëtar i Kombeve të Bashkuara dhe pothuaj i të gjitha organizmave ndërkombëtare. Kryeministri Thaçi e quante “marrëveshje historike” që i jepte fund së kaluarës dhe hapte perspektiva evropiane për të dyja vendet.

Prishtina e hante këtë karrem duke besuar se, nën presionin e Brukselit dhe Uashingtonit, Serbia nuk do ta pengonte Kosovën në integrimin e saj në të gjitha organizmat ndërkombëtare dhe se, në shkëmbim të rolit të saj në “dialog”, Kosova do të shpërblehej me integrime të shpejta sa më të njëkohshme dhe të barabarta me Serbinë.

Duke i marrë me radhë pesë pikat e Hoxhajt, mund të themi se:

1. Serbia nuk ka implementuar asgjë nga marrëveshjet e arritura. Ekspertët kanë vlerësuar se, po të vazhdojë me ritmet e deritashme, Serbia as pas disa shekujsh nuk do t’i implementojë këto marrëveshje.

2. Serbia nuk i ka shpërbërë strukturat e saj paralele. Ndonëse Prishtina i ka integruar disa segmente të këtyre strukturave paralele serbe në institucionet e Kosovës, ato paguhen shumë mirë nga Prishtinë dhe njëkohësisht shumë majmë nga Beogradi, nga i cili i marrin urdhërat dhe të cilit i shërbejnë.

3. Komunitetit serb të Kosovës Beogradi vazhdon t’i thotë se Serbia është shteti i tyre dhe jo Kosova. Serbia vazhdon ta mbajë komunitetin serb në Kosovë në pritshmëri të rikthimit të plotë të Serbisë “në krahinë”.

4. Serbia e bllokon gjithnjë e më fuqishëm Kosovën në organizatat evropiane dhe ndërkombëtare, duke lobuar fuqishëm kundër njohjeve të reja të Kosovës dhe njëkohësisht tek vendet që e kanë njohur Kosovën, në mënyrë që këto vende t’i tërheqin njohjet e tyre, pasi, sipas Beogradit, statusi i Kosovës nuk është i përcaktuar.

Duke u përqëndruar tek veprimtaria lobuese vetëm e Vuk Jeremiçit, kur ai ishte ministër i Jashtëm i Serbisë, unë në atë kohë kam shkruar se Jeremiç “ka lobuar kundër njohjes së Kosovës duke udhëtuar personalisht në Argjentinë, Brazil, Kil, Kubë, Xhamajkë, Venezuelë, Meksikë, Egjipt, Libi, Gabon, RD Kongo, Afrikën e Jugut, Ganë, Marok, Algjeri, Lesoto, Namibi, Nigeri, Kinë, Indi, Indonezi, Malajzi, Singapor, Vietnam, Kuvajt, Azerbajxhan, Tailandë, Filipine, Pakistan, Siri, Oman dhe Iran. Gjithashtu ka lobuar në takimet e larta të Lëvizjes së të Paangazhuarve në Teheran, në Unionin Afrikan në Sharm-el-Sheik dhe në Malabo, në Sesionin e 38të dhe të 40të të rregullt të Organizatës së Shteteve Amerikane , në Forumin Ekonomik Rajonal të Meksikës, në Forumin 2010 të Aleancës së Qytetërimeve në Rio De Zhaneiro, në takimin e Lidhjes Arabe në Egjipt, në Teheran ka takuar ministrat e Jashtëm të Mongolisë, Sri Lankës, Algjerisë, Bruneit, Kenias, Kubës, Iranit, Pakistanit, Butanit, Laosit, Bangladeshit, Singaporit, Venezuelës, Panamasë, Kilit, Kolombisë, Marokut, Sirisë, Tunizisë dhe Bolivisë. Në Meksikë ka pasur takime me Felipe Kalderón, Daniel Ortega, Antonio Saka, Álvaro Kolom Kaballeros, Manuel Zelaya dhe Fernando Araújo Perdomo. Në vitin 2009, ai u takua me prelatin e Vatikanit Pietro Parolin që të ketë konfirmimin dhe miratimin e mosnjohjes së Kosovës nga Selia e Shenjtë. Kjo madje përbën edhe krenarinë e Jeremiçit gjatë ushtrimit të detyrës së tij si ministër i Jashtëm i Serbisë.”

Ky lobim ballor i gjithanshëm i Serbisë kundër Kosovës është sot më agresiv se kurrë. Kryeministrja e Serbisë kohët e fundit i dërgonte deri edhe Kryeministrit të Shqipërisë letër ku i kërkohej që Shqipëria ta tërheqë njohjen ndaj Kosovës. Kjo tregon se të gjithë zyrtarët e lartë të Serbisë iu dërgojnë letra të tilla sistematikisht homologëve të tyre ndërkombëtarë për ta tërhequr njohjen e Kosovës. Ndërsa vendet që nuk e kanë njohur i falënderon për mbështetje të integritetit territorial të Serbisë.

5. Serbia, sa më shumë që ka vazhduar “dialogu”, aq më shumë e ka përforcuar vendosmërinë për të mos e njohur Kosovën.

Ashtu siç pritej, “dialogun” në Bruksel Serbia e ka shfrytëzuar për të nxjerrë përfitime sa më maksimale prej tij, për ta sabotuar sa më shumë të ardhmen e Kosovës nëpërmjet tij, dhe për ta përdorur si mjet diplomatik që, nëpërmjet tij, të përfitonte sa më shumë kohë në pritje të koniunkturave ndërkombëtare të favorshme për Serbinë dhe të pafavorshme për Kosovën.

“Dialogu politik”

“Dialogu politik” shënon periudhën pas Marrëveshjes së 19 prillit 2013, kur objekt i tij është arritja e marrëveshjes përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë.

Kjo periudhë karakterizohet nga forcimi i madh i pozitës ndërkombëtare të Serbisë. Pas marrëveshjes për përfaqësimin e Kosovës në takimet rajonale, arritur më 24 shkurt 2012, pa pritur fare zbatimin e saj, menjëherë, në janar 2012 Serbia pranohet kandidate për anëtare të Bashkimit Evropian. Pas marrëveshjes së 19 prillit për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, fare pa pritur zbatimin e marrëveshjes, Serbisë i hapen negociatat për pranim në Bashkimin Evropian.

I njëjti nxitim pati karakterizuar ri-integrimin e Serbisë në bashkësinë ndërkombëtare, menjëherë pas rrëzimit të Millosheviçit nga pushteti dhe dërgimit të tij në Hagë. Pa pritur që Serbia të kishte një bashkëpunim konstruktiv me Tribunalin e Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi, ajo shpërblehet me kryesim të OSBE-së, me zgjedhjen e Vuk Jeremiçit në krye të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, me ftesë për partneritet me NATO-n e tjerë. Tribunali i Hagës vazhdimisht akuzoi Beogradin për mosbashkëpunim në kapjen dhe dërgimin e të akuzuarve serbë për krime lufte. Një numër shumë i vogël i kriminelëve të luftës u dërgua në Hagë apo u nxor para drejtësisë në Serbi. Dhe, sapo u kthyen, nga dënimet në Hagë, të dënuarit për krime lufte po marrin poste të larta në krye të ushtrisë serbe dhe të shtetit serb.

Kjo periudhë përkon me ardhjen e Vuçiçit në krye të Serbisë, me zgjedhjen e Thaçit president i Kosovës, me zgjedhjen e Edi Ramës në krye të qeverisë në Shqipëri dhe me ardhjen e Federica Mogherinit në krye të diplomacisë së Bashkimit Evropian, pas largimit të Ashton nga kjo detyrë.

Kjo periudhë karakterizohet nga dobësimi i madh i pozitës së brendshme dhe ndërkombëtare të Kosovës. Njohjet e reja rrallohen dhe pastaj ndalen. Thaçi shpall se përparësi e tij ishte anëtarësimi i Kosovës në organizmat ndërkombëtare. Por Kosova, edhe falë lobimit ekstrem të Serbisë, në të gjitha përpjekjet e saj dështon të pranohet në Këshillin e Evropës, UNESCO, INTERPOL dhe mezi pranohet në disa organizata sportive. Kosova edhe pas gjashtë vjetësh nga marrja e udhërrëfyesit, nuk e ka fituar liberalizimin e vizave. Diplomatët perëndimore në Prishtinë fare haptas dhe pa asnjë ngurim ua bëjnë të qartë të gjithë bashkëbiseduesve të tyre se Serbia ka arritur të paralizojë këto vite, më shumë se kurrë, jetën e brendshme të Kosovës dhe marrëdhëniet e saj ndërkombëtare, duke krijuar një situatë të rëndë, veç të tjerash psikologjike tek qytetarët, para së gjithash tek rinia.

Sa më shumë që shpërblehet nga Evropa dhe nga bashkësia ndërkombëtare, aq më shumë Serbia bën pozat e viktimës. Humbësja e katër luftërave në Slloveni, Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë, autorja e gjenocideve të tmerrëshme në zemër të Evropës, shtiret se e përjeton rëndë dërgimin e kryekasapëve Millosheviç, Sheshel, Mlladiç, Karaxhiç e tjerë në Hagë.

Vuçiçi para serbëve në Kosovë arrin të rehabilitojë Millosheviçin publikisht, duke shpallur se ai luftoi për një çështje të drejtë, por me mjete të gabuara. Milosheviçi përdorin ushtrinë për të realizuar Serbinë e Madhe. Bashkëpunëtorët dhe pasuesit e tij nuk kanë hequr dorë nga qëllimi i shefit, përkohësisht kanë hequr dorë nga mjetet e tij.

Nga njëra anë duke u shtrirur si viktimë e padrejtësive ndërkombëtare, nga ana tjetër duke shantazhuar me destabilizim të Bosnjës, Malit të Zi, Kosovës e tjerë me anë të pranive serbe atje, si dhe për rritje të bashkëpunimit të gjithanshëm me Rusinë motër, Serbia ka arritur të imponojë pothuaj gjithçka në këto vite pas rezolutës së 9 shtatorit 2010.

Teksa flitet për marrëveshjen përfundimtare gjithpërfshirëse Kosovë-Serbi, Vuçiçi del me tezën se Serbia nuk mund të dalë përsëri humbëse, ajo patjetër duhet të fitojë diçka. Dhe kjo “diçka” është, ndër të tjera, ndarja e Kosovës. Kreu serb qartësisht kërkon të marrë veriun e Kosovës. Tezës së tij i bën jehonë Hashim Thaçi, kur flet për “korrigjim të kufijve”, për “marrëveshje të dhimbshme” të Kosovës me Serbinë, duke e kamufluar ndarjen e Kosovës me gjoja bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.

Ndërsa Vuçiçi e shpall ndarjen e Kosovës ide serbe, Thaçi e shpall atë ide kryehere të Prishtinës, madje duke e argumentuar atë.

Pas tetë vitesh “dialog”, Kosova dhe Serbia janë gjithnjë e më shumë dy palë jo të barabarta. Kjo e vërtetë mund të bëhet fatale për Kosovën dhe rajonin si dhe për të gjitha zhvillimet ndërkombëtare të ndërlidhura me to, nëse vazhdohet me të njëjtën logjikë.

Ekspertët amerikanë kanë këmbëngulur këto kohë se “dialogu” mund të përmbyllet me sukses vetëm kur palët të jenë të barabarta. Pozita e barbartë krijohet vetëm nëse paraprakisht Serbia njeh, në mënyrë zyrtare, Republikën e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran unitar me kufijtë e saj kushtetues shtetërorë, si dhe nëse Serbia lejon anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Kombet e Bashkuara. Nëse ndodh vetëm e para, argumenton David Phillips, kjo nuk përbën asnjë garanci për Kosovën, sepse Serbia është një partnere e pabesueshme. Vetëm pasi Serbia të ketë njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës dhe kjo, Republika e Kosovës të jetë bërë anëtare e Kombeve të Bashkuara, atëherë mund të hartohet e të miratohet marrëveshja gjithpërshirëse ligjërisht e detyrueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërfqinjësore Kosovë-Serbi. Këtë e përsërit tash edhe Daniel Serwer, kur kritikon librin e marrëveshjes Kosovë-Serbi të kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Dialogu Vuçiç-Thaçi”

Kryeministri Haradinaj edhe në një intervistë të gjatë tek “Zëri i Amerikës” para pak ditëve, me të drejtë theksonte se idetë e Vuçiçit dhe të Thaçit për “korrigjim të kufijve”, “ndryshim të kufijve”, “shkëmbim të territoreve” e tjerë çojnë në vënien në diskutim të statusit të Kosovës.

Në shkresat që dërgojnë vendet që kanë pezulluar njohjen e Kosovës, të cilat thuhet se janë nja 15, thuhet se e pezullojnë këtë njohje deri në marrëveshjen përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë, ku do të përcaktohet edhe statusi i Kosovës. Serbia, pra, i ka bindur disa nga partnerët e saj ndërkombëtarë se statusi i Kosovës është ende i papërcaktuar. Idetë për ndryshim, korrigjim të kufijve apo shkëmbime të territoreve janë thjesht mosnjohje e tyre, dhe kur kjo mosnjohje vjen edhe nga kreu i Kosovës, kuptohet që çon në rihapje të kapitujve të Kosovës nga e para, pra duke filluar nga statusi.

Faza përmbyllëse e “dialogut”, siç shihet, mund të quhet tashmë “dialogu Vuçiç-Thaçi”, i personalizuar kështu në emrat e Presidentit të Serbisë dhe të Kosovës. Kuptohet, siç e kam theksuar, se ka qenë dhe është imponim i Beogradit ndaj Brukselit dhe bashkësisë ndërkombëtare që Kosova të përfaqësohet ekskluzivisht patjetër nga Thaçi. Janë të gjitha gjasat që Beogradi të imponojë që marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi ta nënshkruajë vetëm me Thaçin.

***

“Dialogu” me Serbinë në Bruksel gjithë këto vite është një kohë e humbur për Kosovën dhe një kohë e fituar për fqinjen e saj veriore. Në këto kushte çdo vazhdim i tij sjell rreziqe fatale për paqen, sigurinë dhe stabilitetin, në kuptimin e mprehtë që marrin këto dy terma në aktualitetin e sotëm botëror. Dialog mund të ketë vetëm në kushte të barabarta, kur Kosova të ketë njohjen zyrtare nga Serbia fqinje dhe të jetë anëtare e OKB-së. Vetëm kështu procesi i normalizimit të plotë të marrëdhënieve midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, shtete të pavarura dhe sovrane, anëtare të Kombeve të Bashkuara, mund të jetë i pakthyeshëm. Përndryshe, kahja që ka marrë “dialogu” e kthen pashmangshëm Kosovën dhe rajonin përsëri në vitet 1990 dhe me pasoja shumë më fatale për të gjithë.

 

 

 

 

Fjalë kyçe: Skënder Buçpapaj,

Filed Under: Politike Tagged With: Dialogu me Serbine, Skender Bucpapaj, Thaci, Vucic

Ndryshimi i madh midis Skënder Buçpapajt dhe Andi Bushatit

December 15, 2018 by dgreca

Andi Bushati-Fajin nuk ta ka Skënder Buçpapaj!

1 elida andi B

Nga Elida Buçpapaj

Andi Bushati me miza nën kësulë, kur thotë populli, gërvisht plagë të mbyllura nga koha. Në opinionin e tij tek lapsi.al provokon me stilin e kohës së të parëve të tij Andi Bushati shkruan: “ç’i duhej Edi Ramës kjo propagandë e shpifur që vetëm i irriton protestuesit realë që duhen qetësuar? Po televizionin më të madh në vend, pse duhet t’a trajtonte kështu si një leckë pa vlerë? Kujt i shërbente ky diskreditim i Topit, i ngjashëm me atë të TVSH së Skënder Buçpapës, gjatë referendumit kushtetues të 1994?”

Pasi nuk i kanë dalë ato tepsi e tenxhere, pjesë e të cilave është edhe vetë, Andi Bushati kthehet  çerek shekulli pas në kohë!

Meqë Andi Bushati ka nisur një sulm të hapur kundër Skënder Buçpapajt, duke e dënuar kohën më të artë që ka kaluar RTSH në 27 vjet tranzicion, po i kujtoj pjesë të CV së tij:

Andi Bushati:

1. është pjesë e oligarkisë të mediave i katapultuar  nga regjimi okult që sundon në Shqipëri;

2. është i nipi Hysni Kapos, bashkëpunëtorit më të ngushtë të diktatorit Hoxha;

3. është i nipi i Vito Kapos, emër i nomenklaturës të lartë të diktaturës komuniste;

4. është i biri i Mehdi Bushatit, zyrtar i lartë i ish-Sigurimit të Shtetit;

5. është kushëriri i parë i Ilir Xhelil Gjonit që ka mbi pesë vjet Ambasador i Republikës të Shqipërisë në Zvicër, i emëruar nga Edi Rama.

Ndryshe nga Andi Bushati, Skënder Buçpapaj është shkrimtar, publicist dhe botues që ka krijuar gjithçka me potencialin e tij si intelektual me mund, djersë e sakrifica.

Ndërsa RTSH i kohës së Skënder Buçpapajt ishte njëri nga pesë faktorët që solli fitoren e 22 marsit 1992 që përmbysi diktaturën e gjyshërve dhe etërve të kuq!

RTSH i Skënder Buçpapajt ishte mediumi i parë pluralist ku i gjithë spektri politik kishte vendin e vet dhe reflektohej me minutazh dhe kohë;

RTSH i Skënder Buçpapajt ka sjellë të gjithë gjeneratën e gazetarëve që sot kontribuojnë nëpër të gjitha TV kombëtare të Shqipërisë;

RTSH i kohës të Skënder Buçpapaj, natyrisht që në qendër të vemendjes kishte krimet e diktaturës, një dimension që i mungon të gjitha televizioneve sot në Shqipëri, një dimension që nuk mund të mohohet kurrë!

Skënder Buçpapaj është emblemë e gazetarisë së papërlyer me politikën. Skënder Buçpapaj nuk është klient i askujt, ai iu përulet interesave të kombit shqiptar dhe transformimit të Shqipërisë në një vend të denjë për ta jetuar të gjithë shqiptarët, pa dallim feje apo orientimi politik.

Skënder Buçpapaj drejtoi për dhjetë vjet  gazetën Bota Sot prej 1998 deri 2008 dhe e transformoi në gazetën më të madhe në gjithë historinë e shtypit shqiptar, me një shitje prej 200 mijë kopjesh, në Europë, SHBA, Kosovë dhe një kohë Maqedoni!

Ti Andi Bushati je i paaftë ta bësh diçka të tillë!

Ti Andi Bushati je si Edi Rama, vini nga e njëjta kastë! Gjithmonë i ke patur krahët e ngrohta, që nga koha e gjyshit tënd, kur shokët e tu diktatura i degdiste nëpër kampet e internimit në fshatra të humbura duke ua shfarosur të ardhmen vetëm se ishin të bijtë e armiqve të diktatorit, pa marrë parasysh se në të shkuarën e afërt kishin qenë bashkëpunëtorët e ngushtë të monstrës komuniste!

Koha e gjyshit tënd Andi Bushati ishte koha a turpit e shqiptarëve dhe jo RTSH e kohës të Skënder Buçpapajt!

Koha e turpit është edhe kjo e tranzicionit, ku oponionistë si puna jote dhe e kolegëve të tu nuk janë asnjëherë të pavarur, por janë klientë që i mbushin xhepat plot!

E ka thënë Fatos Nano, se opinionistët e TV-ve të Shqipërisë janë më të pasur se politikanët.

Ti Andi Bushati je pjesë sistemit të kapur, herë ti je me Sali Berishën, herë me Edi Ramën dhe vice versa. Po të ishe ndryshe ti Andi Bushati, sot do të ishe pa punë ose do të ishe larg Shqipërisë nga është Skënder Buçpapaj me familjen e tij sikur miliona familje shqiptare.

Ti Andi Bushati je gjithmonë i katapultuar, asgjë nuk e ke fituar me forcat e tua, gjithçka e ke patur në tabaka që nga koha e Hysni Kapos, Vito Kapos dhe Mehdi Bushatit!

A ke dalë ndonjëherë t’u kërkosh ndjesë shqiptarëve për kohën e turpit të diktaturës që ty të sillte vetëm privilegje?!

Ti përsëri je i privilegjuar, dmth koha e diktaturës në Shqipëri vazhdon!

Ti e vazhdon luftën e klasave nga një pozicion klientelist!

Tani i kthehesh Skënder Buçpapajt që ka 23 vjet që e kanë larguar nga Shqipëria njerëz si Ylli Rakipi me shokë që i rrinin ngjitur si muti pas këpucës Sali Berishës dhe që sot na shesin moral, kur morali i tyre është nxirë me kohë e me vakt!

Ne Sali Berishën dhe PD e kemi mbështetur me të gjitha kapacitetet, por asnjëherë me para, asnjëherë duke e shitur mbështetjen tonë me ndonjë post, me ndonjë copë tokë apo me ndonjë pallat apo tender!

Nuk ia kemi patur kurrë nevojën Sali Berishës, Sali Berisha na e ka patur nevojën ne! Nuk ia kemi kurrë nevojën kryepolitikanëve të Shqipërisë që e kanë kthyer në kohë të turpit kombëtar këtë tranzicion 27 vjeçar!

Skënder Buçpapaj ka 23 vjet që e larguan nga Shqipëria ata që sot janë pjesë e kësaj elite të nxirë politike që ka dëbuar nga Shqipëria 3 milionë shqiptarë, shumë më zi se Milosheviçi.

Skënder Buçpapaj ka 23 vjet në Perëndim që bën gazetari të pavarur, prej dhjetë vitesh kemi portalin tonë Zëri i Shqiptarëve, voal.ch më i lexuari në diasporë. Po të shkosh të shikosh https://www.voal.ch/tag/andi-bushati/ do të gjesh opinionet e tua, që Skënder Buçpapaj i ka botuar pa të bërë luftë klasash, duke dëshmuar ndryshimin se kush është ai dhe kush je ti! Ti ke mbetur gjithmonë i përkëdheluri i gjyshit dhe babait, ndërsa Skënder Buçpapaj lufton në mënyrë civile për të përçuar fjalën e lirë në një terren të mbuluar nga mediat klienteliste ku secila mbron politikanin që ia mbush xhepin!

Ti vazhdon ta konsiderosh armik Skënder Buçpapajn sikur e konsideronte gjithë nomenklatura e kuqe, sepse RTSH i kohës të Skënder Buçpapaj ishte nga të parët që e çau terrin e kohës të ferrit komunist, pasi në diktaturë RTSH ishte insitucioni kryesor i superstrukturës që mbrohej nga regjimi kriminal si një objekt i rëndësisë të veçantë njëlloj si Komiteti Qendror i PPSH!

RTSH i kohës së Skënder Buçpapajt solli atë që nuk e kishin patur kurrë shqiptarët, lirinë për t’u informuar. Këtë liri sot shqiptarëve ua keni vjedhur ju oligarkët dhe trashëgimtarët e nomenklaturës së kuqe që gjithçka e doni vetëm për vete, paçka se potenciali juaj intelektual mund të drejtonte me sukses ndonjë kooperativë bujqësore!

A mund të botosh tek lapsi me majë të thyer opinionet e Skënder Buçpapajt Andi Bushati, sikur Skënder Buçpapaj t’i ka botuar opinionet e tua?! Nuk e ke bërë kurrë, sepse ti pushtetin e sheh si pushtet të trashëguar jo të fituar me merita dhe votë të lirë!

Ti Andi Bushati i ke uzurpuar mediat në Shqipëri e prapë nuk ngopesh dhe e ke mendjen tek Skënder Buçpapaj që ka 23 vjet në Perëndim !  Ti ke mbetur 27 vite prapa, kur nuk ishte rrëzuar ende diktatura  i mbushur me urrejtje dhe hakmarrje sikur të parët e tu!

Por fajin nuk ta ka Skënder Buçpapaj!

Filed Under: Analiza Tagged With: elida bucpapaj, Skender Bucpapaj, TVSH

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 14
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • 23 MARS 1935…Vdekja a aktorit te madh dhe “Unaza e Iffland-it”…
  • VATRA I PËRGJIGJET ADI KRASTËS
  • Në st. Gallen të Zvicrrës u promovua libri që i kushtohet 1432 fëmijëve shqiptarë – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë gjakatare!
  • SCIENTIFIC AMERICAN (1942) / GJON MILI DHE METODA E BLICIT TË SHUMËFISHTË STROBOSKOPIK
  • VATRA URON BESIMTARËT BEKTASHIANË: GËZUAR SULLTAN NOVRUZIN
  • “Gjergj Kastrioti Skenderbeu Way Honors the Old and New Generation of Albanians,” Petitioners and Worcester Councilors Say
  • Dorëheqja si proces vetëdijësimi
  • Ndërthurrje mitesh
  • “Çfarë populli mendojnë ata se jemi ne…” Winston Churchill
  • ZERI I AMERIKES: DASH: Mangësitë në pavarësinë e gjyqësorit, mungesa e pavarësisë në media dhe korrupsioni, problemet kryesore në Shqipëri
  • FAQE ARKIVI: Reportazhi nga kufiri Kosovë-Shqipëri “Muri ndërshqiptar si ‘fundi i botës’”- Mars 1996
  • Tri objektiva të rëndësishme që duhet t’i arrijë Kosova
  • RRËFIME TË VEPRIMTARISË KOMBËTARE TË EKREM BARDHA
  • DOJA TË ISHA DHE UNË…
  • DASH godet ashpër Serbinë për diskriminimin e vazhdueshëm shtetnor e institucional ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT